Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stokholm, ku një autobus u përplas me forcë në një stacion autobusi në lagjen Östermalm, duke shkaktuar panik dhe kaos në orarin e pikut.
Sipas Këshillit të Qarkut të Stokholmit, pesë persona u plagosën, ndërsa dy prej tyre u dërguan me urgjencë në spital. Policia konfirmoi se të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa gazeta Ekspressen raportoi se numri i viktimave mund të ketë arritur në tre.
Autoritetet njoftuan se ngjarja po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.
“Është një incident serioz,” deklaroi zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson. Ndërkohë, Oscar Davila, menaxher operacioni për shërbimin e shpëtimit, konfirmoi se disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 15:30, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe prani të shtuar të ekipeve të emergjencës.
Tag: ndodhur
-

VIDEO/ Autobusi përplaset me stacionin në Stokholm, disa viktima dhe të plagosur
-

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrethin e Krujës, në kuadër të zbardhjes së autorëve dhe rrethanave të ngjarjes së 12 nëntorit 2025, e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
Gjatë kontrolleve të kryera në një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, u zbulua një arsenal të madh armësh, lëndësh plasëse dhe municionesh, përkatësisht:
3 kallëpë tritoli;
12 granata dore sulmuese;
sasi lëndësh plasëse të gatshme për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina);
3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
2 kg e 25 gramë cannabis.
Pas gjetjeve të bëra, u shpall në kërkim pronari i banesës, 48-vjeçari Ylli Zalla. Policia po punon intensivisht për kapjen e tij, si dhe po heton për të përcaktuar nëse ai ka lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
Në Rinas u ekzkeutua me armë zjarri Gilmando Dani, mik i Emiliano Shullazit, ndërsa mbeti i plagosur agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani. -

Pas goditjes nga Uashingtoni, gazetari shpërthen: Rama s’mund të fshihet më, deklaratat e tij janë prova publike
Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj biznesmenit Luftar Hysa dhe rrjetit të tij familjar e të biznesit, duke e akuzuar për përfshirje në krimin e organizuar transnacional dhe pastrim parash, përfshirë lidhje me kartelin e fuqishëm meksikan Sinaloa. Ky vendim ka rikthyer fuqishëm në debatin publik një çështje të tre viteve më parë: takimin e Kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën në zyrën e tij, një takim që ngjalli polemika të shumta në atë kohë.
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Bledian Koka tha se ky zhvillim nga Thesari i SHBA-VE, përbën “hallin e madh” dhe “dëmin e pakontrollueshëm” për Kryeministrin Rama, duke e tejkaluar rëndësinë e çështjeve të brendshme korruptive. Sipas Kokës, ndryshe nga skandalet vendase që ai i cilësoi si “shpërthime të kontrolluara” për nevoja propagande, lidhja me një individ dhe rrjet të sanksionuar nga SHBA për krim të rëndë ndërkombëtar, është një goditje direkte dhe e pamenaxhueshme për qeverinë.
Në qendër të diskutimit është fakti se një kompani e lidhur me familjen Hysa, tashmë e dizenjuar nga SHBA, ka marrë nga qeveria shqiptare licencën për një nga projektet më të mëdha turistike në Vlorë, atë të hotelit me pesë yje dhe kazinosë në Marina Bay.
Kjo sipas gazetarit Koka e vendos ekzekutivin shqiptar në një pozitë tejet të vështirë, pasi del se ka favorizuar një grup të cilin partneri strategjik i Shqipërisë, e konsideron si organizatë kriminale. Koka vuri në dukje gjithashtu një “artikulim të njëjtë” dhe justifikim të përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe vetë Luftar Hysës kur janë pyetur për këtë çështje.
Historia e këtij skandali nisi me publikimin e një fotografie nga takimi në Kryeministri, ku i pranishëm ishte edhe një deputet gjerman. Reagimi i Kryeministrit Rama në atë kohë, i cili mori rolin e mbrojtësit në vend që të niste një hetim nga institucionet ligjzbatuese, u kritikua nga Koka si një veprim i papërshtatshëm për një zyrtar të lartë shteti.
Zotin Rama e sikletos shumë dhe që si me thënë ravijëzon dhe sigurisht që ka të bëjë me raportet e zotit Rama me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushdo që ka besuar që ky problem ose ky hall po e thoja kështu, mund të ishte, si me thënë, problemet ligjore të zonjës Balluku, besoj që me këtë që ka ndodhur sot, në fakt mund të kuptojë që në fakt halli i madh i zotit Rama ka qenë pikërisht ky. Sepse, sigurisht që sot ka ndodhur dizenjimi i familjes Hysa dhe i të gjithë bizneseve të tyre, por po e them në parantezë, një nga kompanitë e sekuestruara ose të dizenjuara, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e njëjta kompani me të cilën qeveria shqiptare i ka dhënë kësaj, kësaj familje, licencën për atë që është në një nga bizneset kryesore në Vlorë, Marina Bay, që është hoteli dhe kazinoja që operon prej kohësh tashmë në, në këtë, në këtë hotel. Pra, ky nuk është, nuk është vetëm një, një dizenjim i këtyre kompanive, si me thënë, sepse pjesa më e madhe e tyre është kompanitë ,që me të cilët familja Hysa vepron mes Meksikës, Kanadasë dhe përfitimi dhe përfitime financiare që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Asnjëra prej kompanive nuk operon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por janë të dizenjuar si si organizatë kriminale. Dhe unë mendoj që ky është fiks ai momenti që një kryeministër nuk do të donte t’i ndodhte dhe ose që pret të ndodhë dhe pret të ndodhë sa më vonë. Unë mendoj që gjithë shqetësimi i zotit Rama ishte një shqetësim i cili, si me thënë, e tejkalonte mundësinë e tij për ta kontrolluar dëmin. Ky është një dëm i cili nuk mund të kontrollohet. Pra, në qoftë se ty të ndodh dëmi brenda me SPAK-un e me këto andrallat tona të përditshme, gjëra që ti, ne, ne e kemi parë fare mirë që të gjitha shpërthimet kanë ndodhur të kontrolluara sipas nevojave të propagandës ditore të zotit Rama.
Edhe Erion Veliaj, edhe Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, tjetri, tjetri, të gjithë këto që kanë ndodhur kanë qenë shpërthime të kontrolluara. Kjo është një gjë tjetër. Kjo është një ngjarje në të cilën zoti Rama ka lënë edhe prova me artikulimet e veta, ka lënë edhe ka bërë edhe avokatinë siç me të drejtë e transmetuam ne gjatë kësaj kohe dhe po të shikoni ka një moment të caktuar kur ajo që thotë zoti Rama përballë gazetarëve në vitin 2022, kohës kur i bënte konferencat me gazetarët në distancë për shkak të Covid-it të kohës, është i njëjti artikulim që ka edhe zoti Hysa në intervistën e dhënë për, për zotin Fevziu. Pra një kryeministër i cili vihet në dijeni pas një artikulli ose njihet me një artikull, jo ky ishte rasti i dytë që zoti Rama ekziston, sepse ka dhe një intervistë të zotit Rama i cili është pyetur për këtë çështje në, në, në emisionin e zotit Fevziu, kjo video nuk ekziston për momentin në YouTube. Nuk nuk e gjejmë dot. Kjo video është zhdukur.
Dhe, dhe, dhe që, edhe që e konfirmonte takimin dhe e minimizonte. Kjo video për momentin nuk gjendet. Ndoshta mund, në arkivat tona mund ta kemi ruajtur, por kjo, kjo gjë nuk gjendet, por kemi këtë videon tjetër. Po. Sepse kjo, çdo gjë ka nisur nga kjo foto e publikuar dikur. Pra një foto e cila fotografohet nga, nga larg, një, një delegacion po e quajmë kështu, që ndodhej në kryeministri. Po e diskutonim pak më herët me Klodin, thashëPo pikërisht, pra, shpoti e ka marrë për shkak se ishte një deputet gjerman dhe nga fotoja e deputetit gjerman Mark Hauptmann, rezulton që një person, personi tjetër që ishte aty ishte zoti Hysa që për, për Shqipërinë si me thënë ishte i panjohur, ndoshta gazetarët e kronikës mund të kishin informacion, por jo domosdoshmërisht se çfarë përfaqësonte, dhe që nga aty momenti pastaj ka nisur me thënë saga e asaj që njihej e Luftar Hysës në Shqipëri.
Mbas kësaj ngjarje, mbas këtij denoncimi që u bë atëherë në, në, në portalet e kohës, ka ndodhur që ka qenë një media meksikane, që publikon një artikull, e cila thotë se Luftar Hysa dhe tre vëllezërit e tij ishin njerëz që pastronin paratë e kartelit Sinaloa, që realisht informacioni kur doli atëherë ishte një informacion lunatik. Si mundet pra që një familje shqiptare ose disa, një biznesmen shqiptar të ketë lidhje direkte me kartelin Sinaloa, dihet sa e rrezikshme, sa e fuqishme po ashtu është financiarisht, ky kartel, dhe që si ka mundësi që nga, mirë që janë të lidhur atje, por ka ardhur edhe biznesin e kryen, kryen në Shqipëri. Këtu çfarë ndodh? Publikohet informacioni dhe kryeministri i Shqipërisë pyetet sërish për këtë ngjarje. Çfarë, ajo që ndodh ndoqëm pak më herët, është pikërisht përgjigja që kryeministri i ka dhënë gazetarëve dhe pyet dhe çfarë shohim ne?
Madje te italianët ishte, ishte më i zgjeruar, por ajo që po shikojmë është hera e parë kur flet si, po të shikoni, gjuha që me të cilën zoti Rama i përgjigjet gazetarëve shqiptarë dhe gjuha me të cilën zoti Hysa përdor në tek zoti Fevziu, është i njëjti argument, i njëjti justifikim. Ku kemi ne takat të pastrojmë ne me një, me një vrimë në Vlorë atë që janë miliardat e trafikut të drogës dhe pasuria e kartelit Sinaloa. Çfarë ndodh? Në qoftë se zoti Hysa është në të drejtën e vet ta bëjë këtë apologji, si ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë, se këtu pastaj është ajo e çuditshmja, në vend që të thotë, ose minimalisht t’u përgjigjet gazetarëve, ne e kemi lexuar artikullin, organet tona ligjzbatuese sigurisht që janë duke bërë verifikimet e tyre sepse normalisht do të duhet ta bëjnë këtë lloj verifikimi dhe nëse do rezultojë diçka që mund të, mund, mund të ketë lidhje me këtë informacion, patjetër që ne do të vëmë në dispozicion. Por zoti Rama jo vetëm që nuk e jep këtë përgjigje normale që duhet të japë një shtetar, përkundrazi, ai as nuk e çon nëpër mend t’i thotë institucioneve ligjzbatuese hetojeni familjen Hysa. -

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Një ngjarje makabër ka ndodhur në Trieste të Italisë, ku një nënë i ka marrë jetën të birit 9-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Muggia, në provincën e Triestes.
Autorja është identifikuar si Olena Stasiuk, një ukrainase 55-vjeçare, e cila sipas mediave italiane, përdori një thikë të madhe kuzhine për ta vrarë.
Trupi i pajetë i fëmijës u zbulua të mërkurën në mbrëmje nga policia, pas njoftimit nga babai.
Ky i fundit nuk mund të kontaktonte gruan, pasi ishin të ndarë prej kohësh. Ajo duhet t’ja kthente djalin babait në orën 9 të mbrëmjes, por i mori jetën.
Me të mbërritur në shtëpinë në qendër të Muggia-s, oficerët e gjetën nënën në gjendje shoku dhe mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e fëmijës, të gjetur në banjo. Gruaja, u vu nën arrest dhe u dërgua në Spitalin Cattinara.
Sipas raporteve, kjo ishte hera e parë që ajo e mbante fëmijën vetëm . Kryetari i bashkisë së Muggias, Paolo Polidori, ka shpallur një ditë zie .Top Channel
-

U përdor nga autorët në atentatin ndaj Gilmando Danit, “Toyota” e vjedhur në Greqi në vitin 2023
Makina tip “Toyota” e cila u përdor nga autorët e atentatit të ndodhur në Rinas më 11 nëntor rezulton e vjedhur në Greqi në vitin 2023.
Ndërsa targat janë vjedhur gjithashtu në shtetin fqinj, në vitin 2024.Lexo edhe :Related Posts
Disa orë pas atentatit të ndodhur Rinas, mjeti u gjet i djegur në fshatin Halil të Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën edhe katër armë tip kallashnikov.Si pasojë e të shtënave mbeti i vrër në vendngjarj Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë punonjësi i AMP, Muçi Sheqeri.
Vision Plus një ditë më parë publikoi edhe videon e atentatit të rëndë të ndodhur në mes të ditës në një zonë mjaft të populluar./vizionplus.tv
-

Akuzat ndaj Ballukut, Gonzato: Nuk dënohen njerëzit pa ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
I pyetur në emisionin “Top Story” lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për nr 2 të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, ambasadori i BE është përgjigjur:
“Ne kemi një politikë për të mos komentuar çështjet në hetim. Sepse një nga parimet që rregullon gjyqësorin është prezumimi i pafajësisë. Pra, nuk mund të fillosh të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore”.
Qëndrimi i ambasadorit të BE vjen në një moment kur opozita ka shtuar sulmet në drejtim të Zëvendëskryeministres, pas akuzës së SPAK për tunelin e Llogarasë.
Një koment i tillë përfshin në fakt shumë prej rasteve kur politikanë të lartë janë nën hetime për korrupsion si Veliaj, Meta e të tjerë, dhe kur ndaj tyre po konsumohet një fushatë e vërtetë linçimi mediatik, ndërkohë që ata prezumohen ghjithashtu të pafajshëm deri në vendimin e prerë të gjykatave. -

Hygerta Sako: E qeshura ime u keqinterpretua, nuk kishte asnjë lidhje me racizmin
Në një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “Në kohë reale” në RTSH1, moderatorja e njohur sportive Hygerta Sako ka reaguar për herë të parë pas videove të përhapura në rrjetet sociale, që e tregojnë duke qeshur gjatë një momenti në emisionin “Super Gol”.
Sako ka mohuar kategorikisht çdo akuzë për racizëm apo tallje me ndonjë lojtar, duke e cilësuar situatën si një keqkuptim dhe “dashakeqësi” të qëllimshme.
“Kjo gjë nuk u bë virale në momentin që duhej bërë ndoshta virale, dhe nëse ky opinion kaq i ndjeshëm ndaj kësaj gjëje, duhej të kishte reaguar menjëherë sepse emisioni ishte live, është një emision shumë i ndjekur. Video po serviret pas 4-5 ditësh që ka ndodhur sepse ka ndodhur ditën e premte dhe unë mendoj që është një dashakeqësi, nuk e di se e kujt, se për të dëmtuar imazhin tim, se të “Super Golit”, se të RTSh-së në të tre rastet është vërtet shumë e ulët. Megjithatë e rëndësishme është që s’ka të bëj as me racizmin, as me talljen sepse “Super Gol” dhe unë personalisht e kemi treguar që s’kemi lidhje me këtë pjesë”, u shpreh Sako
Moderatorja sqaroi se situata ka ndodhur gjatë një transmetimi live, në një moment ku ajo nuk kishte arritur të lexonte emrin e një lojtari për shkak të problemeve me shikimin.
Sako theksoi se gjatë 30 viteve të karrierës së saj nuk është përfolur kurrë për bullizëm apo racizëm dhe se ndjen keqardhje që askush nga mediat që publikuan videon nuk e kontaktoi për të sqaruar situatën.
“Ka qenë një situatë në emision ku të qeshurat kishin ndodhur dhe më parë, mbi vendosen dhe mua ma dërgon shefi i garave emrin e lojtarit të ndeshjes, mirëpo me problemet e mia sytë nuk arrita ta lexoj, duke qenë se dhe lojtarin nuk e kisha pasur shumë herë në lidhje ose dhe në ndeshje sepse bëhet fjalë për kategorinë e parë ishte e pamundur për mua që ta riprodhoja si emër, sepse nuk është një personazh i njohur, po themi që sapo e sheh si portret ti e dallon. Ajo ishte një situatë që unë po qeshja me veten time dhe me një problem me sytë e mi që dhe studio dhe të ftuarit e mi e dinë këtë gjë dhe gjithmonë bëjmë shaka. E qeshura mori për kot ashtu siç të zë e qara që nuk e ndalon dot dhe ka momente që nuk e kontrollon dot. Por unë kam 30 vite në këtë profesion, kam moderuar, kam pasur të ftuar pa fund. Kam 12 vite në studio sportive dhe në asnjë rast nuk jam përfolur kurrë as për bullizëm, as për racizëm. Më ka prekur, sepse unë jam realisht profesioniste, jam një njëri që dua ti jap secilit haku, që dua të respektoj këdo për çdo gjë të bukur që sjell në futbollin tonë dhe në momentin që unë denigrohem si figurë, si profesioniste, si gazetare për një gjë që nuk më ka rënë një telefonatë nga të gjitha këto portalet kaq të ndjeshme të më pyesin, Hygerta çfarë ndodhi? Askush, thjeshtë e marrin ashtu siç është dhe e keq interpretojnë ashtu siç duan, sepse sot fatkeqësisht gara është për klikime”, tha ajo.
Nga ana tjetër, futbollisti i Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, u shpreh se për të “çdo gjë është në rregull”, duke mbyllur kështu çdo polemikë rreth ngjarjes.Ai me këtë rast ka theksuar se në Burrel ndjehet mjaft mirë dhe se ndjen se ka “një super mbështetje”, gjë të cilën e vlerëson shumë. “Gjithmonë kur bëj gol i drejtohem zotit”, tha ai. -

FOTO/ Qitësi gjakftohtë qëll*n me breshëri Danin
Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 14:46
Fotoja e mëposhtme është fiksuar nga pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, dhe mbeti i plagosur agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani.
Në pamjet që ka publikuar “Shteg”, dallohet vetëm një pjesë nga atentati mafioz. Benzi luksoz merr rrethin e Rinasit më pas ndalon. Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë.Policia e Tiranës njoftoi se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, të sapoardhur nga Spanja.
-
Çudia e plagosjes në Vlorë, autori u fut për të shuar sherrin, u dhunua, më pas mori hak
Zbulohet dinamika e ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e së hënës ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Bledar Skënderaj. Motivet e konfliktit të ndodhur mesa tre personave shkojnë drejt qesharakes dhe të çuditshmes.
Siç konfirmohet tashmë nga burime të sigurta nga policia e Vlorës sherri ka ndodhur pas përplasjes së një makine. Dy makinat të cilat drejtoheshin respektivisht nga Bledar Skënderaj dhe Andreino Lena janë përplasur në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e së hënës. Nga përplasja e tyre ka patur vetëm dëme materiale.
Pas përplasjes së dy mjeteve shtetasit Bledar Skënderaj dhe Andreino Lena kanë nisur të konfliktohen, shahen me fjalë duke mos rënë dakort kush e kishte fajin dhe kush duhet të paguante dëmet e makinës.
Mjeti i njërit prej tyre kishte pësuar dëmtime tek parakolpi, por shumë minimale. Në këtë moment duke parë konfliktin mes djemve ka ndërhyrë shtetasi Edi Latifaj. I cili ka dal nga makina dhe është mundur të qetësojë situatën.
Ai ka vendosur në vend parakolpin e makinës që kishte dal prej vendit dhe i ka thënë dy të rinjve që po ziheshin që “S’keni pse ziheni se makinat nuk kanë dëme, mos bëni si fëmijë”.
Këtu nis të ndodh çudia. Ata të cilët po ziheshin deri në atë moment, janë bërë bashkë, dhe kanë nisur të godasin me shkelma dhe grushte autorin më pas të plagosjes shtetasin Edi Latifaj. Kanë shkuar deri aty sa e kanë përzënë deri në afërsi të shtëpisë për ta dhunuar në vazhdimësi.
Ky i fundit është futur në banesën që e kishte aty pranë, ka marrë një thikë dhe pasi ka goditur me shkelma dhe grushte shtetasin Andreino Lena ka goditur me thikë në kraharor dhe qafë Bledar Skënderaj duke e lënë të plagosur rëndë.
Ky shtetas që ndërhyri për të shuar konfliktin më pas është arrestuar ku i është gjetur arma e ftohtë, mjeti prerës thikë që e posedonte. Mbi të rëndojnë veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërsa Andreino Lena është arrestuar për “Moskallëzim krimi” pasi nuk ka treguar konfliktin që ka ndodhur dhe ngjarjen e plotë si dhe ka patur me vete armë të ftohtë thikë. Mbi të rëndon edhe akuza e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. -

Shpërthim i fuqishëm në Indi, humbin jetën 8 persona, plagosen dhjetëra të tjerë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një prej monumenteve më të njohura të Delhit, afër fortesës historike Red Fort (Lal Quila) dhe stacionit të metrosë me të njëjtin emër.
Sipas raportimeve të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 janë plagosur, ndërsa autoritetet indiane janë ende duke verifikuar shifrat përfundimtare me spitalet e zonës.
Policia e Delhit deklaroi se është duke hetuar për shkakun e shpërthimit, i cili mendohet se ka ndodhur në një makinë në zonën e dendur të Netaji Subhash Marg, në afërsi të Chandni Chowk.Zyrtarët e zjarrfikëses kanë konfirmuar se gjashtë automjete janë përfshirë nga flakët. Autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi të lartë në Delhi dhe Mumbai.