Një shtetas shqiptar i komunitetit LGBT, identifikuar si Ismail Garo është dënuar me 30 vite burg në Francë, pasi akuzohet për vrasjen e partnerit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2023.
Sipas mediave franceze, i pandehuri, me origjinë shqiptare, ishte strehuar nga viktima prej rreth tre vitesh në Poitiers, dhe prej kohësh bashkëjetonin bashkë.
Nga analizat toksikologjike nuk janë zbuluar gjurmë alkooli, drogash apo medikamentesh, sipas raportit të një eksperteje të paraqitur në gjykatë ndërsa janë ngritur dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për arsye xhelozie.
Pas rindërtimit të ngjarjes nga ekspertët, shqiptari ka mohuar akuzat, por pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtës gjykata e ka dënuar me 30 vite burg.
Tag: ndodhur
-

Vrau partnerin nga xhelozia, gjykata franceze dënon me 30 vite burg shqiptarin (Emri)
-

EMRI/ Vrau partnerin nga xhelozia, gjykata franceze dënon me 30 vite burg shqiptarin
Një shtetas shqiptar i komunitetit LGBT, identifikuar si Ismail Garo është dënuar me 30 vite burg në Francë, pasi akuzohet për vrasjen e partnerit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2023.
Sipas mediave franceze, i pandehuri, me origjinë shqiptare, ishte strehuar nga viktima prej rreth tre vitesh në Poitiers, dhe prej kohësh bashkëjetonin bashkë.
Nga analizat toksikologjike nuk janë zbuluar gjurmë alkooli, drogash apo medikamentesh, sipas raportit të një eksperteje të paraqitur në gjykatë ndërsa janë ngritur dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për arsye xhelozie.Pas rindërtimit të ngjarjes nga ekspertët, shqiptari ka mohuar akuzat, por pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtës gjykata e ka dënuar me 30 vite burg.
-

Sherri me shkopa bejsbolli në Konispol/ Dhunuan 18-vjeçarin dhe kushërirën e tij, arrestohen 3 të rinjtë
pamje nga sherri
KONISPOL- Tre të rinj të moshave 18 dhe 19-vjeç, mes tyre dhe një i mitur 17-vjeç, janë arrestuar për sherrin në Konispol, ngjarje e ndodhur më datë 13 të këtij muaji. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi goditën me mjete të forta dhe dëmtuan shtetasin E. K., 18-vjeç dhe kushërirën e tij 12-vjeçare. Të tre këta do të heton në gjendje të lirë veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2025, në Konispol, ku u godit me mjete të forta dhe u dëmtua shtetasi E. K., 18 vjeç, si dhe automjeti i tij, kapën shtetasit e shpallur në kërkim F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç, si edhe një shtetas të mitur 17 vjeç. Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, këta shtetas do të hetohen penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Vijon puna edhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit N. D. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia.Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes së 13 nëntorit, ku viktima të sulmit kanë mbetur një 18-vjeçar dhe kushërira e tij 12-vjeçare. Dy të rinjtë ndodheshin në makinë, ndërsa aty pranë janë afruar 4 persona që kanë nisur t’i dhunojnë me shkopa bejsbolli. 18-vjeçari me iniciale E.K, dhe kushërira e tij minorene kanë marrë plagë të shumta në trup dhe kokë dhe janë dërguar për mjekim në spital. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur 4 të rinj nga Shëndelli: Alban Tanushi, 18 vjeç, Flavjo Arapi, 18 vjeç, Nikola Doda 18 vjeç dhe Ornel Lekgegaj, 19 vjeç./ZËRI
-

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut, përfshihen dy makina
Një aksident ka ndodhur sot tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ku janë përfshirë dy makina.
Sipas burimeve paraprake, nuk dihet ende shkalla e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe po heton shkaqet e aksidentit. -

Aksidentohen dy makina afër rrethrrotullimit të TEG-ut
Një aksident ka ndodhur sot tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ku janë përfshirë dy makina.
Sipas burimeve paraprake, nuk dihet ende shkalla e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe po heton shkaqet e aksidentit.
-

Fier, sherr për parkimin e mjetit/ Plagoset me thikë 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori
Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 33- vjeçar është plagosur me thikë nga një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa i plagosuri Dashnor Dorti, 33 vjeç ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Burimet për Report Tv bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për parkimin e automjetit. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

Pronari nuk pranoi tu jepte 500 mijë euro, ‘gjobëvënësit’ i hodhën tritolin në restorant, arrestohen 3 prej autorëve
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në restorantin ‘Perla e Detit’ në zonën e Kamzës.
Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, janë personat e arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur E. L., 31 vjeç, të gjithë banues në Kamëz.
Shkak për hedhjen e eksplozivit në pjesën e jashtme të biznesit, mësohet të jetë bërë shuma e 500 000 eurove, gjobë kjo që autorët i kishin vendosur pronarit ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.
Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.
Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:
-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. -

EMRAT/ I vendosën tritol biznesit në Kamëz pasi refuzoi të paguajë ‘gjobën’ 500 mijë euro, prangosen 3 të rinj
Zbardhet dhe dokumentohet, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.
Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.
Në kuadër të operacionit policor “Motivi” u arrestuan shtetasit Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.
Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.
Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:
-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

EMRI/ Plagë në kokë dhe trup, identifikohet shoferi ndaj të cilit u qëllua me armë në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme qytetin e Koplikut, ku një 42-vjeçar është sulmuar nga disa persona dhe ka marrë plagë në kokë dhe trup.
Policia bën të ditur ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur Edison Tirana, banues në Berdicë, me dëmtime nga përdorimi i sendeve të forta.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë zjarri, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Berdicë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
-

Ngjarje e rëndë në Rrogozhinë, një makinë përplas një vajzë 2 vjeç
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 15:47
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2 të qytetit. Drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar me inicialet F. Xh., banues në Rrogozhinë, dyshohet se ka goditur të miturën gjatë momentit kur po kryente manovrën e kthimit të automjetit në rrugicën e lagjes.
Si pasojë e përplasjes, e mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për procedurat e mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.