Tag: ndodhur

  • EMRI/ E rëndë, burri plagos me thikë gruan në Sarandë

    EMRI/ E rëndë, burri plagos me thikë gruan në Sarandë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten.
    Gruaja e identifikuar si Mairanda Budini, është goditur me thikë në bark nga bashkëshorti i saj, dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit. Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar dhe po kërkohet nga policia.

  • “Është kapur prej flokësh me një vajzë”, Kelly sqaron thashethemet për Rozanën, banorja: Nuk ka ndodhur në televizion

    “Është kapur prej flokësh me një vajzë”, Kelly sqaron thashethemet për Rozanën, banorja: Nuk ka ndodhur në televizion

    Kelly ka hedhur akuza ndaj Rozanës, duke u shprehur se kjo e fundit është konfliktuar fizikisht me një vajzë në një format të ngjashëm në Kosovë.
    Rozana u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi konflikti nuk ka ndodhur në televizion dhe për atë sherr ka fituar pafajësinë.
    Kelly: Ka qenë një format i tillë dhe zonja që pretendon se mbron gratë, është kapur për flokësh me gratë. Ka 10 vite ky muhabet. Nëse jam i gabuar dhe nuk ka pasur konflikt në atë shtëpi…

    Rozana: Kemi qenë një format të tillë quhet ‘big shtëpia’. Kemi pasur konflikte, asnjëri nuk është prekur me duar. Konflikti ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe në atë konflikt unë kam dalë e pafajshme. Konflikti ka shkuar në proces gjyqësor. Si mundet ti të më akuzosh mua që jam kapur për flokësh. Çfarë nuk është përmendur këtu.
    Ledioni: Secili mban përgjegjësi për gjërat që nxirrni nga goja. Nëse thoni një gënjeshtër a budallallëk që bie ndesh me atë që di publiku, atëherë do gjykoheni nga publiku.
    Rozana: Më nxirrni çfarë të doni se jam shumë krenare për jetën time. Nëse kjo video nëse ekziston le të dalë. Ka ndodhur në Kodrat e Liqenit. Nëse do ndodhte një konflikt fizik do isha jashtë, unë kam qenë në finalen e atij edicioni.

  • Plagoset me thikë një person në Pogradec, shpallet në kërkim autori

    Plagoset me thikë një person në Pogradec, shpallet në kërkim autori

    Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit
    Ngjarja ka ndodhur në rrugë në afërsi të një dyqani ku i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale M. T., 36 vjeç, i cili sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur në çast ku dy të përfshirët, 36-vjeçari dhe shtetasi me iniciale shtetasi L. O, janë konfliktuar për motive të dobëta.
    Pogradec/Informacion paraprak
    Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Mbrëmje e tensionuar në Pogradec, një person goditet me thikë (Detaje)

    Mbrëmje e tensionuar në Pogradec, një person goditet me thikë (Detaje)

    Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një dyqani. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Nuk dihen ende rrethanat, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.
     
  • Sherr mes shqiptarësh në Greqi, i mituri shqiptar plagoset me thikë nga bashkatdhetari

    Sherr mes shqiptarësh në Greqi, i mituri shqiptar plagoset me thikë nga bashkatdhetari

    Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Vardas, në Ilias të Greqisë, ku një 17-vjeçar shqiptar ka rënë viktimë e një sulmi me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur pas një takimi mes dy të rinjve, që sipas informacioneve të para, kishte pasur një mosmarrëveshje financiare mes tyre. Tensionet mes dy palëve kanë eskaluar dhe 21-vjeçari, i cili duket se ishte i irrituar, ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur 17-vjeçarin në pjesën e barkut.
    Pas sulmit, viktima është transportuar menjëherë në Infermierinë e Pirgos, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët kanë njoftuar se i riu iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili ka përfunduar me sukses. Gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit tani është e qëndrueshme dhe ai nuk është më në rrezik për jetën, megjithëse do të vazhdojë nën mbikëqyrje mjekësore për një periudhë të shkurtër kohore.
    Pas ngjarjes, autoritetet greke kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar 21-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kryer sulmin me paramendim. Ai është marrë në pyetje nga policia, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar arsyet që çuan në këtë akt të dhunshëm. Po ashtu, hetuesit janë duke marrë në shqyrtim edhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e mosmarrëveshjes financiare që mund të ketë shërbyer si shkak për përshkallëzimin e situatës.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për nivelin e dhunës mes të rinjve, veçanërisht në raste kur përfshihen mosmarrëveshje të natyrës financiare. Autoritetet po punojnë për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen dhe për të edukuar qytetarët, veçanërisht të rinjtë, mbi pasojat e dhunës dhe mënyrat për zgjidhjen e konflikteve pa përdorur forcë.

  • Mësymja e maskave në zyrat e “ONE”/ Dëshmojnë rojet private: Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk denoncuam

    Mësymja e maskave në zyrat e “ONE”/ Dëshmojnë rojet private: Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk denoncuam

    Personat të cilët kanë si detyrë ruajtjen fizike të kompanisë “ONE” kanë dhënë deklaratat e tyre para oficerëve të Komisariatit nr. 3 në Tiranës për vjedhjen e ndodhur më 25 dhjetor 2024. Dy personat e maskuar kanë hyrë brenda kompanisë “ONE” dhe janë ngjitur në katin e 3-të të saj.
    “Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk e denoncuam vjedhjen”, kanë deklaruar përgjegjësit ruajtjen e objektit.
    Nga kamerat e sigurisë janë pikasur se dy të paidentifikuarit janë futur në dy salla mbledhjesh, të cilat ndodhën po në atë kat ku kanë qëndruar disa minuta dhe pas kanë dalë prej saj. Policia ka nisur me gjurmimin gjatë rrugës kryesore, por duke qenë se ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar shumë prej kamerave të sigurisë nuk janë funksionale, për shkak se nuk kanë regjistruar pamje.
    Policia e Tiranës njofton se për ngjarjen janë proceduar penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë. Nga fotoja e siguruar nga kamerat e sigurisë shihet se dy autorët. Të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë qenë të maskuar me maska, doreza, ndërsa njëri prej tyre mbante në duar edhe një levë.
    Kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht në kulmin e zhvillimeve që vinin nga Prokuroria e Posaçme, ku në kushtet kur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i vëllai i tij Arbër Veliaj dhe vetë kompania “One” po hetohen për afera të pista, kjo ngjarje e dëmtimit apo heqjes së serverëve, në vetvete dhe mos reagimi i institucioneve e mos bërja publike e faktit ngre dyshimin që vërtet po tentohet t’i fshihet diçka SPAK-ut.
    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt për të siguruar kontrata.
    Sipas dokumenteve hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.
    “Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

    /Ora News/
     
  • Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit

    Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit

    Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është zbuluar autori i saj.
    Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.
    Policia tha se në 2011-ën kishte ndodhur një grabitje në San Giorgio Bigarello. Një gruaje iu vodhën paratë dhe disa bizhuteri.
    Hajduti kishte hyrë nga dritarja, duke e thyer atë. Por për fatin e tij të keq, ishte çarë aty dhe kishte lënë pas gjurmët e gjakut.
    Këto të fundit janë përdorur së fundmi me metoda teknologjike hetimore duke identifikuar autorin. E ai është një shqiptar.
    47-vjeçari u zbulua, por ndërkohë ai ndodhet i burgosur në një nga burgjet italiane për krime të tjera.

  • Nexhmije Haradini u vra nga ish pronari, gazetarja zbulon detaje: Autori e kishte kërcënuar! I kishte dërguar bashkëshortit mesazhe ku shkruante….

    Nexhmije Haradini u vra nga ish pronari, gazetarja zbulon detaje: Autori e kishte kërcënuar! I kishte dërguar bashkëshortit mesazhe ku shkruante….

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. 

    Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas informacioneve dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës. Dy viktimat nuk kanë lidhje familjare me njeri tjetrin. Mësohet se ai e ka ndjekur viktimës pasi ajo ka dalë nga vendi i saj i punës. Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ajo hipi në një furgon që udhëtoi pak kilometra dhe pasi zbriti, u vra në një kalim nëntokësor në fshatin Stanovc. 

    Sipas informacioneve fillestare dyshohet se ajo ka ndërruar vendin e punës, ku ka punuar me bashkëshortin për rreth pesë vite dhe është shpërngulur në një furrë tjetër buke që ndodhet përballë vendit të vjetër të punës në Millosheve. 

    Sipas dëshmisë së familjarëve të së ndjerës vrasja ka ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës, sepse asnjë arsye tjetër nuk ka pasur për te shprehen ata. Por nga ana tjetër nga informacionet qe qarkullojnë ne media ka pasur edhe dëshmitar ne momentin e ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Gazetarja Majlinda Kovaçi, në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, ka treguar detaje nga ngjarja.

    “4 vrasje në 3 ditë të tëra me armë zjarri. Sipas kunatit vrasja ka ndodhur për motive xhelozie sepse e ndjera ishte larguar 3 herë nga puna. Rreth 6 muaj kishte ndërprerë kontratën dhe punonte në një lokal përballe biznesit të autorit. Për shkak të konkurencës ai e vret zonjës. Pronari i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues për shkak të konkurrencës, referuar thënieve të familjarëve. Ekzistojnë edhe mesazhe që i ka dërguar bashkëshortit të së ndjerës ku i thotë: Ku po takohemi?”, u shpreh ajo.

  • Persona të maskuar hynë brenda ‘ONE’ ! Në hetim 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi, ngjarja u fsheh 3 muaj

    Persona të maskuar hynë brenda ‘ONE’ ! Në hetim 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi, ngjarja u fsheh 3 muaj

    PAMJET NGA NGJARJA E NDODHUR

    TIRANË-Policia ka nisur hetim ndaj 7 punonjëse të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një prej pikave të kompanisë telefonike ‘ONE’ në Tiranë, pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024. Policia ka reaguar tre muaj pas ngjarjes së ndodhur dhe bën me dije se procedimi i këtyre 8 personave ka nisur për shkak se kanë fshehur sulmin e ndodhur në ambjentet e ‘ONE’.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
    Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Mësohet se përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
    Personat nën hetim:
    Gentian Koçi
    Erald Sina
    Arsil Feshti
    Alfred Zylalaj
    Gëzim Sala
    Koço Veneti
    Ismet Tartari
    Njoftimi i policisë:
    Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.
    Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
    Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
    Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:
    • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
    Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:
    • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
    Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.
    Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Persona të maskuar hynë në kompaninë telefonike! Në hetim 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi, ngjarja u fsheh 3 muaj

    Persona të maskuar hynë në kompaninë telefonike! Në hetim 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi, ngjarja u fsheh 3 muaj

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Policia ka nisur hetim ndaj 7 punonjëse të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike në Tiranë, pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024. Policia ka reaguar tre muaj pas ngjarjes së ndodhur dhe bën me dije se procedimi i këtyre 8 personave ka nisur për shkak se kanë fshehur sulmin e ndodhur në ambjentet e kompanisë.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kompanisë në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.