Tag: ndodhur

  • Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, plagosen 2 ushtarë

    Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, plagosen 2 ushtarë

    Një incident me armë ka ndodhur këtë të mërkurë pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, ku kanë betur të plagosur dy anëtarë të Gardës Kombëtare.
    Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Farragut Ëest në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
    Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, njëri prej tyre  është qëlluar në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

    Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Gjithashtu po punohet për kapjen e autorëve.

  • Vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe dhe ndryshoi identitet/ Si u zbulua masakra nga çifti që bleu shtëpinë 4 vite më vonë

    Vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe dhe ndryshoi identitet/ Si u zbulua masakra nga çifti që bleu shtëpinë 4 vite më vonë

    Një nënë 45-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau dy fëmijët e saj dhe i fsheu trupat e tyre në valixhe.

    Sipas Gjykatës së Lartë 45-vjeçarja nga Zelanda e Re, u dha fëmijëve një dozë fatale të antidepresantësh dhe më pas fshehu trupat në dy valixhe dhe i la në një magazinë para se të largohej drejt Koresë së Jugut dhe të ndryshonte emrin. Edhe pse ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018, trupat u gjetën në vitin 2022, kur një çift bleu apartamentin ku kishte ndodhur krimi.
    Prokuroria argumentoi se veprimet e Lee-së, fshehja e trupave, largimi nga vendi dhe planifikimi paraprak, tregonin qartësisht qëllim dhe vetëdije. Mbrojtja pretendoi se ajo vuante nga depresioni i rëndë dhe pikëllimi pas vdekjes së bashkëshortit.
    Gjykatësi e përshkroi krimin si “të qëllimshëm dhe të llogaritur”, ndërsa familjarët e viktimave thanë se tragjedia i ka lënë të gjithë të shkatërruar. Lee do të trajtohet si “paciente e veçantë” gjatë vuajtjes së dënimit për shkak të gjendjes së saj mendore.

    Top Channel

  • Tmerr në Athinë/ Daja ngacmoi sek*ualisht nipërit 2 dhe 4 vjeç, bashkëpunoi me shqiptarin h*mo*eksual: E bëra që të kënaqja…Çfarë iu gjet në telefon

    Tmerr në Athinë/ Daja ngacmoi sek*ualisht nipërit 2 dhe 4 vjeç, bashkëpunoi me shqiptarin h*mo*eksual: E bëra që të kënaqja…Çfarë iu gjet në telefon

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 20-vjeçar me shtetësi rumune ka ngacmuar seksualisht dy nipërit, përkatësisht të moshës 2 dh 4 vjeç.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo që është edhe më e tmerrshme është se e gjitha ndodhi në prani të mikut 40-vjeçar homoseksual të dajës, me origjinë shqiptare. Dy burrat madje i kanë filmuar aktet e tyre me dy fëmijët, të moshës vetëm dy dhe katër vjeç. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dy autorët u arrestuan për akte seksuale ndaj fëmijëve, ndërsa raportohet se gjithçka ka ndodhur kur nëna e fëmijëve- motra e 20-vjeçarit – ia kishte lënë fëmijët për t’u kujdesur.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Mediat greke theksojnë se ndaj fëmijëve janë kryer akte të turpshme, po se ata nuk janë përdhunuar fatmirësisht.Gjhithçka u zbulua kur 4-vjeçari po kryente veprime të çuditshme, përtë cilat i tha nënës se I kishte kryer më parë edhe me dajën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Qëllohet me armë drejt rivalit të Aldo Bares, kush është “Juli Pashako” shënjestra e atentatit në Lushnjë

    Qëllohet me armë drejt rivalit të Aldo Bares, kush është “Juli Pashako” shënjestra e atentatit në Lushnjë

    Julian Sula

    LUSHNJË-Julian Sula është shënjestra e atentatit në Lushnjë, të ndodhur mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame”, ku ndaj automjetit në të cilin ndodhej Sula është qëlluar me breshëri nga tre persona të cilët ndodheshin në një tjetër makinë në lëvizje. Julian Sula i njohur edhe si “Juli i Pashakos” ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rreikut për jetën.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që mund të ndodhte!

    Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që mund të ndodhte!

    Ishte momenti më i lumtur për një të re 19-vjeçare. Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë binjakë. Por kishte një problem të vogël: nuk e dinte me saktësi kush ishte babai. Diçka që e zgjidhi me një test atësie, rezultati i të cilit i habiti të gjithë dhe që mjekët u detyruan t’ia shpjegonin.

    Goiás, nëna braziliane me origjinë nga Mineiros, mbeti e shtangur nga rezultati. Bëhej fjalë për një fenomen tejet të pazakontë dhe të papritur, nga i cili ekzistojnë vetëm 20 raste të regjistruara në mbarë botën: vetëm një prej fëmijëve përputhej me burrin që ajo besonte se ishte babai. Foshnja tjetër kishte një baba tjetër. “Nuk e dija që kjo mund të ndodhte. Janë shumë të ngjashëm”, tha ajo për gazetën Globo.

    Në atë moment, gruaja kujtoi diçka që e kishte harruar: ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër po atë ditë kur kishte mbetur shtatzënë. Pasi bëri testin e ADN-së së foshnjës tjetër me burrin e dytë, testi doli pozitiv. Kështu u konfirmua rasti i rrallë i “super fekondimit heteropaternal”, ku dy vezë fekondohen nga dy burra të ndryshëm, por zhvillohen në të njëjtën mitër.

    Sipas mjekut Jorge Franco, foshnjat ndajnë materialin gjenetik të nënës, por zhvillohen në placenta të ndryshme, çka e bën rastin një kuriozitet të vërtetë mjekësor. Historia doli në pah pikërisht në të njëjtën kohë kur një grua britanike lindi binjakë nga etër të ndryshëm dhe me ngjyra lëkure krejt të ndryshme, një fenomen edhe më i pazakontë.

    Reagimet në rrjetet sociale: Vetëm ajo e di çfarë ka ndodhur aty

    Pasi lajmi u bë publik, rrjetet sociale shpërthyen me komente rreth asaj që mund të kishte ndodhur dhe sa i çuditshëm ishte rasti. Një përdorues i X.com shkroi:

    “Vetëm ajo e di çfarë ka ndodhur aty. Unë mendoj se, pasi mbaroi punë me njërin, pa u larë, shkoi tek tjetri që e priste për të njëjtën gjë.”

    Të tjerë menduan se rasti nuk është aq i rrallë sa duket:

    “Ky mund të jetë i pari i bërë publik, por jo i pari që ka ndodhur.”

    Sipas mjekut Jorge Franco, në botë janë regjistruar vetëm 20 raste të tilla.

  • Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që kjo mund të ndodhte!

    Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që kjo mund të ndodhte!

    Ishte momenti më i lumtur për një të re 19-vjeçare. Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë binjakë. Por kishte një problem të vogël: nuk e dinte me saktësi kush ishte babai. Diçka që e zgjidhi me një test atësie, rezultati i të cilit i habiti të gjithë dhe që mjekët u detyruan t’ia shpjegonin.

    Goiás, nëna braziliane me origjinë nga Mineiros, mbeti e shtangur nga rezultati. Bëhej fjalë për një fenomen tejet të pazakontë dhe të papritur, nga i cili ekzistojnë vetëm 20 raste të regjistruara në mbarë botën: vetëm një prej fëmijëve përputhej me burrin që ajo besonte se ishte babai. Foshnja tjetër kishte një baba tjetër. “Nuk e dija që kjo mund të ndodhte. Janë shumë të ngjashëm”, tha ajo për gazetën Globo.

    Në atë moment, gruaja kujtoi diçka që e kishte harruar: ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër po atë ditë kur kishte mbetur shtatzënë. Pasi bëri testin e ADN-së së foshnjës tjetër me burrin e dytë, testi doli pozitiv. Kështu u konfirmua rasti i rrallë i “super fekondimit heteropaternal”, ku dy vezë fekondohen nga dy burra të ndryshëm, por zhvillohen në të njëjtën mitër.

    Sipas mjekut Jorge Franco, foshnjat ndajnë materialin gjenetik të nënës, por zhvillohen në placenta të ndryshme, çka e bën rastin një kuriozitet të vërtetë mjekësor. Historia doli në pah pikërisht në të njëjtën kohë kur një grua britanike lindi binjakë nga etër të ndryshëm dhe me ngjyra lëkure krejt të ndryshme, një fenomen edhe më i pazakontë.

    Reagimet në rrjetet sociale: Vetëm ajo e di çfarë ka ndodhur aty

    Pasi lajmi u bë publik, rrjetet sociale shpërthyen me komente rreth asaj që mund të kishte ndodhur dhe sa i çuditshëm ishte rasti. Një përdorues i X.com shkroi:

    “Vetëm ajo e di çfarë ka ndodhur aty. Unë mendoj se, pasi mbaroi punë me njërin, pa u larë, shkoi tek tjetri që e priste për të njëjtën gjë.”

    Të tjerë menduan se rasti nuk është aq i rrallë sa duket:

    “Ky mund të jetë i pari i bërë publik, por jo i pari që ka ndodhur.”

    Sipas mjekut Jorge Franco, në botë janë regjistruar vetëm 20 raste të tilla.

  • Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

    Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur, lidhur me bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë.
    “A është vërtet e mundur që të bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar Trump, në një postim në Truth Social.
    Të dielën u zhvilluan në Gjenevë bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan, lidhur me planin prej 28 pikash të administratës Trump për fundin e luftës.
    Pas takimit, sekretari amerikan, Marco Rubio dhe kreu i delegacionit ukrainas, Andriy Yermak, kanë vlerësuar se bisedimet kanë qenë shumë produktive.
    Ndërkohë të hënën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se dhënia e territorit ukrainas Rusisë, është problemi kryesor për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.Sipas tij, kjo do të shënonte një precedent të rrezikshëm.

  • Itali: 19-vjeçari hakmerret për vjedhjen e celularit, përfundon ne tragjedi

    Itali: 19-vjeçari hakmerret për vjedhjen e celularit, përfundon ne tragjedi

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni në Milano, ku një i ri ukrainas ka ndjekur dhe sulmuar një të huaj nga Gambia, i dyshuar se i kishte vjedhur celularin. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, pranë stendës së taksive, dhe përfundoi me pasoja serioze për viktimën.
    Sipas raportimeve të policisë, pas ndjekjes, viktima u godit me grushte dhe këmbë, duke rënë në tokë pa ndjenja. Disa kalimtarë kanë filmuar momentet e sulmit, dhe këto video kanë ndihmuar hetuesit të rikonstruktojnë dinamikën e ngjarjes. Një person i dytë, i dukshëm në video duke mbajtur helmetë, duket se ka marrë pjesë në fazat përfundimtare të sulmit, dhe policia po punon për identifikimin e tij.

    I lënduari është transportuar menjëherë në spitalin Fatebenefratelli, ku aktualisht ndodhet në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën. Mjekët po monitorojnë situatën dhe po bëjnë të pamundurën për stabilizimin e gjendjes së tij.

    Policia ka nisur një hetim të thelluar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar të gjithë të përfshirët dhe për të sanksionuar përgjegjësit sipas ligjit. Autoritetet po kërkojnë edhe dëshmitarë të tjerë që mund të kenë parë ose filmuar momentet e ngjarjes për të ndihmuar hetimin.

  • Reshjet e dendura në Sarandë: Kjo situatë ka 40 vite që nuk ka ndodhur

    Reshjet e dendura në Sarandë: Kjo situatë ka 40 vite që nuk ka ndodhur

    Situata meterologjike me reshje shiu me intensitet të lartë ka sjell përmbytje që nuk ishin parë prej 4 dekadash në Sarandë.

    Fshati Çukë është më i prekuri me 500 hektar tokë nën uji, dëme në banesa dhe qindra bagëti të ngordhura.
    Nga Çuka ku ndodhen forcat e Emergjencave Civile Ministri Vengu dhe Kryetari i Bashkisë Caci kane deklaruar se situata nuk është aspak e favorshme për shkak të reshjeve intensive që vazhdojnë të jenë prezentë, ndërsa po punohet që argjinatura e lumit Bistrice të stabilizohet në dy ditët e ardhshme. Ndërsa në zonë po shpërndahen rezervat materiale të shtetit për dhjetëra familje të zonës së prekur nga katastrofa natyrore.
    “Jemi në një front të tretë metorologjik ne mbare vendin, rreth 1500 hektarë janë nen ujë, 500 në bashkinë Kurbin dhe Lezhë, pjesa e Devollit dhe Maliqit ku ujerat kanë rënë, kemi Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave por që kërcënojnë disa fshatra, kemi Sarandën të prekur në mënyrë masive me 500 hektarë nën ujë, ndaj të gjitha forcat si ato xheniere, forca të bashkisë, emergjencat që janë në terren për të rehabilituar argjinaturën e Bistrices, duke vënë qellim që në 2 ditët e ardhshme të vëm në stabilitet. Ministria e Bujqësisë është angazhuar ne ofrimin e mbështetjes për fermerët, për demet që kanë pësuar, dhe rezervat materiale të shtetit kanë filluar sot në shpërndarjen e ndihmesave me pako ushqimore”, është shprehur ministri i mbrojtjes, Pirro Vëngu.
    “Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme, moti nuk po na favorizon në gjithë këtë, bashkia ka qenë në terren, kemi filluar duke pasur fokus shpëtimin e jetës së njerëzve në rradhë të parë, me gjënë e gjallë e me bizneset e të gjitha problematikat që solli kjo situatë që sipas metorologëve nuk ka ndodhur në 40 vjet në Sarandë, nuk ka ndodhur kjo sasi reshjesh që ndodhi këto ditë, shpresojmë që brenda pak ditësh ta sjellim situatën në kontroll, kërkojmë ndjes dhe bashkëpunim nga gjithë qytetaret e Sarandës, ne jemi në terren dhe shume shpejt çdo gjë do sillet në normalitet’, tha Kryetari Bashkisë Sarandë, Oltion Caci.

  • “Kjo situatë ka 40 vite që nuk ka ndodhur”/ Reshjet e dendura në Sarandë, mijëra hektarë akoma nën ujë

    “Kjo situatë ka 40 vite që nuk ka ndodhur”/ Reshjet e dendura në Sarandë, mijëra hektarë akoma nën ujë