Tag: ndodhur

  • Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i Kolonjës në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari

    Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i Kolonjës në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari

    Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, në rrethrrotullimin e Kolonjës, përgjatë aksit nacional Fier–Lushnjë.
    Një 28-vjeçar i identifikuar si Serxhio Gogaj, 28 vjeç ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e mjetit tip “Volkswagen”, që drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal kullues anës rrugës.
    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit, e ndjekur nga shpejtësia e lartë që ka bërë që makina të përplaset dhe të thyejë barrierën e hekurt mbrojtëse.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës. Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e përplasjes apo përmbytjes në ujë.
    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

  • Trump për Putin: Ai është çmendur tërësisht, nuk e di çfarë dreqin i ka ndodhur

    Trump për Putin: Ai është çmendur tërësisht, nuk e di çfarë dreqin i ka ndodhur

    Presidenti amerikan Donald Trump duket se po humbet durimin me Presidentin rus Vladimir Putin, pas sulmit ajror ndaj Ukrainës mbrëmjen e të shtunës, kur u vranë 12 persona.
    Në një reagimin në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump thotë se nuk është i kënaqur me sjelljen e Vladimir Putin dhe se ai është çmendur tërësisht.
    “Ai është çmendur tërësisht. Po vret njerëz pa asnjë nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarët. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë Vladimir Putinin e Rusisë, por atij i ka ndodhur diçka. Gjithmonë e kam thënë se ai dëshiron gjithë Ukrainën, jo vetëm pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po rezulton të jetë e vërtetë, por nëse e bën këtë, do të çojë në rënien e Rusisë”, shkroi Trump.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve amerikanë, i cili shtoi se po shqyrton më shumë sanksione ndaj Rusisë.
    “Nuk e di çfarë dreqin i ka ndodhur Putinit. E njoh prej kohësh, gjithmonë kam shkuar mirë me të. Por ai po lëshon raketa në qytete dhe po vret njerëz, kjo nuk më pëlqen aspak”.
    Natën e së shtunës, Rusia kreu sulmin më të madh ajror brenda një nate të vetme në Ukrainë që kur nisi lufta në Shkurt të vitit 2022.
    Ukraina tha se forcat ruse lëshuan 367 dronë dhe raketa, duke vrarë 12 persona.

  • A do të mbahet Berisha përgjegjës për humbjen?/ Reagon ashpër Këlliçi: Ky proces sot do të çohet deri në fund

    A do të mbahet Berisha përgjegjës për humbjen?/ Reagon ashpër Këlliçi: Ky proces sot do të çohet deri në fund

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në një studio televizive duket se u dha fund pyetjeve rreth hapave që do të ndjekë kjo forcë politike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit.
    Ai tha se fillimisht PD do të evidentojë krimin elektoral dhe më pas të gjithë ata që garuan më 11 maj do të japin llogari përpara strukturave për rezultatet e arritura.
    Belind Këlliçi:
    “Mos kujtoni se po i shmangem unë apo ndokush tjetër përgjegjësive. Kushdo që ka garuar në zgjedhjet e 11 majit pa diskutim që do duhet të jetë subjekt i një analize të brendshme. Subjekt i matjes së performancës dhe subjekt i matjes së mënyrës si ka bërë fushatën elektorale dhe do duhet të japi përgjegjësi para demokratëve, para strukturave dhe forumeve të PD. Por tashmë jemi te kapitulli i parë që është evidentimi i asaj që ka ndodhur në 11 maj. Nuk po themi që të kemi pushtet në tavolinë por kërkesa është që në Shqipëri të ketë zgjedhje.
    Ky proces sot do të çohet deri në fund. Besoj se ditën e nesërme certifikohet rezultati në rang kombëtar dhe ne do të kemi nga nesër deri në ditën kur del raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR dy muaj kohë për ti bërë me dije të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve ndërkombëtare se çfarë ka ndodhur. Kjo linjë na çon në demontimin e farsës elektorale që ka ndodhur më 11 maj”.

  • Aksident në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, Ministria e Jashtme: 4 të tjerë ndodhen në spital

    Aksident në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, Ministria e Jashtme: 4 të tjerë ndodhen në spital

    Pamje nga aksidenti

    GJERMANI- Një aksident i ka marrë jetën 3 shqiptarëve, ndërsa 4 të tjerë ndodhen në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Koblenz të Gjermanisë, ku të gjithë personat po ktheheshin nga një festë familjare. Si pasojë e përplasjes, 3 shqiptarë (ende të pa identifikuar me emër) kanë humbur jetën në vend. Kjo pasi minibusi me 9 pasagjerë udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa herë.
    Lidhur me ngjarjen, Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është njoftuar nga autoritetet gjermane për aksidentin e rëndë, i cili ka ndodhur në Autobahn 48 në Gjermani, pranë qytetit Koblenz të Rheinland-Pfalz. Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, datë 25 maj, ndërsa ende hetohen shkaqet e aksidentit.
    Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997/ZËRI

  • Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

    Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

    Policia ka arrestuar edhe autorin tjetër të tentativës për vrasje, ndodhur të shtunën në fshatin Shtyllas të Fierit. 41-vjeçari, i cili në bashkëpunim me të atin tentuan të vrisnin me sëpatë një 58 vjeçar, u kap në momentin që po hipte në autobusin e Konispolit. Kështu ka dështuar përpjekja e tij për t’u arratisur në shtetin grek.
    “Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.
    Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, njofton Policia për rastin, që dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
    58 vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

  • Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

    Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

    Një konflikt ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur në fshatin Shtyllas të Fierit.
    Policia informon se ngjarja ka  ndodhur paraditen e djeshme, ku për motive të dobëta, një 63-vjeçar dhe djali i tij janë konfliktuar me një 58-vjeçar.
    Gjatë sherrit, ky i fundit është goditur me sëpatë, ndërsa aktualisht ndodhet në spital dhe po merr kujdes shëndetësor.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit 63 vjeçarin, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
    Ndërkohë, po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, banues në fshatin Shtyllas.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sopatë, me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.
    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

  • Rrëzohet helikopteri ushtarak rus, ekuipazhi humb jetën, momentet e para të aksidentit

    Rrëzohet helikopteri ushtarak rus, ekuipazhi humb jetën, momentet e para të aksidentit

    Një helikopter i llojit Mi-8, që i përket forcave të armatosura ruse, është rrëzuar në rajonin Oryol të Rusisë, duke rezultuar në vdekjen e të gjithë anëtarëve të ekuipazhit.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor, sipas burimeve zyrtare.
    Sipas dëshmitarëve okularë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, menjëherë pas rrëzimit janë dëgjuar disa shpërthime dhe ka shpërthyer zjarr, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e menjëhershme për shpëtim.
    Pamjet dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin nga vendi i rrëzimit.
    Mediat ruse raportojnë se shkaku i mundshëm i aksidentit ka qenë një defekt teknik, megjithëse hetimet zyrtare janë ende në zhvillim. Autoritetet ushtarake kanë nisur një komision hetimor për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit.
    Ky aksident është pjesë e një serie incidentesh ajrore që kanë ndodhur kohët e fundit në Rusi, duke ngritur shqetësime për gjendjen teknike të mjeteve fluturuese ushtarake. Në muajin prill, një bombardues i tipit Tu-22M3 u rrëzua në rajonin Irkutsk, ndërsa vetëm një javë më parë, një aeroplan luftarak Su-25 kreu një ulje emergjente në rajonet e Lindjes së Largët të vendit.

    ❌A Russian Mi-8 military helicopter crashed in Oryol region — crew killed
    According to eyewitnesses, explosions and a fire broke out after the crash. Russian media report a technical malfunction.
    A clear trend: in April, a Tu-22M3 bomber crashed in the Irkutsk region, and a… pic.twitter.com/uTL46JTwjo
    — NEXTA (@nexta_tv) May 23, 2025

    Top Channel

  • Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë në alpet e Zvicrës

    Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë në alpet e Zvicrës

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet Zvicerane, ku dy alpinistë të rinj nga Lombardia humbën jetën si pasojë e një orteku gjatë fundjavës.
    Viktimat janë një grua 29-vjeçare, Giorgia Rota nga Cesano Maderno (Brianza), dhe një burrë 30-vjeçar, Alessandro Aresi nga Lacchiarella (në zonën e Milanos).
    Sipas policisë kantonale zvicerane, ngjarja ka ndodhur në majën Alphubel, pranë qytetit Täsch, në një lartësi prej rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit, teksa dyshja po ngjitej drejt majës.

    Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimave pas kontakteve me familjarët, të cilët kishin udhëtuar drejt vendit të ngjarjes disa ditë më parë, pasi humbën kontaktet me ta.
    Një postim prekës i Giorgia Rota në rrjetet sociale, i bërë disa ditë para tragjedisë, shfaq një foto të dyshes gjatë një ngjitjeje të mëparshme, shoqëruar me fjalët: “Alessandro, partner super për një ngjitje super.”
    Ngjarja ka tronditur komunitetin alpin dhe miqtë e viktimave, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje rreziqet që sjellin sportet ekstreme në kushte të vështira malore.

  • Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

    Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet Zvicerane, ku dy alpinistë të rinj nga Lombardia humbën jetën si pasojë e një orteku gjatë fundjavës.

    Viktimat janë një grua 29-vjeçare, Giorgia Rota nga Cesano Maderno (Brianza), dhe një burrë 30-vjeçar, Alessandro Aresi nga Lacchiarella (në zonën e Milanos).
    Sipas policisë kantonale zvicerane, ngjarja ka ndodhur në majën Alphubel, pranë qytetit Täsch, në një lartësi prej rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit, teksa dyshja po ngjitej drejt majës.
    Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimave pas kontakteve me familjarët, të cilët kishin udhëtuar drejt vendit të ngjarjes disa ditë më parë, pasi humbën kontaktet me ta.
    Një postim prekës i Giorgia Rota në rrjetet sociale, i bërë disa ditë para tragjedisë, shfaq një foto të dyshes gjatë një ngjitjeje të mëparshme, shoqëruar me fjalët: “Alessandro, partner super për një ngjitje super.”
    Ngjarja ka tronditur komunitetin alpin dhe miqtë e viktimave, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje rreziqet që sjellin sportet ekstreme në kushte të vështira malore.

    Top Channel

  • Përplasen dy makina te ‘Shkalla e Tujanit’, një nga automjetet kthehet përmbys

    Përplasen dy makina te ‘Shkalla e Tujanit’, një nga automjetet kthehet përmbys

    Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në Rugën e Arbrit.
    Dy automjete raportohet se janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre është kthyer përmbys. Ende nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti.
    Pak ditë më parë, dy të rinj humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në këtë aks rrugor. Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18-vjeçar, kanë mbetur viktimë kur motori me të cilin udhëtonin u përplas nga automjeti me drejtues Olsido Cami. Ky i fundit u arrestua nga policia.