Tag: ndodhur

  • “Para, miell, legalizim,presion dhe shantazh”,Kaso denoncon skemat e blerjes së votës:Prova me zë e figurë janë në SPAK

    “Para, miell, legalizim,presion dhe shantazh”,Kaso denoncon skemat e blerjes së votës:Prova me zë e figurë janë në SPAK

    Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar krimet zgjedhore të 11 majit. Në  një emision televiziv ai tha se foli për betejën e PD-së dhe strategjinë e saj ndaj kësaj “farse elektorale”. Ai tregoi dy prioritetet e opozitës dhe theksoi se ka denoncuar çdo parregullsi që ka të bëjë me zgjedhjet që nga faza përgatitore dhe deri në fund të procesit zgjedhor. Ndërsa vota e diasporës sipas tij, ka qenë një proces tejet i deformuar.

    “Aksioni i PD dhe opozitës pas farsës zgjedhore të 11 majit ka 2 prioritete; të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me faktet e provat që kemi grumbulluar një pjesë i kemi denoncuar dhe një pjesë jo, por edhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara. Jemi drejtuar me kërkesa për pavlefshmëri dhe në disa raste për rinumërim të votave të caktuara. Kemi depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën. Kanë sjellë një proces tejet të deformuar në diasporë veçanërisht në Greqi dhe Itali. Parregullsitë janë që të formimit jo të duhur të komisioneve që ishin mbushur me administratë me popullimi e qendrave të votimit. Punonjës të lartë të administratës kërkojnë që të marrin një rezultat të pamerituar”.
    Duke folur me fakte konkrete mbi presionin dhe shantazhin ndaj zgjedhësve, Kaso përmendi disa raste ku drejtorë administrate, drejtoria e tatimeve dhe hipoteka u vunë në funksion të Partisë Socialiste në Korçë dhe konkretisht kandidates Besa Spaho. Të gjitha këto fakte tha ai janë në SPAK.
    “I kemi denoncuar edhe në fushatë, kemi denoncuar sa i përket makinerisë shtetërore që u vu në funksion të PS, me emra drejtorësh që kemi paditur në SPAK së bashku me deputeten e zgjedhur Besa Spahos në Korçë iu vu në dispozicion e gjithë makineria shtetërore në Korçë duke filluar me drejtoreshën e tatimeve që thërriste në zyrë bizneset që kishte subjekt kontrolli dhe hapur kërkonte votën për PS dhe Besa Spahon. të njëjtën gjë kanë bërë edhe punonjësit e hipotekës, kadastra e Korçës u vu në dispozicion të së njëjtës kandidate”, theksoi Kaos.
    Një rast flagrant sipas Kasos, ka qenë ai kur zyrtarë të Hipotekës kanë shkuar te shtëpia e kandidates së PD-së dhe i kanë ofruar legalizim në këmbim të votës për PS.

    “Kanë shkuar në Maliq në Libonik te shtëpia e kandidates për depuetet të amsh dhe i kanë premtuar legalizim në mbështetje të kandidates së PS. Kaq flagrante është. I kemi çuar në SPAK. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”, tha Kaso në A2 CNN.
    Kaso theksoi gjithashtu se ka denoncuar edhe shpërndarjen e thasëve me miell dhe të parave ndaj familjeve vulnerabile. Ai tha se për të gjitha këto kemi fakte dhe prova me zë e figurë.
    “Kemi denoncuar shpërndarjen e thasëve me miell, kemi denoncuar rastin tjetër që u kap me zë e figurë që u fut në shtëpinë enjë familjeve në vështirësi ekonomike dhe u kishte premtuar para në këmbim të votës. E kemi me zë e figurë e kemi çuar në SPAK dhe të njëjta persona thanë se ne po bënim shaka. Ia kemi çuar edhe KQZ e KAS. E gjithë kjo ka ndodhur në Shqipëri, mendo në diasporë zyrat e konsullatës në Selanik janë bërë zyra të PS. Operatori i DHL e pohonte hapur në Facebook. I kemi me zë e figurë që na dhanë 100 mijë lekë nëse votojmë. I faktojmë me prova e fotografi nga terreni. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”.
     

  • Krimet zgjedhore/ Ivi Kaso: I kemi çuar të gjitha faktet në SPAK

    Krimet zgjedhore/ Ivi Kaso: I kemi çuar të gjitha faktet në SPAK

    Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se foli për betejën e PD-së dhe strategjinë e saj ndaj kësaj “farse elektorale”. Ai tregoi dy prioritetet e opozitës dhe theksoi se ka denoncuar çdo parregullsi që ka të bëjë me zgjedhjet që nga faza përgatitore dhe deri në fund të procesit zgjedhor. Ndërsa vota e diasporës sipas tij, ka qenë një proces tejet i deformuar.
    “Aksioni i PD dhe opozitës pas farsës zgjedhore të 11 majit ka 2 prioritete; të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me faktet e provat që kemi grumbulluar një pjesë i kemi denoncuar dhe një pjesë jo, por edhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara. Jemi drejtuar me kërkesa për pavlefshmëri dhe në disa raste për rinumërim të votave të caktuara. Kemi depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën. Kanë sjellë një proces tejet të deformuar në diasporë veçanërisht në Greqi dhe Itali. Parregullsitë janë që të formimit jo të duhur të komisioneve që ishin mbushur me administratë me popullimi e qendrave të votimit. Punonjës të lartë të administratës kërkojnë që të marrin një rezultat të pamerituar”.
    Duke folur me fakte konkrete mbi presionin dhe shantazhin ndaj zgjedhësve, Kaso përmendi disa raste ku drejtorë administrate, drejtoria e tatimeve dhe hipoteka u vunë në funksion të Partisë Socialiste në Korçë dhe konkretisht kandidates Besa Spaho. Të gjitha këto fakte tha ai janë në SPAK.
    “I kemi denoncuar edhe në fushatë, kemi denoncuar sa i përket makinerisë shtetërore që u vu në funksion të PS, me emra drejtorësh që kemi paditur në SPAK së bashku me deputeten e zgjedhur Besa Spahos në Korçë iu vu në dispozicion e gjithë makineria shtetërore në Korçë duke filluar me drejtoreshën e tatimeve që thërriste në zyrë bizneset që kishte subjekt kontrolli dhe hapur kërkonte votën për PS dhe Besa Spahon. të njëjtën gjë kanë bërë edhe punonjësit e hipotekës, kadastra e Korçës u vu në dispozicion të së njëjtës kandidate”, theksoi Kaos në A2 CNN
    Një rast flagrant sipas Kasos, ka qenë ai kur zyrtarë të Hipotekës kanë shkuar te shtëpia e kandidates së PD-së dhe i kanë ofruar legalizim në këmbim të votës për PS.
    “Kanë shkuar në Maliq në Libonik te shtëpia e kandidates për depuetet të amsh dhe i kanë premtuar legalizim në mbështetje të kandidates së PS. Kaq flagrante është. I kemi çuar në SPAK. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”, tha Kaso në A2 CNN.
    Kaso theksoi gjithashtu se ka denoncuar edhe shpërndarjen e thasëve me miell dhe të parave ndaj familjeve vulnerabile. Ai tha se për të gjitha këto kemi fakte dhe prova me zë e figurë.
    “Kemi denoncuar shpërndarjen e thasëve me miell, kemi denoncuar rastin tjetër që u kap me zë e figurë që u fut në shtëpinë enjë familjeve në vështirësi ekonomike dhe u kishte premtuar para në këmbim të votës. E kemi me zë e figurë e kemi çuar në SPAK dhe të njëjta persona thanë se ne po bënim shaka. Ia kemi çuar edhe KQZ e KAS. E gjithë kjo ka ndodhur në Shqipëri, mendo në diasporë zyrat e konsullatës në Selanik janë bërë zyra të PS. Operatori i DHL e pohonte hapur në Facebook. I kemi me zë e figurë që na dhanë 100 mijë lekë nëse votojmë. I faktojmë me prova e fotografi nga terreni. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”.

  • Aksident, humb jetën i moshuari

    Aksident, humb jetën i moshuari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”.
    Një makinë e drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet K.XH, ka përplasur një kalimtar të moshuar në zonë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92-vjeç. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore.aksideaksiaa

  • INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025

    INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025

    Aksidentet rrugore kanë rënë me 17% në 4 muajt e parë të këtij vitit, në krahasim me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Sipas INSTAT, nga Janari deri në Prill këtë vit janë regjistruar 413 ngjarje, nga 500 që pati në 2024-ën.
    Në 88% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
    Ndryshe nga vjet kur të rinjtë e grupmoshës 25-34 vjeç shkaktuan numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, këtë vit pjesa më e madhe e tyre është kryer nga grupmosha 35-44 vjeç, dukë zënë 21% të totalit të ngjarjeve rrugore.
    Fatmirësisht edhe numri i të aksidentuarve është në rënie.
    Konkretisht, këtë vit në 4 muaj ka pasur 589 jetë të humbura dhe të plagosur, rreth 100 më pak sesa në vitin 2024.
    Nëse ndalemi vetëm tek të dhënat e muajit Prill, janë shënuar 112 aksidente, 9% më pak sesa vjet.
    Numri më i lartë i këtyre ngjarjeve ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00.
    Tv Klan

  • “Opozita të protestojë me forma të dhunshme”, Agron Tufa: Duhet të tërbohemi nga diktatura e Ramës!

    “Opozita të protestojë me forma të dhunshme”, Agron Tufa: Duhet të tërbohemi nga diktatura e Ramës!

    Agron Tufa, e ka cilësuar një maskaradë të madhe atë që ndodhi më 11 maj, që në fakt sipas tij ka vijuar si diaboladë e ‘Rilindjes’ prej 12 vitesh. I ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës, përmes një lidhje me Skype, Tufa tha se ajo çfarë ka ndodhur më 11 maj, jo vetëm që detyron një parti politike opozitare, por madje të gjithë shoqërinë shqiptare, në një meditim të trishtueshëm të asaj që ka ndodhur me instalimin real të diktaturës 1945, tashmë në kushtet bashkëkohore.
    Sipas Tufës, nëse nuk ka një reagim social të shoqërisë shqiptare, atëherë ajo është e destinuar përjetësisht të jetë e nënshtruar, e shantazhuar, e survejuar dhe tanimë e arrestuar.
    Zgjidhjen Tufa e sheh te përshkallëzimi i protestave deri në rënien e pushtetit.
    “Kërkon një kujdes për t’i dhënë emër asaj që ka ndodhur në Shqipëri prej 12 vjetësh, dhe kulmin e arritur tani. Një maskaradë e madhe, një diaboladë që ka vazhduar. Maskaradë dhe masakër, ajo çfarë ndodhi dhe u përsërit, pafalshëm e detyron jo vetëm një parti politike për të cilën votojnë gjysma e popullit shqiptar, por tërë shoqërinë duhet ta fusë në një meditim shumë të trishtuar e të pikëllueshëm.
    Realisht kemi hyrë në diktaturë, është një regjim i përditshëm tashmë. Populli opozitar shqiptar është prej 12 vitesh i rrethuar, i survejuar, i shantazhuar, tashmë i arrestuar dhe i duhet të dalë nga ky qorrsokaku ku e ka futur qeverisja 12-vjeçare e Rilindjes. Shumë pak rëndësi kanë përcaktimet, është koha të veprohet, ndryshe nëse shoqëria shqiptare nuk shpërfaqet në tërë tërbimin e vet, me atë nervin social të shqiptarëve, ne tashmë i jemi nënshtruar diktaturës së vitit 1945, në kushtet bashkëkohore, më të neveritshme, duhet ndarë mendja njëherë e mirë. Mendimi im ka qenë që s’duhej hyrë në këto zgjedhje pa kushte, zgjedhje nën një diktaturë nuk bëhen e as të mendohen, është absurditet.
    Trashëgimia vihet re qartë. Kemi një rifreskim të skemave të sigurimit të shtetit, të degraduara në bumin e revolucionit tenkiko-virtual dhe ata e mbulojnë si dikur në çdo 3-5 banorë, ishte i survejuar nga operativët e sigurimit. Sot këto skema kanë avancuar edhe në sajë të teknologjisë, janë shtrirë si metastaza në institucion, lagje e shtëpi. Në këtë lloj kushtesh mbulimi i plotë i rrjetit të patronazhimit e ka bërë të pamundur, ruajtjen.
    Ky survejim e fut në një marrëdhënie njeriun e papërgatitur për të fituar lirinë në një kontratë me djallin. Këtu kemi një mënyrë diabolike, kreative të skemave të sigurimit të shtetit, që sot i kanë të gjitha mjetet, fuqitë e djallëzitë dhe kemi përfunduar një shoqëri e patronazhuar, e arrestuar. Jemi të mpirë në një qorrsokak e nëse s’do të dimë ta shpërthejmë këtë rrethim, nënshtrimi do të jetë fatal. Nëse s’do të ketë reagim të fuqishëm qytetar, diktatura është tashmë një realitet i konfirmuar, thjesht do të prodhojë në seri gjenerata skllevërish e do të jetë gjëja më fatale e shoqërisë shqiptare.
    Fakti se çfarë thonë burokracitë e Evropës e SHBA-së, s’duhet të ndikojë aspak te kërkimi i dinjitetit e lirisë së këtij populli të dhunuar, mashtruar, përdhunuar e nënshtruar. Ne duhet të dalim në rrugë, të bllokojmë e t’i tregojmë këtij shteti për dëmin që i ka sjellë popullit më shumë se forcat pushtuese. Ata që udhëheqin popullin opozitar duhet ta ndajnë mendjen, nëse nis protesta nuk ndalohet deri në rënien e pushtetit. Liria meritohet e ka çmim. Populli opozitar dhe udhëheqësit e opozitës duhet të mos e pranojnë këtë gjendje dhe ta refuzojnë këtë diktaturë e të protestojnë në mënyrë të dhunshme”, tha Tufa.

  • Aksidentet rrugore u ulën në prill por sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem

    Aksidentet rrugore u ulën në prill por sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem

    Të dhënat zyrtar tregojnë se aksidentet rrugore pësuan një rënie në prill 2025 në raport më të njëjtin muaj të një viti më parë.Sipas Institutit të Statistikave që publikoi të dhënat paraprake në muajin e katër të vitit numërohen 112 aksidente rrugore, nga të cilët 162 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).“Gjatë periudhës Janar-Prill 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,4%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, vlerësoi INSTAT.Nga analiza e të dhënave mbi shkaqet pse kanë ndodhur aksidentet duket se dominon ajo e zakonshmja dhe që lidhet me sjelljen e shoferëve në timon.“Aksidentet rrugore, në 93,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 23,2% të numrit të aksidenteve gjithsej”, thuhet në publikim.Sipas INSTAT në muajin Prill 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 18,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë dhe të Shtunë, me nga 11,6% secila.Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 22,3% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Aksident i 5-fishtë në Fier

    Aksident i 5-fishtë në Fier

    Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetine  Fierit. Katër makina dhe një motoçikletë janë përplasur në bulevardin e “palmave” në Fier.
    Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe përveç dokumentimit të aksidenti po disiplinon dhe trafikun qytetas. Ambulanca është thirrur për sigurinë e personave të përfshirë në aksident për ekzaminime.

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar

    Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar

    Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Corotona-s në Itali.
    Sipas mediave italiane, ai u godit nga një makinë e cila drejtohej nga një 19-vjeçar.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:45. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, shqiptari me iniciale E.G humbi jetën në vendin e ngjarjes.

    Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia./vizionplus.tv

  • ‘Shihemi në gjyq’, paralajmërimi i Kryemadhit: Çfarë ka ndodhur në të kaluarën…

    ‘Shihemi në gjyq’, paralajmërimi i Kryemadhit: Çfarë ka ndodhur në të kaluarën…

    Deputetja Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, tha se nuk tha asnjë fjalë pasi do të flasë vetëm kur të shkojë në gjyq. Kryemadhi tha se ka frikë vetëm nga drejtësia hyjnore.
    “Unë ua kam thënë që në janar nuk them asnjë fjalë aty. Shihemi në gjyq, sepse u firmos e gjithë kjo. Içik muhabet s’do bënim me, ca u bë me zgjedhjet apo kush do të kandidojë për prokuror e BKH?
    Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë. Duhet me jetuar fort. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, asnjëri nuk e di”, u shpreh Kryemadhi.

  • Gruaja me 3 fëmijët u hodhën në Bunë, dënohet me burg Erdgys Arrazi

    Gruaja me 3 fëmijët u hodhën në Bunë, dënohet me burg Erdgys Arrazi

    Është mbyllur me 4 vite burgim tragjedia e rëndë e ndodhur në ujërat e lumit Buna në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët u mbyt për shkak se bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike.
    Ngjarja e ndodhur në 3 maj 2024, e cila tronditi vendin teksa policia gjeti të mbytur në lumë nënën dhe 3 fëmijët, tashmë ka vetëm një autor përgjegjës dhe ai është kryefamiljari, Erdgys Arrazi.
    Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.