Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Hoxha ka kundërshtuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet, duke kërkuar rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Hoxha tha se nëse rinumërohen votat e qarkut të Tiranës, renditja e deputetëve të PD do të ndryshojë.
“Mendoj se këtu ka ndodhur masakra zgjedhore, por hallka e fundit është numërimi.
Po ndamë numërimin nga gjithçka ka ndodhur tjetër po bëjmë një hipokrizi, dhe unë këtë nuk e pranoj.
Për kutitë që i kam parë nga 2 herë, kemi parë manipulimin, i kemi videot që janë provë e gjallë e tjetërsimit të votave të kandidatëve.
Kjo ka ndodhur majtas dhe djathtas. Po të hapet qarku i Tiranës renditja e kandidatëve në listë do ndryshojë.
Edhe te PS është e njëjta gjë. Nesër shkoj në Kolegj Zgjedhor dhe nëse nuk përgjigjet do ndjek çdo rrugë deri në Kushtetuese se kjo është një betejë për parime”, tha Hoxha.
Tag: ndodhur
-

“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!
-

Dy gra kanosin në zyrë prokuroren e Sarandës, ndalohen nga policia
Një prokurore në Sarandë, emri i të cilës nuk bëhet i ditur është kanosur ditën e sotme në zyrën e saj. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, kur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, janë paraqitur dy shtetase të cilat ka kërkuar takim me Prokuroren.
Të dyshuarat, identitetet e të cilave ende nuk bëhen të ditura, janë të afërme të viktimës, një e mitur, të një vepre penale, ndodhur ditët e fundit në Sarandë, ku për autorin e së cilës Prokurorja kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi“.
Të dyshuarat, të cilat nuk kanë qenë dakord me këtë masë sigurie kanë fyer dhe kanosur sot prokuroren e gatshme që ka dhënë masën, brenda mjediseve të institucionit.
Të njoftuar për ngjarjen, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë ndodhur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të dyshuarat, nga të cilat janë marrë dëshmitë.
Për shkak të konfliktit të interesit, hetimet lidhur me ngjarjen do të vijojnë nga Prokuroria e Gjirokastrës për veprën penale “kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal. Të njëjtat burime bëjnë me dije se si provë kryesore do të shërbejnë pamjet filmike të Prokurorisë së Sarandës, të cilat tashmë janë sekuestruar. -

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja! Kushërira: Ishte plumb qorr…
Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, 1 qershor në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë, ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Aldi Neziri 21 vjeç dhe administratorin e picerisë, Leonardo Mejdani 24 vjeç.
Gjithashtu u arrestuan tre punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç.
Ata akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi ngjarja.
Sipas burimeve të policisë, në tavolinë kanë qenë të ulur 3 persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.
Ngjarja ka ndodhur padashje, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.
15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.
Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bahkëpunues. Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjaçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lart, pra plumb qorr.
Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lart poshtë, por drejt. Në këtë pikë hetimi ka marrë rrjedhë tjetër dhe u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur ngjarjen. Arma atipike që u përdor nuk është gjetur. -

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja, punonjësit hoqën kamerat dhe pastruan vendin! Kushërira: Ishte plumb qorr
Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, 1 qershor në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë, ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Aldi Neziri 21 vjeç dhe administratorin e picerisë, Leonardo Mejdani 24 vjeç.Lexo edhe :Related Posts
Gjithashtu u arrestuan tre punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç.Ata akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi ngjarja.
Sipas burimeve të policisë, në tavolinë kanë qenë të ulur 3 persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.
Ngjarja ka ndodhur padashje, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.
15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.
Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bahkëpunues. Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjaçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lart, pra plumb qorr.
Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lart poshtë, por drejt. Në këtë pikë hetimi ka marrë rrjedhë tjetër dhe u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur ngjarjen. Arma atipike që u përdor nuk është gjetur. -

Panik në Tiranë, qëllohet me armë zjarri 15-vjeçari në një piceri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit, ku një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri brenda një picerie.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 17:10, i mituri është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, ku mjekët konfirmuan se ai kishte marrë një plagë nga armë zjarri.
Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme gjatë një momenti brenda picerisë. Sipas të dhënave dëshmitarët nuk kanë konstatuar ndonjë konflikt mes të miturit dhe autorit të dyshuar.
Fatmirësisht, adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nga stafi mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes, i cili dyshohet të jetë një punonjës i picerisë, konkretisht motorristi. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
gijotina.com/ -

Lezhë, 57-vjeçari ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, një vit më parë i vranë vëllanë në Belgjikë
Një krim i rëndë ka ndodhur në Lezhë teksa policia konfirmon se është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi Kaza po kthehej me automjetin e tij.
Ai dyshohet se është vrarë për gjakmarrje, ndërsa nuk ka patur precedent të mëparshë penalë. Pjetër Kaza është vëllai i Agustin Kazës, i ekzekutuar një vit më parë në Belgjikë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacion i policise
Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. -

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë.
Sipas Bild, mësohet se një avion i vogël u rrëzua mbi një shtëpi, duke lënë të vdekur dy persona, mes tyre edhe pilotja 71 vjeçare.
Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se pilotja kishte raportuar probleme me motorin gjatë fluturimit.
Pak minuta pas njoftimit, avioni ra duke u përplasur mbi tarracën e një shtëpie, duke e lënë të shkatërruar.
Pas incidentit shkuan në vendngjarje forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen e ndodhur. -

Zgjedhjet e 11 majit në shënjestër/ Kaso denoncon manipulime në votimin jashtë vendit: Administrata u përdor për…
Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet e 11 majit deklaroi sot se aksioni i PD-së dhe opozitës ka dy prioritete: të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me fakte e prova dhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara.
I ftuar në një emision televiziv, Kaso tha se PD ka depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën.
Kaso e cilësoi si të deformuar procesin e votimit nga Greqia dhe Italia.
“Aksioni i PD dhe opozitës pas farsës zgjedhore të 11 majit ka 2 prioritete; të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me faktet e provat që kemi grumbulluar një pjesë i kemi denoncuar dhe një pjesë jo, por edhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara. Jemi drejtuar me kërkesa për pavlefshmëri dhe në disa raste për rinumërim të votave të caktuara. Kemi depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën. Kanë sjellë një proces tejet të deformuar në diasporë veçanërisht në Greqi dhe Itali. Parregullsitë janë të formimit jo të duhur të komisioneve, që ishin mbushur me administratë me popullimi e qendrave të votimit. Punonjës të lartë të administratës kërkojnë që të marrin një rezultat të pamerituar”,-tha Kaso.
-

Plagosje me armë zjarri në Durrës!
DURRËS- Arbër Gorgea, 36 vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës. I plagosuri është dërguar në spital, në gjendje të rëndë. Vetë 40-vjeçari është paraqitur në Policinë e Durrësit dhe ka kërkuar ndihmë. Efektivët e kanë dërguar në spital.
Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes. Vendi ku ka ndodhur plagosja është rrethuar nga policia dhe ka nisur hetimi. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me atentat, me vetëplagosje apo me një shkëmbim me armë zjarri.
Njoftimi i policisë Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes. -

Kris arma në Durrës, plagoset 36-vjeçari / Si ndodhi ngjarja
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës, pranë kufirit me zonën e Shënavlashit, ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri. I lënduari, i identifikuar si Arbër Goreja, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve, autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip “Ford”, duke goditur 36-vjeçari në krahun e majtë me pistoletë. Pas të shtënave, i plagosuri arriti të shkonte vetë në Komisariatin e Policisë për të kërkuar ndihmë dhe transport drejt spitalit.
Burime bëjnë me dije se 36-vjeçari kishte qenë i plagosur edhe dy vite më parë në një atentat tjetër.
Në një njoftim paraprak, policia tha se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, ai ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa forca të shumta policie janë të pranishme në spital dhe në vendin e ngjarjes. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”, tha policia.