Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Trenit në Tiranë.
Një automjet me targa të huaja ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës, duke marrë përpara edhe një pemë.
Pas aksidentit që dyshohet se është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia e ka identifikuar pasi i ka rënë targa.
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë fare pranë vijave të bardha e po ashtu me lëvizje të lartë automjetesh.
gijotina.com/
Tag: ndodhur
-

Bëri aksident në Tiranë dhe u largua, shoferi “tradhtohet” nga një send që i ra në vendngjarje
-

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje tre javëshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kostercë të Skenderajt. Policia njoftoi se vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në banesën ku familja jetonte. Për ngjarjen janë duke u marrë dëshmitë e prindërve, teksa trupi i foshnjës është dërguar në morg ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë, që do të zbulojë dhe shkaku ne vdekjes.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia. -

Eksplozivi në servisin e motorëve, policia jep detaje: Lënda plasëse shpërtheu në dritaren e biznesit
Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Bashkimi” në Vlorë dyshohet se ka ndodhur pikërisht në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të shtetasit V. B.
Sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse është vendosur në këtë pikë, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Policia vijon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar
-

11 maji, procesi i rinumërimit/ Reagon deputeti: Treni bullgar, jo më legjendë realitet
I ftuar në një studio televizive Himçi solli rastin më të fundit të konstatimit të këtij fenomeni në një nga QV në Gramsh.
Deputeti i zgjedhur i PD në Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi e konsideron fenomenin e famshëm ‘ treni bullgar’ jo një legjendë, por tanimë një realitet i ndodhur në disa qendra votimi në këtë qark.
Sipas Himçit, gjatë ankimit në KAS, referuar edhe ‘provave’ të copëzuara të vëna në dispozicion nga KQZ, janë konstatuar një sërë problematikash tejet skandaloze, që për ligjvënësin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ato ishin ‘vrastare’ për vetë procesin zgjedhor në tërësi, ende pa nisur.
Për Himçin, pamjet video të copëzuara e të prera në QV më 11 maj, tregojnë shkelje flagrante, dhe si i tillë, procesi i votimit nuk mund të quhet i vlefshëm dhe është nul.
Blendi Himçi:
Treni bullgar, s’është legjendë, është realitet dhe ka ndodhur në disa qendra votimi. Para disa orësh konstatuam ‘trenin bullagr’ në Gramsh, ku komisioneri e fut fletën në fundshpinë e më pas del nga QV së bashku me fletën. Mjafton të dalë një fletë votimi nga QV, me dy vula, del jashtë dhe ata që kontrollojnë procesin, votojnë PS, ia japin votuesit në dorë karshi pagesës, votuesi e merr fletën shkon në QV me fletën në xhep dhe merr fletën tjetër, fletën e vet që ka, e nxjerr jashtë, ndërsa atë që i ka dhënë komisioni e nxjerr jashtë. Kjo kalon pastaj dorë më dorë, vota totalisht të kontrolluara.
Kemi hasur një sërë problematikash. Nga dyshimet e ‘trenit bullgar’ dhe deformimin e votës, kemi kërkuar pamjet filmike në Qarkun e Elbasanit. Kemi kërkuar që pamjet të kenë orën dhe minutën. Nga KQZ na janë dhënë të prera të gjitha, i ka prerë administrata më format 20 min, dhe ato nuk janë të plotë. Argumentet para KAS, sipas KQZ, mund të ketë ndodhur që s’ka pasur energji elektrike. Bien vetë më këmbët e veta brenda, nëse këto kamera kanë pasur bateri që mbajnë mbi dy orë. Unë s’di të ketë pasur ndërprerje të energjisë. Kjo situatë është në të gjitha QV, që s’kemi pamje të plota të pamjeve filmike.
Nëse më 2023 formati i kameras ka qenë 16.9, por është në formatin e shkurtuar, 4-3, që mos t’i japë rezolucion pamjes së mbulimit. Mbi 40% të pamjeve filmike, gjejmë gjëra skandaloze. Këtu janë shkelje flagrante dhe si mund të quhet i vlefshëm ai proces votimi që ka ndodhur në Qarkun e Elbasanit apo gjithë Shqipërinë. Ka ndodhur rëndom në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Kërkesa jonë në KAS, s’është rinumërimi, që është kërkuar nga kandidatët. Qëndrimi ynë si subjekt është pavlefshmëria e zgjedhjeve. Procesi është nul, është ‘vrarë’ procesi zgjedhor ende pa nisur. Ka humbur fshehtësia e votës.
-

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë
Një tjetër përplasje e armatosur raportohet se ka ndodhur në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë, pas plagosjes së ndodhur në Golem.
Si pasojë e përdorimit të armëve mësohet se një person është arrestuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Sipas raportimeve për mediat, nuk ka persona të dëmtuar aktualisht.
Njeri prej të përfshirëve në konflikt është kapur.
-

I dërgonte foto intime nxënësit adoleshent, policia amerikane vë në pranga mësuesen 22-vjeçare
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Qarkun Chemung, Nju Jork, ku një mësuese 22-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka dërguar imazhe me përmbajtje seksuale të hapura një nxënësi vetëm 14 vjeç.
E dyshuara, Anamaria E. Milazzo, punonte si asistente arsimore në programin edukativ BOCES i Nivelit Jugor të Madh. Arrestimi i saj u bë pas një raportimi nga një oficere e burimeve shkollore, e cila kishte ngritur shqetësime për sjellje të papërshtatshme ndaj një nxënësi të mitur.
Sipas hetimeve të kryera nga Zyra e Sherifit të Qarkut Chemung, shkëmbimi i përmbajtjes së ndaluar dyshohet të ketë ndodhur për disa muaj përpara se të zbulohej rasti. Provat dixhitale të mbledhura çuan në arrestimin e Milazzos më 16 qershor 2025.
Milazzo përballet me dy akuza kryesore:
Përhapje e materialit të pahijshëm tek të miturit (klasi E, krim sipas ligjit penal të Nju Jorkut);
Rrezikim i mirëqenies së një fëmije (kundërvajtje e klasit A).
Me gjithë seriozitetin e akuzave, në përputhje me ligjet aktuale të shtetit për veprat penale jo të dhunshme, Milazzo është liruar pa kusht, me urdhër për t’u paraqitur në Gjykatën e Wellsburgut, ku procesi gjyqësor do të vazhdojë.
Programi BOCES i Nivelit Jugor të Madh ka konfirmuar se mësuesja u pezullua menjëherë nga detyra sapo u mor informacioni për akuzat. Në një deklaratë publike, organizata u shpreh se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe po ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për komunitetin shkollor të prekur.
Hetimet mbeten të hapura, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion shtesë, të kontaktojë me Zyrën e Sherifit të Qarkut Chemung.Top Channel
-

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, autori në arrati
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, ku i dëmtuar ka mbetur 26-vjeçari me iniciale P. F..
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, teksa i riu i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në kërkim të autorit, i cili u largua nga vendngjarja. Ai është identifikuar.
“Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. -

Aksident i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detajet)
Një aksident ka ndodhur në aksin Pukë- Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Luf, ku si pasojë e akisdentit një burrë dhe një grua janë plagosur.
Mjetet e përplasura janë një Volvagen Turan me një Tayota Yaris, ndërsa të lënduarit ishin pasagjerë te Tayota Yaris.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar segmenti Pukë- Shkodër.
Ndërkohë, Policia ka deklaruar se rruga do të jetë e kalueshme sapo të kryhen veprimet e aksidentit. -

Përplasen dy automjete në aksin Pukë-Shkodër, plagosen çifti i bashkëshortëve
Një aksident ka ndodhur në aksin Pukë- Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Luf, ku si pasojë e akisdentit një burrë dhe një grua janë plagosur.
Mjetet e përplasura janë një Volvagen Turan me një Tayota Yaris, ndërsa të lënduarit ishin pasagjerë te Tayota Yaris.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar segmenti Pukë- Shkodër.
Ndërkohë, Policia ka deklaruar se rruga do të jetë e kalueshme sapo të kryhen veprimet e aksidentit.
