Tag: ndodhur

  • Sherr mes dy personave në Cërrik, Enis Duro përplas me makinë 47-vjeçarin, ia mbath nga vendngjarja

    Sherr mes dy personave në Cërrik, Enis Duro përplas me makinë 47-vjeçarin, ia mbath nga vendngjarja

    Foto ilustruese

    CËRRIK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku 38-vjeçari Enis Duro ka përplasur qëllimisht me makinë shtetasin Orlando Kamami.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë referuar materialet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Enis Duro, 38 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” (neni 76/22), “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” (neni 283/1) dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” (neni 279), sipas Kodit Penal.
    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku Enis Duro ka goditur me automjet shtetasin Orlando Kamami, 47 vjeç, në një moment kur ky i fundit po qëndronte në trotuar. Pas përplasjes, 38-vjeçari është konfliktuar fizikisht me të dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
    Shtetasi O. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    Në vendin e konfliktit, policia ka sekuestruar automjetin e autorit të dyshuar. Gjatë kontrollit brenda mjetit, u gjetën dhe u sekuestruan:• 1 thikë,• 1 kosore me bisht metalik,• një sasi lënde e dyshuar narkotike (cannabis sativa),• 1 telefon celular.
    Vijojnë veprimet për kapjen e 38-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

  • “Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë”, flet babai i 2-vjeçarit që humbi jetën pas kafshimit të qenit

    “Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë”, flet babai i 2-vjeçarit që humbi jetën pas kafshimit të qenit

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga qeni i familjes, një pitbull.
    Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në fshatin Agios Leontas. Vogëlushi u sulmua brutalisht nga qeni, ndërsa ndodhej vetëm në oborrin e shtëpisë.Lexo edhe :Related Posts
    “Vajza ime më thirri dhe unë vrapova. Kjo është e gjitha që mbaj mend… djali im i vogël iku,” rrëfeu babai i tij për televizionin “Alpha”, me zërin që i dridhej nga dhimbja.

    Çifti shqiptar kishte dalë për të blerë disa furnizime dhe, sipas raportimeve, djali i vogël u afrua te pema ku ishte lidhur qeni. Kafsha e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
    “Qeni ishte endacak, e morëm sepse donim t’i jepnim strehë… por ai hëngri fëmijën tim. Më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë,” tregoi babai mes lotësh.
    E mitura bullgare tregon tmerrin në Greqi: Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje për prostitucion
    Fëmija u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin pavarësisht përpjekjeve të shumta.
    Autoritetet greke kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa prindërit janë marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e tragjedisë që ka tronditur komunitetin lokal.

  • Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

    Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga qeni i familjes, një pitbull.

    Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në fshatin Agios Leontas. Vogëlushi u sulmua brutalisht nga qeni, ndërsa ndodhej vetëm në oborrin e shtëpisë.

    “Vajza ime më thirri dhe unë vrapova. Kjo është e gjitha që mbaj mend… djali im i vogël iku,” rrëfeu babai i tij për televizionin “Alpha”, me zërin që i dridhej nga dhimbja.
    Çifti shqiptar kishte dalë për të blerë disa furnizime dhe, sipas raportimeve, djali i vogël u afrua te pema ku ishte lidhur qeni. Kafsha e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
    “Qeni ishte endacak, e morëm sepse donim t’i jepnim strehë… por ai hëngri fëmijën tim. Më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë,” tregoi babai mes lotësh.
    Fëmija u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin pavarësisht përpjekjeve të shumta.
    Autoritetet greke kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa prindërit janë marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e tragjedisë që ka tronditur komunitetin lokal.
     

  • Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

    Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

    Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak të konfliktit të pronësisë, ka helmuar qëllimisht tokën duke vrarë bagëtitë e bashkëfshatarit të tij.
    Ngjarja ka ndodhur në Peqin, kurse policia bëri me dije se mori nën procedim 72-vjeçarin me inicialet K.S., pas denoncimit.
    Dëmi i shkaktuar tek personi tjetër është 12 bagëti të ngordhura, të cilat duke kullotur në pronën që pretendonte i dyshuari, u helmuan.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti”, njoftoi policia vendore.
    Hetimet e mëtejshme për rastin dhe zbardhjen e rrethanave dhe zanafillës së konfliktit pritet të sqarohen nga Prokuroria e Elbasanit.

  • Ndodh në Peqin/ ‘Çmendet’ 72-vjeçari, helmon kullotën e bashkëfshatarit që ti ngordhin delet

    Ndodh në Peqin/ ‘Çmendet’ 72-vjeçari, helmon kullotën e bashkëfshatarit që ti ngordhin delet

    Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak të konfliktit të pronësisë, ka helmuar qëllimisht tokën duke vrarë bagëtitë e bashkëfshatarit të tij.

    Ngjarja ka ndodhur në Peqin, kurse policia bëri me dije se mori nën procedim 72-vjeçarin me inicialet K.S., pas denoncimit.
    Dëmi i shkaktuar tek personi tjetër është 12 bagëti të ngordhura, të cilat duke kullotur në pronën që pretendonte i dyshuari, u helmuan.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti”, njoftoi policia vendore.
    Hetimet e mëtejshme për rastin dhe zbardhjen e rrethanave dhe zanafillës së konfliktit pritet të sqarohen nga Prokuroria e Elbasanit.

  • Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

    Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

    Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë në Durrës, ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.
    Në dëshminë e tij të dhënë për News24, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë.
    Gjithashtu, Adem Boba u shpreh një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare.
    “Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat.
    Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shok i djalit pasi ka ndodhur ngjarja.
    Djali është në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
    Por dua të bëhet njëherë djali mirë dhe gjërat e tjera mund të sqarohen më pas. E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…
    Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai.

  • Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

    Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

    Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
    Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
    Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
     

    Top Channel

  • Nga një kafe te protesta e harruar, Salianji denoncon apatinë brenda PD dhe mungesën e reagimit ndaj Ballukut

    Nga një kafe te protesta e harruar, Salianji denoncon apatinë brenda PD dhe mungesën e reagimit ndaj Ballukut

    Nga një kafe u nis një foltore. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte, 4 dhjetor, ku sqaroi më shumë lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike. Për gazetarin Blendi Fevziu, Salianji tha se Partia Demokratike nuk është në gjendjen e saj më të mirë.
    Sipas tij, ka disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë vend, duke vënë theksin te çështja ndaj Belinda Ballukut dhe tha se reagimi i partisë ka qenë apatik. “Shqetësimi është që nuk ka një reagim siç duhet. Duhej të shkulej vendi zotëri. Për këtë rast duhej të shkulej i madh dhe i vogël. E keni parë për raste më të vogla korrupsioni çfarë ka ndodhur tani në Bullgari, çfarë ka ndodhur në Rumani. Jemi në kushtet ku PD-ja nuk ka fuqi reaguese apo jo”, tha Salianji. Ai theksoi se të nesërmen e ditës që Balluku është marrë e pandehur, Partia Demokratike ka vendosur të bëjë analizën e zgjedhjeve, teksa nënvizoi se ai ka qenë ndër të paktët që ka kërkuar protestë. “Unë po them nuk ka fuqi të reagojë. Unë po them që unë kam kërkuar në mbledhje të Kryesisë ditën që u mor e pandehur [Belinda Balluku], të nesërmen PD-ja ka vendosur të bëjë analizën e vjedhjes së zgjedhjeve apo të humbjes së zgjedhjeve. Atë ditë unë kam qenë ndër të paktët që kam kërkuar që ne duhet të protestojmë fort. U fol kur e kërkova unë protestën. Pasi kam kërkuar unë është diskutuar protesta.
    E kam kërkuar unë”, tha Salianji. “Ka qenë zv/kryeministër Ilir Meta. Ka dhënë dorëheqjen për një akuzë, por nuk e ndaloi opozitën e asaj kohe këtij vendi që të bënte atë që bënte. E mbani mend 21 janarin? Tani ne nuk jemi më të dobët. Unë mendoj që PD është më e fortë dhe reagimi që duhet të kemi në këto kushte është kjo”, shtoi ai. I pyetur nga Blendi Fevziu nëse reagimi ndaj Ballukut është lojë e shitur, Salianji u përgjigj kështu: Nuk i hyj asnjë teorie konspirative. Ne nuk reaguam në mënyrën e duhur. Salianji foli edhe për zgjedhjet e pjesshme, teksa tha se kandidatët që mbështeti PD-ja në të gjitha bashkitë nuk morën vota as sa për një mandat deputeti. Sa i përket protestave të përjavshme para Kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë, Salianji ironizoi aksionin e selisë blu. “Si? Duke folur dhe duke vënë muzikë para Ramës”, pyeti ai.

  • Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

    Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

    Nga një kafe u nis një foltore! Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin “Opinion” këtë të enjte, 4 dhjetor, ku sqaroi më shumë lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike.
    Salianji tha se Partia Demokratike nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sipas tij, ka disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë vend dhe se reagimi i partisë ka qenë apatik.
    “Shqetësimi është që nuk ka një reagim siç duhet. Duhej të shkulej vendi zotëri. Për këtë rast duhej të shkulej i madh dhe i vogël. E keni parë për raste më të vogla korrupsioni çfarë ka ndodhur tani në Bullgari, çfarë ka ndodhur në Rumani. Jemi në kushtet ku PD-ja nuk ka fuqi reaguese apo jo”, tha Salianji.
    Salianji foli edhe për zgjedhjet e pjesshme, teksa tha se kandidatët që mbështeti PD-ja në të gjitha bashkitë nuk morën vota as sa për një mandat deputeti. Sa i përket protestave të përjavshme para Kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë, Salianji ironizoi aksionin e selisë blu.
    “Si? Duke folur dhe duke vënë muzikë para Ramës”, pyeti ai.

  • VIDEO/ Shpërthimi i bombulës së gazit në ambientin e kompleksit në Tiranë, ja kush janë të plagosurit. Nis hetimi

    VIDEO/ Shpërthimi i bombulës së gazit në ambientin e kompleksit në Tiranë, ja kush janë të plagosurit. Nis hetimi

    Një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi ka ndodhur paraditen e sotme në një ambient jofunksional në kryeqytet, duke lënë të plagosur pronarin e lokalit, Besmir Dyrmishi, 40 vjeç, dhe punonjësin e tij, Klejdi Bajrami, 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një piceri pranë zonës së “Delijorgji” në Tiranë.
    Në pamjet duken xhama të thyera dhe karrige të shkatërruara, ndërsa ambienti i goditur nga shpërthimi është dëmtuar rëndë. Shpërthimi ka pasur forcë të madhe dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në lokal, ndërsa dëshmitarët flasin për frikë të madhe në momentin e ngjarjes.
    Grupi hetimor është shpallur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti në bombulën e gazit, por hetimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk është përjashtuar mundësia e faktorëve të tjerë.