Tag: ndodhur

  • Vrau nënën/ 18-vjeçari grek shokon me dëshminë e tij

    Vrau nënën/ 18-vjeçari grek shokon me dëshminë e tij

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ku një 18-vjeçar ka mbytur nënën e tij në Trikala. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Flamoulit. 18-vjeçari vrau nënën e tij duke e mbytur me një peshqir banjoje.

    Pasi kreu aktin 18-vjeçari telefonoi policinë dhe u tha se vrau nënën e tij. Ai priti brenda në banesë derisa mbërriti policia. Ai deklaroi se gjithmonë donte ta vriste nënën e tij pasi debatonte me të. Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj viktimës së ajo kishte shumë afera jashtëmartesore.

    “Gjithmonë kam dashur ta vras ​​nënën time, sepse ajo nuk më kushtoi vëmendje, debatonte me mua dhe kishte shumë lidhje”, theksoi ai.

    Viktima ishte ndarë nga babai i të riut, ndërsa nënë e bir kishin grindje të shpeshta. Ngjarja tragjike nuk ishte një debat i agravuar pasi autori theksoi se po shikonte televizor me nënën e tij kur u ngrit dhe mbyti me peshqir të ëmën.

    “Pa ndodhur asgjë mes nesh, u ngrita, mora peshqirin e saj, e vura rreth qafës, e shtrëngova dhe e vrava”, thuhet se i tha 18-vjeçari policisë.

  • U rrëzua në lumin Fan teksa po kthehej në banesë, ndërron jetë 49-vjeçari

    U rrëzua në lumin Fan teksa po kthehej në banesë, ndërron jetë 49-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
    Sipas informacioneve të policisë, viktima, shtetasi M. K. nga fshati Ndërfushas, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, teksa po kthehej për në shtëpi.
    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, kur M. K. është zhytur në ujërat e lumit dhe ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërsa materialet janë referuar Prokurorisë si një ngjarje aksidentale.
     

  • Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

    Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
    Një automjet është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka rënë përtokë.

    Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

  • Aksident tragjik, i riu nga Vlora ndërron jetë në spital

    Aksident tragjik, i riu nga Vlora ndërron jetë në spital

    Ka ndërruar jetë i riu që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6 shtator në Fushë-Dukat, në aksin rrugor Orikum–Himarë.
    Burime nga familjarët bëjnë me dije se 22-vjeçari Fadil Bodoj, i cili për më shumë se një muaj qëndroi nën trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ia doli të mbijetonte për shkak të komplikacioneve të rënda që pasuan plagët e marra nga përplasja.
    Pasi kishte dalë nga spitali, ai zhvilloi infeksione serioze në plagët e hapura, të cilat sollën përkeqësimin e shpejtë të gjendjes shëndetësore. Edhe pse u transportua sërish drejt spitalit dhe iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.
    Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të natës së 6 shtatorit, kur një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga 22-vjeçari Fadil Bodo, u përplas me një “Fiat” në të cilin ndodhej 20-vjeçari Gabriel Lazemetaj. Nga përplasja u plagosën katër persona, mes tyre edhe i riu që humbi jetën disa javë më vonë.
    Në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës më 6 shtator thuhej:
    “Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, automjeti tip ‘Audi’, që drejtohej nga shtetasi F. B., 22 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e ‘Audit’, shtetasit F. Q. dhe D. K. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”
    Hetimet vijojnë Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej automjeteve. Policia dhe Prokuroria e Vlorës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që mori një jetë të re”.

  • Babë e bir u arrestuan pasi kërcënuan fqinjin duke qëlluar në ajër, gjendet arma e zjarrit

    Babë e bir u arrestuan pasi kërcënuan fqinjin duke qëlluar në ajër, gjendet arma e zjarrit

    Policia e Shkodër ka gjetur armën e zjarrit, që u përdor nga babë e bir për të kërcënuar fqinjin e tyre.

    Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Trushit.
    Menjëherë pas kallëzimit në polici, u bë e mundur arrestimi i 56-vjeçarit dhe djalit të tij, ndërsa u shpall në kërkim dhe djali tjetër.
    Njoftimi:
    Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Trush.
    Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit si dhe municion luftarak.
    Në vijim të hetimeve që po kryhen për dokumetimin e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në fshatin Trush, ku 3 shtetas dyshohet se qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, për të kanosur fqinjin e tyre, shtetasin P. N., për motive të dobëta, bëjmë me dije se:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit në pronësi të shtetasit kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje, të cilën autorët e dyshuar e kishin fshehur afër banesës së tyre.
    Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.
    Dy ditë më parë policia sekuestroi dy armë gjahu dhe vuri në pranga shtetasit Ç. M., dhe D. M.,(babë e bir), gjithashtu, u shpall në kërkim dhe djali tjertër shtetasi E. M., në territorin në pronësi të shtetasit Ç. M.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Plagosja me armë pranë mbikalimit të Rinasit. Në kërkim autori, arrestohet i vëllai

    Plagosja me armë pranë mbikalimit të Rinasit. Në kërkim autori, arrestohet i vëllai

    Policia ka dhënê detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme pranë mbikalimit të Rinasit.
    Bëhet me dije se ështê arrestuar vëllai i autorit.

    Njoftimi i Policisë

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar.

    Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, 26-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
    Arrestohet vëllai i 32-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë dhe u sekuestruan, 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    26-vjeçari vijon të marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin:
    -G. M., 32 vjeç, banues në Domje.
    Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi J. M, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

  • Plagosje me armë zjarri te mbikalimi i Rinasit, arratiset autori

    Plagosje me armë zjarri te mbikalimi i Rinasit, arratiset autori

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qendrën tregtare “Megatek” në Kashar.
    Raportohet se një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë në parkingun e “Megatek”, ndërsa autori është larguar.

    I plagosuri, sipas burimeve, nuk ka qenë bashkëpunues dhe po këqyren kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e qëlloi.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe banal mes dy personave në parkingun e qendrës tregtare “Megatek”.

  • Përplasen dy automjete në Kukës, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

    Përplasen dy automjete në Kukës, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

    Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Kukës–Krumë”, në vendin e njohur si “Qafa e Toblit”. Ngjarja ka ndodhur kur automjeti që drejtohej nga shtetasja H. H., 62 vjeçe, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi D. C., 27 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes, janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere që ndodhej në automjetin e shtetasit D. C. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  • Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

    Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

    Moderatorja dhe aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka vendosur t’i japë fund pyetjeve të shumta që ka marrë kohët e fundit nga ndjekësit në rrjete sociale për ndryshimin në syrin e saj. Në një “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Çfarë të ka ndodhur te syri?”
    Olta vendosi të përgjigjej hapur, duke sqaruar se bëhet fjalë për një problem shëndetësor dhe jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç kanë aluduar disa.
    Ajo shkroi:
    “Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani”.- shkroi ajo, duke i “vene kapakun” kësaj pyetje.
    Me këtë reagim, Olta ka bërë të qartë se ndodhet në një moment delikat dhe kërkon privatësi lidhur me situatën e saj shëndetësore. Pavarësisht kësaj, mesazhi i saj është pritur me shumë dashuri dhe mbështetje nga fansat, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë dhe forcë për ta kaluar këtë periudhë.
    Mbase Olta do tregojë më vonë se çfarë po kalon.

  • ‘Para 3 netësh Veliajn e nxorën nga burgu’/ Berisha zbulon çfarë ka ndodhur: E çuan në…

    ‘Para 3 netësh Veliajn e nxorën nga burgu’/ Berisha zbulon çfarë ka ndodhur: E çuan në…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shtetërore, duke aluduar për një ngjarje të pazakontë që sipas tij ka ndodhur brenda ambienteve të burgut ku ndodhet i arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
    Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se ka informacione jozyrtare dhe “gossip”-e që flasin për një episod misterioz që ka ndodhur pak net më parë. Sipas tij, Veliaj është nxjerrë nga burgu në mesnatë dhe është çuar “në drejtim të paditur”.
    “Kanë qarkulluar shumë gossipe, se burgu ka lajme dhe gossipe. Njëri prej tyre është se para 3 netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por gossipi i asaj ndërtese këtë thotë,” tha Berisha para mediave.
    Sipas tij, ky veprim përbën një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës, duke nënkuptuar se Veliaj mund të jetë subjekt i një skenari për ta eliminuar politikisht apo edhe më shumë.
    “Pse e thashë këtë? E thashë sepse Edi Rama do që ta shohë me çdo kusht të asgjësuar politikisht, të paktën. Por ndoshta edhe për atë tjetrën. Ta nxjerrësh tjetrin në 12 të natës, të kalamendur, dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkte për Ramën. Ku e çoi atë?”
    Berisha ngriti gjithashtu dyshime nëse është respektuar ndonjë procedurë ligjore për këtë veprim, apo nëse është përdorur, siç e cilësoi ai, “papagalli i Ulziut”, duke iu referuar ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
    “Mori autorizim apo jo, apo përdori vetëm papagallin e Ulziut, Lamallarin, për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 11 të natës, këtë nuk e dimë.”