Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet.
Kjo është arsyeja kryesore pse është e vështirë për dikë ta eliminojë plotësisht atë nga dieta e tij.
Megjithatë, për ata që kanë sukses, përfitimet janë mbresëlënëse dhe shfaqen pothuajse menjëherë!
Ja tre gjëra që do t’ju ndodhin nëse e zvogëloni ndjeshëm sheqerin:
1. Do të përmirësoni shëndetin e zemrës suaj
Sheqeri jo vetëm që të rëndon, por është edhe i rrezikshëm për zemrën. Sipas të dhënave shkencore në dispozicion, konsumi i shtuar i sheqerit shoqërohet me një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.
2. Do të zvogëlojë dhjamin e barkut
Konsumi i sheqerit, kryesisht nga pijet dhe lëngjet e gazuara (si lëngjet e gatshme dhe pijet e gazuara), shoqërohet me “litarin e shpëtimit” të shëmtuar.
3. Lëkura juaj do të duket më e re
Kur sheqeri që marrim nga ushqimi hyn në qarkullimin e gjakut, ai shkakton një kaskadë procesesh që në fund të fundit e bëjnë lëkurën më të lirshme dhe më pak elastike. Edhe nëse rrudhat e para të holla janë shfaqur tashmë në fytyrën tuaj, kufizimi i konsumit të sheqerit do të bëjë diferencën.
Tag: ndodhin
-

Tri gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri
-

“Në spitale ndodhin krime kundër njerëzve, mësuesit janë të diskriminuar”/ Berisha tregon programin për shëndetësinë dhe arsimin: Asnjë pagë nën 1500 euro
Sali Berisha: Në 100 ditët e para, do të realizojmë atë ndryshim që nuk e ka menduar njeriu. Do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo njeri me ndihmë ekonomike, për çdo të papunë, për çdo jetim që ka një prind, për çdo student me bursë. Ne garantojmë për këta qytetarë 6.3 euro në ditë, pak mbetet, por mjerim nuk është.
Shqipëria do të adoptojë listën e ilaçeve të Italisë. Dy shërbime thelb për çdo komb, arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme. Janë rrokulisur deri në shpartallim. Sistemi i shëndetësisë është jashtëzakonisht problematik, ku të sëmurët rëndë në spitale i merr sëmundja se nuk kanë ilaçe për mjekim. Një sistem ku një i sëmurë duhet të presë muaj të tërë për të bërë skanerin. Një sistem ku mjekimi është gjysmak ose ai që nuk duhet. Ju keni ndjekur dramën e tmerrshme që zhvillohet në spitalin onkologjik. Në asnjë vend nuk ndodh ajo. 3 muaj më parë, Rama deklaroi se atje po ndodhin krime kundër njerëzit. Po, është krim kur të sëmurin e mban dhe nuk i jep ilaçe që luftojnë sëmundjen. Por Rama nga ajo ditë deri më sot nuk mori asnjë masë të vetme, sepse ai është autori i atij krimi. Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe garantoj çdo shqiptar se nuk do të shitet kurrë ilaç cilësie tjetër se në ato që shiten në të paktën dy vende të BE. Kurrë nuk do të mungojnë ilaçet jetike. Do të dyfishohet rrogat e mjekëve dhe infermierëve.
Edhe shkolla është zhytur në kaos, mësuesit janë të diskriminuar nga portali ‘një mësues për partinë’. Ne zotohemi para jush që mësuesit t’i vendosim në piedestal. Nuk do të ketë rrogë minimale nën 1500 euro.Top Channel
-

Bellingham: Kemi edhe 90 minuta, nëse ka një vend ku ndodhin gjëra të çmendura është “Bernabeu”
16 Prill 2025
8:48
Telesport
Mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham, foli për “Amazon Prime” në prag të çerekfinales së kthimit të Champions League ndaj Arsenal. Londinezët fituan 3-0 ndeshjen e parë.
“Sot ne kemi nevojë për diçka vërtet të veçantë, diçka vërtet të çmendur. Por nëse ka një vend ku ndodhin gjëra të çmendura është shtëpia jonë, është Bernabeu“, tha Bellingham.
“Në këto ndeshje duhet të krijosh më shumë. Në ndeshjen e parë ne nuk bëmë sa duhet për të krijuar aksione të rrezikshme. Por ne jemi ende gjallë, kemi 90 minuta futboll dhe gjithçka mund të ndodhë”, tha anglezi.
