Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, kritikoi qeverinë për buxhetin e propozuar, duke e cilësuar si antisocial dhe të papërballueshëm për shtresat në nevojë, veçanërisht për pensionistët dhe sektorët kryesorë të ekonomisë si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.
Sipas PL, ky buxhet thellon varfërinë dhe favorizon korrupsionin, duke shpërndarë fondet në mënyrë jo të drejtë.
Tedi Blushi:
Jemi në këtë Konferencë të përbashkët shtypi për të prezantuar 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për buxhetin antisocial të Qeverisë për vitin e ardhshëm, që thellon më tej varfërinë e qytetarëve dhe në veçanti të pensionistëve, sepse në vlerësimin tonë ky nuk është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe mjafton vetëm fakti që 70% e fondeve të alokuar do të shkojnë tek Ministria e Belinda Ballukut, por do të shkojnë për tu vjedhur dhe jo për shërbime dinjitoze ndaj qytetarëve.
Dhe mjafton kjo shpërndarje e pabarabartë dhe jo e drejtë e fondeve që shtresat më në nevojë edhe vitin e ardhshëm do të mbajnë mbi supe koston e rëndë të korrupsionit të përbindshëm të kësaj qeverie që prioritet të vetëm të saj madhor nuk ka interesin publik, por vetëm vjedhjen e taksave, të mundit, të gjakut dhe të sakrificave, mbi të cilat është ndërtuar dhe ky buxhet, por që për fat të keq ndodhet në duart e një qeverie të korruptuar deri në palcë.
Tag: ndodhet
-

“Ky buxhet, ndodhet në duart e një qeverie të korruptuar”/ Blushi, deklaratë për mediat: Vjedhja më e madhe në histori
-

Tragjedia në familjen Boba/ I mituri ndërroi jetë pas sulmit me thikë në zemër, familja largohet, banesa me qira braktiset
Shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nuk ndodhet aty, me përjashtim të pronares së objektit që 3 vite më parë ua kishte dhënë me qira katin e parë të ndërtesës dykatëshe e cila ndodhet fare pranë vendit të ngjarjes.
Aty, ku djali i tyre u godit me thikë disa herë nga një 14-vjeçar dhe nuk arriti të mbijetojë, duke humbur jetën 9 ditë pas ngjarjes që u regjistrua në datën 25 nëntor pas shkolle.
Asnjë nga familja Boba nuk është kthyer në banesën me qira. Edhe tek gjyshërit nga e ëma të të miturit Erion Boba nuk ka njeri. Të gjithë janë ende në Tiranë, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.
Paraprakisht thuhet se trupi i Erionit do të prehet në Bulqizë, atje ku familja jetonte deri para disa vitesh, por u shpërngul për një jetë më të mirë, shkollim më të mirë për 3 fëmijët e saj, dy djem dhe një vajzë në Durrës. Erioni sot nuk është më, ndërsa krimet e përsëritura mes të miturve që në të shumtën e rasteve janë pjesë e gjuhës së urrejtjes mes tyre, janë këmbanë e fortë alarmi që shteti, shoqëria, shkolla dhe familja duhet të reagojnë dhe të veprojnë si pjesë të një të tëre për të ndryshuar situatën konfliktuale mes të miturve, për t’i edukuar dhe për t’u dhënë vëmendje e orientuar në zgjidhjen e konflikteve pa dhunë.Top Channel
-

‘Ndodhet në një moment kyç’, Rudina Hajdari: PD duhet të jetë e bashkuar, që të marrë ne dorë fatin e Shqipërisë
Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari komentoi sot situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.
E ftuar në një studio televizive, Hajdari u shpreh se mbi të gjitha, në situatën që ndodhet dhe përballë mazhorancës, PD-ja duhet të jetë më e bashkuar se kurrë dhe të reflektojë për rolin për të marrë në dorë fatet e vendit.
“Është një ditë e jashtëzakonshme për demokratët. Të gjithë ata që janë pjesë e anëtarësisë e duan Partinë Demokratike pavarësisht sfidave që ka. Por është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të reflektojmë për rolin që kemi për të marrë në dorë fatet e vendit
PD ndodhet në një moment kyç, duke pasur përballë një qeveri që sipas saj ka rënë totalisht në legjitimitet.
Ne duhet të tregojmë krahasimet me vendet e tjera, të shpjegojmë qytetarëe se si po vidhen taksat e tyre dhe të ofrojmë alternativa të qarta për menaxhimin e vendit.
Partia Demokratike nuk mund të lejojë që debati brenda saj të humbasë fokusin tek qeveria dhe korrupsioni i përditshëm. Rama e di që PD nuk është e unifikuar në mesazhe. Nëse opozita do të ishte më e fokusuar dhe profesionale, sot mund të ishte në pushtet”,-tha Hajdari. -

Aksident në Fier: Makina del nga kontrolli dhe godet një automjet të parkuar
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën Jugore të Fierit, ku një automjet, pasi humbi kontrollin, është përplasur me një makinë të parkuar.
Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit në lëvizje, i cili u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. -

Ku ndodhet zemra e Maradonës? Drejtësia zbulon misterin 5 vite pas vdekjes së tij
Diego Armando Maradona vdiq 5 vite më parë dhe ende ka aspekte të paqarta, që autoritetet vazhdojnë t’i hetojnë. Një nga misteret më të mëdha për tifozët e “10” është: Ku ndodhet zemra e tij?
Trupi i legjendës u varros pa këtë organ, i hequr gjatë autopsisë më 25 nëntor 2020, së bashku me veshkat dhe mëlçinë për qëllime hetimore, një praktikë e zakonshme kur shkaqet e vdekjes nuk janë të qarta. Sidoqoftë, vendndodhja e organeve nuk është më secret. Zemra e Maradonës ndodhet në Departamentin e Anatomisë Patologjike të Policisë së Buenos Aires, në La Plata, nën masa të shumta sigurie.Analogjia mes futbollit dhe fesë është e dukshme në Argjentinë, ku fituesit e Kupës së Botës trajtohen si apostuj, me “El Diego” dhe Messin si të zgjedhurit e çdo epoke. Për shkak të planeve të disa ultrasve të Gimnasia dhe Esgrima La Plata për ta vjedhur zemrën, siguria u rrit ndjeshëm.
Organet e Maradonës do të ruhen deri në vitin 2030, mbërritën aty disa ditë pas konfirmimit të vdekjes së tij. Trupi tjetër është i varrosur pranë prindërve në varrezat e Bella Vista, pa pllakatë, për arsye sigurie. -

Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari
gjyakta e durresit
DURRËS- Gjykata e Durrësit caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin M.K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë, i cili dy ditë më parë plagosi rëndë me thikë në zemër 15-vjeçarin E.B. Mësohet se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Dy të miturit 14 dhe 15-vjeçar, të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”, u përfshinë dy ditë më parë në një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Pasi kanë debatuar dhe përplasur fizikisht, 14-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshtarin e tij. Menjëherë pas ngjarjes, ai është arrestuar nga policia, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në spital në gjendje ende kritike dhe i është nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale. Sipas dëshmisë së autorit, të dy ata kishin kërkuar një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme 25 nëntor, ku 14-vjeçari ka plagosur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori i mitur është arrestuar, ndërsa i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike. Në një reagim, spitali bëri me dije se i mituri ndodhet në reanimacion, ndërsa mjeku kirurg tregoi gjendjen kritike në të cilën ndodhet. Sipas mjekut, orët në vijim do të jenë vendimtare për gjendjen e 15-vjeçarit./ZËRI
-

Ku është pema më e vjetër në botë? Vendndodhja e saj ishte një sekret i ruajtur me kujdes për vite me radhë.
Në një botë që ndryshon vazhdimisht, ka pak gjëra që i rezistojnë kohës. Pemët, një nga krijesat më jetëgjata në Tokë, ofrojnë strehim, hije dhe ajër për breza, duke u shndërruar në pika referimi të njohura për miliona njerëz.
Nga lisat e bukur te tisët e lashtë, disa datojnë mijëra vjet më parë, në një kohë kur qytetërimi dukej shumë ndryshe.
Por a keni menduar ndonjëherë se cila është pema më e vjetër në botë dhe ku ndodhet ajo?
Cila është pema më e vjetër në botë?
Metuselahu është pema më e vjetër individuale me emër në botë. Ndodhet në Malet e Bardha të Kalifornisë, e rrethuar nga tokë e thatë dhe shkëmbinj. Pema ka ngjyrë të zbehtë dhe formë të përdredhur, pa gjethe, shkruan BBC .
Metuselahu është një pishë e llojit Great Basin bristlecone. Pema u emërua sipas patriarkut biblik Metuselahu, gjyshit të Noeut, i njohur për jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme dhe jetëgjatësinë më të gjatë në Bibël, prej 969 vjetësh.
Pema e Metuselahut u zbulua në vitet pesëdhjetë të shekullit të 20-të nga Dr. Edmund Shulman. Ajo mban rekordin si pema më e vjetër në botë me një moshë të konfirmuar. Ajo u rrit si një organizëm i vetëm dhe nuk është pjesë e një kolonie klonale – një grup pemësh gjenetikisht identike të lidhura nga një sistem rrënjor i përbashkët.
Metuselahu ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, por në të njëjtën zonë ekziston një pemë tjetër, pa emër, e cila mendohet të jetë edhe më e vjetër.
Pse është i mbrojtur vendndodhja e tij?
Një pyll i lashtë me pisha ndodhet në Malet e Bardha të Kalifornisë. Megjithatë, vendndodhja e saktë e pemës më të vjetër të emëruar, si dhe pema e konfirmuar më e vjetër pa emër në zonë, mbahet sekret dhe asnjë foto e këtyre pemëve nuk është ndarë konkretisht për dekada të tëra.
Kjo u bë për ta mbajtur të mbrojtur nga dëmtimet ose vandalizmi – por në vitin 2021, vendndodhja e Methuselahut u bë më e njohur në internet kur u publikuan foto, duke u lejuar njerëzve të përcaktonin me saktësi vendndodhjen e tij.
Si ia del të jetojë kaq gjatë?
Pisha bristlecone e Pellgut të Madh konsiderohet si specia më e vjetër e pemës që jeton në botë. Këto pemë rriten në malet më të larta të Kalifornisë, Nevadës dhe Utahut në SHBA.
Por si ia dalin të jetojnë kaq gjatë? Me një jetëgjatësi mbresëlënëse që përfshin breza të tërë, jetëgjatësia e tyre është rezultat i kushteve të vështira në të cilat rriten. Në këto kushte, pemët rriten shumë ngadalë, gjë që i bën ato të dendura dhe si rezultat, kjo i mbron ato nga kalbja, insektet dhe kërpudhat.
-

EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë në Orosh, i ndjekur nga Antiterrori! Policia dërgon për negociata vëllain e 24-vjeçarit
vendngjarje
PUKË- Arben Uka është personi tjetër që ndodhet në banesën e rrethuar që prej mëngjesit të sotëm në fshatin Orosh, Pukë. Bëhet me dije se Uka ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori. Ai ndodhet së bashku me 24-vjeçari Julian Cumraku, të cilët dyshohet se ndodhet të ngujuar në atë banesë prej gati 1 muaji. Sipas informacioneve paraprake, të dy personat kanë qenë më parë në Siri, ndërsa njëri prej tyre është dëgjuar të thërrasë ‘Allahu Ekber’.
Operacioni i policisë dhe RENEA-s po vijon prej 5 orësh, teksa mësohet se efektivët kanë shoqëruar drejt banesës ku janë të ngujuar dy personat vëllain e 24-vjeçarit Julian Çumrakut, me qëllim negocimin. Burime bëjnë me dije se në fshatin Orosh ka mbërritur edhe një tjetër skuadër e specializuar e Reneas. Mësohet se efektivët vazhdimisht u kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohen, por të armatosurit i kanë kërcënuar se do të hapin zjarr./ZËRI -

Miku i Izraelit, vizitë te “streha” e Hamasit
Kryeministri Rama ndodhet në Katar për një vizitë, duke shkruar pas pritjes që iu bë në Doha:
“Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”.
Në terma gjeopolitikë, ai ndodhet në “strehën” e Hamasit, shtetin që u godit muaj më parë nga Izraeli, me shënjestër krerë të Rezistencës palestineze që ishin në bisedime diplomatike për ndalimin e luftës në Gaza.
Ahere, nga qeveria shqiptare nuk pati asnjë reagim, pra asnjë deklaratë korteziale ku të dënohej sulmi i pabesë dhe i poshtër izraelit.
Dhe kujtojmë se Katari është ndër ato vende arabe me kontribute të mëdha për Shqipërinë, që ndryshe nga Izraeli nuk e ka me kushtëzime miqësinë që ofron. Kjo vizitë e radhës e Ramës në këtë vend e tregon këtë. Një vizitë e ngjashme në Izraeli, siç ka ndodhur kohë më parë, do e detyronte që të thoshte gjëra të poshtra që një shtet i poshtër i kushtëzon në partneritetet që ndërton. /tesheshi.com/ -

‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…
Nga qelia ku po mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar nisjen e dekorimit të kryeqytetit me afrimin e festave të fundvitit.
“Tirana do të ndriçojë sërish për festat e fundvitit. Edhe pse ndodhet në kushte të vështira, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit. Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim.”, thuhet në një njoftim nga Bashkia.
Po ashtu, në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.
Ky zhvillim vjen pasi Erion Veliaj u rikthye si kryebashkiak, pasi më 3 nëntor Gjykata Kushtetuese vendosi se ai duhet ta vijojë detyrën si kryetar bashkie pavarësisht se ndodhet në qeli. Togat e zeza e shpallën të paligjshëm shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave.
Sipas tyre, Veliaj nuk ka kryer shkelje të rëndë pasi ka munguar në punë për faktin se ndodhet i arrestuar. Po ashtu, vendimi i gjykatës shfuqizoi dekretin e presidentit Bajram Begaj për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme lokale më 9 nëntor.