Tag: ndodhej

  • SYRI siguron VIDEO-n e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan

    SYRI siguron VIDEO-n e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan

    I vetëm dhe i maskuar kokë e këmbë. Këto janë pamjet e ekzekutuesit të biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan të siguruara nga gazetari i SYRI-t, Elton Qyno.

    Në video shihet momenti kur autori vjen me makinën tip “Audi”, në vendin ku ndodhej Mëhalla.

    I qetë, del nga makina me armën në dorë dhe i drejtohet automjetit ku ndodhej objektivi i tij, Mondi Mëhalla.

    I pa nxituar, autori nis të qëllojë nga një distancë e afërt ndaj Mëhallës, makina e të cilit ato momente ndodhej e ndezur, por pa mundur të largohet. Pasi qëllohet me pistoletë në kokë, makina e viktimës shihet të ecë mbrapsht.

    Vrasja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”. Viktima sapo kishte dalë nga zyra dhe u fut në makinën e tij “Range Rover”, kur u qëllua me 6 plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Sipas policisë, pasi u sigurua se objektivi kishte ndërruar jetë, autori u largua me një makinë “Audi” të zezë në drejtim të rrugës Elbasan–Librazhd. Automjeti i marrë me qira u gjet të nesërmen i djegur në fshatin Mirakë. Qitësi mbetet ende i paidentifikuar.

    Arrestimet dhe të kërkuarit

    Hetimi çoi në arrestimin e Xhino Agos, ish-ortak i viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai është personi që dyshohet se i dha autorit makinën e përdorur në krim.

    Në pranga u vu edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roje në një karburant, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.

    Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona:  Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për veprat “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

    Policia ka vënë në pranga këtë të mërkurë një tjetër bashkëpunëtor në ngjarje. Ai është Nevzat Spaho, 29 vjeç nga Prrenjasi. I riu me precedent penalë ka pranuar se makina e ortakut të viktimës iu dha disa lezhjanëve para ngjarjes.

  • ‘Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin’/ U la në burg, flet avokati i Erzen Ukës: Ndodhej rastësisht në atë shtëpi…

    ‘Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin’/ U la në burg, flet avokati i Erzen Ukës: Ndodhej rastësisht në atë shtëpi…

    Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e së hënës në Fushë Arrëz janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës.

    Në një deklaratë për mediat, avokati mbrojtës i Erzen Ukës shprehet se ndalimi është i paligjshëm pasi ai ndodhej rastësisht në atë shtëpi dhe nuk dinte asgjë për armët.
    “Ndaj klientit tim nuk ka akuzë për terrorizëm. Është ndalim i paligjshem. Ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje. Klienti im ndodhej rastësisht në shtëpinë e Cumrakut pasi janë shokë. Nuk dinte gjë për armët. Policia e shtetit i ka qëlluar. Duhet të japin llogari policia si u plagos. Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”-u shpreh ai.
    Uka dhe Çumraku u vetëdorëzuan pas më shumë se 13 orësh të rrethuar në një banesë në lagjen Orosh të fshatit Kryezi, Fushë-Arrëz. Çumraku ishte kthyer të jetonte prej më shumë se një viti në fshatin e të parëve, ndërsa kohët e fundit aty ishte bashkuar edhe Uka. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë, municion, granata dhe një flamur të organizatës “ISIS”.
    Erzen Uka ka qenë i dënuar më herët për nxitje të urrejtjes dhe konfliktit, ndërsa Julian Çumraku ka precedentë për vjedhje dhe kanosje.

  • “Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”/ U la në burg, flet avokati i Erzen Ukës: Ndodhej rastësisht në atë shtëpi, policia të tregojë pse i ka qëlluar

    “Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”/ U la në burg, flet avokati i Erzen Ukës: Ndodhej rastësisht në atë shtëpi, policia të tregojë pse i ka qëlluar

    Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e së hënës në Fushë Arrëz janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës.

    Në një deklaratë për mediat, avokati mbrojtës i Erzen Ukës shprehet se ndalimi është i paligjshëm pasi ai ndodhej rastësisht në atë shtëpi dhe nuk dinte asgjë për armët.
    “Ndaj klientit tim nuk ka akuzë për terrorizëm. Është ndalim i paligjshem. Ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje. Klienti im ndodhej rastësisht në shtëpinë e Cumrakut pasi janë shokë. Nuk dinte gjë për armët. Policia e shtetit i ka qëlluar. Duhet të japin llogari policia si u plagos. Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”-u shpreh ai.
    Uka dhe Çumraku u vetëdorëzuan pas më shumë se 13 orësh të rrethuar në një banesë në lagjen Orosh të fshatit Kryezi, Fushë-Arrëz. Çumraku ishte kthyer të jetonte prej më shumë se një viti në fshatin e të parëve, ndërsa kohët e fundit aty ishte bashkuar edhe Uka. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë, municion, granata dhe një flamur të organizatës “ISIS”.
    Erzen Uka ka qenë i dënuar më herët për nxitje të urrejtjes dhe konfliktit, ndërsa Julian Çumraku ka precedentë për vjedhje dhe kanosje.

    Top Channel

  • Ngjarja në Rinas: Në zonë nuk ndodhej ministri Vengu, por homologu malazez

    Ngjarja në Rinas: Në zonë nuk ndodhej ministri Vengu, por homologu malazez

    Lajmet e qarkulluara në disa portale dhe rrjete sociale, sipas të cilave Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhej në zonën e Aeroportit të Rinasit në momentin e atentatit ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, rezultojnë të pavërteta. Eskorta e delegacionit që ka kaluar ka qenë e ministrit të Malit të Zi.
    Burime të sigurta nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë për “Lexo.al” se ministri Vengu nuk ka qenë në vendngjarje, por ndodhej në Tiranë, ku kishte zhvilluar takime pune.
    “Ministri Vengu nuk ka qenë as në eskortë dhe as pranë vendit të atentatit. Çdo pretendim në këtë drejtim është i pasaktë,” – thanë burimet.
    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, më 11 nëntor, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Mercedes Benz S-Class”, duke lënë të vrarë Gilmando Danin dhe duke plagosur rëndë agjentin e AMP-së Muçi Shaljani.
    Hetimet për ngjarjen vijojnë nga policia dhe prokuroria.

  • Thellohet tragjedia e zjarrit në Maliq! Pas nënës dhe vëllait, humb jetën edhe 6-vjeçarja që ndodhej në QSUT

    Thellohet tragjedia e zjarrit në Maliq! Pas nënës dhe vëllait, humb jetën edhe 6-vjeçarja që ndodhej në QSUT

    Vajza 6-vjeçare që ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT pas zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ka ndërruar jetë këtë të premte.
    Banesa u përfshi nga tymi disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur nëna, Merjeme Hazisllari dhe vëllai i saj, Luka.Lexo edhe :Related Posts
    Zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar

    Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën.
    6-vjeçarja ndodhej në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

  • Thellohet tragjedia e zjarrit në Maliq/ Pas nënës dhe vëllait, humb jetën edhe 6-vjeçarja që ndodhej në QSUT

    Thellohet tragjedia e zjarrit në Maliq/ Pas nënës dhe vëllait, humb jetën edhe 6-vjeçarja që ndodhej në QSUT

    Vajza 6-vjeçare që ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT pas zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ka ndërruar jetë këtë të premte.

    Banesa u përfshi nga tymi disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur nëna, Merjeme Hazisllari dhe vëllai i saj, Luka.
    Zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar.
    Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën.
    6-vjeçarja ndodhej në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

    Top Channel

  • Thellohet tragjedia e Maliqit! Pas nënës dhe djalit, humb jetën në spital edhe vajza 6-vjeçare

    Thellohet tragjedia e Maliqit! Pas nënës dhe djalit, humb jetën në spital edhe vajza 6-vjeçare

    Vajza 6-vjeçare që ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT pas zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ka ndërruar jetë këtë të premte.
    Banesa u përfshi nga tymi disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur nëna, Merjeme Hazisllari dhe vëllai i saj, Luka.
    Zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar.
    Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën.
    6-vjeçarja ndodhej në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

  • Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Lezhë, nis hetimi

    Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Lezhë, nis hetimi

    PAMJE NGA NGJARJA

    LEZHË-Një automjet tip “Volkswagen Golf” është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Mjeti i cili ndodhej i parkuar është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 
    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.
    Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndodhej i parkuar në momentin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit./ZËRI

  • Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

    Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

    Një shqiptar ka humbur jetën këtë të diel pasdite në Kolumbi si pasojë e një atentati.

    Viktima, i identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane, u qëllua në një sulm të organizuar në vendin e tij të qëndrimit.
    Sipas mediave lokale, autori i krimit u kap menjëherë nga policia ndërsa po tentonte të largohej me motor nga vendngjarja. Me vete, ai kishte edhe armën e përdorur gjatë atentatit.
    Nga sulmi ka mbetur e plagosur edhe një grua 77-vjeçare që ndodhej pranë Tushit në momentin e të shtënave.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

    Top Channel