Tag: ndjerë

  • Amerikanët rikthehen në SPAK, gazetari: Ja çfarë ndodhi të mërkurën me prokurorët e posaçëm

    Amerikanët rikthehen në SPAK, gazetari: Ja çfarë ndodhi të mërkurën me prokurorët e posaçëm

    Ekspertët amerikanë që kanë asistuar pranë Prokurorisë se Posaçme janë rikthyer serish në këtë institucion pas pezullimit me 20 janar me vendim te administratës së presidentit amerikan Donald Tramp.
    Ata janë rikthyer në SPAK të mërkurën dhe janë të njëjtët persona që kanë qenë edhe para hyrjes në fuqi të urdhrit te pezullimit.
    Gazetari i kronikës, në ABC News, Ermal Vija, i ftuar në “Real Story”, tha se ditën e djeshme këtë ekspertë kanë mbajtur një takim me prokurorët e SPAK dhe kanë komunikuar si misionin i tyre do vijojë të jetë po i njëjtë.
    “Është zhvilluar ditën e djeshme një takim me prokurorët e SPAK, ku të njëjtët persona, ju kanë komunikuar se do jenë të njëjtët person që kanë kryer të njëjtin funksion dhe do vijojnë ta kryejnë edhe në vazhdim. Një oficer, që shërben si oficer si pikë kontakti ka qenë aty, i pa lëvizur në SPAK, edhe gjatë kësaj periudhe ku ekspertët e OPDAT nuk kanë qenë prezentë”, tha ai.
    Sipas tij, me ardhjen e ekspertëve është ndjerë edhe mbështetja amerikane për SPAK.
    “Është ndjerë mbështetje nga ana e këtyre personave, edhe nga ana e prokurorëve të posaçëm. Mbështetja e Amerikës është ndjerë në Prokurorinë e Posaçme. OPDAT ka dhënë trajnime dhe mbështetje logjistike për strukturat e SPAK”, tha ai

  • FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e “kopjon” edhe me veshje, shfaqet me shall

    FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e “kopjon” edhe me veshje, shfaqet me shall

    Sali Berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë në promovimin e librit “Ibrahim Rugova”, i shkruar nga Adnan Merovcit. Merovci ka shërbyer si udhëheqësi i protokollit në Presidencën e Kosovës kur Ibrahim Rugova ishte president. Në këtë takim, Berisha foli rreth presidentit të ndjerë, duke e cilësuar atë një lider jo vetëm vizionar, por dhe i vetmi politikan që ishte edhe misionar. 
    Sakaq, ra në sy fakti se Berisha është munduar të “kopjojë” veshjen e Rugovës, madje ka vendosur edhe një shall, i cili ishte simbol i presidentit të ndjerë. Shalli iu dhurua nga Adnan Merovci.
    “Gjatë luftës, përsëri, thashë se Tirana u soll keq. U soll me stilin e saj. Dhe këtu erdhi një ambasador amerikan, një burrë i rrallë. Ai ishte ish-këshilltar i tre presidentëve amerikanë. Gjatë luftës, hoqën ambasadorin, sollën këtë, Bob Froulik. Një ditë po pija një kafe me të dhe i thashë: Bob, tani ky presidenti yt dhe qeveria jote nuk kanë nevojë për këshilltarë, por ty si mik do të them një gjë. E kanë shumë gabim të zemërohen me Rugovën dhe nuk e fitojnë këtë betejë. Nuk e fitojnë sepse në asnjë rrethanë politikani nuk fiton në betejë ndaj një misionari. Po qe se një politikan merr përsipër të përballet një misionar, e ka të humbur betejën. Rugova është politikan, por është edhe misionar”, tha Berisha.

    Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në çdo dalje ka mbajtur një shallë në qafë, duke u njohur edhe si “Burri me shallë”. Kjo pasi, shalli kishte një simbolikë të veçantë. Ish-presidenti i ndjerë, Rugova ishte shprehur se do ta hiqte atë vetëm ditën kur Kosova të fitonte pavarësinë./ZËRI

    whatsapp image 2025 03 24 at 194902

    whatsapp image 2025 03 24 at 200306

    whatsapp image 2025 03 24 at 200312

  • Prezantuesja shqiptare: Neve në Korçë i quanim njerëzit në Tiranë të prapambetur, jo si qyteti ynë që frekuentohej vetëm nga elita

    Prezantuesja shqiptare: Neve në Korçë i quanim njerëzit në Tiranë të prapambetur, jo si qyteti ynë që frekuentohej vetëm nga elita

    Moderatorja sportive Viola Spiro ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të kryer studimet e larta.
    Prezantuesja sportive, gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, u shpreh se i thoshin “provinciale”, një paragjykim që sipas saj nuk e ka ndjerë as në Greqi, ku kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj.
    Ajo u shpreh se “ne i quanim në Tiranë të prapambetur”, duke theksuar se qyteti i saj i origjinës, Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë.
    “Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, deklaroi Viola Siro, teksa shtoi se Korça nuk është një qytet si provincat e tjera, “që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura”.
    Deklarata e Viola Spiros
    Na thoshin provincial, Unë jam rritur në Greqi dhe mund të mendoni se aty kam ndjerë atë racizmit, se ata janë nacionalist, por realisht jo, nuk e kam ndjerë sepse kam ikur në Greqi 2-vjeçe, jam përshtatur kam mësuar gjuhën dhe ndoshta ata orientohen pak me pamjen, janë ndryshe si popull.
    E kam ndjerë në Tiranë paragjykimin, erdha rreth 19-vjeçe. E kam ndjerë në Tiranë, që atëherë Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë, që e dinin se Korça ishin qyteti ku vinin në fundjavë edhe kalonin mirë, argëtoheshin. Ndërsa pjesa tjetër mendonte se ishte një qytet si provincat e tjera, që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura.
    Ne ishim aq të zhvilluar, sa ne i quanim në Tiranë të prapambetur sepse ishin një miks për ne. Identitetin e kulturën i kemi ruajtur.
    Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë.