Varri i pretenduar i një fëmije në Dajt nga një gup vajzash del se është varri i një qeni.. Lidhur me lajmin që qarkulloi ka reaguar i zoti i kafshës së ndjerë.
Rrëfimi i ndjerë i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ. Ky është qeni im Pablo. Ndërroi jetë më 28 mars 2025 si pasojë e një sëmundjeje. Kam video të momenteve të tij të fundit, të cilat i ka konfirmuar edhe veterineri,” rrëfeu i zoti për redaksinë e JOQ me zërin e mbushur me emocione të trishta. Në një akt të dhimbshëm, por edhe me shumë dashuri, ai u përpoq t’i jepte një prehje dinjitoze qenit të tij. Duke mos pasur asnjë institucion apo hapësirë publike të dedikuar për varrosjen e kafshëve shtëpiake në Shqipëri, ai mori rrugën drejt malit të Dajtit në orët e vona të natës. “Për arsye se qeni ndërroi jetë në mesnatë, shkova në Dajt dhe, për shkak të mungesës së ndriçimit, zgjodha vendin më të përshtatshëm që gjeta për ta varrosur. Mbulesa që disa mund ta kenë keqkuptuar si ‘kapele’, është në fakt një batanije që përdora për ta mbuluar me respekt për herë të fundit,” sqaron ai. Përmes këtij rrëfimi, ai ngre zërin për mungesën e theksuar të strukturave publike që të ofrojnë një trajtim të denjë në rastet e vdekjes së kafshëve shtëpiake. “Kafshët janë pjesë e familjes për shumë prej nesh. Por në fund, nuk kemi asnjë zgjidhje se ku t’i varrosim me dinjitet,” përfundon ai.
Tag: ndjerë
-

Vajzat thanë se kanë gjetur një varr në Dajt, reagon qytetari: Aty varrosa Pablon, qenin tim!
-

Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar
Andrea dhe Elinara janë në një televotim “kokë më kokë” ku njëri prej tyre do të heqë dorë nga çmimi i madh i Ferma VIP 2në finalen e 20 qershorit.
Elinara tha se gjatë këtyre ditëve është ndjerë e sulmuar nga disa fermerë.
“Ka qenë një javë intensive. Unë kam qenë e atakuar, e sulmuar nga gjithë fermerët. Më së shumti nga Ylli. Ka qenë Ylli protagonisti”, tha Elinara.Nga ana tjetër, Andrea deklaroi se këtë javë e ka shijuar.
“Shumë më ndryshe nga Elinara. Kam qenë më i thjeshtë. Kam një lloj emocioni. Është një emocion i bukur. Kam dashur ta përjetoj deri sa të dalë rezultati”, u shpreh Andrea.
/vizionplus.tv -

TËRMET I FUQISHËM GODET KRETËN – MAGNITUDA 6.2
Kreta, Greqi – 22 Maj 2025Reklama në FieriWeb
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke u ndjerë në një zonë të gjerë të Greqisë jugore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Sipas Institutit Gjeodinamik të Universitetit të Athinës (UOA), tërmeti u regjistrua në orën 05:19:38 me orën lokale, me epiqendër 79.1 kilometra në verilindje të Iraklionit, në zonën detare pranë Agios Nikolaos, në një thellësi prej 40 kilometrash.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në qytetet Heraklion, Malia, Sitia, Ierapetra dhe përreth tyre, si dhe në disa ishuj më të vegjël të Egjeut. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
🔁 Pasgoditje të shumta janë regjistruar në orët pas tërmetit, sipas hartës sizmike të publikuar nga autoritetet.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
-

Çfarë Është Stërvitja e Mendjes – Si ta Praktikoni?
Si pas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi.
Ky raport ka qenë 1 në 10 gjatë vitit 2019 dhe një arsye e rritjes evidetohet të jetë pikërisht pandemia Covid-19.
Mënyrat e kurimit të këtyre sëmundjeve nisin që nga ato induvidualet deri tek ato më mjekësoret ku ju mund të konsultoheni me mjekët prikolog apo psikiatër.
Mëgjithatë për t’u ndjerë më mirë e për të lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit mund të bëni disa përpjekje të suksesshme edhe vetë.
Ekspertët këshillojnë të stërvisni mendjen, njejtë siç mund të bëni me trupin.
Mjafton të filloni nga disa hapa të thjeshtë të cilat do t’jua shpjegojmë në vijim.
Stërvitja e trurit
Sipas psikologut Sutton Smith, lojrat janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin në formë e për të larguar depresionin.
Sipas tij lojrat qoftë ato elektroniket apo të tjera kanë një efekt pozitiv në tru.
Kur luani një lojë aktivizohen shumë zona të trurit që lidhen me qëllimet dhe të mësuarin dhe motivimin.
Kështu që për të pasur një mendje të shëndetshme, larg depresionit dhe ankthit provoni që të luani një lojë.
Qoftë në kompjuter, telefon apo zgjidhja e një fjalëkryqi, sudoku, një pazëll, domino, shah apo lojra të tjera që vënë në punë mendjen.
Sa më shumë të luani lojra dhe të gjeni një zgjidhje për to aq më shumë konfident dhe besimplotë në menyrën se si ndiheni për veten.
Evitoni krahasimet
Krahasimet me të tjerët nuk janë ajo çfarë duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë.
Ato shpesh janë vetëm imagjinare dhe ju bëjnë të ndiheni keq me veten ndaj evitojini sa të keni mundësi.
Motivimi i vetes është një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga depresioni dhe ankthi.
Për të arritur këtë duhet të kuptoni që nuk jeni në garë me askënd tjetër pervec vetes tuaj.
Merruni me gjërat që keni passion, krijoni hobi ose përkushtohuni Akoma më shumë tek ata egzistuesit.
Mësojeni trurin tuaj të gëzohet me gjërat e vogla dhe ndjehuni të lirë të shpeheni.
Psikoterapia
Këshillimi mjekësor ose psikoterapia janë shumë të rekomanduara për t’u ndjerë mirë në rast se vuani nga këto çregullime.
Në një studim të publikuar në Journal of Personality thonë se mënyra më e mirë për të larguar emocionet negative është të mundoheni të qetësoni veten edhe nëse dikush po ju mërzit.
Përshembull mund të numëroni deri në 10 ose të përsërisni me vete një frazë ose mendim që ju qetëson.
Kjo mënyrë do ju mësojë si të kontrolloni emocionet negative në mënyrë që të mbroni mendjen tuaj./AgroWeb.org
-

Tërmet 3 ballë në Fier, epiqendra në Kremenar
Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të mërkurë, më 7 maj 2025, në orën 13:19:56, me epiqendër në zonën e Kremenarit, në qarkun e Fierit. Tërmeti është ndjerë lehtë nga disa banorë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Sipas të dhënave nga aplikacioni “My Earthquake Alerts Pro”, lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 5 kilometrash dhe rreth 29 kilometra larg vendndodhjes së përdoruesit që raportoi ngjarjen.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth si Fier, Vlorë dhe Berat, por me intensitet të ulët. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar, ndërsa situata është e qetë dhe nuk paraqet shqetësim për komunitetin.
Screenshot
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Rama: Bufit ia kam ndjerë erën që ditën kur e pashë tek Qytet Studenti, komunist
Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.
Gjatë takimit me banorët e Lezhës ai u shpreh se e dalloi se kush ishte kryedemokrati që në ditën e parë që e pa tek Qytet Studenti.
Rama: Bufit ia kam ndjerë erën që sapo e kam pa, ditën e parë tek Qyteti Studenti, komunist me pardesy të bardhë me tesën e Parisë së Punës në xhep që thoshte se shkodranët janë huliganë dhe shoku Ramiz Alia është presidenti ynë. Thashë ky është lemeri, ika, s’shkoja unë për bufin, por ama s’mund të votoja për askënd tjetër, i hapa rrugën opsionit të forcës, ishte ajo rruga, duhej nda historia. Kështu dhe në 11 maj, demokratët që duan nesër kur t’i japin pasaportën fëmijëve të thonë ta ka dhën nëna dhe baba, kaq shumë e kemi dasht pasaportën sa kemi votu për një maskara si Edi Rama. -

“Bufit ia kam ndjerë erën që ditën e parë kur e pashë tek Qytet Studenti”, Rama: Komunist me pardesy të bardhë
Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.
Gjatë takimit me banorët e Lezhës ai u shpreh se e dalloi se kush ishte kryedemokrati që në ditën e parë që e pa tek Qytet Studenti.
Rama: Bufit ia kam ndjerë erën që sapo e kam pa, ditën e parë tek Qyteti Studenti, komunist me pardesy të bardhë me tesën e Parisë së Punës në xhep që thoshte se shkodranët janë huliganë dhe shoku Ramiz Alia është presidenti ynë. Thashë ky është lemeri, ika, s’shkoja unë për bufin, por ama s’mund të votoja për askënd tjetër, i hapa rrugën opsionit të forcës, ishte ajo rruga, duhej nda historia. Kështu dhe në 11 maj, demokratët që duan nesër kur t’i japin pasaportën fëmijëve të thonë ta ka dhën nëna dhe baba, kaq shumë e kemi dasht pasaportën sa kemi votu për një maskara si Edi Rama.Top Channel
-

Bushka flet për Veliajn: Na mungon! E kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ka folur sot për mungesën e kryebashkiakut Erion Veliaj në fushatën elektorale, pas arrestimit të tij disa muaj më parë.
Bushka është shprehur se vetë ajo personalisht, por edhe shokëve të tjerë të partisë, i ka munguar Veliaj në fushatë.
“Mua personalisht Erioni më mungon, si mik si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi por i të gjithëve, sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë që kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit”, tha ajo në News 24.
Ndër të tjera ajo thotë së edhe pse Veliaj nuk është pranë kolegëve socialistë fizikisht, ai është kudo më punët që ka bërë.
“Erioni nuk mungon, Erioni është kudo, në çdo shkollë, kopsht, në çdo lagje, komunitet ku ai ka qenë prezentë si në njësinë 3”, tha ajo, ndërsa theksoi se është në pritje që çështja ndaj tij të sqarohet dhe ai të jetë sërish aktiv në politikë.
“Unë pres që të sqarohen çështjet, të jetë aktiv, por fushata ecën, ekipi është duke punuar”, tha Bushka.
Klotilda Bushka: Ne jemi një ekip shumë i madh në terren. Mua personalisht Erioni më mungon, si mik si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi por i të gjithëve, sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë që kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit.
Erioni nuk mungon, Erioni është kudo, në çdo shkollë, kopsht, në çdo lagje, komunitet ku ai ka qenë prezentë si në njësinë 3. Unë pres që të sqarohen çështjet, të jetë aktiv, por fushata ecën, ekipi është duke punuar.
Pavarësish ndjesive personale, të mungesës së një shoku, miku, bashkëpunëtori partie, ndihet prezenca më punët që ai ka bërë, qytetarët i vlerësojnë mundin që ai ka bërë dhe të gjithë rezultatin që ka dhënë Bashkia në drejtim të tij. -

Me kë e ka Arbër Hajdari? Opinionisti i BBV 4: Më shau, pastaj më përqafoi dhe…
Arbër Hajdari ka qenë i ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon. Opinionisti i katër edicioneve të “Big Brother VIP” ka folur për eksperiencën e tij në këtë pozicion, si dhe ka zbuluar banorin që ai i ka shkruar pas përfundimit të BBV 4.
Por jo vetëm kaq, pasi kur u pyet për tiparin në karakter që ai nuk e duron te një person, Hajdari tha “dyfytyrësinë”. Fillimisht Arbri e lidhi me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por pa përmendur emra. Po kur moderatorja e njohur e pyeti nëse i ka ndodhur në përditshmëri, ai tregoi një ngjarje me një person që e kishte sharë dhe më pas ka bërë foto me të dhe e ka publikuar në rrjetet e tij sociale.
Pjesë nga intervista:
Tipari në karakter që Arbri nuk e duron dot është…
Dyfytyrësia, këto që janë me dy fytyra
Të ka ndodhur? E ke ndjerë?
Dyfytyrësia, këto që janë me dy fytyra
Të ka ndodhur? E ke ndjerë?
E kemi ndjerë po janë munduar të ikin, të devijojnë, të arsyetojnë. Kemi patur dyfytyrësh plot, kanë mbajtur 2 qëndrime të ndryshme në 1 javë, sepse ashtu u ka leverdisur. E di, po nuk është etike, Big-u ka mbaruar, nuk është etike që unë ti përmend.
Këtu nuk ishte thjesht në lidhje me Big-un, kjo është eshtë në përditshmëri
E kam edhe në jetën e përditshme. Rasti më i fundit ishte fakti i një individi që e njihja, më kishte sharë në nja dy vende në rrjetet sociale, nuk kishte lënë gjë pa thënë. Një javë më vonë rastis diku dhe më hidhet në krah e më përqafon. I them ‘a je ti?’, ‘kam qenë me nerva o burrë, s’kam gjë me ty’, më tha. Domethënë e kishte shkarkuar gjithë energjinë e vet duke shfryrë dhe pastaj bëri foto me mua dhe e postoi në profilin e vet.
Tre virtytet kryesore që vlerëson ti te një individ
Sinqeritetin, më pëlqejnë njerëzit guximtarë. Besoj se janë dy pika të forta dhe sigurisht punëtorë. I dua dhe punëtorët, nuk ka lidhje se ça pune bëjnë. -

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare
G Bani ka shpërthyer në një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me Danjën, duke shprehur se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj. Teksa ishte i ftuar në ‘Mos i bjer me Top’, ai tha:
“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, pasi konsiderohet një koment i fortë mbi identitetin dhe përpjekjet për ndryshim të dikujt.
Mendoni se do reagojë Danja?