Tag: ndjekur

  • Numërohen mbi 80 mijë zarfe nga diaspora, PS kryeson në 10 qarqe

    Numërohen mbi 80 mijë zarfe nga diaspora, PS kryeson në 10 qarqe

    Vijon numërimi i votave të diasporës në Parkun Olimpik. Sipas KQZ, janë numëruar 82.389 zarfe nga 194.889 në total. PS kryeson me 54.30% (44353 vota), ndjekur nga PD me 28.33 % (23140 vota).
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet në vend të tretë me 8.47 % (6922 vota), ndërsa në vend të katërt renditet Partia Mundësia me 3.50 % (2859 vota).
    Në qarkun Berat janë numëruar 5288 nga 12348 zarfe, kryeson PS me 3470 vota, ndjekur nga PD me 795 vota.

    Në qarkun Dibër janë numëruar 2745 nga 7495 zarfe në total, kryeson PS me 1652 vota, ndjekur nga PD me 832 vota.
    Në qarkun Durrës janë numëruar 8403 zarfe nga 2010, kryeson PS me 5270 vota, ndjekur nga PD me 2168 vota.
    Në qarkun Elbasan janë numëruar 7033 zarfe nga 19602, kryeson PS me 4184 vota, ndjekur nga PD me 1458 vota.
    Në qarkun Fier janë numëruar 11082 nga 26204 zarfe, kryëson PS me 7258 vota, ndjekur nga PD me 1821 vota.
    Në qarkun Gjirokastër janë numëruar 1772 nga 6618 zarfe, kryeson PS me 956 vota, ndjekur nga PD me 429 vota.
    Në qarkun Korçë janë numëruar 3673 nga 16228 zarfe, kryeson PS me 2096 vota, ndjekur nga PD me 924 vota.
    Në qarkun Kukës janë numëruar 2902 nga 2896 zarfe, kryeson PD me 1794, ndjekur nga PS me 755 zarfe.
    Në qarkun Lezhë janë numëruar 6465 nga 11835 zarfe, kryeson PS me 2957 vota, ndjekur nga PD me 2360 vota.
    Në qarkun Shkodër janë numëruar 5047 nga 13523 zarfe, kryeson PD me 2253 vota, ndjekur nga PS me 1899 vota.
    Në qarkun Tiranë janë numëruar 22740 nga 42384 zarfe, kryeson PS me 10675 vota, ndjekur nga PD me 7575.
    Në qarkun Vlorë janë numëraur 5750 zarfe nga 15655 zarfe, kryeson PS me 3430 vota, ndjekur nga PD me 897 vota./vizionplus.tv

  • Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

    Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

    Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e cila shkaktoi panik tek qytetarët.
    Më konkretisht, një automjet ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një automjet tjetër, ku gjatë ndjkjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa më pas automjetet e tyre janë përplasur me dy makina të tjera, të cilat kishin ndaluar tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”. Pas aksidentit, ata kanë braktisur mjetet dhe drejtuesi i mjetit të parë ka tentuar të arratisur me vrap, ku janë zënë me leva hekuri.
    Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarja kanë shpallur në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç. Personi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Eduart Koboçi, pasi brenda automjetit të tij është gjetur një predhë e dyshuar arme zjarri pistoletë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e Policisë
    Çfarë ndodhi dje në Tiranë?
    Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW X5” me targa angleze me drejtues Eduart Koboçin ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një mjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Trofin.
    Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa mjetet në fjalë kanë aksidentuar edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një “Volvo” dhe një makinë blu që ndodheshin të ndaluar në rrugë tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”
    Pas përplasjes, autorët kanë braktisur automjetet e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë, të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta, duke përhapur panik në zonë.
    Shoferi i “Mercedesit është parë duke vrapuar nëpër lagje për t’i shpëtuar ndjekjes, ndërsa personat në automjetin tip “BMW X5” janë parë duke e ndjekur me armë në dorë, sipas raportimeve të banorëve.
     

  • EMRAT/ “Plas” gara në listat e hapura, kandidatët që kanë siguruar deri më tani një vend në Kuvend

    EMRAT/ “Plas” gara në listat e hapura, kandidatët që kanë siguruar deri më tani një vend në Kuvend

    Ndërsa Shqipëria i afrohet fundit të procesit të numërimit Të VOTAVE për partitë politike, ka nisur një garë po aq e rëndësishme: ajo për mandatet që ndahen nga lista e hapur.
    Për herë të parë në këtë formë, qytetarët kanë patur mundësi të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen e kandidatëve brenda partive, dhe rezultatet e para tregojnë surpriza, rivalitete të forta dhe zhvendosje nga listat “e sigurta”. Deri tani janë numëruar një pjesë e vogël e kutive për kandidatët në 10 qarqe, përveç Elbasanit ku nuk ka filluar akoma punA.
    Tiranë – Gara më e fortë në PS
    Nga 101 kuti të numëruara nga 1282 në total, Partia Socialiste ka të paktën 7 kandidatë që po sigurojnë mandat me vota personale. Më i votuari deri tani është Blendi Gonxhja me 5199 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj (1990), Ornaldo Rakipi (1178), Erion Braçe (1047) e të tjerë.
    Në kampin e PD-së, Ilir Alimehmeti kryeson garën me 1203 vota, duke lënë pas Jorida Tabakun (1093) dhe Loranca Hoxhën (1040), çka paralajmëron një përplasje interesante për pozicionin final.
    Berat – PS dominon listën e hapur
    Nga 100 kuti të numëruara, PD nuk siguron asnjë mandat nga lista e hapur, ndërsa në PS kryeson Hysen Buzali me 5643 vota, i ndjekur nga Julian Zyla dhe Fadil Nasufi.
    Durrës – Risi nga të dy kampet
    PD hyn në garë me Arian Ndojën që ka 743 vota. Nga ana tjetër, në PS më i votuari është Arkend Balla me 1715 vota.
    Dibër – Një emër dominon PS
    Edhe këtu, PD nuk ka përfaqësim nga lista e hapur. Ndërkohë në PS, Agron Malaj rezulton bindshëm me 7854 vota personale.
    Fier – Mandate me pak vota, PS ndan listën
    Në këtë qark, PS ndan mandate edhe me më pak se 200 vota. Silva Hasaj, Pelivan Bufi dhe të tjerë sigurojnë renditje me vota që shkojnë nga 193 deri në 65 – sinjal për një shpërndarje të fortë të votës brenda partisë.
    Gjirokastër – Dy emra me peshë
    Në këtë qark dominon Tërmet Peçi me 7368 vota, i ndjekur nga Piro Dhima me 4366. PD sërish pa përfaqësim nga lista e hapur.
    Korçë – Fushatë intensive për mandat
    Në PD, Jorida Mazelliu kryeson me 1900 vota. Në PS, Ilirian Pendavinji me 2841 dhe Bledi Çomo me 2478 sigurojnë pozitat e para.
    Kukës – Rregulli gjinor ndryshon renditjen
    Edhe pse Isuf Celaj ka 4100 vota, mandati i kalon Elvira Pekës me 2264 vota për shkak të përfaqësimit gjinor. PS nuk siguron mandate nga lista e hapur.
    Lezhë – Shifra të ulëta, por ndikim real
    Në PD, Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala janë më të votuarit me 199 dhe 187 vota, ndërsa në PS, Pranvera Skana kryeson me 174 vota.
    Shkodër – PD del me avantazh
    Lodovik Hasani i PD-së ka grumbulluar 1850 vota, duke u renditur i pari nga lista e hapur. PS deri më tani nuk përfiton mandate përmes kësaj formule.
    Vlorë – Betejë brenda PS
    Gara më e fortë e listës së hapur është brenda PS-së, me Ardit Bidon (4597 vota) që kryeson, i ndjekur nga Damian Gjiknuri (4336), Vasil Llajo dhe Vullnet Sinaj.
    EMRAT SIPAS QARQEVE
    Tiranë (101/1282 QV)
    PD
    1- Ilir Alimehmeti, 1203 vota
    2- Jorida Tabaku,1093 & Loranca Hoxha 1040 vota
    PS
    1- Blendi Gonxhja, 5199 vota
    2- Fatmir Xhafaj, 1990 vota
    3- Ornaldo Rakipi, 1178 vota
    4- Erion Braçe, 1047 vota
    5- Ervin Hoxha, 779 vota
    6- Antonela Dedej, 461 vota
    7- Anila Denaj, 426 vota
    Berat (100/275 QV)
    PD nuk fut nga lista e hapur
    PS
    1. Hysen Buzali, 5643 vota
    2. Julian Zyla, 1509 vota
    3. Fadil Nasufi, 1480 vota
    Durrës (32/493 QV)
    PD
    1. Arian Ndoja, 743 vota
    PS
    1- Arkend Balla, 1715 vota
    2- Ilir Ndraxhi, 1136 vota
    3- Ani Dyrmishi, 593 vota
    Dibër (51/222 QV)
    PD nuk fut nga lista e hapur
    PS- Agron Malaj 7854 vota
    Fier (24/857 QV)
    PD nuk fut nga lista e hapur
    PS
    1. Silva Hasaj, 193 vota
    2. Pelivan Bufi, 179 vota
    3. Gentian Koçi, 162 vota
    4. Arben Hoxhaj, 146 vota
    5. Samena Malenaj, 126 vota
    6. Pajtim Murrizi, 112 vota
    7. Ajet Gurguri, 65 vota
    Gjirokastër (157/198 QV)
    PD nuk fut nga lista e hapur
    PS
    1. Tërmet Peçi, 7368 vota
    2. Piro Dhima, 4366 vota
    Korçë (109/422 QV)
    PD
    1. Jorida Mazelliu 1900 vota
    PS
    1. Ilirian Pendavinji, 2841 vota
    2. Bledi Çomo, 2478 vota
    3. Besa Spaho, 1701 vota
    Kukës (67/139 QV)
    PD
    1. Isuf Celaj, 4100, por futet mbi bazë gjinore Elvira Peka, 2264 vota
    PS nuk fut nga lista e hapur
    Lezhë (5/245 QV)
    PD
    1. Gjin Gjoni, 199 vota
    2. Aleksandër Lala, 187 vota
    PS
    1. Pranvera Skana, 174 vota
    Shkodër (46/405 QV)
    PD
    1. Lodovik Hasani, 1850 vota
    PS nuk merr nga lista e hapur
    Vlorë (214/449 QV)
    PD nuk fut nga lista e hapur
    PS
    1. Ardit Bido, 4597 vota
    2. Damian Gjiknuri, 4336 vota
    3. Vasil Llajo, 3967 vota
    4. Vullnet Sinaj, 2517 vota

  • Përfundon numërimi në Poliçan dhe Skrapar, triumfon PS në të dyja bashkitë

    Përfundon numërimi në Poliçan dhe Skrapar, triumfon PS në të dyja bashkitë

    Foto ilustruese

    SKRAPAR- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkitë e Poliçanit dhe Skraparit në qarkun e Beratit. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Poliçan ka fituar PS me 3,127 vota. Forcë e dytë renditet PD-ASHM me 981 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 372 vota.
    Po ashtu edhe në Skrapar, në 23 qendra votimi ka rezultuar fituese Partia Socialiste me 3614 vota. E dyta renditet PD me 1588 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 120 vota./ZËRI

  • PS udhëheq në Berat, diferencë e thellë votash me PD! Lapaj forcë e tretë, Shehaj i katërti

    PS udhëheq në Berat, diferencë e thellë votash me PD! Lapaj forcë e tretë, Shehaj i katërti

    Janë numëruar 111 kuti nga 275 në Berat. Sipas relzultateve të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me 59.55 % ose 15620 vota, ndjekur nga PD me 29.59 % ose 7761 vota. Ps është 7859 vota para.
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet rendiet forcë e tretë me 6.47 % (1697 vota), ndjekur nga Partia Mundësia me 1.78 % (467 vota).

    Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, ndarjen  e mandateve, votat për kandidatët dhe votën e diasporës përmes platformës së mëposhtme.
    GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE

  • Numërohen 977 zarfe të diasporës, kryeson PS me 47%, ndjekur nga PD me 38%! Si renditen partitë e tjera

    Numërohen 977 zarfe të diasporës, kryeson PS me 47%, ndjekur nga PD me 38%! Si renditen partitë e tjera

    Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 977 zarfe.
    Sipas rezultatave nga KQZ, PS dominon me 47.23% ose 460 vota, e ndjekur nga PD me 38.60 % ose 376 vota.
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 75 vota, Lëvizja Bashkë 15 vota dhe Partia Mundësia me Partinë Social Demokrate nga 19 vota.

    Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, ndarjen  e mandateve, votat për kandidatët dhe votën e diasporës përmes platformës së mëposhtme.
    GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE

  • Horoskopi për ditën e sotme, 1 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 1 maj 2025

    DashiNjë ditë e mrekullueshme për të bërë blerje, sepse dëshira për ndjekur stilet e fundit në modë do të jetë e theksuar. Një ditë perfekte për ta kaluar nën shoqërinë e partnerit.
    DemiÇështjet e parave mund t’ju shkaktojnë shumë stres sot. Planet për të bërë një blerje mund të anullohen për mungese fondesh. Duke u stresuar dhe mërzitur nuk arrini që të mendoni në mënyrë të kthjellët.

    BinjakëtEndrrat tuaja në lidhje me paratë mund të bëhen realitet nëse kapni në kohë shansin. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni me aktiv dhe të dëshmoni se ju vleni më shumë nga sa të tjerët mendojnë.
    GaforrjaImagjinata juaj duhet të fluturojë lart sot. Do t’ju lindë dëshira për kryer udhëtime në vende ekzotike dhe për të njohur kultura të reja. Mos lini pas dore një çështje pune e cila ka një afat.
    LuaniËndrrat, zbulimet ose vizionet e çuditshme mund të përmbysin orientimin tuaj shpirtëror. Relaksoni në fillim mendjen pastaj trupin duke menduar vetëm pozitivisht dhe duke bërë shëtitje në natyrë.
    VirgjëreshaBiseda me një mik tek i cili besoni shumë mund t’ju hapë sytë për mundësi të reja në karrierë. Këto mundësi kanë nevojë për shqyrtim të kujdesshëm, pasi nuk i keni menduar kurrë më parë. Mendohuni pa qënë nën presion.
    PeshorjaFormimi i një partneriteti të ri biznesi mund të transformojë jetën tuaj. Përfitimet mund të mos duken për pak kohë, prandaj mos e lini punën tuaj që keni. Sigurohuni që të njihni të gjitha faktet para se të bëni ndonjë angazhim formal.
    AkrepiNjë mik të cilin nuk e keni parë për një kohe të gjatë mund të zgjojë ndjenja të reja të çuditshme për të cilat ju jeni të papërgatitur. Ju mund ta shihni këtë person si një partner potencial romantik. Ndoshta nuk është një ide e mirë për të ndjekur këtë tërheqje sot.
    ShigjetariDo të keni një ndriçim përreth jush që do ju bëjë mjaft sensual dhe tërheqës.Mos u habitni nëse tërhiqni shikimet e admiruara nga të huajt. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të rezervuar një mbrëmje vetëm me të dashurin.
    BricjapiDisa detyra të papërfunduara mund të kenë nevojë për vëmendjen tuaj sot. Nëse jeni i angazhuar në sektorin e ekonomisë gjërat do të shkojnë mjaft mirë. Investimet do të shpërblehen.
    UjoriMos harxhoni kohën tuaj me njerëz që ju bezdisin. Eshtë në dorën tuaj se me cilin njeri kaloni momente të rëndësishme prandaj bëni zgjedhjen e duhur. Gjithashtu tregoni më kujdes me shpenzimet.
    PeshqitDo të keni një dëshirë e madhe për të pasur një partner në krah. Ky person mund të jetojë larg ose të jetë në një udhëtim, kështu që do të kënaqeni qoftë edhe me njëtelefonatë ose me email.

  • Fier – Artizani që u kthye nga emigracioni për të ndjekur pasionin me argjilë

    Fier – Artizani që u kthye nga emigracioni për të ndjekur pasionin me argjilë

    VIDEO

    Saimir Kajlic, një artizan nga Fieri, është shembull frymëzues i një të riu që zgjodhi të rikthehet në atdhe për të ndjekur pasionin. Pas emigrimit në Itali në moshën 17-vjeçare dhe më shumë se një dekade pune në sektorin e ndërtimit, Kajlic vendosi të kthehej në Shqipëri në vitin 2018, me ndihmën e një miku, për të ndërtuar një të ardhme ndryshe.

    Sot, ai është një nga artizanët më të njohur në prodhimin e objekteve dekorative me argjilë. Punishtja e tij prodhon mbi 400 modele të ndryshme vazosh dhe qypash, të destinuara për kopshte, lokale dhe ambiente të brendshme apo të jashtme. Produktet e tij eksportohen në Itali dhe janë gjithashtu të pranishme në tregun vendas, veçanërisht në qytete si Tirana, Durrësi dhe zona të ndryshme të jugut të vendit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Për Saimir Kajlic, ky zanat është më shumë se një profesion – është një lidhje shpirtërore me traditën, tokën dhe krijimtarinë shqiptare.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

  • Gripi i shpendëve vazhdon të rrisë çmimet e vezëve

    Gripi i shpendëve vazhdon të rrisë çmimet e vezëve

    Pas ndikimit të gripit të shpendëve në industrinë e vezëve në SHBA, çmimi global i vezëve është bërë një pikë qendrore për konsumatorët, veçanërisht në internet.

    Çmimi mesatar i vezëve në BE u rrit me 6.7% në mars 2025 krahasuar me marsin e vitit 2024, sipas shifrave të fundit nga Eurostat.

    Republika Çeke përjetoi normën më të lartë të inflacionit vjetor për vezët me 46.0%, e ndjekur nga Sllovakia me 29.8% dhe Hungaria me 26.1%.

    Në të kundërt, Holanda përjetoi uljen më të madhe të çmimeve të vezëve, me një rënie prej 3,6%, e ndjekur nga Luksemburgu me 3,2% dhe Greqia, ku çmimet ranë me 2,0%.

    Deri më tani në vitin 2025, çmimet e vezëve kanë vazhduar të rriten, me një rritje prej 3,4% në janar dhe një rritje prej 4,1% në shkurt, krahasuar me të njëjtët muaj të 2024-ës.

    Viti 2024 pa ritme negative ndryshimi në 10 nga 12 muaj krahasuar me vitin 2023.

    Megjithatë, rritjet në vitin 2025 kanë qenë më të vogla se ato të vërejtura në 2022 dhe 2023, ku çdo muaj midis prillit 2022 dhe shtatorit 2023 shënuan rritje dyshifrore.

    Më e madhja ishte 31.2% në shkurt 2023 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022.

    Në vitin 2024, Franca ishte prodhuesi kryesor i vezëve me 942,000 tonë, e ndjekur nga Gjermania me 900,000 ton, Spanja me 902,000 ton dhe Italia me 763,000 ton.

  • Sylvinho ndjek nga afër Gjimshitin në “San Siro”, kapiteni largohet i dëmtuar

    Sylvinho ndjek nga afër Gjimshitin në “San Siro”, kapiteni largohet i dëmtuar

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me ndihmësin e tij Pablo Zabaleta, ishte mbrëmjen e së dielës në stadiumin “San Siro”, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Milanit dhe Atalantës, që përfundoi me fitoren minimale 0-1 për miqtë.
    Fokusi i stafit teknik ishte kapiteni i përfaqësueses, Berat Gjimshiti, i cili startoi si titullar për Atalantën. Mbrojtësi kuqezi u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi, duke shtuar shqetësimet në prag të përgatitjeve për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Përveç Gjimshitit, pak ditë më parë Sylvinho dhe stafi i tij kishin udhëtuar drejt Portugalisë, ku ndoqën paraqitjen e Enea Mihajt, kapitenit të ekipit të Famalicaos.
    Vizitat në klubet evropiane do të vijojnë edhe në ditët në vijim, pasi stafi kuqezi po punon nga afër për të ndjekur formën e lojtarëve dhe për të zhvilluar biseda me ta, në funksion të përgatitjeve për sfidat e ardhshme eliminatore për Botërorin “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.