Tag: ndjekur

  • Asllani ishte nën vëzhgim, drejtori sportiv i klubit të Serisë A ishte në stadium për ta ndjekur nga afër

    Asllani ishte nën vëzhgim, drejtori sportiv i klubit të Serisë A ishte në stadium për ta ndjekur nga afër

    Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi. Mesfushori shqiptar nuk është pjesë e projektit të zikaltërve dhe tashmë po shqyrton ofertat që kanë mbërritur në tryezën e tij. Ndër ekipet e interesuara për shërbimet e tij është edhe Bolonja.
    Sipas Nikolo Shirës, drejtori sportiv i kuqebluve ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për të ndjekur nga afër miqësoren Monca-Inter. Sartori ishte në tribunë me qëllimin për të ndjekur nga afët Kristjan Asllanin dhe Espositon. Mesfushori shqiptar ishte titullar në këtë takim dhe luajti deri në minutën e 87./Sport Ekspres/

  • Skerdi Tase në GJKKO: Gjatë vitit 2021, e kemi ndjekur disa herë ‘Oti Kilën’! Dine Çamit do i bënim atentat me snajper

    Skerdi Tase në GJKKO: Gjatë vitit 2021, e kemi ndjekur disa herë ‘Oti Kilën’! Dine Çamit do i bënim atentat me snajper

    Skerdi Tase, në sallën e gjyqit për dosjen ‘Plumbi i artë’, ka treguar gjithashtu se “puna” për të vrarë Lulzim Mashën ishte dhënë nga Sandër Baho. Nuredin Dumani, më herët ka dëshmuar në gjyq, se porositësi i vrasjes ka qenë Suel Çela.
    “ Henriku më tha që punën e kishte marrë nga Nuredini dhe Nuredini nga dikush tjetër. Puna ishte dhënë nga “Sakati” nga Sandër Baho. Pas tentativës së vrasjes së Mashës Henriku shkoi në shtëpinë e vet un në timen. Pas disa ditësh informohem që isha shpallur në kërkim dhe kam qëndruar i fshehur deri kur u arrestova. Jemi takuar disa herë me Henrikun pas atentatit ndaj Lulzim Mashës. “, tha ai.
    Ai gjithashtu tregoi se kishin marrë porosi për të vrarë Elton Kilën, i njohur si Oti Kile, të cilin thotë se kanë ndjekur disa herë gjatë vitit 2021. Ruanin gjithashtu edhe Dine Çamin.
    “Henriku pastaj më tha për të vrarë Oti Kilën. Oti shiste makina, unë nuk e njihja personalisht por Henriku ma tregoi me foto. Gjatë vitit 2021 e kemi ndjekur disa herë Otin, nuk e kapëm dot dhe nuk mbanim armë me vete. Vrasjen do e bënim kundrejt pagesës 60 mijë euro, lekët do na i jepte Nuredin Dumani. Ne i ruanim të tre, Lulzim Mashën, Oti Kilën dhe Dine Çamin. Shpesh herë kemi shkuar edhe për Dine Çamin në Elbasan, ai kishte një magazinë afër shtëpisë së Talos. E kemi ruajtur për t’i bërë atentat me snajper, gjatë 2021.”, ka rrëfyer Tase.

  • “Unë nuk jam polic që t’i ndjek”, ish-kreu i SHISH: Biseda ime me Berishën dhe ambasadorin iranian për muxhahedinët

    “Unë nuk jam polic që t’i ndjek”, ish-kreu i SHISH: Biseda ime me Berishën dhe ambasadorin iranian për muxhahedinët

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, në studion e “Opinion” në News24 u shpreh se prania e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri nuk përbën rrezik, në kushtet e luftës që ka nisur Irani me Izraelin.
    Lika kujtoi një bisedë me ish-kryeministrin Berisha në kohën kur diskutohej ardhja e përfaqësuesve të opozitës iraniane në Shqipëri, ku ndër të tjera ai ka shprehur qëndrimin e tij.
    “Ai më pyeti se çfarë mendimi kisha unë i thashë se ne nuk kemi burime për ti ndjekur e mbajtur në vëzhgim pasi ata janë luftëtarë prej 20 vitesh të mbyllur mes kufirit Irak-Iran dhe të papëlqyer nga të dyja krahët”, tha ish-kreu i SHISH Visho Ajazi Lika.
    Visho Ajazi: Unë jam involvuar në këtë punë që në ditët e para kur muxhahedinët erdhën në Shqipëri, pasi ish-kryeministri i asaj kohe më ka thirrur mua dhe ministrin e Brendshëm për ardhjen e 125 muxhahedinëve në Tiranë, të cilët pastaj do të shpërndahen në SHBA, Gjermani e Suedi. Ai më pyeti se çfarë mendimi kisha unë i thashë se ne nuk kemi burime për ti ndjekur e mbajtur në vëzhgim pasi ata janë luftëtarë prej 20 vitesh të mbyllur mes kufirit Irak-Iran dhe të papëlqyer nga të dyja krahët.
    Sa herë që më është kërkuar mendim kam thënë se ne nuk kemi kapacitet për ti ndjekur e vëzhguar. Unë në atë kohë, cdo dy javë kisha ambasadorin e Iranit që më thonte se ata janë kriminelë. Unë i thoja se s’jam polic, po të keni të dhëna nga inteligjenca juaj që vërtetojnë këto që thoni ju. Pra personalisht, unë nuk besoj se ata janë elementi kryesor që do të jenë në krye të pushtetit të Iranit nëse rrëzohet regjimi i Khameneit.
    Raketat më të certifikuara janë 2200 km larg dhe arrijnë tek ne. Nuk mendoj se do të harxhojnë raketa drejt nesh dhe nuk besoj jemi të rrezikuar. Jemi më të rrezikuar në aspektin kibernetik.

  • Rasti i parë me linë e majmunit, Tomini: Disponojmë vaksina për çdo situatë

    Rasti i parë me linë e majmunit, Tomini: Disponojmë vaksina për çdo situatë

    Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastin e parë me linë e majmunit në Shqipëri. Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini tha në një intervistë televizive se personi është një 31 vjeç i gjinisë mashkull. ”Rasti nuk është autokton shqiptar, por ka pasur histori udhëtimi në shtetin fqinj, Itali. Sigurisht në bazë të një plan veprimi për MPox, linë e majmunit, janë zbatuar të gjitha masat për ndjekjen, vlerësimin dhe hetimin epidemiologjik për sa i përket izolimit të rastit dhe ndjekjes klinike”.
    Tomini u shpreh se rasti u izolua për 28 ditë në banesë dhe u ndoq në distancë, ndërsa u hetua edhe kontakti tij familjari bashkëjetues, i cili rezultoi i pastër. ”Pas marrjes së anamnezës, pra, evidentimit dhe hetimit epidemiologjik, rasti simptomatik është izoluar për 28 ditë dhe është ndjekur në banesë nga shërbimi infektiv. Izolimi në spital ndodh kur rasti është i rëndë për shkak të komplikacioneve apo sëmundjeve bashkëshoqëruese në spital. Nuk ka pasur nevojë për ndjekje spitalore, por është ndjekur në kushte ambulatore, i izoluar dhe ndjekur në mënyrë rreptësore edhe nga ana e individit, por edhe nga ana e strukturave. Tashmë rasti është rikuperuar”, theksoi Tomini.

    Tomini sqaroi se kjo sëmundje është infektive dhe mund të merret vetëm nga kontaktet e ngushta. ”Rrugët e infektimit janë disa, si p.sh. kontaktet e ngushta dhe të përsëritura lëkurë me lëkurë, rrugët seksuale, si dhe prekja dhe përdorimi i të njëjtave objekte. Duhet të theksojmë që duhet të kemi kontakt të ngushtë, të përsëritur, pra, nuk duhet të shtojmë panikun, sepse shpesh në publik shtohet paniku përkundrejt një kontakti me një puçërr që është çarë apo është plasaritur, apo me një lëkurë të dëmtuar”,-tha drejtuesja e ISHP-së.
    Instituti i Shëndetit Publik disponon vaksina për çdo situatë që mund të krijohet. Lia e majmunit është një infeksion viral, që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Krahas temperaturës, skuqjes dhe flluskave në trup, lia e majmunit shkakton edhe fryrje të nyjave limfatike. Në 95% të rasteve mjekët thonë se kalon pa probleme.

  • Igli Tare në tribunë gjatë Shqipëri-Serbi, zbulohen dy të vëzhguarit e tij për Milanin

    Igli Tare në tribunë gjatë Shqipëri-Serbi, zbulohen dy të vëzhguarit e tij për Milanin

    Të shtunën në mbrëmje, Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, ishte në tribunën e stadiumit “Arena Kombëtare” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, sfidë kualifikuese për Botërorin 2026, që përfundoi me rezultatin 0-0. Natyrisht, nuk ishte një udhëtim për qejf, por mision pune, duke qenë se disa lojtarë në orbitën e Milanit ishin nën vëzhgim të drejtpërdrejtë.
    Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, në veçanti dy emrat më të ndjekur ishin Dušan Vlahović dhe Aleksandar Mitrović. Të dy pëlqehen nga klubi kuqezi, ashtu si edhe Mateo Retegui, por për secilin prej tyre do të kërkoheshin investime të mëdha, si për kartonin, ashtu edhe pagën.
    Me Allegrin në pankinë, Milani pritet të bëjë “revolucion” të thellë në skuadër dhe të nisë një projekt të ri, edhe për shkak se nuk do të marrë pjesë në kupat europiane sezonin e ardhshëm, pas dështimit në kampionat. Largimi i parë i madh ishte Tijjani Reijnders, i cili dje kreu vizitat mjekësore me Manchester City.
    Tani mbetet për t’u kuptuar e ardhmja e Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leão, tri shtyllat e Milanit të viteve të fundit. Të tre mund të largohen, edhe pse për Leãon klubi ende po reziston, duke refuzuar ofertat e Bayern Munich. Pritet të shihet në ditët në vijim nëse gjermanët do të intensifikojnë kontaktet me Milanin për t’i bindur kuqezinjtë ta shesin yllin portugez.
     

  • ‘I vetmi që nuk kërkoi statistika’/ Nini: Në 11, 12, 13 maj, Syri TV ishte televizioni i dyti më i ndjekur në YouTube

    ‘I vetmi që nuk kërkoi statistika’/ Nini: Në 11, 12, 13 maj, Syri TV ishte televizioni i dyti më i ndjekur në YouTube

    Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri TV, Aldor Nini, drejtori i Acromax, foli për ndryshimet e theksuara në fushatat e fundit, ku media sociale ka luajtur një rol të rëndësishëm.

    Sipas tij, platforma YouTube ka krijuar mundësi të reja për të arrirë audiencën në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i dhënë mundësinë të ndjekin live transmetimet, ndërkohë që Instagram dhe Facebook kanë mbajtur edhe ato pjesë të audiencës që preferojnë përmbajtje të shpejtë.

    Nini përmendi gjithashtu se televizonet kanë kërkuar statistika për performancën e fushatës, përveç Syri TV që ka pasur një qasje të ndryshme ndaj kërkesës së këtyre të dhënave, gjithashtu përmendi që Syri TV ishte i dyti më i ndjekur nga të gjitha televizonet.

    “Ndryshe nga fushatat e kaluara ne kemi pasur një prezencë shuë të fortë të mediave në rrjetet sociale, ku përfshihet edhe platforma Youtube, si ajo më e rëndësishmja përsa i përket kohëzgjatjes së shikueshmërisë. Ne jemi çdo ditë në Instagram edhe pse kemi video të shkurtra. Facebook-u ka një audiencë pak më të ulët sesa Youtube. Youtube e “spiunon” në Google dhe e shprëndran tek personat që janë të interesuar. Këtë zgjedhje shumica e televizoneve kanë pasur fokusin në livestream-et në Youtube, herë tjetër kjo gjë nuk ka ndodhur. Ne kemi bërë një statistikë vetëm për temat e fushatës, sepse televizonet na e kërkuan. Syri Televizon është i vetmi që nuk kërkoi asnjë statistikë. Gjatë ditëve të zgjedhjeve Syri Tv ka qenë i dyti më i ndjekur nga shqiptarët.” – tha Nini.

  • “Me charter për të ndjekur finalen e Champions League”/ Berisha del blof, Rama udhëtoi në Mynih me klasë ekonomike

    “Me charter për të ndjekur finalen e Champions League”/ Berisha del blof, Rama udhëtoi në Mynih me klasë ekonomike

    Sali Berisha në një konferencë nga selia blu akuzoi kryeministrin Edi Rama se udhëtoi me charter për të ndjekur finalen e Champions League në Mynih. Madje, Berisha e shfrenoi fantazinë edhe më tej, duke thënë se kreu i qeverisë ka paguar biletë 40 mijë euro për të siguruar një vend në stadium për të parë përballjen mes Paris Saint Germain dhe Interit.
    “Rama thuhet se me charter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen dhe doli me Nustretin e 1 mijë dollarëve bifteku, sigurisht si sheik shijon krimet e tij, monstruoze elektorale që ka bërë”, tha Berisha në konferencë.
    Por në fakt, e vërteta është se kryeministri Rama jo vetëm nuk ka udhëtuar me charter, por as nuk ka shpenzuar atë shifër të majme për një biletë siç aludohet nga Berisha.
    Në foto duket qartë bileta e avionit me të cilën ka udhëtuar kreu i qeverisë, ku dallohet që është klase ekonomike. Dhe madje, në stadiumin Allianz Arena të Mynihut, Rama ishte i ftuar nga UEFA për të ndjekur finalen e Champions League./ Tema

  • Përfundon numërimi/ Xhaçka mposht Gjylametin, mban mandatin e deputetes në Tiranë

    Përfundon numërimi/ Xhaçka mposht Gjylametin, mban mandatin e deputetes në Tiranë

    Ka përfunduar numri i votave të diasporës për qarkun  Tiranës. Pas një beteje të fortë me Blerina Gjylametin, Olta Xhaçka ka arritur të mbaj mandatin e deputetes.
    Gara mes dy zonjave socialiste ishte “kokë më kokë” prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.
    Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.
    Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me  4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.

  • Debati/ “Përse duhet t’i garantohej tifozëve bileta për Shqipëri-Serbi?”, përplasja në studio, flet gazetarja: E kanë ndjekur Shqipërinë kudo 

    Debati/ “Përse duhet t’i garantohej tifozëve bileta për Shqipëri-Serbi?”, përplasja në studio, flet gazetarja: E kanë ndjekur Shqipërinë kudo 

    Shqipëria do të luajë kundër Serbisë në muajin qershor dhe emocionet e këtij takimi janë gjithmonë e më afër. Sa i përket biletave është gjetur një mënyrë e re, teksa në fillim tifozët do të aplikojnë dhe në fund nëpërmjet një programi do të përzgjidhen edhe fituesit. Kjo ide ka ngjallur diskutime në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës” mes gazetarëve Dritan Lundra dhe Klodiana Bufi. Lundra ishte kundër idesë që tifogrupeve të Kombëtares t’i ruhet bileta e gatshme, ndërsa nga ana tjetër gazetarja theksoi se kanë qenë këta tifozë që e kanë ndjekur Shqipërinë kudo, edhe në ditët më të vështira të Kombëtares. ?Dritan Lundra: “Unë duhet të rri të pres, ti po deshe prit, po deshe mos prit. Hidhet shorti, po fitove mirë, nëse nuk fiton, prapë mirë. 
    Klodiana Bufi: “Ti nuk mund ta ndalosh atë tifozin ultras të Kombëtares, atë që e ndjek Kombëtaren kudo, nuk e ndalon dot, ata e kanë ndjekur Shqipërinë edhe në ditët më të vështira”. 
    Lundra: “Po mua kush ma garanton të shkoj në stadium. Aq mban stadiumi pra apo jo?” 
    Klodiana Bufi: “Për mua nuk është kjo forma e duhur, më mirë të hidheshin online dhe kush ishte më i zoti dhe më i shpejti le ta blejë, por jo kështu, tifozët duhet të jenë aty. Ka shumë tifogrupe, TKZ, tifogrupe nga Maqedonia, Kosova etj”. 
    Lundra: “Ashtu vijnë edhe nga Australia, por kaq janë vendet dhe ka shumë interes”
    Klodiana Bufi: “Mënyra ishte e gabuar”

  • 500 mijë lekë për një biletë/ Tifozët do të duhet të paguajnë shumë për të ndjekur ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë

    500 mijë lekë për një biletë/ Tifozët do të duhet të paguajnë shumë për të ndjekur ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë

    Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.
    Si të aplikoni:
    Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit.
    Zgjidhni tribunën e stadiumit.
    Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës.
    Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.
    Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit.
    Afatet dhe procesi i përzgjedhjes:
    Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.
    Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.
    Blerja dhe marrja e biletave:
    Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025.
    Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.
    FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.