Tag: ndjekur

  • George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

    George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

    Financieri dhe filantropi, George Soros prej vitesh është akuzuar nga kritikë në mbarë botën, për ndërhyrje në procese politike dhe ekonomike. Pretendimet përfshijnë financimin e lëvizjeve opozitare, ndikimin në zgjedhje dhe mbështetjen e revolucioneve të njohura si “revolucionet me ngjyra”, në vende si Ukraina dhe Kirgistani.

    Sipas deklaratave të tij të mëhershme, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ai tha se “hyri dhe mblodhi copëzat”, duke ngritur fondacione në disa vende të Europës Lindore dhe Azisë për të përgatitur terrenin, për atë që e quante tranzicion “demokratik”.

    Në fushën financiare, Soros u bë i njohur në vitin 1992 pasi fitoi rreth 1 miliard dollarë nga spekulimi me paundin britanik, çka solli humbje të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ai nuk është ndjekur penalisht për këtë veprim.

    Në Francë, në vitin 2002, Soros u dënua për tregtim të brendshëm informacioni, lidhur me privatizimet e viteve 1980 dhe u gjobit me 2.2 milionë euro. Apelimet e tij u refuzuan në disa nivele gjyqësore, përfshirë edhe në nivel europian.

    Në Azi, ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, e ka akuzuar Sorosin se ka luajtur rol në përkeqësimin e Krizës Financiare Aziatike të vitit 1997, duke ndikuar në rënien e monedhave të rajonit. Megjithatë, pavarësisht ligjeve të rrepta të Malajzisë për manipulimin e tregut, ai nuk është ndjekur penalisht.

    Kritikat ndaj tij shtrihen edhe në politikën amerikane, ku Soros ka financuar fushata të ndryshme dhe ka mbështetur kandidatë e prokurorë, që kundërshtarët e lidhin me çështjet ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ndërsa qindra aleatë të Trump-it janë ndjekur penalisht për akuza të lidhura me zgjedhjet, Soros vetë nuk është përballur me akuza.

  • Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

    Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

    Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend. “Kush është dakord ta miratojmë në tërësi? Gjashtë pro, nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës. Një abstenim”. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm bashkë me paketën fiskale që shoqëron atë kanë përfunduar maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare.
    Pavarësisht dhjetëra amendamenteve, propozimeve për ndryshime kryesisht nga deputetët e opozitës dhe Erion Braçe nga socialistët projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale nuk ndryshuan formë nga forma fillestare me të cilën u publikuan. Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është gati 64 miliardë lekë apo 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 82.5 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 77.2 dhe 64.8 miliardë lekë. Mbi 41 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Lehtë është rritur edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 16.2 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë rreth 5.0 milionë lekë më shumë se gjatë 2025-s. Vetë “Financat” do të kenë në dispozicion vetëm 2.5 miliardë lekë.

    Buxheti për 61 bashkitë në vend planifikohet në gati 907.7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja.

    Të vetmet kërkesa të miratuara ishin ato të bëra nga komisionet parlamentare, për tu dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve, kryesisht atyre në fushën e drejtësisë. Kostoja totale e shtesave të pranuara ishte 5 milionë euro, fonde që u zbritën nga buxheti i Ministrisë së Financave. Projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale do të shqyrtohen nen për nen dhe në tërësi në seancën e së enjtes për t’u dekretuar më pas nga Presidenca e hyrë në fuqi nga 1 janari 2026.

  • VIDEO / Shqiptari me sharrë elektrike në dorë ndjek policët britanikë në mes të rrugës

    VIDEO / Shqiptari me sharrë elektrike në dorë ndjek policët britanikë në mes të rrugës

    Me sharrë elektrike në dorë, duke ndjekur një efektiv policie nëpër rrugët e një qyteti skocez. Shqiptari Liridon Kastrati u shpall fajtor për vrasje të mbetur në tentativë për incidentin e ndodhur në majin e vitit të kaluar.
    Sipas provave të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Paisley-t, ngjarja nisi kur automjeti Volkswagen i drejtuar nga 32-vjeçari Kastrati u përplas me makinën e policisë. Pas përplasjes, Kastrati fillimisht u largua me vrap, por u rikthye te makina e tij për të marrë një sharrë elektrike, të cilën më pas e përdori për të kërcënuar dhe ndjekur oficerin Cowan.
    Oficeri, 35 vjeç, dëshmoi se kishte qenë i “tmerruar” ndërsa Kastrati e përndiqte duke tundur sharrën elektrike dhe duke ulëritur fjalë fyese. Ai tha se në ato momente besonte se po rrezikonte jetën: “Mendova se nëse nuk distancohem, do të më vriste. Besova se do të më priste krahët ose edhe kokën”.
    Fillimisht, Kastrati u deklarua i pafajshëm për akuzat e tentativës së vrasjes ndaj katër oficerëve, por në fund u shpall fajtor vetëm për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, akuzat për vjedhje makine, shkelje të qetësisë publike dhe shkelje të kodit rrugor u tërhoqën nga prokuroria.
    Mbrojtja e tij pretendoi se hetimet kishin qenë “të meta” dhe pa objektivitet, duke theksuar se Kastrati ishte marrë në pyetje pa avokat dhe pa përkthyes shqiptar. Pas shpalljes së fajësisë, gjykatësi Gallacher paralajmëroi se dënimi do të jetë i rëndë, duke e quajtur incidentin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

  • Iris Luarasi: “Shtetet me dy gjini s’janë shembull për ne!” – Po për kë janë, vallë?

    Iris Luarasi: “Shtetet me dy gjini s’janë shembull për ne!” – Po për kë janë, vallë?

    Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi e cila e mori mandatin qyl, ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me 77 vota në Kuvend. Sipas saj ligji nuk i hap rrugë identiteteve të shumëfishta siç pretendon opozita dhe shoqëria civile.
    “Soristja e thekur” Iris Luarasi, teksa përmendi vendet anëtare të BE që nuk e kanë këtë ligj, tha se shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembujr për t’u ndjekur.
    “Janë permendur disa here nga kolege te opozites ne komisione shembuj nga disa vende europiane.  Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”. Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian.
    Ashtu sic eshte e vertete se Komisioni Evropian ka hapur procedura shkeljeje  ndaj disa prej këtyre shteteve dhe ka paralajmëruar sanksione financiare sipas nenit 260 të Traktatit për Funksionimin e BE-së. Nëse shtetet refuzojnë të korrigjojnë shkeljet, ato rrezikojnë gjoba ditore, pezullim të fondeve të BE-së, apo përjashtim nga programet e bashkëpunimit. Pra, nuk kemi të bëjmë me “shembuj të mirë” que duhen ndjekur, por me shkelje që po diskutohen në gjykatat evropiane si cenim i parimeve themelore të së drejtës evropiane”, u shpreh Luarasi.

  • Trump tha se Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore, reagon Pekini: Gjithmonë kemi ndjekur rrugën e paqes

    Trump tha se Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore, reagon Pekini: Gjithmonë kemi ndjekur rrugën e paqes

    Kina tha sot se nuk po kryen asnjë test bërthamor, duke iu përgjigjur Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tha se Rusia dhe Kina po kryejnë teste, “por nuk po flasin për këtë”, pa sqaruar natyrën e tyre.

    “Kina gjithmonë ka ndjekur rrugën e zhvillimit paqësor, ka ndjekur një politikë të mospërdorimit të parë të armëve bërthamore dhe ka ndjekur një strategji bërthamore të bazuar në vetëmbrojtje dhe respekt për angazhimin e saj për të pezulluar testet bërthamore”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për shtyp pas deklaratave të fundit të Trump.

    Donald Trump has alleged that Russia, China, and several other nations are secretly conducting underground nuclear weapons tests, saying the U.S. would restart testing rather than be the only country following the ban.https://t.co/2QPZcGVGtY
    — News Central TV (@NewsCentralTV) November 3, 2025

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze shprehu se shpreson që Shtetet e Bashkuara “do të marrin masa konkrete për të mbrojtur sistemin ndërkombëtar të çarmatimit dhe mospërhapjes dhe për të ruajtur ekuilibrin strategjik dhe stabilitetin global”.
    “Rusia po teston dhe Kina po teston, por ata nuk po flasin për këtë”, tha presidenti i SHBA-së në një intervistë të transmetuar në CBS të dielën.

    #BREAKING: US President Donald Trump in CBS interview claims Pakistan has been testing nuclear weapons hiding it from the entire world. Claims, Russia, China, North Korea and Pakistan have been testing nuclear weapons but they don’t have reporters hence they don’t talk about it. pic.twitter.com/EOigGhn3zK
    — Aditya Raj Kaul (@AdityaRajKaul) November 3, 2025

    “Do të bëjmë testime, sepse vendet e tjera po bëjnë testime. Koreja e Veriut po bën testime. Pakistani po bën testime. E dini, pavarësisht se sa të fuqishme janë armët bërthamore, bota është e madhe. Nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë testime. Ata po bëjnë testime nën tokë, thellë, ku bota nuk e di vërtet se çfarë po ndodh. Ndjen një dridhje të vogël. Ata po bëjnë testime dhe ne jo. Duhet ta bëjmë”, tha Trump.
    “Ajo që po them është se do të testojmë armë bërthamore siç po bëjnë vendet e tjera”, këmbënguli presidenti, pa iu përgjigjur një pyetjeje nëse armët bërthamore do të shpërthenin, diçka që SHBA-të e kanë bërë që nga viti 1992.

    Trump:
    We have to test nuclear weapons… otherwise you don’t really know if they work. pic.twitter.com/lorY49LCGg
    — Clash Report (@clashreport) November 3, 2025

    Megjithatë, Sekretari i Energjisë, Chris Wright, siguroi dje Fox News se nuk do të ketë “shpërthime bërthamore”.
    “Këto janë ato që quhen ‘shpërthime jo-kritike’, që do të thotë se do të testojmë pjesë të tjera të një arme bërthamore për t’u siguruar që ato kanë gjeometrinë e duhur dhe se mund të shkaktojnë një shpërthim bërthamor”, shpjegoi ai.
    “Testet që do të bëjmë do të jenë në sisteme të reja dhe një herë tjetër ato nuk do të jenë shpërthime bërthamore”, këmbënguli ministri.

    Top Channel

  • Zbulohet edhe një tjetër banor i Big Brother VIP Kosova 4?

    Zbulohet edhe një tjetër banor i Big Brother VIP Kosova 4?

    Edicioni i katërt i reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, pritet të nisë së shpejti dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të mundshëm të banorëve të rinj. Rrjetet sociale po ziejnë nga thashethemet, ndërsa publiku mezi pret të zbulojë se kush do të hyjë këtë herë në shtëpinë më të famshme të vendit.
    Producentja Olsa Muhameti dhe prezantuesi Alaudin Hamiti po përgatisin me kujdes sezonin e ri, megjithëse data e saktë e nisjes ende nuk është bërë publike. Mes emrave që po përmenden më së shumti është ai i magjistarit shqiptar Sali Buzhala, i njohur për publikun me pseudonimin MagicSal.
    MagicSal jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka fituar popullaritet me shfaqjet e tij unike të magjisë dhe stilin karizmatik që e ka bërë shumë të ndjekur në rrjetet sociale. Spekulimet për pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Kosova 4 kanë ngjallur interes të madh, pasi fansat besojnë se ai mund të sjellë një energji krejt ndryshe, duke ndërthurur magjinë, humorin dhe spontanitetin brenda shtëpisë.
    Edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo vetë artisti, emri i tij është përmendur gjerësisht në mediat rozë dhe forume online. Nëse këto zëra rezultojnë të vërteta, publiku kosovar mund të presë një sezon plot befasi, argëtim dhe, mbi të gjitha, magji në Big Brother VIP Kosova 4.

  • Marrin fund vështirësitë, këto janë 3 shenjat më me fat të horoskopit për këtë javë

    Marrin fund vështirësitë, këto janë 3 shenjat më me fat të horoskopit për këtë javë

    Java e re nis me surpiza për 3 shenja të horoskopit. Astrologët theksojnë se është një periudhë e artë për t’u rilindur shpirtërisht, për të bërë zgjedhje të guximshme dhe për të ndjekur rrugën e vërtetë personale. Por ndër të gjitha, janë tri shenja të zodiakut që do të ndihen më të favorizuara nga yjet këtë javë!LuaniJavë kulmore për luanët, të cilët më në fund po shohin frytet e një pune të gjatë të brendshme. Hëna e Plotë më 7 tetor sjell fundin e një kapitulli dhe fillimin e një jete të re. Besimet dhe prioritetet kanë ndryshuar – tani është koha për të ndjekur rrugën që ju është e destinuar për ju. Universi ju shtyn të besoni në vetvete dhe të nisni gjithçka nga e para, pa frikë.
    PeshqitPeshqit marrin më në fund një hov të ri. Mërkuri në akrep i ndihmon të shohin qartë drejtimin që duhet të marrin dhe t’u japin fund pritjeve të kota. Komunikimi, mundësitë dhe bashkëpunimet e reja do t’i ndihmojnë të realizojnë qëllimet e tyre më të mëdha. Universi i fton të lënë pas pasiguritë dhe të ecin përpara me besim.
    BricjapiJava vjen si një thirrje për transformim total. Bricjapët do të ndihen të shtyrë të rishikojnë gjithçka: nga marrëdhëniet e tyre, tek puna dhe qëllimet afatgjata. Koha është tani për të lënë pas atë që nuk i shërben më rritjes së tyre. Ëndrrat e mëdha kërkojnë hapa të guximshëm, dhe kjo javë ju ofron mundësinë për t’i ndërmarrë.

  • Vlerësimi i Manastirliut/ Zaloshnja: Caktimi e saj si kandidate nga Rama është ndjekur me interes të lartë

    Vlerësimi i Manastirliut/ Zaloshnja: Caktimi e saj si kandidate nga Rama është ndjekur me interes të lartë

    Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të caktuar Ogerta Manastirliun, si kandidate të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës është ndjekur me interes të lartë nga qytetarët. 
    Kështu u shpreh autori i sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, Eduard Zaloshnja. 
    Ai theksoi se emri i saj duket që është pranuar dhe nga të anketuarit, ku 50.1% e tyre e kanë cilësuar si të aftë për të drejtuar Bashkinë më të madhe të vendit. 
    “Ai vendim kuptohet se ishte vendim politik. Opinioni publik kishte interes sepse kuptohet se ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që të shkarkohet kryetari i kryeqytetit dhe opinioni e ka ndjekur me vëmendjen. Mund të kenë qenë një ndër ngjarjet politike më të rëndësishme të javës që kaloi. 
    Ne nuk po pyesim politikanë apo juristë, por po pyesim njerëz të thjeshtë me arsim dhe moshë nga më të ndryshe, nga krahina të ndryshme. Ajo [Manastirliu] herët a vonë do jetë kandidate për Tiranën. Rama e ka shpallur që kjo do jetë kandidatja jonë për Tiranën”, tha ai 

  • Për t’u ndjekur sot/ Gjashtë evente madhore në sport

    Për t’u ndjekur sot/ Gjashtë evente madhore në sport

    Kualifikuese Botërori në futboll, zona europiane,nga ora 15:00 deri në 20:45.

    MotoGP me Çmimin re Madh të Katalunjës në orën 14:00

    Formula1 , Çmimi i Madh i Monzës ora 15:00

    US Open, finale. Janik Siner- Karlos Alkaraz 20:00

    Finale volejbolli për femra Itali- Turqi në tajlandë (Bankok) ora 14:30/Sportiim.al/

    Vuelta e Spanjës, etapa e 15-të, ( Vegadeo- Monforte De Lemos 167,8 km) starti 13:12/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Tare pret Gatuzon dhe Bufonin, stafi i Italisë ndjek stërvitjen e Milanit

    Tare pret Gatuzon dhe Bufonin, stafi i Italisë ndjek stërvitjen e Milanit

    Xhenaro Gatuzo ka nisur turin e tij në klubet italiane, për të ndjekur nga afër seancat e tyre stërvitore. Gatuzo është kthyer në Milanelo pas shumë vitesh, por këtë herë në rolin e trajnerit të Italisë. Së bashku me stafin e tij, Bufonin dhe Bonuçin, ka takuar Igli Taren, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë, Masimiliano Alegrin dhe lojtarët e Milanit.
    “Sky Sport” raporton se fokusi kryesor ishte Riçi, që konsiderohet një nga talentet e futbollit italian. Gjithashtu, është ndjekur me kujdes edhe Gabia, si dhe talenti i ri që ka bërë për vete Alegrin, Bartezagi./Sport Ekspres/