Tag: ndjekje

  • EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë i armatosur në Orosh, ka qenë në ndjekje nga antiterrori

    EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë i armatosur në Orosh, ka qenë në ndjekje nga antiterrori

    Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka mësuar edhe emrin e personit të dytë që është i armatosur në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.
    Ai është Arben Uka, person i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.Lexo edhe :Related Posts
    Uka ndodhet së bashku me 24-vjeçarin Julian Cumraku. Ky i fundit, nuk ka pranuar të dorëzohet dhe i ka bërë thirrje policisë dhe forcave RENEA se do të qëllojë në rast se ata nuk largohen.

    Aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz ka nisur që prej mëngjesit të kësaj të hëne.
    Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pas dyshimeve se brenda banesës ndodheshin 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Ata kanë rrethuar banesën, e cila ka qenë e braktisur prej kohës dhe deri më tani nuk kanë bërë dot të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tyre, për shkak se Uka dhe Cumraku janë të arrmatosur./vizionplus.tv

  • FOTO/ Ndjekje si në filma, shqiptarët aksidentohen duke iu arratisur policisë

    FOTO/ Ndjekje si në filma, shqiptarët aksidentohen duke iu arratisur policisë

    Një ndjekje me makinë u regjistrua të hënën në mbrëmje në Zvicër.

    Një makinë ku po udhëtonin dy persona tentoi që të shmangë një kontroll policor.

    Makina po udhëtonte drejt Bernës. Policët vunë re se shoferi po e drejtonte mjetin në mënyrë të çrregullt. Pasi i bënë thirrje për të ndaluar, drejtuesi i mjetit i dha gaz dhe u largua.

    Mediat zvicerane shkruajnë se pas një ndjekje si në filma, makina u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës në një dalje nga autostrada.

    Dy persona përfunduan në prangat e policisë. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, 28 dhe 33 vjeç. Njër prej tyre u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte plagosur.

    Arsyeja e arratisjes së tyre mendohet se është fakti se ishin nën ndikimin e alkoolit ose drogës. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.

  • Dy shqiptarët tentojnë t’i shpëtojnë policisë por aksidentohen keq me makinë

    Dy shqiptarët tentojnë t’i shpëtojnë policisë por aksidentohen keq me makinë

    MAKINA E AKSIDENTUAR

    ZVICËR- Një ndjekje me makinë u regjistrua të hënën në mbrëmje në Zvicër.
    Një makinë ku po udhëtonin dy persona tentoi që të shmangë një kontroll policor.
    Makina po udhëtonte drejt Bernës. Policët vunë re se shoferi po e drejtonte mjetin në mënyrë të çrregullt. Pasi i bënë thirrje për të ndaluar, drejtuesi i mjetit i dha gaz dhe u largua.
    Mediat zvicerane shkruajnë se pas një ndjekje si në filma, makina u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës në një dalje nga autostrada.
    Dy persona përfunduan në prangat e policisë. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, 28 dhe 33 vjeç. Njër prej tyre u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte plagosur.
    Arsyeja e arratisjes së tyre mendohet se është fakti se ishin nën ndikimin e alkoolit ose drogës. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet. 

  • Ndërtimet pa leje/ Koçiu: Ligji është i barabartë për të gjithë. Ndërtuesit abuzues do përballen me gjoba e ndjekje penale

    Ndërtimet pa leje/ Koçiu: Ligji është i barabartë për të gjithë. Ndërtuesit abuzues do përballen me gjoba e ndjekje penale

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka bërë me dije se operacioni në zonën e Farkës kundër ndërtimeve pa leje është pjesë e një fushate të gjerë për vendosjen e ligjshmërisë në territor në të gjithë vendin.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas saj, kontrollet kanë treguar se abuzimet me territorin shpesh lidhen jo vetëm me veprime individuale, por edhe me mungesë përgjegjësie nga punonjës publikë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Koçiu theksoi se askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe se masat do të zbatohen në çdo nivel përgjegjësie. Ministrja paralajmëroi se çdo ndërtim jashtë lejes do të përballet me gjoba, ndjekje penale dhe prishje të menjëhershme, ndërsa u bëri apel qytetarëve të verifikojnë dokumentacionin përpara blerjes së një prone.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Vijojmë me operacionin për vendosjen e ligjshmërisë në territor si pjesë e një procesi të gjerë që po zbatimin në të gjithë vendin. Kontrollet kanë treguar që abuzimet me territorin nuk janë vetëm çështje individësh, por që shpesh lidhet me mos përmbushjesh të detyrës së punonjësve publikë. Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Prandaj masat po shtrihen në çdo nivel përgjegjësie. Dua të theksoj qartë, ligji është i barabartë për të gjithë dhe zbatimi i tij është një garanci për zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm. 

    Në këtë proces drejtuesit duhet të jenë të parët që tregojnë kujdes. Shfrytëzimi i çdo metri katror më shumë nga ajo që është lejuar do të paralizohet rëndë me gjobë, ndjekje penale, dhe prishje të menjëhershme. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje edhe një herë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur blejnë një pronë të verifikojnë dokumentacionin dhe statusin ligjor të objektit”, tha ministrja Albana Koçiu.

  • I kapur me makinë të vjedhur dhe arsenal mallrash të grabitura, arrestohet 31-vjeçar shqiptar

    I kapur me makinë të vjedhur dhe arsenal mallrash të grabitura, arrestohet 31-vjeçar shqiptar

    Një ndjekje e rrezikshme në rrugët e Italisë përfundoi me arrestimin e një 31-vjeçari shqiptar, i cili po udhëtonte me një automjet të vjedhur në Zvicër.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 24 tetorit, kur Karabinierët e degës së Vareses u vënë në ndjekje të një Volkswagen Golf me targa zvicerane, e cila po lëvizte me shpejtësi dhe tentoi të shmangte kontrollin policor.

    Gjatë ndjekjes, që përfshiu manovra të rrezikshme dhe kalime në drejtim të gabuar, i dyshuari goditi disa automjete që ndodheshin në semaforin e kuq pranë supermarketit “Tigros” në Besozzo.

    Pas aksidentit, ai u përpoq të largohej në këmbë, por u kap menjëherë nga forcat e rendit, ndërsa një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej.

    Në automjetin e braktisur, që rezultoi i vjedhur në Zvicër, Karabinierët gjetën mjete për thyerje, radio portative, telefona celularë, para të gatshme dhe sende të dyshuara si mallra të vjedhura.

    Pas arrestimit, kontrollet u shtrinë edhe në banesën e 31-vjeçarit, ku u zbuluan bizhuteri ari, orë dore dhe dy pistoleta, të cilat dyshohet se janë përfituar nga grabitje të tjera të mëparshme.

    I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun e Vareses, në pritje të vendimit të Autoriteteve Gjyqësore. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e sendeve të sekuestruara dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.

  • Ndjekje si nëpër filma, 32-vjeçari shqiptar në Greqi kapet pas tentativës për t’u arratisur

    Ndjekje si nëpër filma, 32-vjeçari shqiptar në Greqi kapet pas tentativës për t’u arratisur

    Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e së martës pasdite (7 tetor) pas një ndjekjeje policore në Maroussi të Greqisë. Sipas protothema.gr, shqiptari është me precedentë të shumtë kriminalë.
    Sipas informacioneve, i arrestuari ka rënë në duart e autoriteteve 10 herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa atij i është ndaluar edhe hyrja në Greqi.
    E megjithatë, ai ka arritur që të lëvizë i lirë në Maroussi, deri në arrestimin e tij pasditen e djeshme kur u kap nga policia duke drejtuar një makinë të vjedhur.
    Ajo që ndodhi më pas ishte si një film aksion. Rreth orës 14:10, oficerët e policisë i njoftuan për një tentativë vjedhje në Rrugën Mesogeion.
    Oficerët mbërritën në vendngjarje ku, pas kontrollit, vunë re një automjet të dyshimtë në Rrugën Neratziotissis dhe i bënë thirrje për t’u ndalur.
    Por, shoferi shqiptar u largua me shpejtësi ndërsa efektivët iu vendosën në ndjekje deri në kryqëzimin e Folegandros dhe Smyrnis, ku 32-vjeçari braktisi automjetin dhe iku me vrap.
    Më pas, pasagjeri i tij mori drejtimin e makinës dhe u largua. Policia greke iu vendos në ndjekje në këmbë shqiptarit dhe, me ndihmën e një oficeri policie jashtë detyrës, ai u ndalua e u arrestua.
    Mjeti i vjedhur u gjet më vonë parkuar në rrugën Iras. 32-vjeçari shqiptar që u arrestua akuzohet për tentativë vjedhjeje dhe mosbindje, ndërsa pasagjeri është ende në kërkim.

  • Ishte në ndjekje nga Shqiponjat, 31-vjeçari i armatosur përplas disa makina pranë Saukut/ Në gjendje të rëndë polici dhe bashkëshortja e tij (Detajet)

    Ishte në ndjekje nga Shqiponjat, 31-vjeçari i armatosur përplas disa makina pranë Saukut/ Në gjendje të rëndë polici dhe bashkëshortja e tij (Detajet)

    Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur, i identifikuar si Imer Krrashi, po ndiqej nga forcat Shqiponja.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se më pas ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.
    Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.
    “Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
    Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.
    Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • “Ndjekje penale dhe shkarkime nga detyra”/ Rama iu ‘tërheq veshin’ inspektorëve bashkiakë: Burg kush bën parkim të…

    “Ndjekje penale dhe shkarkime nga detyra”/ Rama iu ‘tërheq veshin’ inspektorëve bashkiakë: Burg kush bën parkim të…

    Kryeministri Edi Rama mes shumë paralajmërimeve që bëri sot në një konferencë për mediat, deklaroi se të gjithë ata punonjës që kanë për detyrë që të kontrollojë hapësirat publike dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje, do të përballen me një seri masash.
    Ai tha se këta punonjës do të përballen me shkarkime apo dhe procedime.
    “Ndërkohë që në territor leja është shkelur rëndë, në Bashki aktet e konstatimeve janë në rregull, për këto raste, masa për këta punonjës, është shkarkim nga detyra, ndjekje penale dhe mosqënia më pjesë e administratës. Do të ketë masa me burg, nëse ndërtoni pa leje, apo dhe bëni një parkim të jashtëligjshëm. Burgimi është më i gjatë nëse ndërtoni në vendet që janë nën mbrojtjen e shtetit. Dhe në rastet kur ndërtimet pa leje bëhen nga punonjës të shtetit, apo ka bashkëpunime nga ata që duhet t’i ruajnë këto territore, dënimi është i gjatë.”, tha ai.

  • VIDEO/ Publikohen pamjet e para të përplasjes me armë mes policisë me dy grabitësve, ja çfarë ndodhi në Sukth

    VIDEO/ Publikohen pamjet e para të përplasjes me armë mes policisë me dy grabitësve, ja çfarë ndodhi në Sukth

    Janë publikuar pamjet e para nga aksioni i përplasjeve me armë mes dy grabitësve dhe policisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

    Si pasojë e përplasjes, Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Lorenc Çali pasi bëri rezistencë për disa minuta, ra në prangat e policisë.

    Në pamje duken disa efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur edhe arrestimin e Loranc Çalit.

    Çfarë ndodhi mes policisë dhe dy të rinjve?

    Të rinjtë mbrëmjen e 20 gushtit në sektorin Rinia kishin vjedhur një automjet dhe pas denoncimit të pronarit, patrullat ishin vënë në ndjekje të tij.

    Pa u mbushur as 24 orë nga vjedhja e makinës, në një pikë karburanti në Sukth ndodhi një grabitje me armë. Punonjësit nën kërcënimin e armës iu morën lekët e xhiros dhe grabitësit u zhdukën pa gjurmë.

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Cifligut në Sukth policia mori telefonatë nga drejtuesi i një automjeti ‘G CLas’, i cili tha se dy persona të maskuar dhe armatosur tentuan t’i grabisnin makinën, por ai u largua me shpejtësi.

    Në këto moment, forcat e policisë pikasën automjetin e vjedhur në sektorin Rinia dhe u vunë në ndjekje të tyre dhe në ndjekje e sipër grabitësit shkëmbyen zjarr me policinë.

    Automjeti u rrethua në afërsi të Vorës, te rrethrrotullimi ku shumë pranë vendit të ngjarjes, në një lokal në zonë po zhvillohej një dasmë.

    Për më shumë se 20 minuta, edhe pse të rrethuar, refuzuan të dorëzoheshin, derisa polica ndërhyri dhe trasportoi Domin në spital ndërsa Çali u vu në pranga.

    Policia ndihmoi më pas dhe dasmorët që të largoheshin nga ambientet e restorantit pa probleme. Domi dhe Çali, nga fshati Bilalas Shijak, ishin kontigjentë të njohur për policinë kryesisht në fushën e vjedhjeve.

  • Plumba dhe panik pranë lokalit të dasmave, ja kush janë autorët që u përplasën me policinë (Video+Emrat)

    Plumba dhe panik pranë lokalit të dasmave, ja kush janë autorët që u përplasën me policinë (Video+Emrat)

    Dy grabitës me armë shkëmbyen zjarr me policinë, e cila u vu në ndjekje të tyre më orët e para të mëngjesit të para katër ditëve. Për pasojë njëri prej tyre, i identifikuar si Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Lorenc Çali pasi minutash të tërë rezistencë u arrestua nga policia.
    Sipas burimeve policore mbrëmjen e 20 gushtit në sektorin Rinia ishte vjedhur një automjet dhe pas denoncimit të pronarit, patrullat ishin vënë në ndjekje të tij.

    Pa u mbushur as 24 orë nga vjedhja e makinës, në një pikë karburanti në Sukth ndodhi një grabitje me arme. Punonjësit nën kërcënimin e armës iu morën lekët e xhiros dhe grabitësit u zhdukën pa gjurmë.

     

     
    Në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Cifligut në Sukth policia mori telefonatë nga drejtuesi i një automjeti G CLas, I cili tha se dy persona të maskuar dhe armatosur tentuan t’i grabisnin makinën, por ai u largua me shpejtësi.

    Në këto moment, forcat e policisë pikasën automjetin e vjedhur në sektorin Rinia dhe u vunë në ndjekje të tyre dhe në ndjekje e sipër grabitësit shkëmbyen zjarr me policinë.
    Automjeti u rrethua në afërsi të Vorës, te rrethrrotullimi ku shumë pranë vendit të ngjarjes, në një lokal në zonë po zhvillohej një dasmë.
    Për më shumë se 20 minuta, edhe pse të rrethuar, refuzuan të dorëzoheshin, derisa polica ndërhyri dhe trasportoi Domin në spital ndërsa Çali u vu në pranga.
    Policia ndihmoi më pas dhe dasmorët që të largoheshin nga ambientet e restorantit pa probleme. Domi dhe Çali, nga fshati Bilalas Shijak, ishin kontigjentë të njohur për policinë kryesisht në fushën e vjedhjeve.
    Njoftimi i Policisë
    Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.
    Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
    Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.
    Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.
    Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.
    Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Personi tjetër, shtetasi Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.
    Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.
    Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.
    Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.