Tag: ndjekësit

  • Kuptimi i fuqishëm pas emrit të djalit të Dafinës Zeqiri

    Kuptimi i fuqishëm pas emrit të djalit të Dafinës Zeqiri

    Pas publikimit të fotos së parë të këmbëve të vogla të foshnjës, ndjekësit e Dafinës Zeqiri dhe partnerit të saj janë kuriozë për emrin e veçantë që çifti i ka vendosur djalit të tyre: Daskan.
    Bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergji ka ndarë në një koment kuptimin simbolik dhe historik të këtij emri:
    “Daskan – Emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir.”
    Ky koment është përqafuar gjerësisht nga ndjekësit si një shpjegim me peshë për një emër që sjell krenari dhe trashëgimi kulturore.

  • Britney Spears befason ndjekësit! Këngëtarja ka adoptuar një vajzë të vogël

    Britney Spears befason ndjekësit! Këngëtarja ka adoptuar një vajzë të vogël

    Britney Spears ka surprizuar fansat e saj me një lajm të papritur dhe emocional. Përmes një postimi në Instagram, ku shfaqej duke vallëzuar në stilin e saj të njohur, këngëtarja zbuloi se ka adoptuar një vajzë të vogël të quajtur Lennon London Spears.
    “Kam nevojë për kafe dhe dua t’ju njoftoj se kam adoptuar një vajzë të bukur!!!” – shkroi ajo në mbishkrimin e videos, duke emocionuar ndjekësit e saj në mbarë botën.
    Britney ndau gjithashtu një detaj të ëmbël për vogëlushen Lennon, e cila mbante veshur një fustan me mbishkrimin “JAM E RE KËTU”, duke lënë të kuptohet që vogëlushja tashmë është pjesë e re e jetës së saj. Në fund të postimit, Spears pati një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun:
    “Ju lutem, ndaloni negativitetin, Amerikë!”, duke kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj.

  • Ronaldo Sharka prezanton makinën e re luksoze, ndjekësit: Ku i gjete 160 mijë euro?

    Ronaldo Sharka prezanton makinën e re luksoze, ndjekësit: Ku i gjete 160 mijë euro?

    Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale blerjen e tij më të fundit: një makinë luksoze Audi RS Q8, vlerësuar me qindra mijëra euro. Me një stil tërheqës dhe një qëndrim plot vetëbesim pranë automjetit, Sharka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
    Por përveç admirimit për makinën dhe stilin e tij jetësor, komentet nuk kanë munguar as në aspektin kritik. Një ndjekëse i ka shkruar:“A shoku ku i gjete 160 mijë euro gazetar Shqipërie? +- 2 milion 3 milion rrogë keni, të mendoni që jetoni dhe me qera. Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e politikës atje.”
    Duket se ndjekësit janë të ndarë mes atyre që e urojnë për suksesin dhe atyre që dyshojnë për burimin e të ardhurave të tij.
    https://www.instagram.com/reel/DLnZu-htR-A/?ig_mid=52F55005-BD3E-4BC4-BED6-4F5AA29A907A&utm_campaign=ig_links_xma_control_ni&utm_source=waios

  • Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

    Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

    Pas një periudhe të shkurtër mungese në komunikimin privat, Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka ndarë një mesazh për ndjekësit e tij në Instagram.
    Në një postim të fundit në story, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vazhdon të marrë në DM, duke kërkuar njëkohësisht ndjesë për moskthimin e menjëhershëm të mesazheve.“E vlerësoj shumë dashurinë tuaj. Më falni që s’kam mundur t’ju përgjigjem për shkak të angazhimeve,” shkroi ai.
    Jozi nuk harroi të shtojë një notë pozitive e miqësore në fund të mesazhit:
    “Sot do mundohem t’ju kthej sa më shumë përgjigje. Më pyesni çfarë të doni,” tha ai, duke i inkurajuar ndjekësit për të bashkëbiseduar lirshëm me të.

  • Kiara Tito ndan pamje të transformimit të shtëpisë me Luizin: Nga ambient bosh në një super luksoz

    Kiara Tito ndan pamje të transformimit të shtëpisë me Luizin: Nga ambient bosh në një super luksoz

    Showbiz E Mërkurë, 25 Qershor 2025 13:41
    Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Kiara Tito, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video mjaft të veçantë dhe emocionale, ku dokumenton transformimin e shtëpisë që ndan me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.
    Videoja tregon rrugëtimin nga një hapësirë bosh e paformuar, në një shtëpi moderne, të ngrohtë dhe të personalizuar, që reflekton stilin e çiftit.

    Në fillim të videos, Kiara shfaq pamjet e para të shtëpisë – një ambient i zbrazët, me mure të thjeshta dhe pa mobilie. Hapësira dukej neutrale dhe pa jetë, duke i dhënë ndjekësve një ide të qartë të gjendjes në të cilën e kanë marrë shtëpinë.
    Me kalimin e sekondave, vjen transformimi – një proces që duket se është bërë me kujdes. Ngjyra të buta, mobilie elegante, ndriçim i menduar mirë dhe elemente dekorative minimaliste janë ndër detajet që e kanë shndërruar ambientin në një vend të rehatshëm. Shtimi i elementeve si tapete moderne, vazo me lule, pasqyra dhe art muror, krijojnë një ndjesi të qartë qetësie dhe përkatësie.
    Kiara dhe Luizi vazhdojnë të ruajnë një lidhje të fortë me publikun, jo vetëm përmes projekteve të tyre, por edhe përmes momenteve personale që zgjedhin t’i ndajnë me ndjekësit.
    Transformimi i shtëpisë së tyre është më shumë se thjesht një ndryshim vizual, është një simbol i dashurisë, përkushtimit dhe jetës së re që po ndërtojnë së bashku.

  • A i mungon BBV? Danja zbulon çfarë raporti ka me Laertin: Nisim ndonjë

    A i mungon BBV? Danja zbulon çfarë raporti ka me Laertin: Nisim ndonjë

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video nga përditshmëria e saj.Së fundmi, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me 161 ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme si dhe nuk ia kanë kursyer komplimentet.
    Fansat e Danjës kanë qenë kuriozë në lidhje me raportin që ajo ka me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    “Ti dhe Laerti ishit dyshja më smart, nuk e di pse nuk vazhdon miqësia dhe jashtë?”, i ka shkruar një ndjekës.“Vazhdon si jo! Nisim ndonjë foto ushqimi dhe themi, hëngrëm dhe sot”, është përgjigjur Danja duke e shoqëruar atë me një emoji duke qeshur.
    Ndërkohë një tjetër ndjekës e ka pyetur ish-banoren: “A të mungon BB?”.
    E Danja i është përgjigjur:
    “Më mungon se kam qeshur shumë”.

  • Egli i kthen ”kunjat” Gjestit me disa foto

    Egli i kthen ”kunjat” Gjestit me disa foto

    Showbiz E Mërkurë, 11 Qershor 2025 12:22
    Egli Tako dhe Gjesti janë dyshja më e komentuar në showbizz. Çdo detaj nga ata bëhet menjëherë viral. Së fundmi Egli është shfaqur e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa përshkrimi që ka përdorur ka tërhequr vëmendje të madhe ajo ka shkruar “natën e mirë”, një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, pasi është një ndër thëniet e tij më të përdorura.
    Ky detaj ka bërë që shumë fansa të mendojnë se mes Eglit dhe Gjestit mund të ketë ndodhur një ribashkim, pas ndarjes që ata e bënë publike pas përfundimit të spektaklit. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Gjesi gjatë një koncerti në skenë, mbante një bluzë me fytyrën e Eglit të cilën ia kishin dhuruar fansat, dhe e puthi publikisht një gjest që u interpretua nga ndjekësit si sinjal ndjenjash të pazhdukura.

    Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani, postimi i fundit i Eglit ka shtuar zërat se mes tyre mund të ketë një afrim të ri. Mbetet për t’u parë nëse ky është vetëm një flirt publik apo një kthim i vërtetë i një historie që nisi para kamerave të BBVA.

  • Pas thirrjes për të dalë në protestë, ndjekësit masakrojnë Berishën: Fillove prapë nga avazi ti? Ik o Sali, bëju nder demokratëve  

    Pas thirrjes për të dalë në protestë, ndjekësit masakrojnë Berishën: Fillove prapë nga avazi ti? Ik o Sali, bëju nder demokratëve  

    Sali Berisha iu ka bërë thirrje ndjekësve të tij, të marrin pjesë në protestë të premten.
    “Mbrojmë votën e shqiptarëve!
    Protestë
    16 maj, ora 17:00
    Bulevardi i Ri”, shkruan ai.
    Por ai është masakruar nga ndjekësit e tij në FB, të cilët i kërkojnë të japë dorëheqjen dhe të largohet, sepse po mban Ramën në pushtet.