Tag: ndjekësit

  • Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

    Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

    Sot, familja e këngëtarit të njohur Bardhi përjeton një humbje të dhimbshme. Artisti ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm që e ka prekur thellë: ndarja nga jeta e gjyshes së tij të dashur.
    Përmes një postimi të thjeshtë, por të mbushur me emocione në rrjetin social Instagram, Bardhi ka publikuar një fotografi nga varrezat, ku shfaqet momenti i fundit i lamtumirës, duke e shoqëruar me disa fjalë të ndjera: “Lamtumirë gjyshe”. Ky përshkrim i shkurtër, por i fuqishëm, tregon lidhjen e ngushtë që këngëtari ka pasur gjithmonë me gjyshen e tij.
    Bardhi ka qenë gjithmonë i hapur ndaj ndjekësve për jetën e tij personale dhe marrëdhëniet familjare, duke treguar shpesh për rëndësinë që familja ka në jetën e tij dhe ndikimin e saj në karrierën e tij artistike. Humbja e një figure kaq të dashur dhe të rëndësishme si gjyshja padyshim që shënon një dhimbje të madhe për të.
    Ndjekësit dhe fansat nuk kanë nguruar të shprehin ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për këngëtarin, duke i dërguar mesazhe ngushëllimi dhe dashurie në rrjetet sociale. 
    Ky moment i vështirë na kujton se, përtej skenës dhe muzikës, edhe artistët përballen me dhimbje të thella dhe humbje personale, që formësojnë shpirtin dhe ndjeshmërinë e tyre.

  • Jona Spahiu bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

    Jona Spahiu bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

    Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj: ajo është bërë nënë për herë të dytë. Jona ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i ka vendosur emrin Freya. Përmes një postimi të ëmbël në Instagram, ajo publikoi disa foto nga momentet e para me bebushen, duke emocionuar ndjekësit dhe miqtë e saj virtualë.
    Në përshkrimin e postimit, Jona ka shkruar: “Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish.” Me këtë mesazh të ngrohtë, ndau emocionet e ardhjes në jetë të vajzës së saj, duke treguar edhe gëzimin e djalit të madh, Raiden, që tashmë mban rolin e vëllait të madh.
    Lajmi është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe kolegët e saj, të cilët e kanë përgëzuar për zgjerimin e familjes.
    Jona Spahiu, njihet prej vitesh për stilin e saj, profesionalizmin dhe lidhjen e veçantë me publikun. Me ardhjen në jetë të Freyas, ajo po përjeton një kapitull të ri të jetës familjare, i cili, siç ka treguar edhe vetë, është i mbushur me dashuri dhe lumturi.
    Ky moment shënon një gëzim të madh për familjen e saj dhe një emocion të ndarë publikisht, që u mirëprit me ngrohtësi nga të gjithë.

  • Mesazh enigmatik nga Gjesti për ndjekësit

    Mesazh enigmatik nga Gjesti për ndjekësit

    Showbiz E Martë, 2 Shtator 2025 21:40
    Gjesti i cili kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij lidhur me padrejtësitë që thotë se po i përjeton në industrinë muzikore, ka ndarë një tjetër mesazh domethënës me ndjekësit e tij.
    ”Hala pa gjum, qat minut që menoni që jom tu flejt gabim e kini thjesht ka met edhe pak kohë mja lon kohës full e kom”. Ky postim enigmatik i reperit vjen pak javë pas deklaratave të tij publike, ku ai shprehu pakënaqësinë ndaj distributorit të mëparshëm, duke e akuzuar se po e pengon në publikimin e projekteve të reja.

    Fjalët e fundit të Gjesti-t lënë të kuptohet se artisti është në pritje të momentit të duhur për një rikthim në skenë. Për fansat e tij, ky mesazh është një tjetër sinjal se pritja për rikthimin mund të përfundojë së shpejti.

  • Parashqevi Simaku emocionon ndjekësit me mesazhin prekës për djalin në ditëlindjen e saj

    Parashqevi Simaku emocionon ndjekësit me mesazhin prekës për djalin në ditëlindjen e saj

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Sunny Hill Festival, Dua Lipa ndan fjalët prekëse pas performancës

    Sunny Hill Festival, Dua Lipa ndan fjalët prekëse pas performancës

    Pas një nate të paharrueshme në hapje të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, këngëtarja e njohur botërisht, Dua Lipa, ka ndarë emocionet e saj me ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo ka postuar disa fotografi nga nata e parë e festivalit dhe ka shkruar një mesazh falënderues për fansat.
    “Sunny Hill Festival Night One”, ka nisur postimin e saj Dua, duke shtuar se ky festival është diçka që ajo dhe familja e saj e kanë krijuar me shumë dashuri për qytetin e saj, Prishtinën. “Të shohësh se si ky festival merr jetë në këtë formë është përtej çdo ëndrre që kam pasur ndonjëherë,” shkroi ajo.
    Dua Lipa ka theksuar se nata e saj në skenë ishte mbushur me energji, gëzim dhe krenari, dhe ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë: “Të performoja për ju, dhe të ndaja skenën me babain tim, ishte një moment që s’do ta harroj kurrë.”
    Ajo e ka përfunduar postimin me një mesazh prekës për publikun: “JU DUA me krejt zemrën.”

  • Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

    Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

    Një ditë e trishtë për fermeren e njohur Elinara Shehu, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Në një postim emocional në Instagram, Elinara ka shprehur pikëllimin dhe dashurinë e thellë për të ëmën.
    “Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!” – shkruan ajo mes dhimbjes.

    Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve që kanë reaguar me ngushëllime dhe fjalë mbështetëse në komente.

  • Planet për një tjetër fëmijë, Sara e hapur me ndjekësit

    Planet për një tjetër fëmijë, Sara e hapur me ndjekësit

    Showbiz E Enjte, 24 Korrik 2025 09:31
    Edhe pse vetëm disa muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, Sara Gjordeni dhe Bardhi vazhdojnë të marrin pyetje nga ndjekësit rreth mundësisë për një fëmijë të dytë.
    Në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, Sara u përball me këtë pyetje dhe reagimi i saj ishte plot humor, por edhe domethënie.

    “Ne nuk mendojmë… hahah” – shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se nëse një shtatzëni ndodh, do të ishte e mirëpritur, edhe pse aktualisht nuk është pjesë e planeve të tyre.

  • Epstein ndan ndjekësit e Trump, Tucker Carlson sfidon qëndrimin zyrtar të MAGA

    Epstein ndan ndjekësit e Trump, Tucker Carlson sfidon qëndrimin zyrtar të MAGA

    Ndërsa Donald Trump përpiqet të minimizojë skandalin e Jeffrey Epstein, një përçarje në rritje po shfaqet brenda bazës së tij politike. Presidenti i SHBA-së e ka quajtur interesin për Epstein një “humbje kohe”, por kjo qasje ka zemëruar shumë nga ndjekësit e tij konservatorë, përfshirë edhe zëra të fuqishëm të së djathtës si Tucker Carlson.
    Gjatë një konference të organizuar nga “Turning Point USA” në Florida, Carlson kritikoi haptazi administratën Trump për shpërfilljen e pyetjeve legjitime mbi rastin Epstein, si dhe për lidhjet e elitës republikane me Izraelin dhe për fokusin tek tema të perceptuara si “çështje të kulturës”. Pa e sulmuar drejtpërdrejt Trumpin, ai denoncoi qasjen përçmuese ndaj kërkesave për transparencë.
    “Tani po e bën të njëjtën gjë administrata Trump që e bënte më parë e majta – ‘hesht, nuk ia vlen të dëgjohesh’”, tha Carlson para një audience të re konservatore.
    Në një intervistë të mëvonshme në podcast-in e Darryl Cooper, Carlson vazhdoi të ngrejë pikëpyetje mbi burimet e pasurisë dhe mbrojtjen politike të Epstein, duke nënkuptuar përfshirjen e njerëzve me pushtet. Ai tha se zhgënjimi personal nisi kur qeveria që kishte votuar refuzoi të trajtonte seriozisht pyetjet e tij dhe i quajti reagimet zyrtare për këtë çështje “të papranueshme”.
    Çështja Epstein është kthyer sërish në fokus pas një sinjali nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja se hetimi është konsideruar i mbyllur. Kjo ka acaruar bazën konservatore që prej kohësh beson se Epstein, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në burg në vitin 2019, u vra për të mos zbuluar një listë klientësh me ndikim. Trump ka kontribuar në përhapjen e këtyre teorive, duke aluduar për përfshirjen e familjes Clinton.
    Situata u përshkallëzua këtë javë pas një raportimi të Ëall Street Journal, ku thuhet se Trump kishte marrë pjesë në një libër urimesh për ditëlindjen e Epstein në vitin 2003, përmes një letre dhe një vizatimi nudo. Trump mohoi çdo lidhje dhe njoftoi se do të padisë gazetën për shpifje.
    Megjithatë, për Carlson dhe një pjesë të elektoratit konservator, kjo nuk mjafton. Në fjalimin e tij në Florida, Carlson vuri theksin te problemet reale të amerikanëve, si vështirësia për të blerë një shtëpi apo rënia e lindshmërisë – duke thënë se kapitalizmi po dështon për brezat e rinj dhe se kjo po i shtyn drejt socializmit.
    Carlson, i cili është përfolur si pasues i mundshëm i Trump-it në skenën politike, e ka mohuar ambicien për pushtet. Por në një podcast të fundit, ai vlerësoi zëvendëspresidentin aktual JD Vance si shpresën më të mirë për të trashëguar dhe zgjeruar vizionin e Trumpit.
    “Është i vetmi në Partinë Republikane që mund ta bëjë atë që Trumpi duhej të kishte bërë me të vërtetë”, tha ai.
    Përçarja që po shfaqet tani rreth çështjes Epstein mund të sinjalizojë sfida të reja për Trumpin në rrugën drejt një kandidature të dytë presidenciale – jo nga e majta, por nga vetë zemra e lëvizjes MAGA.

  • Romanca me Mirlind Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit

    Romanca me Mirlind Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit

    Prej disa muajsh, modelja Vesa Vllasaliu, është në qendër të vëmendjes për shkak të një romance të përfolur me futbollistin e njohur të kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku.
    Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje dashurie, fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale kanë vërejtur detaje të shumta që nxisin dyshimet për një marrëdhënie mes tyre.

    Vesa është mjaft aktive në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, por ruan një rezervë të qartë kur vjen puna te jeta private. Pikërisht kjo ka shtyrë një ndjekës që t’i bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë përmes opsionit “pyetje-përgjigje”.
    “Kur po ia qet partnerit fytyrën edhe pse po e dimë se kush është, të lezetshëm dukeni ju kam parë”.
    Reagimi i Vesës ka qenë i shkurtër, por domethënës: “Haha pse me ia qit? E ka profilin e vet, faleminderit”.
    Me këtë përgjigje, Vesa nuk mohoi dhe as pohoi romancën, por zgjodhi të mos ekspozojë partnerin e mundshëm, duke lënë hapësirë për interpretime. Deri më tani, as Daku nuk ka reaguar mbi zërat që e lidhin me modelen.
    Megjithatë, ndjekësit e dyshes mbeten në pritje të një konfirmimi zyrtar apo të paktën një foto bashkë. Deri atëherë, dyshimet mbeten, e bashkë me to edhe vëmendja e pandërprerë e publikut.
    Ndonëse pak muaj më parë u përfolse kjo romancë e tyre përfundoi, Vesa mesa duket ka nxitur prapë zërat, duke dashur të tregojë se në fakt dyshja është bashkë.
    Para disa muajsh ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendësit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.
    Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private. Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re.
    Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar.
    Modelja së fundi ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku ka treguar se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai” ka shkruar Vesa krahas fotos.