Tag: ndjekësit

  • Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

    Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

    Pas deklaratës së gjatë dhe të ndjerë të Lelës mbi ndarjen e saj nga Leo, ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-banorit të Big Brother VIP Kosova. Leo ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë të shkurtër dhe të thjeshtë përmes një InstaStory, ku shkruante vetëm një fjalë: “OK”. Ky reagim minimal ka ngjallur menjëherë interpretime të ndryshme nga ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale.
    Ndërkohë, Lela kishte ndarë më herët përjetimet e saj pas ndarjes, duke treguar se është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj të historisë së saj. Ajo ka theksuar se ka mësuar të mos ketë më nevojë për justifikime: “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde.”
    Mesazhi i saj theksonte edhe një qasje të fortë dhe të pavarur: “Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë.” Përveç kësaj, ndjekësit vunë re se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që u interpretuar si shenjë e hapi të parë drejt ndarjes. Vetëm disa ditë më parë, ajo kishte ndarë një mesazh të koduar: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato.”
    Tashmë, me heshtjen e thyer nga të dyja palët, historia e tyre mbetet e hapur dhe vazhdon të ngjallë interes të madh tek publiku, ndërsa fansat presin zhvillime të mëtejshme mbi marrëdhënien e tyre.

  • “Ky është operimi i katërt”/ Efi Dhedhes flet për herë të parë pas ndërhyrjes: Nuk ishte estetike

    “Ky është operimi i katërt”/ Efi Dhedhes flet për herë të parë pas ndërhyrjes: Nuk ishte estetike

    Efi Dhedhes ka ndarë një video-mesazh me ndjekësit e saj pak orë pas daljes nga operacioni, duke i siguruar se ajo është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme. Në videon e postuar, ish-banorja e “Big Brother VIP” shfaqet e qetë dhe e sinqertë, teksa tregon se ndërhyrja që ka kryer nuk ka qenë estetike, por shëndetësore.
    “Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse në fakt ky është operimi i katërt që unë bëj, jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë, kisha energji dhe jam çuar në këmbë,” – shprehet ajo.
    Efi theksoi se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze apo shqetësuese, por një procedurë mjekësore që e ka detyruar të ndalojë për pak ditë. Megjithatë, ajo ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë një mesazh reflektues për ndjekësit e saj:
    “Jo, nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në situata të tilla dhe ke dhimbje, kupton sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu, një kujtesë për ty: kujdesu për veten.”
    Ky reagim i saj është pritur me shumë komente pozitive dhe urime për shërim të shpejtë nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për transparencën dhe për mënyrën si e ka shfrytëzuar momentin për të dhënë një mesazh njerëzor.

  • Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj

    Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj

    Sot në mëngjes, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, shqetësoi fansat e saj pas një postimi të papritur nga spitali. Në një foto të publikuar në Instagram, Efi shihej e shtrirë në shtrat me uniformën e pacientëve, duke shkruar: “Mirëmëngjes edhe kështu.” Postimi ngjalli menjëherë kureshtje dhe shqetësim, pasi shumëkush u pyet nëse ajo po përballej me ndonjë problem shëndetësor apo po i nënshtrohej një ndërhyrjeje estetike.
    Pak orë më pas, Efi ndau një tjetër imazh, këtë herë me një buzëqeshje të lehtë dhe me shenjën e paqes, shoqëruar me mbishkrimin “Me sukses.” Kjo foto solli lehtësim te ndjekësit e saj, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me urime për shërim të shpejtë dhe mesazhe dashurie.

    Edhe pse nuk ka dhënë detaje rreth arsyeve të ndërhyrjes, postimet e saj tregojnë se gjithçka ka shkuar mirë dhe se Efi po rikuperohet. Ndjekësit e saj vlerësuan transparencën dhe pozitivitetin që ajo përcolli, duke e cilësuar si një grua të fortë dhe plot energji pozitive.
    Në rrjete sociale, emri i Efit u bë menjëherë trend, me shumë ndjekës që ndanë postimet e saj duke i uruar shëndet dhe rikthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme.
    Efi, te shkuara!

  • ‘Mirëmëngjes edhe kështu’, Efi Dhedhes nga spitali, çfarë i ndodhi?

    ‘Mirëmëngjes edhe kështu’, Efi Dhedhes nga spitali, çfarë i ndodhi?

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale pasi është shfaqur në një moment delikat, e shtrirë në një krevat spitali. Ajo ka ndarë një foto në InstaStory ku duket me veshje spitalore, duke lënë të kuptohet se po përballet me një gjendje jo të mirë shëndetësore.
    Në përshkrimin e postimit, Efi ka zgjedhur të mos japë shumë detaje, por ka mjaftuar me një fjali të shkurtër: “Mirëmëngjesi edhe kështu”, një shprehje që ka ngjallur menjëherë shqetësim dhe reagime nga fansat e saj.
    Ende nuk dihet se çfarë e ka çuar ish-banoren e famshme në spital, por ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm lidhur me gjendjen e saj apo arsyet mjekësore. Për ndjekësit, kjo paraqitje ka ardhur krejt papritur, sidomos pasi vetëm një ditë më parë, Efi kishte ndarë me ndjekësit disa momente relaksuese nga rutina e saj e përkujdesjes për lëkurën, ku shfaqej në formë dhe e buzëqeshur.
    Postimi i saj nga spitali ka hapur diskutime në rrjet dhe ka rikthyer vëmendjen te një figurë që, që pas daljes nga BBVIP, ka ruajtur një praninë të fortë në mediat sociale.
    Ndërkohë, fansat presin më shumë informacion dhe i urojnë rikuperim të shpejtë.

  • Këngëtarja Bay T në dhimbje, ndalon përkohësisht projektet muzikore

    Këngëtarja Bay T në dhimbje, ndalon përkohësisht projektet muzikore

    Këngëtarja e njohur Bay T ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë përmes rrjeteve sociale. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person shumë të dashur nga familja e saj, një humbje që e ka prekur thellë dhe ka ndikuar në planet e saj profesionale. Për këtë arsye, ajo njofton se data e publikimit të këngës së re është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
    Në mesazhin e saj, Bay T shprehet me keqardhje për situatën dhe falënderon të gjithë ndjekësit për mirëkuptimin.

    “Me keqardhje ju njoftojmë se, për shkak të humbjes së një personi të dashur (familjar), data e publikimit të këngës do të shtyhet deri në një datë tjetër.
    Në këto momente zie, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj,” – shkruan Bay T në njoftim.
    Ky njoftim tregon se edhe artistët, përtej shkëlqimit dhe suksesit në skenë, kalojnë vështirësi personale dhe situata të dhimbshme që ndikojnë në jetën dhe punën e tyre. Bay T ka treguar një qasje shumë njerëzore duke ndarë këtë moment me fansat e saj, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në mënyra të ndryshme.
    Shtyrja e publikimit të këngës së re është një vendim i kuptueshëm dhe njëkohësisht një shenjë respekti ndaj humbjes që ajo dhe familja e saj po përjetojnë. Ngushëllimet më të sinqerta për Bay T dhe familjen e saj. 
     

  • ”Unë as nuk thashë gjë për të”, Dojna tregon më shumë pse Kiara e hoqi nga Instagrami

    ”Unë as nuk thashë gjë për të”, Dojna tregon më shumë pse Kiara e hoqi nga Instagrami

    Showbiz E Enjte, 9 Tetor 2025 21:12
    Moderatorja Dojna Mema gjatë një interviste për ”Mirëmbrëma Yje” është pyetur për marrëdhëniet me kolegët e ekranit dhe nuk ka nguruar të tregojë një detaj që ka befasuar ndjekësit: Kiara Tito nuk e ndjek më në Instagram. Me çiltërsinë që e karakterizon, Dojna u shpreh se nuk e di arsyen pse Kiara e ka hequr nga lista e ndjekësve, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt me të.
    “Kiara më ka hequr nga followers dhe nuk e di pse. Atë vit nuk kam bërë as Fun Club, nuk kam ndjekur as Big Brother, nuk kam thënë asgjë për askënd. Nuk e di, ndoshta padashje”,- tha ajo me një buzëqeshje të lehtë, duke lënë të kuptohet se nuk e merr si diçka personale.
    Moderatorja shtoi se gjithmonë ka pasur një mendim të mirë për Kiara Titon dhe se e respekton për rrugëtimin e saj në ekran. ”Nuk kam pasur kurrë asgjë për t’i thënë keq”. Deklarata e saj ka bërë menjëherë xhiron e mediave online, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë e të pyesin nëse mes dy moderatoreve të njohura ka ndodhur diçka që publiku nuk e di.

  • Roza Lati reagon pas thashethemeve për ndarje me Xhonatanin!

    Roza Lati reagon pas thashethemeve për ndarje me Xhonatanin!

    Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe komentesh në rrjetet sociale mbi një krizë të mundshme në çiftin Roza Lati dhe Xhonatan Islami, vetë moderatorja ka zgjedhur të flasë me një gjuhë që s’lë vend për dyshime: atë të gjesteve dhe fjalëve të thjeshta, por të fuqishme.
    Në një postim të bërë në profilin e saj në Instagram, Roza ka publikuar një fotografi të saj dhe partnerit të saj duke ecur dorë për dore mbi një vijë këmbësorësh. Krahas fotos, ajo shkruan: “…sepse s’ja lëshuam dorën njëri-tjetrit asnjë moment.”

    Ky reagim i qetë, por i qëlluar, erdhi pas vërejtjeve nga ndjekësit për fshirjen e fotove të përbashkëta të çiftit nga rrjetet sociale, një veprim që shpesh lidhet me përfundimin e një marrëdhënieje. Kjo mjaftoi për të ndezur thashethemet se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.
    Por, siç duket, Roza ka preferuar të mos i komentojë direkt zërat, por t’i shuajë me një postim simbolik që tregon se dashuria dhe lidhja mes tyre vijon të jetë e fortë, pavarësisht se çfarë ndodh në prapaskenë apo çfarë supozohet në rrjete.
    Ky gjest u prit pozitivisht nga ndjekësit dhe fansat e çiftit, të cilët e interpretuan si një sinjal të qartë se Roza dhe Xhonatani janë ende bashkë dhe të palëkundur përballë zhurmës së internetit.

  • Sytë, zemra! Ronela Hajati uron partnerin për ditëlindje me këtë foto romantike

    Sytë, zemra! Ronela Hajati uron partnerin për ditëlindje me këtë foto romantike

    Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment shumë të veçantë. Në një foto bardhë e zi, ku shihet e përqafuar me partnerin e saj, Ronela i ka bërë atij një dedikim të ëmbël me rastin e ditëlindjes:
    “Happy birthday baby! May you get all your heart wishes for! ❤️”
    Megjithëse fotoja zbulon një anë intime dhe të ndjeshme të artistes, ajo ka zgjedhur të mos e bëjë publik identitetin e partnerit, duke ruajtur kështu një pjesë të rëndësishme të jetës private. Ky detaj ka ngjallur shumë kuriozitet tek fansat dhe ndjekësit, të cilët prej kohësh kanë qenë të interesuar të dinë më shumë për jetën sentimentale të këngëtares.
    Aktualisht, Ronela ndodhet në Kanada, ku po qëndron prej disa muajsh. Artistja duket se po shijon një periudhë të re të jetës së saj, larg Shqipërisë, duke kombinuar udhëtimet, projektet muzikore dhe kohën e shpenzuar me partnerin.
    Ky urim i përzemërt, i shoqëruar me një foto të ngarkuar me emocion, është një tjetër dëshmi se Ronela, përtej skenës dhe karrierës muzikore, po përjeton gjithashtu një kapitull të bukur në jetën e saj personale.
    Epo s’na ngelet gjë tjetër për t’u thënë veçse; urime për çiftin!

  • Arbenita Ismajli surprizon ndjekësit me një paralajmërim të madh për vitin 2026

    Arbenita Ismajli surprizon ndjekësit me një paralajmërim të madh për vitin 2026

    Modelja dhe influencuesja , Arbenita Ismajli, ka ndarë me publikun një plan të ri që ka zgjuar menjëherë kureshtjen e ndjekësve të saj. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Arbenita publikoi një video ku i drejtohet drejtpërdrejt fansave me një pyetje të thjeshtë, por domethënëse:
    “Çfarë do të dëshironit ju?”
    Planet për vitin e ardhshëm
    Në të njëjtin postim, modelja bëri të ditur se ka ndërmend të nisë një profil aktiv në TikTok gjatë vitit 2026. Ajo shpjegoi se përmbajtja do të fokusohet në:

    Jetën e saj të përditshme
    Aktivitetet dhe rutina personale
    Punen profesionale
    Blerjet dhe pasionin për modën

    Ky paralajmërim tregon se Arbenita po mendon të afrohet edhe më shumë me ndjekësit e saj, duke u ofruar atyre një anë më intime dhe të sinqertë të jetës së saj përtej imazheve glamuroze në Instagram.

    Duke pyetur fansat se çfarë do të dëshironin të shihnin në përmbajtjen e saj, Arbenita lë të kuptohet se dëshiron të ndërtojë një raport më të drejtpërdrejtë dhe interaktiv me publikun. Përveç të qenit një model profesionist, ajo duket se është e vendosur të eksplorojë edhe dimensionin e “content creator”.
    Me këtë hap, Arbenita Ismajli pritet të zgjerojë më tej ndikimin e saj në rrjetet sociale dhe të sjellë një qasje të re për fansat që e ndjekin me vite.

  • Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e vogëlushes dhe zbulon emrin

    Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e vogëlushes dhe zbulon emrin

    Një ditë më parë, Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj. Ajo ka zbuluar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
    Moderatorja e njohur është bërë nënë e një vajze, të cilës i ka vendosur emrin Freya. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi nga momentet e para me vogëlushen.
    “Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish”, ka shkruar Jona Spahiu bashkëngjitur në fotot që janë pëlqyer menjëherë nga ndjekësit e saj.

    Lajmi është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët e kanë përgëzuar për zgjerimin e familjes.
    Jona Spahiu, njihet prej vitesh për stilin e saj, profesionalizmin dhe lidhjen e veçantë me publikun. Me ardhjen në jetë të Freyas, ajo po përjeton një kapitull të ri të jetës familjare, i cili, siç ka treguar edhe vetë, është i mbushur me dashuri dhe lumturi.