Tag: ndjekë

  • Fizika “vuan” për studentë, por të rinjtë që e kanë zgjedhur besojnë se tregun e punës e kanë të garantuar

    Fizika “vuan” për studentë, por të rinjtë që e kanë zgjedhur besojnë se tregun e punës e kanë të garantuar

    Në auditoret e degës së Fizikës, ku numri i studentëve është gjithnjë në rënie, Ines është ndër të paktat që ka zgjedhur ta ndjekë këtë rrugë të vështirë, por plot pasion.
    Ajo rrëfen se dashuria për shkencat ekzakte e ka bërë të mos ndjekë trendin e viteve të fundit të zgjedhjeve që bëjnë bashkëmoshatarët e saj.
    Ines shton se njohuritë në shkencat ekzakte i sheh si një investim të sigurt për të ardhmen, në një treg pune që po furnizohet çdo ditë e më pak me specialistë, duke rrezikuar të përballet me mungesë të të diplomuarve në këto fusha.

    Degë si Fizika, Kimia, Matematika apo disa prej Gjuhëve të Huaja vijojnë të mbeten më pak të preferuara nga maturantët, duke rrezikuar të ardhmen e profesionit të mësuesisë. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka reformuar programet e studimit për t’i afruar më shumë me kërkesat e tregut të punës, por përballë orientimit aktual të tregut, duket se këto drejtime do të vijojnë të luftojnë për studentë.
    /vizionplus.tv

  • “Diella nuk është lodër”, Rama: Jemi një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë…

    “Diella nuk është lodër”, Rama: Jemi një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë…

    Në Kongresin për Nanoteknologjinë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po guxon të udhëheqë në shkencë dhe teknologji në rajon, duke e vendosur inteligjencën artificiale në qendër të vizionit të saj për vitin 2030.
    “Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë. Duke krijuar një ministre të AI, të parën në botë, vendi ynë nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po kontribuon në projektimin e saj,” u shpreh Rama.
    Ai theksoi se Diella nuk është një lodër, por një instrument për transformimin e pushtetit shtetëror në shërbim ndaj qytetarëve, duke synuar transparencë të plotë në tenderët publikë dhe procese të tjera, shkruan A2 CNN.
    “Jemi të bindur se shumë shpejt do të ofrojmë një mekanizëm të jashtëzakonshëm për tenderë publikë transparentë e me integritet si kurrë më parë. Fuqizimi i AI është një shtyllë themelore e qeverisjes sonë,” tha Rama, duke shtuar se vizioni për Shqipërinë 2030 bazohet në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.
    Kryeministri nënvizoi gjithashtu se qeveria do të kanalizojë më shumë burime e reforma për ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë, me qendër në Tiranë dhe zgjerim rajonal.

  • Gjermania refuzon të ndjekë aleatët perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez

    Gjermania refuzon të ndjekë aleatët perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez

    Gjermania ka refuzuar të ndjekë aleatët e saj perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez, duke këmbëngulur se ende nuk është momenti i duhur.

    “Njohja e Palestinës është një nga hapat përfundimtarë në procesin drejt zgjidhjes me dy shtete”, tha  sot zëdhënësi i qeverisë Sebastian Hille në Berlin.

    Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia shpallën sot  njohjen zyrtare të Palestinës, ndërsa pritet që edhe Franca e Belgjika të bëjnë të njëjtën gjë gjatë një konference në Nju Jork, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

    Ky zhvillim po rrit presionin mbi Berlinin, i cili prej kohësh ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete, por mban qëndrimin se ky hap duhet të vijë vetëm në fund të procesit politik.

    Ministri i Jashtëm Johann Wadephul, përpara nisjes për në Nju Jork, tha se megjithëse Gjermania nuk është gati të ndërmarrë njohjen, procesi për zgjidhjen me dy shtete “duhet të nisë tani.

    “Prioritetet për momentin janë një armëpushim i menjëhershëm, më shumë ndihma humanitare për Gazën dhe lirimi i pakushtëzuar i pengjeve”, theksoi ai.

  • Dy rregullat strikte që Luis Diaz duhet të ndjekë me përpikmëri te Bayern

    Dy rregullat strikte që Luis Diaz duhet të ndjekë me përpikmëri te Bayern

    Luis Diaz la Liverpool dhe u transferua te Bayern për 75 milionë euro. Për anësorin kolumbian pati interes nga disa klube të njohura, përfshi këtu edhe Barcelonën, por në fund lojtari vendosi të transferohej te klubi bavarez.
    “Daily Mail” raporton se Luis Diaz është i detyruar të ndjekë dhe të zbatojë me përpikmëri dy rregulla strikte te Bayern, që te Liverpool nuk ezkistonin. Së pari, te Bayern nuk ka gjoba për lojtarët që vijnë me vonesë në stërvitje, por ata që janë të detyruar të qëndrojnë në kompleksin stërvitor për aq sa kohë sa ndodhet dhe trajneri Vincent Kompany aty. Te Liverpool, ka gjoba për lojtarët që vijnë me vonesë në stërvitje.
    Së dyti, nëse te Liverpool lojtarët zbulojnë kush do luajë titullarë përmes një mbledhjeje direkte, te Bayern ndodh ndryshe.  Cilido lojtar titullar njoftohet përmes grupit të brendshëm të WhatsApp-it të ekipit. Gjithashtu, Luis Diaz do të marrë  një makinë të re si pjesë e një rregulli strikt të Bayern-it që të gjithë lojtarët duhet ta ndjekin.
    Ajo që duhet të ketë tjetër parasysh Luis Diaz është edhe fakti që Vincent Kompany vlerëson shumë të kthyerit pas në mbrojtje. Kur këtë gjë e bën edhe Harry Kane, të tjerët as që duhet ta diskutojnë këtë gjë. Pra, përveç aftësive sulmuese të cilat Luis Diaz i zotëron në mënyre perfekte, nuk duhet të harrojë dhe aspektin mbrojtës.

  • Guardiola për Yamal: Le të ndjekë rrugën e tij pa presione. Krahasimi me Messin? Flasim pas 15 vitesh…

    Guardiola për Yamal: Le të ndjekë rrugën e tij pa presione. Krahasimi me Messin? Flasim pas 15 vitesh…

    Në një deklaratë të ngrohtë dhe domethënëse, Pep Guardiola, një nga mendjet më brilante të futbollit modern, ka folur për talentin magjepsës të Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës dhe një nga emrat më të përfolur në futbollin europian.
    Trajneri i Manchester City ka bërë thirrje për durim, respekt dhe qetësi ndaj një futbollisti që, ndonëse ende shumë i ri, ka nisur të marrë krahasime me vetë Leo Messin, legjendën më të madhe të historisë së klubit katalanas.
    “Duhet ta lëmë Lamine Yamal të ndjekë rrugën e tij. Kur të ketë luajtur për 15 vite, atëherë mund të flasim nëse është më i mirë se Messi apo jo”, – deklaroi Guardiola me qartësi, duke theksuar nevojën që talenti të mos “digjet” nga krahasimet e parakohshme.
    Sidoqoftë, pikërisht këto krahasime, për vetë Pep, janë tregues i një vlerësimi të jashtëzakonshëm: “Fakti që ai krahasohet me Messin është, në vetvete, diçka gjigante. Është njësoj si të krahasosh një piktor me Van Gogh”.
    Fjalë që nuk vijnë nga askush tjetër, por nga trajneri që i dha formë Messit në vitet më të ndritura të karrierës së tij në Barcelonë. Guardiola e njeh më mirë se kushdo se çfarë do të thotë të kesh në duar një gjeni të lindur dhe për këtë arsye vlerësimi i tij për Yamal nuk është i rastësishëm. Njëherazi, ai kujton se edhe talenti ka nevojë për kohë, për maturim dhe ambient që e ndihmon të lulëzojë pa presione shkatërruese.
    Në moshën vetëm 18-vjeçare (sapo i ka mbushur), Yamal ka lënë tashmë gjurmët e tij në futbollin europian, duke shënuar dhe asistuar në nivele të larta dhe dhuruar magji që të kujtojnë kohët e arta të një tjetër “fëmije” të “La Masia”. Sidoqoftë, rruga është e gjatë dhe, siç thotë Guardiola, “le të ndjekë udhën e vet, mos t’ia ngarkojmë barrën e legjendës përpara kohe”.
    Këshillë e mençur nga një mjeshtër i vërtetë për një yll futbolli në ngritje. Koha do të tregojë, por ndërkohë, bota e futbollit po shijon çdo penelatë të këtij Van Gogh-u të ri të fushës së blertë.

  • Sacchi për Inzaghin: “Interi mund ta fitojë Champions-in, por të ndjekë këshillat e mia”. Pastaj thumbon Allegrin

    Sacchi për Inzaghin: “Interi mund ta fitojë Champions-in, por të ndjekë këshillat e mia”. Pastaj thumbon Allegrin

    “Interi ka mundësinë ta fitojë Champions League, por duhet të ndjekë disa parime që po ia lejoj vetes t’ia jap si këshilla Inzaghit”. Arrigo Sacchi, në një intervistë për “Libero”, i bëri komplimente trajnerit nga Piacenza, por gjithashtu e kritikoi në disa aspekte:
    “Është trajner shumë i mirë, është përmirësuar ndjeshëm, po rritet, por duhet t’iu kushtojë vëmendje disa detajeve. Para së gjithash duhet t’i japë kurajë skuadrës dhe lojtarëve, të cilët nuk duhet të hyjnë në fushë me frikë.
    Pastaj, kundër Bayernit dhe Barcelonës, pashë disa herë 7-8 lojtarë brenda zonës së tyre. Kështu rrezikohet vetë skuadra. Lojtarët nuk duhet të tërhiqen mbrapa, edhe kur kanë shënuar një apo dy gola. Nëse i lënë hapësirë PSG-së, do të kenë probleme”.
    A do të ishte sezoni pozitiv për Interin edhe pa fituar Champions-in?Sigurisht. Siç thashë më parë, Simone ka tentuar t’i japë skuadrës së tij dominimin e lojës, por ndonjëherë Interi ka rënë në gabimet e së kaluarës. Nuk ka qenë ofensive për të gjitha 90-95 minutat, siç duhet të jetë një skuadër e këtij niveli. Rishikoni ndeshjen kundër Lazios dhe do të gjeni përgjigjen për fjalët e mia.
    Allegri është rikthyer te Milani. Çfarë mendoni?Do t’ju përgjigjem në mënyrë filozofike: themeluesit e këtij sporti kanë dhënë udhëzime që futbolli të jetë kolektiv dhe ofensiv. Në Itali, ndonjëherë, e kthejmë në një disiplinë individuale dhe mbrojtëse. Nuk them më shumë…

  • Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

    Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

    Kreu i Partisë Demokratike ka lënë selinë blu rreth orës 01:00 të kësaj të marte.

    Duket se kreu i PD do ta ndjekë tashmë maratonën e procesit të numërimit nga banesa e tij.
     

    Top Channel