Tag: ndjek

  • Inzaghi kërkon yllin e Barcelonës, e sheh si pasues të Mkhitaryan!

    Inzaghi kërkon yllin e Barcelonës, e sheh si pasues të Mkhitaryan!

    20 Maj 2025

    16:39

    Telesport

    Interi po ndjek me shumë vëmendje mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez.
    Klubi italian e sheh spanjollin si zëvendësues të Henrikh Mkhitaryan, i cili është drejt fundit të karrierës dhe nuk e përballon më ritmin e futbollit profesionist.
    Si lojtar polivalent dhe plot energji, Fermin Lopez ka lënë mbresa këtë sezon. Mesfushori ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 9 asiste me fanellën katalanase në të gjitha kompeticionet.
    Sipas Mundo Deportivo, Interi po e ndjek dhe së shpejti pritet të bëjë një ofertë. Sigurisht, vështirë që Barcelona të tundohet.

  • Zegjine Caushi ndjek numërimin e votave të Diasporës, rrezikon mandatin?

    Zegjine Caushi ndjek numërimin e votave të Diasporës, rrezikon mandatin?

    Kandidatja e PS-së në Fier, Zegjine Caushi po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave preferenciale nga Diaspora. ”Po shoh procesverbalin”, dëgjohet duke thënë ajo. Ajo ndodhet në një garë të ngushtë për mandatin me kandidaten tjetër socialiste Maldrita Bardho. Çaushi është aktualisht 146 vota para Bardhos. Në total ajo ka marrë 4454 vota brenda dhe nga votat jashtë vendit, ndërsa Bardho ka 4308. Përgjatë fushatës ajo u bë një figurë e komentuar në rrjete sociale, përshkak të video-ve që bënte ndaj Gazment Bardhit.

  • “Si më hoqën nga puna se kandidova me Tom Doshin”/ Kandidatja e PSD: Po e ndjek në rrugë ligjore

    “Si më hoqën nga puna se kandidova me Tom Doshin”/ Kandidatja e PSD: Po e ndjek në rrugë ligjore

    Pjesëmarrja në politikë dhe kandidimi i saj nën logon e PSD në qarkun e Fierit, i ka kushtuar jo pak Limonera Bozhës.
    Ajo rrëfeu në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se në momentin që emri i saj u bë publik si kandidate në listën e PSD, institucioni ku ajo punonte i dërgoi një shkresë ku e njoftonte për ndërprerjen e mardhënieve të punës.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: A ka kosto kjo fushatë për ju, edhe personalisht?
    Bozha: Tani kostot, stresi, lodhja.
    Borakaj: Jo vetëm kaq, a ju kanë larguar juve nga puna?
    Bozha: Po më janë ndërprerë marrëdhëniet e punës më datë 22 prill me një vendim të ardhur nga kompania Albpetrol. Por uën do ta ndjek në rrugë ligjore.
    Borakaj: Cili ishte motivi i largimit nga puna?
    Bozha: Unë mendoj se ndihem e diskriminuar nga puna, pas shfaqjes së listave zyrtare ku unë isha kandiadate e PSD, por kjo besoj se do të vërtetohet në një proces gjyqësor.
    /vizionplus.tv

  • “Humbje kohe, konsumim energjish”, Rama: Nuk ndjek emisione politike prej vitesh

    “Humbje kohe, konsumim energjish”, Rama: Nuk ndjek emisione politike prej vitesh

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim në Shkodër, ku prezantoi dhe zhvillimet e bëra nga qeveria e tij aktuale përgjatë 10 viteve, është ndalur pak tek sondazhet e bëra për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
    Duke qenë kundër tyre, Rama zbuloi gjithashtu se ka vite që nuk ndjek as emisionet politike, të cilat në fakt zënë një peshë të rëndësishme në vendin tonë.
    Sipas Ramës, ai nuk ndjek këto emisione dhe raporte të tyre që pas zgjedhjeve të vitit 2009. Në këtë mënyrë, kryeministri tregon në një lloj forme përse nuk merr pjesë në debate politike nëpër media, pasi i konsideron si “konsumim energjish”. ”Me thënë të drejtën nuk gjej fjalë të përshkruaj atë që kam përjetuar kur shikoja të dhënat e anketave, e pastaj duhej të dëgjoja komentatorët që ishin aty mbi ato anketa.
    E pabesueshme realisht dhe e frikshme se çfarë i jepet këtij populli të shohë e t ë dëgjojë mbrëmjeve, të debateve politike, nëpër ato pasqyrat, ku pjesa më e madhe e njerëzve arrijnë deri në atë pikë ku pashë atë natë. Për hir të së vërtetës, unë nuk i ndjek që pas zgjedhjeve të 2009 emisionet politike. Ndjek raportet që bëjnë shumë shkurt, por nuk i ndjek sepse është humbje kohe dhe një konsum i jashtëzakonshëm energjish. Janë helm”, tha Rama.
    Kryeministri shpjegoi dhe investimet e bëra në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, si dhe sqaroi aspiratat e vendit për vitin 2030, i cili shpresohet prej Ramës që të jemi anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
    Fjala e Kryeministrit 
    Sa ishte PBB? Sot është më shumë se 25 mld euro. Kur ke rritje 2.5 herë më shumë, je më mirë apo më keq? Ke më shumë për të shpërndarë, apo më pak? Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit. Këto janë projeksione të qeverisë, sjanë programe për të marrë vota. Tek rritja e PBB. Ne nuk veprojmë në një kontekst jashtë kontekstit të përgjithshëm. Ne krahasohemi me rajonin. Ne jemi një rajon që ka trashëguar mbi bazën industrial të shkatërruar komplet. Kur ne kemi marrë detyrën, ishim më dobët. Shqipëria ka rritjen më të lartë të PBB, jemi në 109%.
    Të ardhurat për frymë. Kemi pasur 3324 euro, sot i kemi 10324 euro, në 2030 do i kemi 15000 euro.
    Reduktimi i borxhit publik. Borxhi i fshehur kishte zhytur ekonominë. Shqipëria në 2013 ka qenë në prag të një kolapsi të ngjashëm me atë piramidal. Qëndrueshmëria e bankave ishte në rrëzik. Kemi shlyer borxhe për ilaçet, rrugët gjithë mandatin e parë, deri tek shkumsat tek shkolla. Kjo ishte situata në atë kohë. Sot ja ku janë kreditë, 4.3% është normale. Të rrisësh ekonominë me borxhe është njësoj si të shtosh njerëzit në tavolinë në shtëpi, duke marrë borxh. Borxhin sot duke pasur parasysh që kaluam covid, termet, e kemi ulur me 16.4 pikë në 54%. Projeksioni është ta çojmë në 50%.
    Tek pabarazia në të ardhurat. Këtu thuhet janë 5 oligarkë, të tjerët… gjithë pasuria shkon tek 5. Shqipëria nuk ka oligarkë, ka njerëz të pasur. Ka rënë në 4.9%. shpërndarja në të ardhura është bërë më e ekuilibruar. Tregu i punës. Për herë të parë papunësia është nën 10%. Një sqarim. Nuk është % e popullsisë, është % e forcave të punës. Është rënia e parë në 8.75.
    Të punësuar. Këta janë të punësuarit kur morëm detyrën 1.023.000 njerëz. Në fund të 2024, 1.327.000. mes kësaj dhe kësaj a janë 300 mijë të paktën? Dhe natyrisht me aritmetikën sot jemi në hall. Ne e dëgjonim lulin kur thoshte 7×7=42, tani është 7×7=6 milionë.
    Tek taksat. Ne kaluam tek sistemi i taksimit të ndershëm. Kush fiton më shumë do paguajë më shumë. 93% e të punësuarve paguajnë më pak se 10%.
    Taksa mbi fitimin e biznesit të vogël. Konsiderohej biznesi që merrte deri në 55 mijë euro xhiro në vit. Ne kemi rritur tavanin në 150 mijë euro. Shikoni ku janë sot me tatim mbi fitimin, zero. Kjo ka sjellë 100 mijë euro në vit pa tvsh, kanë përfituar 98 mijë subjekte dhe shteti ka vendosur 66 mln euro mos tua marrë taksë në vit. Biznesi deri në 140 mijë euro xhiro, që ka marrë 58 mln.
    Pabarazia gjinore, sot jemi vendi i 23-të. E kjo është vetëm PS. Shkalla e papunësisë për gratë ka rënë në 9.6%.
    Pjesëmarrja e grave në forcën e punës, sot ka arritur në 70%.
    Tek paga mesatare e grave, që është 820 euro. Investimet e huaja ne jemi në % më të lartë në rajon. Tek eksportet. 2.8 mld euro i eksportonte kur ne morëm detyrën, 9.1 mld eksporton sot. Pagat e mjekëve sot janë 1670 euro, 2000 euro do jenë në Shqipërinë 2030, mesatare. Programet sociale, kemi krijuar fondin më të madh të mbështetjes sociale në historinë e vendit. 2800 fëmijë me nevoja të veçanta, e do e dyfishojmë mbështetjen për nënat e tyre nga janari i 2026. Kjo është një shifer e dashur për mua, 9200 e nënave që janë të papuna, qeveria i mbështet me siguracione, që të marrin pension.
    Bonusi i bebes, e kanë marrë 227 mijë bebe. Vitin e ardhshëm do ndryshojmë skemën, jo më check në spital, por pagesë në vijimësi.
    Pagat e mësuesve, kanë shkuar në 950 euro mesatare, e do shkojnë në 1250 euro në Shqipërinë 2030.
    Tek mbrojtja. Një shifër që flet vetë, nga 28 mln euro, në 280 mln euro e kemi sot buxhetin. Janë edhe të gjitha planet e investimet që do bëjmë për mbrojtjen.

  • Rama: Nuk ndjek emisione politike prej vitesh, konsum energjish

    Rama: Nuk ndjek emisione politike prej vitesh, konsum energjish

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim në Shkodër, ku prezantoi dhe zhvillimet e bëra nga qeveria e tij aktuale përgjatë 10 viteve, është ndalur pak tek sondazhet e bëra për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
    Duke qenë kundër tyre, Rama zbuloi gjithashtu se ka vite që nuk ndjek as emisionet politike, të cilat në fakt zënë një peshë të rëndësishme në vendin tonë.
    Sipas Ramës, ai nuk ndjek këto emisione dhe raporte të tyre që pas zgjedhjeve të vitit 2009. Në këtë mënyrë, kryeministri tregon në një lloj forme përse nuk merr pjesë në debate politike nëpër media, pasi i konsideron si “konsumim energjish”
    “Me thënë të drejtën nuk gjej fjalë të përshkruaj atë që kam përjetuar kur shikoja të dhënat e anketave, e pastaj duhej të dëgjoja komentatorët që ishin aty mbi ato anketa.
    E pabesueshme realisht dhe e frikshme se çfarë i jepet këtij populli të shohë e t ë dëgjojë mbrëmjeve, të debateve politike, nëpër ato pasqyrat, ku pjesa më e madhe e njerëzve arrijnë deri në atë pikë ku pashë atë natë. Për hir të së vërtetës, unë nuk i ndjek që pas zgjedhjeve të 2009 emisionet politike. Ndjek raportet që bëjnë shumë shkurt, por nuk i ndjek sepse është humbje kohe dhe një konsum i jashtëzakonshëm energjish. Janë helm”, tha Rama.
    Kryeministri shpjegoi dhe investimet e bëra në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, si dhe sqaroi aspiratat e vendit për vitin 2030, i cili shpresohet prej Ramës që të jemi anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
    Sa ishte PBB? Sot është më shumë se 25 mld euro. Kur ke rritje 2.5 herë më shumë, je më mirë apo më keq? Ke më shumë për të shpënrdarë, apo më pak? Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit. Këto janë projeksione të qeverisë, sjanë programe për të marrë vota. Tek rritja e pbb. Ne nuk veprojmë në një kontekst jashtë kontekstit të përgjithshëm. Ne krahasohemi me rajonin. Ne jemi një rajon që ka trashëguar mbi bazën industrial të shkatërruar komplet. Kur ne kemi marrë detyrën, ishim më dobët. Shqipëria ka rritjen më të lartë të PBB, jemi në 109%.
    Të ardhurat për frymë. Kemi pasur 3324 euro, sot i kemi 10324 euro, në 2030 do i kemi 15000 euro.
    Reduktimi i borxhit publik. Borxhi i fshehur kishte zhytur ekonominë. Shqipëria në 2013 ka qenë në prag të një kolapsi të ngjashëm me atë piramidal. Qëndrueshmëria e bankave ishte në rrëzik. Kemi shlyer borxhe për ilaçet, rrugët gjithë mandatin e parë, deri tek shkumsat tek shkolla. Kjo ishte situata në atë kohë. Sot ja ku janë kreditë, 4.3% është normale. Të rrisësh ekonominë me borxhe është njësoj si të shtosh njerëzit në tavolinë në shtëpi, duke marrë borxh. Borxhin sot duke pasur parasysh që kaluam covid, termet, e kemi ulur me 16.4 pikë në 54%. Projeksioni është ta çojmë në 50%.
    Tek pabarazia në të ardhurat. Këtu thuhet janë 5 oligarkë, të tjerët… gjithë pasuria shkon tek 5. Shqipëria nuk ka oligarkë, ka njerëz të pasur. Ka rënë në 4.9%. shpërndarja në të ardhura është bërë më e ekuilibruar.
    Tregu i punës. Për herë të parë papunësia është nën 10%. Një sqarim. Nuk është % e popullsisë, është % e forcave të punës. Është rënia e parë në 8.75.
    Të punësuar. Këta janë të punësuarit kur morëm detyrën 1.023.000 njerëz. Në fund të 2024, 1.327.000. mes kësaj dhe kësaj a janë 300 mijë të paktën? Dhe natyrisht me aritmetikën sot jemi në hall. Ne e dëgjonim lulin kur thoshte 7×7=42, tani është 7×7=6 milionë.
    % e të punësuarve me pagë nën 40 mijë lekë. Sa njerëz jetonin më pak se 40 mijë lekë, 60%. Sot ka rënë në 14.1%.
    Rritja e pagave. Ishte 157 euro, në Janar u bë 500 euro, e në Shqipëri të vitit 2030 do jetë të paktën 650 euro. Në sektorin privat është më e qartë se paga minimale ka shkuar tek 500, madje shumë më lartë. Mesatarja e pagës u rrit, në 848 euro sot. Do të shkojë të paktën 1000 euro në 2030, në sektorin privat. Në sektorin publik të paktën 1200 euro në 2030.
    Pensioni mesatar. Sot që flasim ne kemi dy lloje pensionistësh. Deri kur ne kemi marrë detyrën nuk kemi pasur sistem pensionesh, kishte një sistem asistence. Ne vendosëm sistem pensionesh, bazuar në sigurime. Sot kemi një bllok pensionistësh që janë para reformës, e një bllok pas. Kemi rritur bonusin, e kemi bërë në 2 bonuse. Paralelisht do ecim të arrijmë tju japim të gjithëve një pension minimal 200 euro, ndërsa mesatar 400 euro.
    Tek taksat. Ne kaluam tek sistemi i taksimit të ndershëm. Kush fiton më shumë do paguajë më shumë. 93% e të punësuarve paguajnë më pak se 10%.
    Taksa mbi fitimin e biznesit të vogël. Konsiderohej biznesi që merrte deri në 55 mijë euro xhiro në vit. Ne kemi rritur tavanin në 150 mijë euro. Shikoni ku janë sot me tatim mbi fitimin, zero. Kjo ka sjellë 100 mijë euro në vit pa tvsh, kanë përfituar 98 mijë subjekte dhe shteti ka vendosur 66 mln euro mos tua marrë taksë në vit. Biznesi deri në 140 mijë euro xhiro, që ka marrë 58 mln.
    Pabarazia gjinore, sot jemi vendi i 23-të. E kjo është vetëm PS.
    Shkalla e papunësisë për gratë ka rënë në 9.6%.
    Pjesëmarrja e grave në forcën e punës, sot ka arritur në 70%.
    Tek paga mesatare e grave, që është 820 euro.
    Investimet e huaja ne jemi në % më të lartë në rajon.
    Tek eksportet. 2.8 mld euro i eksportonte kur ne morëm detyrën, 9.1 mld eksporton sot.
    Pagat e mjekëve sot janë 1670 euro, 2000 euro do jenë në Shqipërinë 2030, mesatare.
    Programet sociale, kemi krijuar fondin më të madh të mbështetjes sociale në historinë e vendit. 2800 fëmijë me nevoja të veçanta, e do e dyfishojmë mbështetjen për nënat e tyre nga janari i 2026.
    Kjo është një shifer e dashur për mua, 9200 e nënave që janë të papuna, qeveria i mbështet me siguracione, që të marrin pension.
    Bonusi i bebes, e kanë marrë 227 mijë bebe. Vitin e ardhshëm do ndryshojmë skemën, jo më check në spital, por pagesë në vijimësi.
    Pagat e mësuesve, kanë shkuar në 950 euro mesatare, e do shkojnë në 1250 euro në Shqipërinë 2030.
    Tek mbrojtja. Një shifër që flet vetë, nga 28 mln euro, në 280 mln euro e kemi sot buxhetin. Janë edhe të gjitha planet e investimet që do bëjmë për mbrojtjen”, tha Rama.

  • “Zogu më dëgjon, zemra a më ndjek”, Rama batuta me të riun  në  Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka! 

    “Zogu më dëgjon, zemra a më ndjek”, Rama batuta me të riun  në  Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka! 

    Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant, apo “sy të keq” e “hudhër” siç i pëlqen t’i quajë gjatë fjalimeve të tij.
    Teksa fliste para të rinjve socialistë në zonën e Belshit, ai i tërhoqi vëmendjen një të riu përballë që nuk e kishte mendjen.Rama iu drejtua si “zogu”, duke i kujtuar se nuk e kishte mendjen se “po i fliste një zoçke aty pranë”.
    Kryeministri vuri theksin te gjenerata e re që ka fatin historik për një ngjarje të madhe, si anëtarësimi i Shqipërisë në BE, një ëndërr e prindërve dhe gjyshërve të tyre.
    “Kisha dëshirë të takohesha me ju, jeni pararoja këtu, që punoni me PS-në, punoni çdo ditë mesazhin tonë dhe për të arritur më 11 maj për një fitore, jo për mua, apo deputetët e qeverinë, por fitore të rëndësishme për të përmbushur një mision historik, që nuk është i yni, por pjesë e të cilës jemi, i gjeneratave të tëra.
    Zemra më dëgjon, zogu, më ndjek, më dëgjon? Tani po… Ka dhe momente të tilla kur unë i them zogu sepse ai po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka. Por është e rëndësishme që zogjsht dhe zockat të jenë së bashku, sepse ka rëndësi për gjeneratën tuaj”, tha Rama para të rinjve.
    Më tej ai shpjegoi edhe momentin historik të zgjedhjeve të 11 majit, teksa iu drejtua përsëri të riut të cilit i kishte tërhequr vëmendjen më parë nëse e kuptonte diskursin politik që kryesocialisti po ligjëronte.
    “Prindërit tuaj, gjyshërit tuaj, stërgjyshërit tuaj dhe fusni ç’të doni në historinë tuaj, flas për zemrën, e kanë të pamundur ta gjejnë, e kupton ti? Unë të shof ty, ti shef andej! Është gjë shumë serioze, nuk ka më serioze se kjo, s’të vjen çdo ditë, çdo vit, një histori si kjo që po i vjen vendit tënde”, vijoi Rama.

  • Silvinjo ndjek kapitenin nga afër, por Gjimshiti dëmtohet në Milan-Atalanta

    Silvinjo ndjek kapitenin nga afër, por Gjimshiti dëmtohet në Milan-Atalanta

    Pas Enea Mihajt, Silvinjo ka ndjekur nga afër një tjetër lojtar të Kombëtares. Trajneri i Shqipërisë, ishte në stadiumin “San Siro” të Dielën, për ndeshjen mes Milanit dhe Atalantës.Tekniku brazilian ishte së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, për të vëzhguar nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës.
    Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi. Lojtari do i nënshtrohet testeve, për të kuptuar shkallën e lëndimit.Vizitat e Silvinjos në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar./TV Klan

  • Agron Shehaj: Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista s’e s’më ndjek njeri!

    Agron Shehaj: Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista s’e s’më ndjek njeri!

    Valbona Mëhilli, për Fan Club ka dalë në ‘terren’ dhe ka marrë disa vox pop-e nga qytetarët duke i pyetur se cili prej katër finalistët mendojnë se do të fitojë Big Brother Vip Albania 4.
    Një prej të intervistuarve të saj ishte dhe politikani i njohur Agron Shehaj, drejtues i partisë “Mundësia” që garon në 11 maj.
    “Mua Big Brother më del vazhdimisht sidomos në rrjetet sociale, por di që ndiqet shumë. Kur është Big Brother unë nuk dal në intervista se e di që nuk më ndjek njeri.
    Ti (Valbona) duhet ta fitosh gjithmonë Big Brother, pavarësisht se nuk je në Big Brother”, tha ai me humor.

  • “LaCivita është lobist për lekë, non grata do e ndjek gjithë jetën”, Braho: Berisha beson gënjeshtrat e veta

    “LaCivita është lobist për lekë, non grata do e ndjek gjithë jetën”, Braho: Berisha beson gënjeshtrat e veta

    Partinë Socialiste e sheh si fituese të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa për Berishën tha se premtimet që bënë në fushatë i ka gënjeshtra.

    Ka qenë ky komenti i ish- deputeti Spartak Braho, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv komentoi fushatën e partive politike në vend.
    ‘Ndryshimi është se Rama vjen me bilance, ka qeverisur disa mandate kurse Berisha gënjen edhe i beson vet gënjeshtrat e tij, thotë do rris pensionet ku do ti gjejë lekët ai. E kam thënë disa herë e majta fiton, me rezultat të ngushtë por fiton këto zgjedhje. Për mua në politikën e jashtme Rama ka qenë brilantë. Ndryshimet në fushën e turizmit janë fenomenale, është degë e rëndësishme e ekonomisë. Por shqiptarët do ta votojnë PS. Më mirë e keqja më e vogël se Berisha. Rama vjen në pushet sepse do ta votojnë, pasi nuk duan që të votojnë Berishën’, tha ai.
    Teksa u ndal tek këshilltari elektoral i PD-së, Chris LaCivita ai tha se është një lobist i zakonshëm. Braho tha se ai s’mund të ndikojë në heqjen e non gratës së Berishës, e cila sipas tij do ta ndjek gjithë jetën.

    ‘Ai ka qenë përfaqësues i nja kapo që ka drejtuar fushatën e Trump, ai direkt vetë jo. Se kemi dëgjuar njëherë që të flas. Çfarë ka ai çelësin e artë që do t’i jap fitore Berishës. Ai s’ka lidhje me një strateg që vjen përtej oqeanit. Për non gratën e sqaroi edhe Ambasada amerikane që Berishën do ta ndjek sa të jetë gjallë. Ai është një lobist i zakonshëm, LaCivita s’ka as vulë që të jap ndonjë vendim. Ai për lekë ka ardhur këtu. Fituan ose jo, ai i mori lekët’, tha ai.
    Lidhur me kandidimin e Ilir Metës në këto zgjedhje edhe pse ndodhet në burg, ai tha se burgosja nuk është pengesë, por nëse shpallet fajtorë, atëherë nuk mund të marr mandatin.
    ‘Edhe pse në burg, kjo se pengon të hyj në lojën elektorale. Ai e ka problemin kryesor që nëse gjykata e shpall fajtor se ushtron dot të drejtën e marrjes së mandatit, sepse do bëjë dënimin. Po unë jam ndarë me të kur më tha do bëjë koalicion me Berishën dhe i thash turp të kesh’, tha ai.
    Një koment e pati edhe për hetimin e krimeve zgjedhore nga SPAK për zgjedhjet e 11 majit.
    ‘Me logjik nuk do të ketë penalitete sepse fushata edhe 20 e ca ditë është, por do të shfaqet një skandal që lidhet me hakerim e një dosje të një personaliteti të PS, të shohim do jetë brenda apo pas fushatës. Akoma nuk është gjetur përgjegjësi kush hakeroi. Hakërrimin e realizojnë agjensitë e huaja të zbulimit sepse i kanë mundësit, partitë me njëra- tjetrën dhe të apasionuarit që rrinë para kompjuterit. Kjo është lufta për epërsi në informacion që përdoret kundër kundërshtarit politikë. Ne iranianët na morëm edhe të dhëna nga rrogat targat’, tha ai.
     

  • Muçollari: Do paguajmë 200 euro për çdo student që ndjek arsimin e lartë

    Muçollari: Do paguajmë 200 euro për çdo student që ndjek arsimin e lartë

    “Luftë në PS po në PD” është tema e kësaj të enjte në Quo Vadis, Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakajt.
    Rigles Muçollari, kandidati i PD-së në qarkun e Tiranës tha në studio se për çdo student që ndjek arsimin e lartë në nivelin Bachelor do paguajnë 200 euro.
    Ai tha se shumë prej studentëve nuk kanë kohë të ndjekin leksionet, sepse punojnë nga gjashtë orë.

    “Studentët nuk kanë kohë të ndjekin studimet. Punojnë nga gjashtë orë. Partia Demoratike ka marrë përsipër të paguajë minimumin jetik për çdo student. Do paguajmë 200 euro për secilin student që ndjek arsimin në Bachelor”, tha Muçollari.
    /vizionplus.tv