Tashmë kemi hyrë në muajin më vendimtar të merkatos, ku pritet të zyrtarizohen lëvizje të shumta. Një nga ekipet që pritet të jetë aktiv në merkato këtë muaj është edhe Milan.
Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe sipas mediave italiane, Igli Tare ka në listë 4 emra të njohur. Njëri prej tyre do udhëheq sulmin e Milanit për sezonin e ri. Gianluca Di Marzio raporton se emri i parë në listën e Tares është Darwin Nunez, i cili nuk ka më vend te Liverpool dhe duhet të gjejë një ekip të ri. Liverpool e vlerëson uruguaianin 60 milionë euro, por nuk përjashtohet as hipoteza e huazimit me të drejtë ose detyrim blerjeje. Për Nunez ka interes serioz edhe nga Al-Hilal.
Një tjetër sulmues nga Premier League që po ndjek Tare është edhe Rasmus Hojlund i Man. United. Danezi nuk është përshtatur siç duhej në Premier League dhe është i hapur për një rikthim në Serie A. Me shumë mundësi do largohet nga Man. United këtë verë, pasi nuk është në planet e Ruben Amorim për projektin e tij.
Një tjetër emër që po ndiqet nga Tare është edhe Goncalo Ramos, portugezi i PSG-së, kartoni i të cilit kushton 80 milionë euro. Por, tare do kërkojë huazimin e tij, gjithmonë nëse vendosë se do jetë ai sulmuesi i ri i Milanit.
Emri i fundit është ai i zakonshmi, Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb është i hapur për transferimin te Milan, problem mbetet paga e tij e lartë 12 milionë euro. Marrëveshja me Juventusin mund të arrihej për 18-20 milionë euro, duke ditur që Vlahovic është në vitin e fundit të kontratës dhe vitin tjetër mund të largohet si lojtar i lirë. Por duhet zgjidhur çështja e pagës.
Tag: ndjek
-

Allgeri kërkon një sulmues të mirë, Igli Tare po ndjek 4 emra. Secili prej tyre ka problemet e veta, por..
-

Reperi Diddy ndjek terapi në burg: Sinjal pendese apo strategji ligjore?
Sean “Diddy” Combs duket i vendosur të ndryshojë imazhin e tij, teksa pret shpalljen e dënimit më 3 tetor. Sipas TMZ, reperi 55-vjeçar ka nisur psikoterapi dhe po ndjek programe vetëpërmirësimi në burgun federal të Brooklyn, përfshirë programin STOP kundër dhunës dhe rehabilitimin nga droga të Dr. Wexler.
Lëvizja vjen pak ditë pasi ai u shpall i pafajshëm për trafikim seksual, por fajtor për transportimin e dy grave për qëllime imorale.
Burime pranë Diddyt thonë se ai po “punon për ta përmirësuar veten”, por kritikët dyshojnë se veprimet e tij janë një strategji për të zbutur dënimin. Prokurorët kanë rekomanduar katër vite burg, por fjala e fundit i mbetet gjyqtarit Arun Subramanian. -

Allegri kërkon sulmues, Igli Tare po ndjek 3 emra të njohur
11 Korrik 2025
20:02
Telesport
Milan po kërkon të përforcohet në të tre repartet këtë merkato, si në mbrojtje, në mesfushë dhe sigurisht dhe në sulm. Drejtori sportiv, Igli Tare, po ndjek 3 emra të njohur dhe njëri prej tyre pritet të jetë sulmuesi i ri i Milanit.
Më i preferuari për Taren është Victor Boniface, sulmuesi nigerian i Leverkusen, i cili ka një vlerë rreth 40 milionë euro. Në sezonin e fundit me Leverkusen, sulmuesi 24-vjeçar shënoi vetëm 11 gola në 27 ndehsje, për shkak se vuajti nga një dëmtim serioz për disa kohë. Në sezonin e parë me Leverkusen, pasi u transferua nga belëgt e Union Saint-Gilloise përr 22 milionë euro, shënoi 21 gola në 34 ndeshje. Për nigerianin ka interes edhe nga klubet arabe, të cilat nuk e kanë problem të paguajnë shifrën që do të kërkojë Leverkusen.
Dy emrat e tjerë që po ndjek Tare janë Nicolas Jackson i Chelsea-s, i cili shënoi vetëm 13 gola në sezonin e kaluar me “Blutë” dhe nuk është në planet e Maresca-s për sezonin e ri. Emri tjetër është ai Tolu Arokodare, sulmuesi nigerian i Genk, 23 4gola në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar. Vlera e tij llogaritet 15-20 milionë euro, ndërsa vlera e Nicolas Jackson 45-50 milionë euro. -
MotoGP/ Markez absolut, qahet Banjaia
Në 10 ndalesa sezonale kampioni spanjoll me Ducati ka triumfuar në gjashtë prej tyre. Kryeson me 307 pikë, ndjek Aleks me 239.
Domimi absolut i Mark Markez në botrorin 2025 në MotoGP, ndërsa dje dhe pardje fitoi garën Sprint dhe atë të zakonshme në ndalelën e Holandës, ka shqetësuar rivalët e këtij sporti emocionues.
Njëri prej tyre, Françesko Banjaia i cili në Asen u rendit i treti, shprehet se ndihet i mërzitur me situatën. Duke folur për garën e fundit ndër të tjera Peko thotë:
“Motori më kufizon në frenim në hyrje, pastaj gjatë garës jam i shpejtë, por humbas xhirot e para të garës sepse në tre të parat jam gjithmonë konkurrues, pastaj kam rënien dhe më tej kthehem përsëri i fortë. Kishim ritëm, mendova edhe për fitoren, dhashë gjithçka, por nuk ia dola në fund. Motori është i ndërlikuar, por duhet të punojmë për të bërë hapa përpara”.
Ndërkohë Mark Markez ka deklaruar se nuk ishte në një ditë speciale por që arriti të fitojë. Vllai i tij Aleks, ai që e ndjek në renditjen e përgjishme individuale, u rrëzua e për pasojë diferenca në krye rritet. Pas markesz, në podium u ngjit edhe Bexeki si i dytë dhe Banjaia i treti.
Vazhdo leximin
-
Befasia/ Di Maria goleadori i Botërorit për Klube…Kejn e ndjek
Katër gola shënuar nga argjentinasi në Kupën e Botës për Klube me të veçantën të gjithë me penallti
Veterani 37 vjeçar Angel Di Maria mbetet në krye të listës së golashënuesve të Kupës së Botës për Klube 2025 me katër gola të shënuar te Benfika e tij.
Në kahun tjetër Herri Kejn është gati ta kërcënojë atë teksa ndjek me 3 rrjeta dhe bajernin ende në garë. Kjo pasi aventura e klubit portugez përfundoi në raundin për 1/8-at me një humbje të rëndë 4-1 pas kohës shtesë me Çelsin.
Ndërkohë Kejn, rindezi garën për titullin e golashënuesit më të mirë, duke shënuar dy herë në fitoren spektakolare 4-2 të Bajern Mynih ndaj Flamengo-s më 29 qershor. Me këtë sukses, anglezi arrin tre gola, së bashku me shokë skuadre si Olise dhe Xhamal Musiala, si dhe Pedro Neto (Çelsi), Kenan Jildiz (Juventus).
Kush do të jetë golashënuesi më i mirë? Përgjigja do të vijë më 13 korrik, ditën e finales së madhe të Botërorit për Klube.
Vazhdo leximin
-

Rinumërimi i votave për Tiranën, Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin
Ka vijuar edhe këtë të mërkurë procesi i rinumerimit të votave në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ku radhën e ka qarku i Tiranës, nga i cili do të shqyrtohen 1,282 kuti votimi.
Rinumerimi për këto kuti do të jetë si për subjektet zgjedhore, ashtu edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës.
Kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin e rinumerimit të votave në ndërsa ai nuk rezultoi fitues nga numërimi fillestar megjithatë nga rinumerimi pretendon të marrë mandatin.
Po ashtu duke ndjekur të njetën procedurë është dhe kandidati fitues i Partisë Mundësia Erald Kapri.
Në dispozicion janë vendosur 24 grupe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore, përfshirë 48 numërues dhe 15 zëvendësues.
Procesi është parashikuar të kushtojë 21 milionë lekë të rinj dhe nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi do të mbulohet nga kursimet e 11 majit.
PS, PD, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet do të kenë vëzhgues për të monitoruar rinumerimin, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit nuk u lejua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, me argumentin se nuk është palë interesi në këtë proces.
Megjithatë, Qori iu drejtua KAS dhe kërkon të jetë prezent gjatë procesit të rinumerimit në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë. -

Ndeshja e VITIT/ Edhe Altin Dumani po ndjek në stadium sfidën Shqipëri-Serbi
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Futbollisti i mirënjohur Sokol Kushta, heroi shqiptar antiserb, po e ndjek ndeshjen nga Vlora. Nuk gjeti biletë!
Sonte futbollisti i mirënjohur, Sokol Kushta, po e ndjek ndeshjen Shqipëri-Serbi nga Vlora, sepse nuk gjeti dot biletë për këtë supërndeshje.
Sokol Kushta është një nga ish-futbollistët e Flamurtarit që u ka shënuar serbëve, kjo në Beograd. Në vitin 1987 Flamurtari i tij trondiste Partizanin e Beogradit duke i eliminuar nga Evropa.Ai po e ndjek ndeshjen me Shkëlqim Hajdarin në Lungomare, Vlorë.
-

Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Fiks Fare/ “Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi. Psikiatrja pohon se është psikopat, në raport rezulton normal
Tanja Kodra nga Shkodra rrëfen një histori tronditëse dhune dhe pasigurie që, sipas saj, vazhdon edhe sot pas ndarjes nga bashkëshorti.
Ajo i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për ndihmë, duke deklaruar se jeton nën kërcënim të vazhdueshëm dhe pa asnjë mbrojtje institucionale.
“Tani nuk jetoj, ai më kërcënon dhe më ndjek çdo ditë . Kam frikë për veten dhe fëmijët ” thotë ajo. Tanja tregon se ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti, deri në atë pikë sa ka humbur një shtatëzani në javën e 8-të pas goditjeve që kishte marrë. “Kam pasur hemoragji për një muaj, dhe humba fëmijën” rrëfen ajo.
Ish-bashkëshorti është dënuar me detyrim paraqitjeje për dy vjet pasi dhunoi djalin e tyre të vogël, por sipas Tanjas, dhuna nuk ka ndaluar. Ai e ndjek, e kërcënon përmes mesazheve dhe e akuzon me fjalor fyes. “Më ndjek me makinë, më thotë e di me kë del. Kam frikë për veten dhe fëmijët e mi.” shprehet ajo
Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë asaj kujdestarinë e dy fëmijëve, por ka vendosur që babai t’i takojë çdo ditë për një orë. “Kam apeluar vendimin. Ai nuk është i aftë të kujdeset për ta,” thotë ajo. Në përpjekje për të kërkuar ndihmë, Tanja ka shkuar edhe te Qendra e Shëndetit Mendor në Shkodër. Drejtuesi i qendrës, pas një bisede me mjeken psikiatre, i thotë se ai është “dhunues i tmerrshëm” dhe psikopat, delokuent, por në raportin zyrtar kjo mjeke shkruan se ai është “i shëndetshëm mendërisht”.
“Kam humbur çdo besim te drejtësia,” përfundon Tanja, e cila kërkon mbrojtje për veten dhe fëmijët, para se të jetë vonë.Top Channel