Tag: ndjek

  • FAZA E DYTË/ Çudia e “përmbysjes” së Superiores, Partizani duket për titull dhe Flamurtari e ndjek

    FAZA E DYTË/ Çudia e “përmbysjes” së Superiores, Partizani duket për titull dhe Flamurtari e ndjek

    Kategoria Superiore ka mbyllur sot ndeshjet e javës së 14 të saj dhe forma që kanë shfaqur skuadrat po të marrësh për bazë pesë ndeshjet e luajtura në fazën e dytë, duket mjaft e ndryshme në shumë raste në krahasim me atë që dhuroi si tablo faza e parë e kampionatit.
    Duke marrë vetëm rezultatet e javëve të luajtura në fazën e dytë, 5 të tilla, tabela e renditjes sheh Partizanin dhe Elbasanin si kryesues, me nga 9 pikë të siguruara dhe si të vetmet skuadra që nuk kanë shijuar humbjen në këtë javë. Një tablo krejtësisht ndryshe për të kuqtë të cilët në fazën e parë ishin të zhytur në fundin e tabelës dhe luftonin për mbijetesë.

    E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Flamurtarin, që i ndjek me 1 pikë më pak të siguruar gjatë kësaj faze, po aq sa Teuta, duke bërë një progres të konsiderueshëm.
    Pastaj me radhë vijojnë pretendentët e Egnatias me 7 pikë e më pas Dinamo, Vora e Vllaznia me nga 6 pikë. Bylisi është për mbijetesë, me vetëm 4 pikë të siguruara. Ndërsa tabloja e fazës së dytë tregon një panoramë dëshpëruese për Tiranën, e cila ka vetëm 1 pikë të siguruar deri tani.

  • I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani ndjek në ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Anglisë

    I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani ndjek në ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Anglisë

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, mandati i të cilit përfundon muajin e ardhshëm, ka vendosur që këtë të diel të shijojë emocionet e ndeshjes Shqipëri-Angli në stadiumin Air Albania.
    I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani është filmuar teksa ndjek nga afër lojën e djemve tanë kuqezinj të cilët janë duke “luftuar” me yjet e Anglisë.
    Kjo nuk është hera e parë që Dumani është parë në stadium, pasi njihet si një tifoz i pandashëm i kombëtares sonë.
     

    Altin Dumani ne stadium

  • “Parlament të rëntë pika”, 10 vite larg politikës, Namik Dokle ka një mesazh për Kuvendin

    Përmes disa vargjeve që siç rrëfeu në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN se i kishte shkruar në një nga fletët ku pasqyrohej rendi i ditës gjatë kohës që ishte në Parlament, ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle, i ka përçuar politikës shqiptare një mesazh.
    “Parlament të rëntë pika, shtatë sahat veç duke sharë por më shumë se helmi e thika vret një fjalë e palarë”. “Këto vargje shkrova unë për atë punën e grindjes”, tha Dokle teksa i mëshoi qëndrimit të tij se “Parlamenti nuk duhet të ketë fjalë të palara”.
    “Duhet të ketë kulturën, fjalën e argumentin, fjalën e mençur e kështu me radhë”, ish-deputeti socialist teksa promovonte librin e tij më të ri “Asnjë trokitje në qiell”.
    Më tej ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse Parlamenti sot është më keq nga ai i kohës kur ai ishte ligjvënës. Dokle tha: “Këtë në fakt unë e ndjej më shumë nga vlerësimet e të tjerëve të cilët thonë: ‘Oh ju ishit krejt ndryshe, ju ishit krejt ndryshe e të tjera, e të tjera’. Ajo që mua më më mërzit është gjuha e pakulturuar, gjuha sharëse. Domethënë shajnë njëri-tjetrin pa doganë, pa teklif. Tallen me njëri-tjetrin pa doganë, pa teklif. Unë njëherë kur ka ndodhur njëherë një grindje kur isha edhe unë prezent… se edhe atëherë kishte grindje edhe unë në atë pjesën e mbrapme të ligjeve shkruaja nga disa vargje”.
    Sipas tij vesin e të hedhurit vargje në fletët e rendit të ditës e kishte përftuar prej qëndrimit pranë shkrimtarit Dritëro Agolli, nga koha kur edhe ky i fundit ishte deputet në Partinë Socialiste.
    “Ma kishte futur këtë si me thënë yshtje, këtë nxitje Dritëroi se në parlamentin e parë pluralist isha i ulur afër Dritëroit dhe sapo filloi parlamenti, Dritëroi mori një nga ato rendi i ditës të asaj dite e ktheu mbrapsht që ishte e bardhë dhe shkroi një vjershë dhe unë atë e kam origjinal e mbaj në shtëpi. Po atë e mbaj mend si tani edhe thotë: Ata që në sheshe gjëmuan nuk hyn as në lista, ata që në sheshe vështruan u bënë ministra’”, rrëfeu Dokle në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN.
    I pyetur nëse i mungon politika, tashmë kur janë bërë 10 vite larg saj, Dokle tha se nuk e ka marrë malli dhe se ndjek vetëm një edicion lajmesh në ditë për t’u informuar, por jo parlamentin.
    “Jo, nuk më ka marrë malli. Të them sinqerisht nuk më ka marrë malli sepse unë e lash politikën në momentin që kisha dy konstatime brenda vetes. Konstatimi i parë që në politikë kam arritur aq sa nuk kam ku të shkoj përtej. Dhe ndërkohë tjetra ishte që duke u marrë me politikën po humbisja atë që ju me të drejtë e quajtët ëndrra e vjetër, dashuria e parë e të tjera me radhë. E kam fjalën që e filloja dhe jo se politika rri 24 orë në punë në politikë, por e humbisja kohën nganjëherë edhe kot, të presim derisa të bëhet një komision. Po jo kjo, jo po ajo. Jo e vërteta është jo. Nuk kishe kohë për t’u marrë me letërsi dhe unë kuptova që edhe letërsia edhe politika ka një të përbashkët. Secila prej tyre kërkon një përkushtim. O me njërën o me tjetrën, me të dyja ishte vështirë për t’u marrë. Në 2013-ën që u zgjodha deputet mendova që unë nuk duhet të vazhdoj më tutje dhe realisht isha edhe më i vjetri i socialistëve dhe më takoi sipas Kushtetutës të hapja parlamentin dhe hapësi i parlamentit është në krye të Kuvendit vetëm dy ditë. Dita e parë raporti i mandateve, dita e dytë zgjedhja e kryetarit edhe e nënkryetarëve. Dhe sapo ftova kryetarin të ulet në tavolinën e tij, zbrita në sallë dhe i thashë kryetarit të grupit dhe kryetarit të partisë, unë nuk kandidoj më. Nuk kandidoj më, sepse kam disa projekte të cilat dua t’i realizoj. Lidhur me këtë politikën unë nuk është se e ndjek shumë. Dëgjoj gjithmonë çdo ditë një emision lajmesh të plotë për tu informuar, parlamentin nuk e ndjek shumë. Ka raste që filloj ta ndjek dhe kur shoh ndonjë gjë që më mërzit e mbyll”, tha ish-deputeti socialist.

  • Rama batuta me kandidaten e Vlorës: Ka ardhur me të zeza se ndjek linjën time

    Rama batuta me kandidaten e Vlorës: Ka ardhur me të zeza se ndjek linjën time

    Të dielën e 9 nëntorit do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit. 
    Të ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama ishin dhe 5 kandidatët e Partisë Socialiste për këto bashki. 
    Në fjalën e tij prezantuese, Rama nuk i kurseu batutat sa i përket veshjes që kishte zgjedhur kandidatja për Bashkinë e Vlorës, Bruna Mersini. 
    “Këtu me mua është Bruna Mersini. Ka ardhur me të zeza sot që të jetë në harmoni me dekorin dhe ngaqë ndjek linjën time si linjë partie në veshje”, tha Rama. 

  • Barcelona ndjek argjentinasin e radhës! Në garë me Milan dhe Chelsea

    Barcelona ndjek argjentinasin e radhës! Në garë me Milan dhe Chelsea

    31 Tetor 2025

    16:42

    Telesport

    Sulmuesi Joaquin Panichelli, i cili po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1, ka filluar të tërheqë interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, mes tyre edhe Barcelona.
    Me 10 gola në 13 ndeshje zyrtare, argjentinasi është shndërruar në lojtarin kryesor të Strasbourgut dhe një prej talenteve më të spikatura të futbollit evropian.
    Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, përveç Barcelonës, edhe Milani dhe Chelsea po e ndjekin me vëmendje 21-vjeçarin. Panichelli u bashkua me Strasbourgun verën e kaluar nga Deportivo Alaves, për një shumë prej 16,5 milionë eurosh, pas një sezoni mbresëlënës në huazim te Mirandés, ku shënoi 21 gola.

  • Gjermania ndjek modelin grek, pensionistët që punojnë do të përfitojnë nga lehtësitë fiskale

    Gjermania ndjek modelin grek, pensionistët që punojnë do të përfitojnë nga lehtësitë fiskale

    Qeveria gjermane po përgatit një projektligj të ri që synon të inkurajojë pensionistët të qëndrojnë aktivë në tregun e punës, duke u ofruar atyre një përjashtim tatimor prej 2,000 eurosh në muaj për të ardhurat nga puna.

    Sipas raportimit të Financial Times, masa pritet të hyjë në fuqi në janar dhe do t’i kushtojë shtetit rreth 890 milionë euro në vit.
    Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Kancelarit Friedrich Merz për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në ekonominë më të madhe të Evropës. Në thelb, ajo synon të krijojë stimuj të fortë fiskalë për qytetarët që, ndonëse në moshë pensioni, zgjedhin të kontribuojnë ende në tregun e punës.
    Gjermania, siç vëren FT, po ndjek shembullin e Greqisë, ku pas një reforme të thellë dy vite më parë, u hoqën penalizimet e rënda për pensionistët që punonin. Nga humbja automatike e 30-60% të pensionit, sot ata e marrin pensionin e plotë dhe kontribuojnë vetëm 10% të pagës në fondin e sigurimeve EFKA. Si rezultat, numri i pensionistëve të regjistruar që punojnë është rritur nga 35,000 në vitin 2023 në mbi 250,000 sot.
    Përveç stimulimit të pjesëmarrjes aktive të të moshuarve në ekonomi, kjo politikë ndihmoi edhe në “zbardhjen” e tregut të punës, pasi penalitetet e mëparshme shtynin shumë pensionistë drejt punës informale, pa të drejta apo përfitime shtesë.
    Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Merz ndjek modele të suksesshme nga Greqia. Ndër reformat e tjera të ngjashme përfshihet dixhitalizimi i shtetit, për të cilin është krijuar një ministri e veçantë – si dhe regjistrimi elektronik i orarit të punës dhe përjashtimi nga tatimi i orëve shtesë të paguara, praktika që tashmë zbatohen në Greqi.

    Top Channel

  • Zbulohen 4 emrat “big” që po ndjek Real Madrid, njëri prej tyre do transferohet me patjetër në verë

    Zbulohen 4 emrat “big” që po ndjek Real Madrid, njëri prej tyre do transferohet me patjetër në verë

    29 Shtator 2025

    16:16

    Telesport

    Tashmë nuk është më sekret që Real Madrid po punon për të përforcuar mesfushën për sezonin e ardhshëm. Dekadën e fundit, mesfusha ka qenë pika më e fortë e Real Madridit, me emra si Toni Kroos, Luka Modric apo edhe Casemiro.
    Largimi i këtyre legjendave ka lënë një boshllëk të madh që natyrisht do kohën e duhur për ta mbushur. “TBR Football” raporton se Real Madrid po ndjek 4 emra “big” për mesfushën e sezonit të ardhshëm, duke nisur nga dyshja e Chelsea-s, Enzo Fernandez dhe Moises Caciedo. Secili prej tyre kushton të paktën mbi 120 milionë euro.
    Një tjetër emër që po ndjek me shumë interes klubi madrilen është edhe 21-vjeçari i Crystal Palace, Adam Wharton, i cili shihet si një lojtar me të ardhme të madhe. Duke parë interesimin e shumë klubeve të mëdha, Crystal Palace kërkon të paktën 60 milionë euro. Emri i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është ai i Joao Neves, mesfushorit portugez të PSG-së.
    E vetmja mënyrë që parizienët të heqin dorë prej tij do ishte vetëm për një ofertë të “çmendur”, ndryshe duket i vështirë largimi i 21-vjeçarit nga Parisi.

  • ‘Topi i Artë’ i Dembele, reagon Mbape: E meriton, do ta ndjek nga TV

    ‘Topi i Artë’ i Dembele, reagon Mbape: E meriton, do ta ndjek nga TV

    Një studim i Ipsos BVA zbulon se 44% e francezëve besojnë se Ousmane Dembele meriton të fitojë Topin e Artë, ceremonia e të cilit po mbahet të hënën në mbrëmje në Théâtre du Châtelet në Paris.

    44% e të anketuarve në një pyetsor prej 1000 njerzish në Francë besojnë se kampioni i Ligue 1 atij evropian dhe fituesi i Kupës së Francës me PSG-në, Dembele meriton të marrë çmimin Topi i Artë 2025.

    Sulmuesi i PSG është përpara kapitenit të tij të kombëtares franceze, Kilian Mbape (21%), i cili është i barabartë me një nga rivalët kryesorë të tij, Lamine Jamal të Barcelonës.

    Kilian Mbape: “Do të jem i lumtur nëse Dembele fiton Topin e Artë, sepse ai është një mik i imi dhe e kam mbështetur që nga fillimi. Do ta ndjek ceremoninë në TV duke shpresuar që ai ta fitojë.”

    Vazhdo leximin

  • Barcelona ndjek talentin e River Plate, por ka problemin e përhershëm me të

    Barcelona ndjek talentin e River Plate, por ka problemin e përhershëm me të

    26 Gusht 2025

    15:48

    Telesport

    Barcelona po ndjek talentin e radhës nga akademia e famshme e River Plate, Ian Subiabre.
    Mastantuono është talenti i fundit i kësaj akademie, i transferuar te Real Madrid.
    Sipas TNT Sports Brasil, Barcelona e ka tentuar dy herë blerjen e Ian Subiabre, i cili luan si sulmues dhe është 18 vjeç.
    Për momentin, sulmuesi do të rinovojë kontratën aktuale me klubin argjentinas (skadon më 2026) me dy vite të tjera, që River Plate të ketë të sigurt një shifër të mirë me shitjen e tij.
    Përfaqësuesit e lojtarit kanë vizituar Barcelonën disa herë gjatë këtij viti, por transferimi i tij është shtyrë për shkak se Barcelona ka ende probleme financiare.