Tag: ndiqni

  • Terror në Gjermani/ Antifa hedh në erë makinën e politikanit të njohur: Do ta ndiqni Charlie Kirk-un në ferr

    Terror në Gjermani/ Antifa hedh në erë makinën e politikanit të njohur: Do ta ndiqni Charlie Kirk-un në ferr

    BILD

    Rreth dymbëdhjetë orë pasi makina e politikanit të lartë të AfD-së, Bernd Baumann (67 vjeç), u dogj në Hamburg, Antifa ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Të hënën pasdite, në orën 15:27, një letër pranimi u ngarkua në faqen e internetit të ekstremit të majtë, Indymedia.

    Pamfleti fillon: “Përshëndetje të zjarrta për të akuzuarit, të burgosurit dhe antifat që janë në arrati”.

    Më tej ekstremistët flasin për faktin se “të sunduarit” po përpiqen të vendosin “standarde të reja”.

    “Natën e datës 3.11.25 në Hamburg-Othmarschen kemi shkatërruar BMW-në e Bernd Baumann, sekretarit të grupit parlamentar të AfD-së, me një pajisje shpërthyese”, thuhet në letër.

    Në fund të letrës vjen një kërcënim i neveritshëm për vrasje: “All you damn’ MAGAfreaks, you will follow Kirk to hell!” (Të gjithë ju të mallkuarit dhe të çmendurit e MAGA-, do ta ndiqni Kirk-un në ferr!)

    MAGA është slogani që përdor presidenti i SHBA-së, “Make America Great Again”, dhe që të gjithë mbështetësve të Trump u kanoset i njëjti fat si ai i të vrarit Charlie Kirk.

    Aktivisti politik amerikan dhe aleati i Trump, Kirk, u qëllua për vdekje më 10 shtator në kampusin e universitetit ‘Utah Valley’ në Orem (SHBA).

    Natën duke u gdhirë e hëna, në lagjen Othmarschen të Hamburgut, makinës së sekretarit të grupit parlamentar të AfD-së, Baumann, iu vu flaka. Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 3:20. Vetë Baumann u zgjua nga shërbimi i mbrojtjes së shtetit në orën 5 dhe u informua për incidentin.

    Sipas hetimeve aktuale, banorët fillimisht dëgjuan shpërthime të forta dhe panë flakë që dilnin nga një makinë. Kur forcat e zjarrfikësve të alarmuara mbërritën në perëndim të Hamburgut, katër makina ishin në flakë – njëra prej tyre ishte BMW-ja e partneres së Baumann.

    Edhe pse menjëherë nisi kërkimi me disa makina patrulle, nuk u arrit të identifikoheshin persona të dyshuar. Aktualisht po heton shërbimi i mbrojtjes së shtetit, i cili brenda strukturave policore është përgjegjës për veprat penale me motiv politik.

  • Një “VAJZË” që ndez Shqipërinë!

    Një “VAJZË” që ndez Shqipërinë!

    Ju ftojmë të ndiqni tre ditët magjike të edicionit të tretë të “Vajzë Fest 2025”, festës së traditës dhe trashëgimisë në fshatin e vogël që u bë sofra e madhe e Labërisë, por jo vetëm, e krejt Shqipërisë. Në këtë udhëtim tre-ditor, Vajza u bë altari i mallit, i historisë, i kulturës, i etnografisë, i mikpritjes dhe i dashurisë.

    “Vajzë Fest 2025”, nuk u përjetua thjesht si një aktivitet, por si një rit i shenjtë i identitetit. “Vajzë Fest 2025”, është tashmë më shumë se një ngjarje, është kthimi i përvitshëm i një besëlidhjeje me rrënjët, është ftesa për ta parë vendlindjen jo vetëm si kujtim, por si skenë të shpirtit dhe krenarisë sonë kombëtare.

  • Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit në Kuvend: Më vjen mirë që më ndiqni…

    Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit në Kuvend: Më vjen mirë që më ndiqni…

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka replikuar me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në Kuvend.
    “Më vjen mirë që më ndiqni hap pas hapi, z.Bardhi, në aktivitetin tim në rrjetet sociale, por po ju informoj që, siç diskutuam në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 9 qershor, seanca nga data 12 në datën 16 qershor nuk u shty për arsye të pjesëmarrjes sime në Samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë”, por sepse shumë deputetë mungonin për shkak të pjesëmarrjes në aktivitete të tjera.Ishte lehtësisht e zëvendësueshme prezenca ime këtu me dy nënkryetarët e nderuar, z.Çuci e z.Gjekmarkaj, por në bazë të nenit 7, pika 1 të Rregullores, Kryetari i Kuvendit, ka për detyrë të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave plenare dhe që veprimtaria të jetë e plotë dhe të sigurojë kushte që të gjithë deputetët të jenë pjesëmarrës në seancë.Unë nxorra urdhrin për këtë seancë plenare me vështirësi, t’iu them të drejtën, sepse ka vetëm 1 pikë, 1 çështje në rend të ditës sot, një projektligj, komisionet as ishin mbledhur dhe nuk kishin kourumin e nevojshëm për të diskutuar projektligje të tjera. Mund të mos ishte zhvilluar as kjo seancë sot, kështu që ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të marrin në pjesë në komisione dhe të jenë pjesëmarrës aktivë.Sa i takon pjesëmarrjes së Shqipërisë në Samitin e organizuar nga Presidenti Zelenskyy në Odesa, në Ukrainë, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të Europës Juglindore, mos kini asnjë merak. Shqipëria u përfaqësua në nivelin më të lartë dhe më të mirë të mundshëm z.Bardhi, dhe këtë e them pa modesti fare.Kështu që vazhdoni më ndiqni në rrjetet sociale”, ka thënë Spiropali në replikën e saj.

  • Surpriza, debate dhe largime! Ndiqni FERMA VIP në Vizion Plus

    Surpriza, debate dhe largime! Ndiqni FERMA VIP në Vizion Plus

    Ka startuar spektakli i Ferma Vip 2 në ekranin e mbarë shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.

    Nën moderimin e Luana Vjollcës dhe të dy opinionistëve Zhaku dhe Kastro, Ferma VIP 2 po thyen rekorde, duke u bërë kështu spektakli më i dashur për të gjitha moshat.
    Marrja e drejtimit të punëve të fermës nga Andueli, pas zgjedhjes së tij nga Frederiku, i eliminuari i spektaklit të së premtes, ka sjellë reagime të ndryshme në radhët e fermerëve.

    70% buxhet për fermerët, ka ardhur si një mundësi e artë për të përmirësuar kushtet në fermë pas një jave të vështirë që konkurrentët kaluan.
    Sfida, lojëra dhe momente emocionuese priten të ndodhin në mbrëmjen e 19-të. Nuk do të mungojnë as përballjet dhe debatet.
    Cilat do të jenë këtë herë formulat e Agait? Çfarë pushteti do të ketë në dorë zgjedhja e publikut?
    Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv

  • LIVE/ Surpriza dhe largime, ndiqni FERMA VIP në Vizion Plus

    LIVE/ Surpriza dhe largime, ndiqni FERMA VIP në Vizion Plus

    Ka nisur spektakli më i ndjekur në Shqipëri Ferma VIP 2, i cili transmetohet ço të hënë dhe të premte LIVE në televizionin kombëtar Vizion Plus.
    Nën moderimin e të magjishmes Luana Vjollca dhe të dy opinionistëve Zhaku dhe Kastro, Ferma VIP 2 është bërë spektakli më i dashur për të gjithë shqiptarinë.
    Mbrëmja e sotme do të prodhojë emocione të forta ku do të ketë surpriza por edhe largime.

    Frederiku apo Andueli, kush prej tyre do të largohet nga Ferma mbrëmjen e stome?
    Për të marrë përgjigje nddiqni spektaklin e rekordeve tani LIVE në Vizion Plus dhe dy kanale të dedikuara në Tring.
    Për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta shihni nga ekrani, mund ta ndiqni LIVE në kanalin e YouToube:

  • Szczesny: Unë e kam humbur betejën me duhanin, ju lutem mos ndiqni shembullin tim

    Szczesny: Unë e kam humbur betejën me duhanin, ju lutem mos ndiqni shembullin tim

    25 Prill 2025

    12:28

    Telesport

    Portieri polak Wojciech Szczesny, që në shtator u rikthye të luajë me fanellën e Barcelona vetëm pak muaj psi vendosi të tërhiqej nga futbolli, shpeshherë ka përfunduar në qendër të kritikave për vesin e tij, atë të duhanpirjes.
    Një ves të cilin ai nuk e fsheh, por kërkon të mos ndiqet shembulli i tij. “Ka disa aspekte të lojës në të cilat besoj se mund të jem një shembull i përsosur për më të rinjtë ose për shokët e mi të ekipit“, tha 35-vjeçari në një intervistë me ESPN.
    “Por ka edhe disa aspekte të karrierës sime që është më mirë të mos i ndjekin dhe ku unë kam dështuar. Unë ende përpiqem të bëj më të mirën time, të jem një shembull i mirë për të rinjtë dhe për tifozët më të rinj që na shikojnë”, tha Szczesny.
    “Sa i përket pirjes së duhanit, ju lutem mos ndiqni shembullin tim, mos e bëni. E humba betejën. Kur isha më i ri, e përvetësova këtë zakon, i cili e di se është shumë i keq për mua. Thjesht e humba betejën. Pra, për këdo që po ju shikon, mos e bëni”, tha polaku.

  • Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti, cili do shpallet fitues? Me surpriza të mëdha dhe spektakël të garantuar, ku do mund ta ndiqni finalen e “Big Brother Vip”

    Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti, cili do shpallet fitues? Me surpriza të mëdha dhe spektakël të garantuar, ku do mund ta ndiqni finalen e “Big Brother Vip”

    Pas rreth katër muajsh, shumë emocionesh, dinamikash dhe ngjarjesh që “mbërthyen” publikun para ekranit, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi.

    Mbrëmjen e sotme spektakli më i ndjekur në Shqipëri kurorëzon një rrugëtim të gjatë, teksa një prej Eglit, Rozanës, Laertit dhe Gjestit do shpallet fituesi.

    Megjithatë, finalja e sotme premton suropriza që nuk duhen humbur. Përveç studios kryesore, ku spektakli është zhvilluar që prej 21 dhjetorit 2024, sot do të ketë dhe një studio paralele, në të cilën do të perforomojnë artistë të përzgjedhur dhe të ftuar specialë.

    Besa Kokëdhima, Tiri, Klajdi, Redon, Kelly, Vserlo, Petro, Riki dhe Gjesti do të përformojnë këngët e tyre më të reja, duke e kthyer spektaklin edhe në një koncert të veçntë.  Ashtu si në tre sezonet e mëparshme, “Vëllai i Madh” ka rezervuar surpriza të mëdha për të katërt finalistët, që do të prekin zemrat e të gjithëve.

    Finalen e madhe do të mund ta ndiqni në ekranin e Top Channel, e po ashtu dhe në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, por gjithashtu, edhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

    Por prisni, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të ndjekin spektaklin në DigitAlb, do të mund ta ndjekin atë në Top Albania Radio. Prej orës 19:00, me intervista ekskluzive nga “Tapeti i Kuq“, e më pas deri në shpallejn e fituesit, gjithçka do mund ta ndiqni aty për të mos humbur asgjë.

  • Mbrëmje e zjarrtë në Ferma VIP 2! Kush do të largohet sonte?

    Mbrëmje e zjarrtë në Ferma VIP 2! Kush do të largohet sonte?

    Ka nisur spektakli i mbarëshqiptarëve në ekranin kampion, në televizionin Kombëtar Vizion Plus. Ferma VIP 2, spektakli i familjeve tuaja, do të ketë mbrëmjen e sotme supriza dhe të papritura pafund.
    Sot do të mësojmë se cili mes Big Basta, Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Kejsi apo Elinara do të lërë përfundimisht Ferma VIP 2.  Ndërkohë janë shumë çështje për tu diskutuar, debate, shkëndija dashurie, por edhe punët e fermës.
    Kush prej tyre ka punuar më shumë, e kush më pak. Gjithçka mund ta ndiqni tani LIVE në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring.

    Nën moderimin e të magjishmes Luana Vjollca dhe me dy opinionistët pikantë si Kastro Zizo dhe Zhaku, kjo do të jetë një tjetër natë e paharueshme.
    Për të gjithë ju që nuk ndodheni në shtëpi, mund ta ndiqni në kanalin tonë në Youtube.

  • Shkëndija dashurie, ngjarje dhe histori! Ndiqni LIVE Ferma VIP 2 në Vizion PLUS

    Shkëndija dashurie, ngjarje dhe histori! Ndiqni LIVE Ferma VIP 2 në Vizion PLUS

    Hyrje të reja, shkëndija dashurie, ngjarje dhe ndodhi të papritura! Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre ditëve në Ferma VIP 2? Nuk keni pse të prisni më, momenti ka ardhur!
    Ka nisur spektakli i rekordeve të mëdha në ekranin e gjithë shqiptarëve, në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.
    17 fermerë do të tregojnë se si e kanë kaluar javën e dytë në Ferma VIP. Kujtojmë se në spektaklin e së hënës patëm edhe dy hyrje të reja, modelen Danela Shima dhe aktorin Gani Gërmia.

    Por vëmendja është diku tjetër… Limi dhe Ester, çfarë po ndodh mes tyre?
    Gjithçka do ta dëgjoni LIVE, nga vetë protagonistët, në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring.
    Nën moderimin e magjikes Luana Vjollca, me dy opinionistët pikantë Zhaku dhe Kastro, dhe në “sherbetin” e këtij spektakli, kryeplakun Albano Bogdo, ju ftojmë të ndiqni LIVE spektaklin model në ekranin kampion Vizion Plus dhe në platformën Tring.
    Për të gjithë ju që nuk ndodheni në shtëpi na ndiqni LIVE edhe në YouTube!