Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë. Qytetarët thonë se përballen çdo ditë me çmime të larta, ndërsa të ardhurat nuk po rriten, gjë që po e vështirëson jetesën në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas tyre, vezët dhe produktet bazike janë ushqime të domosdoshme për çdo familje, ndaj shtrenjtimi i tyre po krijon presion të madh ekonomik. Ata tregojnë se çmimet janë ngritur dukshëm, madje deri në 30 për qind, ndërkohë që rrogat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme për të përballuar këtë kosto shtesë.
Qytetari ka thënë se rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve të tjera ushqimore po ndikon drejtpërdrejt në familjet në Kosovë, veçanërisht në zonat rurale.
“Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat. … Ndikon tek çdo familje ndikon me të madhe sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë sepse jemi popull i varfër një pjesë e madhe e këtij populli.”-shprehet njw qytetar.
Qytetari Tafir Gashi theksoi se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë edhe vezët, po i rëndon dukshëm qytetarë.:
“Po si jo, kjo rritje ndikon shumë, produktet janë të shtrenjta shumë të gjitha ushqimoret. Të rriten rrogat, të rriten penezit dhe çmimet të jenë më të ulëta dhe rrogat të jenë më të larta. .. Duhet të blejmë si jo nuk kemi qare pa blerë, duhet të blejmë vezë, mirëpo shumë shtrenjtë”, u shpreh ai.
Sabit Makolli ka deklaruar se shtrenjtimi ka arritur deri në 30 për qind, gjë që po e vështirëson jetesën e qytetarëve:
“Jo nuk kemi vërejtur ndryshim vetëm rritje, shtrenjtimi ishte 30%. Nuk ke se nga të shkosh duhet të ushqehemi sepse kot janë artikujt ditore. Shumë po ndikon sidomos tek pensionistet që janë më të ardhura të vogla por edhe të mëdha për të gjithë është kjo keq. Të ndryshohen të ulen çmimet të rriten pensionet pagat.”
Qytetari Avdyl Kuleta deklaroi se rritja e çmimeve po ndikon dukshëm te qytetarët, por sipas tij, ata nuk kanë çfarë të bëjnë përveçse t’i përballojnë këto ndryshime:
“Kjo ndikon por nuk kemi se çfarë të bëjmë, kisha dashur të formohej qeveria së pari dhe të rriten rrogat, çmimet janë rritur dhe rrogat duhet të rriten.”
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars 2025 nënkategoria “qumësht, djathë dhe vezë” ka shënuar një rritje prej 7,1 % në krahasim me mars 2024.
Sipas buletinit Ekonomik, kompleti prej 30 vezëve ka arritur çmimin prej 4,20 euro, por në disa markete të Prishtinës çmimi arrin në4,89 euro.
Çmimi i vezëve është ngritur edhe në Maqedoni të veriut, duke u bërë kështu 0.20 cent një vezë.
Tag: ndikon
-

Vezët po bëhen luks, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve
-

Ndryshimi i orës ndikon seriozisht në shëndet: i gjithë organizmi vuan – ja cilat janë pasojat
Kur ora zhvendoset, trupi e ndien i pari: prishen gjumi, hormonet dhe ekuilibri i organizmit
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se ndryshimi i orës dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë, ka ndikim të dukshëm negativ në organizmin e njeriut, pasi trupi duhet të përshtatet me ndryshime që çrregullojnë ritmin cirkadian (ritmin biologjik ditor).
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sistemi ynë biologjik funksionon sipas një ore të brendshme që ndikon në ciklin e gjumit, temperaturën e trupit, presionin e gjakut dhe prodhimin hormonal. Ndryshimi i papritur i orës, edhe pse vetëm për 60 minuta, “shkakton një stres biologjik të ngjashëm me udhëtimet ndërkontinentale”, raporton World Health Organization (WHO).
Çrregullimi i ritmit biologjik ndikon në tru dhe hormone
Kur ora zhvendoset përpara ose prapa, truri përjeton desinkronizim midis orës së brendshme dhe orës sociale. Kjo çon në:
vështirësi në gjumë,
ulur përqendrimin,
rritje të lodhjes,
dhe ndryshime hormonale që ndikojnë në kortizol dhe serotonin – hormone që rregullojnë stresin dhe disponimin.“Sistemi ynë hormonal është shumë i ndjeshëm ndaj dritës dhe errësirës. Kur orari ndryshon papritur, prodhimi i melatoninës vonohet, çka ndikon në cilësinë e gjumit dhe në stabilitetin emocional,” shpjegon neuroendokrinologia Dr. Phyllis Zee nga Northwestern University Feinberg School of Medicine (raporton CNN Health).
Studimet kanë treguar se personat që flenë më vonë dhe zgjohen më vonë, e përjetojnë më rëndë këtë kalim sesa ata që zgjohen herët në mëngjes, përcjell Telegrafi.shutterstock
Rritje e rasteve të infarktit dhe goditjeve në tru
Pas zhvendosjes së orës përpara në pranverë, rritet rreziku për probleme kardiovaskulare. Një analizë e publikuar në The New England Journal of Medicine tregon se numri i infarkteve të zemrës rritet me rreth 24% të hënën pas ndryshimit të orës. Gjithashtu, studime të tjera në Sleep Medicine raportojnë rritje të lehtë të incidencës së goditjeve në tru (stroke) gjatë ditëve të para pas kalimit në orën verore.
“Ndryshimi i orës mund të ndikojë në presionin e gjakut, ritmin kardiak dhe inflamacionin sistemik, të gjitha këto faktorë që e rrisin rrezikun për ngjarje akute kardiovaskulare,” raporton American Heart Association.
Gjithashtu, ekspertët theksojnë se kalimi në orën verore (kur ora shkon përpara) është më stresues për trupin, sepse humbasim një orë gjumë dhe kemi më shumë dritë në mbrëmje, çka shtyn prodhimin e melatoninës. “Trupi ynë është i ndërtuar për ritme të qëndrueshme. Ndryshimi i beftë e prish këtë ekuilibër, veçanërisht tek ata që tashmë vuajnë nga çrregullimet e gjumit,” shkruan Harvard Medical School Health Blog.
Si të përgatitemi për ndryshimin e orës
Specialistët këshillojnë disa hapa të thjeshtë për të zvogëluar ndikimin e këtij ndryshimi në trup:Filloni përshtatjen disa ditë më herët – zhvendosni orarin e gjumit me 10–15 minuta çdo mbrëmje.
Zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë, edhe gjatë fundjavës.
Shmangni ekspozimin ndaj ekranit 1–2 orë para gjumit.
Dilni në dritë natyrale menjëherë pas zgjimit – kjo ndihmon trurin të rregullojë prodhimin e melatoninës.
Mos konsumoni kafeinë dhe alkool vonë në mbrëmje, sepse ato e përkeqësojnë cilësinë e gjumit.Sipas Sleep Foundation, trupi ka nevojë për 3 deri në 7 ditë që të përshtatet plotësisht me orën e re.
PërfundimNdryshimi i orës, ndonëse praktik për menaxhimin e ditës, ka pasoja të vërteta biologjike: ndikon në gjumë, hormone, zemër dhe shëndet mendor.
Shkencëtarët e shumtë në Evropë dhe SHBA kërkojnë tashmë që praktika e zhvendosjes sezonale të orës të hiqet, duke theksuar se “organizmi njerëzor nuk është krijuar për t’u riformatuar dy herë në vit”. /Telegrafi/ -

Flemë një orë më shumë, por ndihemi më të lodhur! Ndryshimi i orës ndikon në trup, ja si t’i minimizoni pasojat
Ndryshimi i ritmit prej vetëm 60 minutash mund të prishë orën tonë biologjike dhe pasojat janë më të dukshme gjatë ditëve dhe madje javëve të para.
Pse ndihemi më të lodhur dhe të përgjumur?
Trupi ynë funksionon sipas një ritmi të brendshëm, të njohur si ritmi cirkadian, i cili rregullon gjumin, sekretimin e hormoneve, oreksin dhe nivelet e energjisë. Kur ora lëviz, trupi duhet të përshtatet me ritmin e ri të ditës dhe natës.
Në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, ditët më të shkurtra krijojnë një problem shtesë, mungesa e dritës natyrale çon në një sekretim të shtuar të melatoninës, hormonit të gjumit, gjë që na bën më të përgjumur dhe më të vështirë zgjimin në mëngjes.
Si ndikon ndryshimi i motit në shëndet?
Ekspertët theksojnë se kalimi në kohën e dimrit mund të ndikojë përkohësisht te:
cilësia e gjumit – shumë zgjohen gjatë natës ose ndihen sikur nuk janë pushuar mjaftueshëm
humori – disa njerëz përjetojnë simptoma të depresionit sezonal për shkak të mungesës së dritës
përqendrimi dhe produktiviteti, veçanërisht në ditët e para pas ndryshimittensioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës, tek njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në rutinë dhe gjumë.
Si ta lehtësojmë kalimin në kohën e dimrit?
– Që trupi të përshtatet më lehtë, rekomandohen disa hapa të thjeshtë:
– Prezantoni një përshtatje graduale – disa ditë para se të zhvendosni orën, shkoni në shtrat 15 minuta më herët
– Në mëngjes, dilni në dritë natyrale, qoftë edhe për një shëtitje të shkurtër, sepse drita “rivendos” orën biologjike.
– Shmangni ushqimet e rënda dhe kafeinën në mbrëmje, pasi ato prishin më tej gjumin
– Mbani një rutinë të të shkuarit në shtrat dhe të zgjimit, madje edhe në fundjavë.
Nëse ende ndjeni lodhje, pagjumësi ose ndryshime humori pas disa ditësh, është e mundur që ju nevojitet më shumë kohë për t’u përshtatur, veçanërisht nëse jeni të prirur ndaj stresit ose keni gjumë të çrregullt.
Na prek më shumë sesa mendojmë
Edhe pse duket i padëmshëm, ndryshimi në orën e dimrit ndikon në bioritmin tonë më shumë nga sa mendojmë.
Në vend që të mbështetemi te “një orë shtesë gjumë”, është më mirë t’i japim vetes hapësirë për të pushuar gjatë kësaj periudhe, të ngadalësojmë ritmin dhe të përshtatemi me alternimin natyror të ditës dhe natës. -

Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njeriut, gjashtë efektet negative
Ndërrimi i orës, një praktikë që ndodh dy herë në vit, mund të ketë pasoja negative për shëndetin e njeriut.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo lëvizje e thjeshtë e akrepave mund të ndikojë në shëndetin tonë fizik dhe mendor, duke shkaktuar nga lodhje e humor të ulët, deri te rritja e rrezikut për atak në zemër dhe goditje në tru.
Prishja e ritmit cirkadian, orës së brendshme të trupit, ndikon në hormone, gjumë dhe funksione të rëndësishme trupore.Ja gjashtë mënyra se si ndërrimi i orës ndikon negativisht:
1. Rrit rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru
Studimet tregojnë se sulmet në zemër rriten me 24% menjëherë pas ndryshimit të orës , ndërsa rreziku i goditjes në tru rritet me 8% në dy ditët e para pas ndryshimit. Shkaku kryesor mendohet të jetë prishja e ritmit biologjik dhe rritja e hormoneve të stresit.
2. Ndikon në humor dhe mund të çojë në depresion
Errësira më e hershme dhe ditët më të shkurtra mund të ulin nivelin e serotoninës dhe vitaminës D, duke sjellë ndjenja lodhjeje dhe trishtimi. Sipas një studimi, ndërrimi i orës lidhet me një rritje 11% të episodeve depresive.
3. Ul aftësinë për vendimmarrje
Mungesa e gjumit ndikon në përqendrim dhe gjykim. Pas ndryshimit të orës, është vërejtur rritje e aksidenteve rrugore me 6%, si dhe më shumë gabime në vendin e punës e në fushën mjekësore.
4. Përkeqëson kujtesën dhe vëmendjen
Shumë njerëz ndihen më të shpërqendruar dhe më pak produktivë. Një studim tregoi rritje të “cyberloafing”, përdorimit të internetit për arsye personale në punë, ditën e hënës pas ndërrimit të orës.
5. Ndryshon oreksin dhe sjell dëshirë për ushqime të pashëndetshme
Ndryshimi i gjumit ndikon në hormonet e urisë. Si rezultat, pas ndryshimit të orës kemi më shumë dëshirë për ushqime të yndyrshme dhe me sheqer.
6. Rrit nervozizmin dhe tensionin emocional
Privimi nga gjumi na bën më të irrituar dhe të paduruar. Madje një studim ka treguar se edhe gjyqtarët japin dënime më të ashpra menjëherë pas ndryshimit të orës, për shkak të lodhjes dhe humorit të keq.
Ekspertët këshillojnë që pas ndërrimit të orës, njerëzit të flenë më herët, të marrin më shumë dritë natyrale gjatë ditës dhe të shmangin kafeinën vonë në mbrëmje, për të ndihmuar trupin të përshtatet me ritmin e ri. -

Si po ndikon ekonomia informale te çmimet e qirave të zyrave
Në Shqipëri, gjatë vitit 2023 operuan 1,454 ndërmarrje me mbi 50 të punësuar, një numër që shënoi rënie me 2% krahasuar me vitin paraardhës.Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve janë të përqendruara në sektorin e industrisë përpunuese, duke përbërë 30% të totalit.Numri i bizneseve në sektorin e shërbimeve, transportit dhe telekomunikacionit me mbi 50 punonjës është rreth 350.Megjithëse numri i…
-

Konsumimi i një milkshake sjell pasoja negative për trurin, ja çfarë thotë studimi
Konsumi i një milkshake-i me përmbajtje të lartë yndyre mund të ketë ndikim të menjëhershëm negativ në tru, thotë një studim i cili u publikua në revistën “The Journal of Nutritional Physiology”.
Studiuesit zbuluan se një vakt i pasur me yndyrna, siç është një milkshake, ndikon pothuajse menjëherë në aftësinë e enëve të gjakut për t’u ngushtuar, çka lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e trurit dhe të zemrës.
Për këtë studim, u testuan dy grupe njerëzish: 20 persona të moshës 18 deri 35 vjeç dhe 21 persona të moshës 60 deri 80 vjeç. Të dyja grupet konsumuan një milkshake me shumë yndyrë, përbërësit e të cilit ishin: 350 ml krem qumështi, 2 lugë gjelle shurup çokollate, 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle qumësht pluhur pa yndyrë
Milkshake-i kishte gjithsej 1,362 kalori, 48 gram karbohidrate dhe 9.5 gram proteina. Studiuesit përdorën ultratinguj për të matur rrjedhën e gjakut para dhe 4 orë pas konsumimit të milkshake-it, ndërkohë që pjesëmarrësit kryenin ushtrime të lehta fizike. Ata e cilësuan këtë pije si një “bombë për trurin”, sipas një artikulli të botuar në platformën “The Conversation”.
“Rezultatet tona konfirmojnë gjetjet e mëparshme që tregojnë se një vakt me shumë yndyrë ndikon negativisht në aftësinë e enëve të gjakut për t’u zgjeruar, një faktor kyç për shëndetin kardiovaskular, si tek të rinjtë ashtu edhe tek të moshuarit,” theksuan studiuesit.
Edhe pse një vakt i tillë herë pas here nuk pritet të shkaktojë dëme afatgjata, ka efekt të menjëhershëm në trup, thanë ata.
Ndikimi negativ ishte 10% më i theksuar tek burrat më të moshuar, të cilët kanë më pak aftësi për të rregulluar presionin e gjakut. Kjo gjendje mund të çojë në qarkullim të pamjaftueshëm ose të tepërt të gjakut në tru, duke rritur rrezikun për goditje në tru dhe dementie (çrregullime të kujtesës) me kalimin e kohës.
Shkencëtarët përfunduan se ky studim është një rikujtim i rëndësishëm se ushqimi nuk ndikon vetëm në shëndetin afatgjatë, por ndikon edhe menjëherë në funksionimin e trupit dhe të trurit. -

Si ndikon mungesa e vitaminës D në sistemin imunitar
Vitamina D ndihmon trupin të luftojë infeksionet duke përmirësuar reagimin e sistemit imunitar.
Ajo ndihmon në prodhimin e peptideve antimikrobike që veprojnë si “ushtri” kundër viruseve dhe baktereve. Mungesa e saj mund të bëjë që njerëzit të ftohen shpesh ose të kenë infeksione të përsëritura.
Lidhja me humorin dhe shëndetin mendor
Mungesa e vitaminës D është lidhur me çrregullimin afektiv sezonal (ÇAS), depresionin dhe ankthin. Ajo ndikon në prodhimin e serotoninës, që ndikon drejtpërdrejt në humorin tonë. Në zona me pak diell, njerëzit shpesh përjetojnë ndryshime në humor gjatë dimrit pikërisht për këtë arsye.
Performanca muskulore dhe dhimbjet trupore
Mungesa e vitaminës D nuk prek vetëm kockat – ajo mund të shkaktojë dhimbje muskulore, dobësi dhe lodhje të përgjithshme. Disa individë përjetojnë dhimbje kronike pa ndonjë shkak të qartë, dhe zbulimi i mungesës së vitaminës D mund të jetë një nga faktorët e fshehur.
Ndikimi në shtatzëni dhe zhvillimin e fetusit
Tek gratë shtatzëna, mungesa e vitaminës D mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fetusit dhe të rrisë rrezikun për: lindje të parakohshme, peshë të ulët në lindje, zhvillim të dobët të skeletit të bebes.
-

Si ndikon në sistemin imunitar mungesa e vitaminës D
Shkencëtarët kanë zbuluar ide të reja për mënyrën se si vitamina D ndikon në sistemin imunitar dhe si mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve, përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sipas një studimi të publikuar në Frontiers in Immunology.
Vitamina D prodhohet nga organizmi dhe shpesh njihet për përfitimet e saj për shëndetin. Studimet e fundit tregojnë se ajo ndikon edhe tek qelizat kyçe të sistemit imunitar.
Kjo zbulim mund të shpjegojë se si vitamina D rregullon reagimet imunitare që lidhen me sëmundjet autoimune.Ekipi kërkimor u fokusua në mënyrën se si vitamina D ndikon në një mekanizëm të rëndësishëm të sistemit imunitar, aftësinë e qelizave dendritike për të aktivizuar qelizat T.
Tek individët e shëndetshëm, qelizat T luajnë rol kyç në luftimin e infeksioneve. Por tek pacientët me sëmundje autoimune, ato mund të fillojnë të sulmojnë indet e trupit të tyre.
Duke studiuar qelizat nga minjtë dhe njerëzit, studiuesit zbuluan se vitamina D shtoi prodhimin e molekulave CD31 në sipërfaqen e qelizave dendritike, duke penguar aktivizimin e qelizave T.
CD31 ndihmonte të dy llojet qelizore të shmangnin krijimin e një kontakti të qëndrueshëm, i cili është një hap i rëndësishëm për aktivizimin imunitar, duke ulur ndjeshëm reagimin e sistemit imunitar.
Sipas studiuesve, këto zbulime ndihmojnë në kuptimin se si mungesa e vitaminës D mund të ndikojë në funksionimin e sistemit imunitar dhe në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve autoimune.
Niveli i ulët i vitaminës D ka qenë prej kohësh një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e sëmundjeve autoimune të rënda. Studimi zbulon një mënyrë se si metabolitët e vitaminës D mund të ndikojnë në mënyrë dramatike në sistemin imunitar.

