Euro e mbylli vjeshtën më e dobët se kurrë. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregun se një euro është këmbyer me mesatarisht 96.66 lekë gjatë nëntorit, duke u zhvlerësuar me 1% vetëm në tremujorin e vjeshtës. Kurse në raport me vjeshtën e vitit të kaluar, monedha evropiane është zhvlerësuar me 2%.
Më e fortë ka qenë rënia e dollarit amerikan. Me 9% është zhvlerësuar dollari krahasuar me vjeshtën e 2024-ës. Gjatë këtij muaj një dollarë ka kushtuar mesatarisht 83.64 lekë, ndërsa vjet ishte 92.25 lekë.
Ky nënçmim i monedhave të huaja, sipas institucioneve vendase ka ardhur për shkak të parave që po vijnë nga sektori i turizmit, prej investimeve dhe remitancave. Po ashtu ndikim në rënien e euros në nëntor ka dhënë edhe hyrja zyrtarisht në SEPA, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme sjelljen e valutës në Shqipëri, pasi janë ulur ndjeshëm komisionet.
Forcimi i lekut, ka ndihmuar qeverinë dhe të gjithë ata qytetarë e biznese që i kanë borxhet në valutë, pasi e ka bërë më pak të kushtueshëm kthimin. Por ka dëmtuar direk eksportuesit dhe familjet që marrin para nga të afërmit e tyre emigrantë.
Po ashtu rënia e euros por edhe e dollarit kanë kontribuar në mos-realizimin e planit për të ardhurat me 70 milionë euro deri tani. Kjo situatë duhet të ishte përkthyer edhe në çmime më të ulta në treg për mallrat e importit, si rasti i naftës, por sipas ekspertëve për shkak të abuzimeve nga tregtarët, kjo gjë nuk po ndodh.
Si rezultat i zhvlerësimit të valutave përballë monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë ka blerë euro në treg për të frenuar një rënie edhe më të fortë. Për këtë arsye është rritur ndjeshëm edhe rezerva valutore e cila këtë vit ka kaluar për herë të parë pragun prej 7 miliardë euro. Edhe pse në raport me shtatorin, është ulur lehtë rezerva valutore krahasuar me tetorin e 2024-ës përllogaritet në gati 1 miliardë euro më shumë.
Pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtare deklaroi se Banka e Shqipërisë duhet ta lë kursin të lirë, dhe të reduktojë ndërhyrjet në treg për të frenuar këtë rënie.
Tag: ndikim
-

‘Superleku’/ Valutat e mbyllin vjeshtën edhe më të dobëta, euro në pikiatë, ndikim edhe SEPA
-

Bastisja e apartamentit të këshilltarit të lartë të Zelenskyt/ Ja kush është Yermak, një nga figurat më me ndikim në Ukrainë
Ukraina po përballet me një skandal të madh korrupsioni që ka përfshirë figura të larta pranë presidentit Volodymyr Zelensky. Sot, agjencitë anti-korrupsion të vendit kanë nisur bastisjen e apartamentit të shefit të stafit të presidentit, Andriy Yermak.
Pozita e Yermakut është aq qendrore në sistemin politik të Ukrainës, sa çdo zhvillim që e prek atë krijon menjëherë tronditje politike.
Sipas ‘The Guardian‘, Yermak konsiderohet gjerësisht si figura më me ndikim në rrethin e ngushtë të Zelenskyy-t. Ai kombinon disa role njëkohësisht: këshilltar i besuar, arkitekt i politikës së brendshme, kontrollues i aksesit ndaj presidentit, pika kryesore e kontaktit për politikanët e huaj dhe kryenegociator i paqes.
Marrëdhënia mes tyre përshkruhet shpesh si simbiotike, aq e ndërlidhur sa është e vështirë të imagjinohet funksionimi i administratës presidenciale pa të.
Ata që e njohin Yermakun, brenda dhe jashtë Ukrainës, e karakterizojnë si një punëtor të palodhur dhe operator të pamëshirshëm politik, i cili është përballur me qendrat alternative të ndikimit dhe ka ndërtuar me këmbëngulje pushtetin e tij. Me një ndikim kaq të gjerë, armiqtë janë të pashmangshëm. Pak nga elita politike e shohin atë pozitivisht, edhe pse shumë i njohin aftësitë e tij politike dhe etikën e fortë të punës.
Diplomatët dhe politikanët e huaj e kanë përdorur Yermakun si një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Zelenskyy-n, por disa e përshkruajnë atë si një bashkëbisedues të vështirë. Në Shtëpinë e Bardhë të administratës Trump, disa zyrtarë shprehën preferencë për të bashkëpunuar me Rustem Umerov, kreun aktual të Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, në vend të Yermakut.
Zelenskyy ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për ta shkarkuar ose kufizuar fuqinë e tij. Megjithatë, nëse hetimet aktuale për pronën e Yermakut shndërrohen në një skandal korrupsioni, presioni politik për largimin e tij mund të rritet ndjeshëm. Analistët vërejnë se, edhe nëse dorëheqja e Yermakut mund të ishte lëvizje pragmatike, lidhja mes tyre është aq e fortë saqë një vendim i tillë duket i pamundur.
“Mendoj se është teorikisht e mundur që Zelenskyy të funksionojë pa të, por në praktikë nuk mund ta imagjinoj që kjo të ndodhë ndonjëherë,” tha një ish-zyrtar i lartë disa muaj më parë, një koment që reflekton varësinë strukturore të presidencës ukrainase ndaj Yermakut.Top Channel
-

Xhaferri: Ne si opozitë nuk kemi as akses, as ndikim te Gjykata Kushtetuese
Deputeti demokarat Besart Xhaferri i ftuar në sudion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se opozita nuk ka as akses dhe as ndikim te Gjykata Kushtetuese.
Por, siç shtoi ai, shpreson që Gjykata të mbajë në fuqi pezullimin nga detyra për të mos lejuar manipulimin apo zhdukjen e provave.
Sipas tij, objektivi i opozitës nuk është vetëm të merret me individë të veçantë, por të adresojë kreun e asaj që e cilëson si një sistem tërësisht korruptiv.“Qytetarët shqiptarë kanë parë dhe një transparencë se si bëhen garat në Shqipëri, të cilat bëhen komplet të ndërhyra dhe të dirigjuara. Le të themi vetëm aq përgjime sa janë kapur. Pastaj, se si qëndrojmë ne për Gjykatën Kushtetuese, ne besoj se nuk kemi as akses, as ndikim te Gjykata Kushtetuese si opozitë.
Por, patjetër shpresojmë që vendimi që Gjykata Kushtetuese ka marrë, i cili është pezullimi nga detyra, pra jo shkarkimi i saj, se nuk vendosën për shkarkim, por ta pezullojnë, që ajo të mos hyjë në zyrë, e cila quhet skenë krimi. Pra mos të ketë mundësi për të manipuluar provat, për t’i zhdukur provat, e të tjerë. Shpresojmë që ajo Gjykatë Kushtetuese këtë gjë ta mbajë në fuqi .
Patjetër që qëllimi i një opozite nuk është vetëm emrat individualë, por është të shkojmë tek ai që është në krye të gjithë sistemit korruptiv”, tha Xhaferri.
/vizionplus.tv -

Studim alarmant/ Videot e shkurtra po ‘kalbin trurin’, ndikim serioz në shëndetin mendor dhe aftësitë njohëse
Shoqata Amerikane e Psikologjisë ka publikuar një studim të gjerë që konfirmon se videot e shkurtra në platforma si TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts kanë ndikim të dukshëm negativ në shëndetin mendor dhe funksionet njohëse.
Fenomeni i njohur gjerësisht si “kalbja e trurit”, i shpallur edhe “Fjala e Vitit” nga Fjalori i Oksfordit vitin e kaluar, rezulton të mos jetë thjesht një memë, por një sindromë neurokognitive me pasoja reale.
Studimi, i cili analizoi të dhënat e 98,299 pjesëmarrësve në 71 hulumtime, tregon se konsumimi i tepërt i videove të shkurtra lidhet me rënie të vëmendjes, dobësim të kontrollit njohës dhe rritje të varësisë nga stimuj të shpejtë. Të rinjtë, sipas të dhënave, kalojnë mesatarisht 6.5 orë në ditë në internet.
Sipas studiuesve, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj përmbajtjeve me ritëm të shpejtë shkakton zakonshmëri, duke aktivizuar sistemin e shpërblimit të trurit dhe duke e bërë më të vështirë për individët të fokusohen në detyra më të ngadalta si leximi ose të mësuarit. Kjo sjell pasoja si izolim social, kënaqësi më të ulët me jetën, probleme me vetëvlerësimin e imazhin trupor, gjumë të dobët, ankth dhe rritje të ndjenjës së vetmisë.
Studiuesit theksojnë nevojën për ndërgjegjësim publik dhe për qasje të reja që nxisin përdorim më të ekuilibruar të videove të shkurtra, duke paralajmëruar për rreziqe afatgjata në shëndetin kognitiv dhe emocional. -

Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me presion në rritje për të publikuar të gjitha dokumentet që lidhen me skandalin e abuzuesve seksualë të Jeffrey Epstein. Një votim për këtë çështje është planifikuar për javën e ardhshme në Dhomën e Përfaqësuesve, siç u njoftua nga Kryetari republikan Mike Johnson para gazetarëve.
Publikimi i e-mail-eve të pabotuara më parë u ka dhënë një shtysë të re kritikëve të presidentit. Pasi demokratët publikuan të mërkurën tre fragmente nga email-et që dyshohet se janë nga pasuria e Epstein-it, republikanët bënë publike gjithashtu afërsisht 20,000 faqe korrespondencë me e-mail. Dokumentet demonstrojnë lidhjet e ngushta të multimilionerit me ndikim amerikan Epstein me shoqërinë e lartë, si dhe me politikën ndërkombëtare.
Portali “Politico” raporton për një e-mail nga Epstein, në të cilin, përpara takimit dypalësh midis Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Helsinki në vitin 2018, ai sugjeroi që Sergei Lavrov, ministri i jashtëm me shërbim të gjatë i Rusisë, duhet të kërkojë vlerësimin e tij për Trump. «Mendoj se mund t’i sugjeroni Putinit që Lavrov të fitojë disa njohuri duke folur me mua», shkroi Epstein në një e-mail drejtuar Thorbjørn Jagland, ish-kryeministrit norvegjez i cili në atë kohë kryesonte Këshillin e Evropës.
Gjatë shkëmbimit të opinioneve, Epstein shpjegoi se ai kishte folur tashmë me Vitaly Churkin, ambasadorin rus në Kombet e Bashkuara, rreth Trump para se Churkin të vdiste në vitin 2017. “Churkin ishte i shkëlqyer”, shkroi Epstein. “Pas bisedave tona, ai e kuptoi Trumpin. Nuk është e komplikuar. Duhet ta shohësh për të kuptuar diçka, është kaq e thjeshtë.” Emailet me ish-këshilltarin e Trump, Steve Bannon, tregojnë gjithashtu se sa shumë u përpoq Epstein të ushtronte ndikim.
Në një shkëmbim të vitit 2018 me Bannon, Epstein tha se “ka shumë udhëheqës botërorë me të cilët mund të organizojmë takime kokë më kokë për ju” nëse Bannon do të ishte i gatshëm të kalonte tetë deri në dhjetë ditë në Evropë. “Nëse doni të jeni në këtë lojë, duhet të investoni kohë; Evropa nuk funksionon nga distanca”, shkroi Epstein. Multimilioneri amerikan Jeffrey Epstein drejtonte një rrjet trafikimi seksual për shumë vite, duke marrë dhjetëra gra të reja dhe të mitura si viktima. Ai gjithashtu abuzoi vetë me viktimat e tij.
Pas arrestimit dhe dënimit të tij, financieri i Nju Jorkut vdiq në qelinë e tij të burgut në vitin 2019 në moshën 66 vjeç. Raporti i autopsisë e renditi vetëvrasjen si shkak të vdekjes. Vdekja e papritur e Epstein dhe lidhjet e tij të gjera me shoqërinë e lartë amerikane shkaktuan spekulime rreth përfshirjes së mundshme të qarqeve me ndikim. Përpara arrestimit të tij, personazhe të famshëm dhe miliarderë ishin vizitorë të shpeshtë në shtëpinë e tij. Vëllai i mbretit britanik është i përfshirë drejtpërdrejt në skandalin e abuzimit. Andrew Mountbatten-Windsor humbi titullin e tij princëror si rezultat. -

“Nëse hapet një tjetër telefon…”/ Balluku nën hetim, Malaj: Duhet të merrej e pandehur edhe për “ndikim të paligjshëm”
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Malaj deklaroi se, bazuar në komunikimet që kanë dalë nga përgjimet midis Ballukut dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, duhet të ishte komunikuar edhe akuza për ndikim të paligjshëm, pasi elementët e bisedave tregojnë për ndërhyrje direkte në proceset tenderuese.
“Ballukut duhet t’i komunikohej edhe akuza për ndikim të paligjshëm nga komunikimet që kanë dalë me Evis Berberin,” u shpreh Malaj i ftuar në studion e emisionit “Log” në News24.
Sipas tij, hetimet e SPAK janë në fazë që mund të zgjerohen më tej, duke përfshirë edhe akuza të reja për persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë.
“Që të cilësohet si grup i strukturuar kriminal, duhet të lidhen provat dhe faktet që kanë vepruar si grup. Nëse do hapet një telefon tjetër, nëse një dëshmitar jep një deklarim tjetër dhe tregon të vërtetën, është e sigurt që prokurori do u komunikojë akuzë tjetër këtyre. Akuzat do vijnë njëra pas tjetrës,” paralajmëroi Malaj. -

‘Vuçiç abuzoi me pushtetet kushtetuese, u përpoq të ushtronte ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar mbi prokurorinë’
Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar ka reaguar ashpër pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të bëra gjatë paraqitjes së tij si mysafir në emisionin “Cirilica” të Milomir Mariç, transmetuar në TV Prva. Në deklaratën zyrtare, Prokuroria njofton se Vuçiç ka tejkaluar dhe abuzuar me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, duke tentuar të ushtrojë ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar në hetimet penale që janë në zhvillim.
“Me deklarata fyese dhe të pavërteta, Aleksandar Vuçiç po i shënjestron sërish prokurorët në detyrë dhe po përpiqet të ushtrojë ndikim të paautorizuar në rezultatin e procedurave nga pozicioni i autoritetit dhe pushtetit të Presidentit të Republikës, duke pretenduar se këto janë ‘raste të sajuara’”, thuhet në reagim.
Sipas Prokurorisë, deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë përpjekje për të krijuar një atmosferë linçimi ndaj mbajtësve të funksioneve gjyqësore, duke penguar drejtësinë dhe dëmtuar rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit.
Presidenti serb, gjatë intervistës, foli për procedurat që po zhvillohen kundër disa zyrtarëve për dyshimin e falsifikimit të dokumentacionit gjatë heqjes së mbrojtjes së pronës kulturore nga kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm, duke i cilësuar disa prokurorë të Zyrës për Krimin e Organizuar si “kriminelë” dhe “një bandë të korruptuar”. “Ja ku po ju them se jeni një bandë e korruptuar në prokurori, në shumicën e prokurorive, se keni nën kontrollin tuaj aq gjyqtarë të korruptuar sa të doni, por gjithashtu mendoj se shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se “ajo bandë e korruptuar” ka sajuar rastin e rinovimit të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa akuzoi gjithashtu gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë se po lirojnë çdo ditë persona të dhunshëm. “Prokurorët ndonjëherë nuk duan të ndjekin penalisht dikë, por edhe më shpesh gjyqtarët duan të tregojnë se janë bllokues, mendoj se kështu e vërtetojnë veten para dikujt jashtë”, tha ai.
Vuçiç pohoi se 10 për qind e njerëzve në Serbi “nuk mund ta durojnë” atë për shkak të qëndrimit të tij ndaj “gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”, duke shtuar se “falë bandës së korruptuar që merr para dhe është mbajtur për vete për 20 vjet si mafia më e keqe e mundshme, ata punojnë drejtpërdrejt kundër shtetit”.
Reagimi i fortë i Prokurorisë për Krimin e Organizuar e cilëson sjelljen e Presidentit si një përpjekje të rrezikshme për të minuar pavarësinë e drejtësisë dhe për të ndikuar në opinionin publik përmes deklaratave politike që cenojnë integritetin e institucioneve të drejtësisë.
-

SPAK godet korrupsionin në drejtësi, 6 të pandehur për ndikim të paligjshëm
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim 6 persona, të akuzuar si pjesë e një grupi që merrnin ryshfet në këmbim të premtimeve se mund të ushtronin ndikim ndaj funksionarëve të drejtësisë për ndryshimin e masave të sigurisë.
Në njoftimin zyrtar, SPAK bën me dije se kërkesa për gjykim është dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për procedimin penal nr. 177/1 të vitit 2025, në ngarkim të personave:
Musa Gjikola, Klodjan Muça, Sokol Masha, Erjon Dani, Emiljano (alias Millan) Roçi dhe Vilson Roçi.
“Të pandehurit akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, kryer në bashkëpunim,” thuhet në njoftim, ndërsa për të pandehurin Erjon Dani është ngritur edhe akuza e “Shpërdorimit të detyrës.”
Sipas SPAK, gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të ndara, ku “kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurie personale dhe favorizim në dhënie dënimi ndaj disa të arrestuarve.”
Nga hetimet ka rezultuar se Erjon Dani, në atë kohë zëvendësshef komisariati dhe shef për krimet në Komisariatin Nr. 3 Tiranë, “ka shpërdoruar detyrën duke shpërndarë tek persona të tretë të dhëna të siguruara nga sistemi TIMS.”
SPAK sqaron se të pandehurit kanë bashkëpunuar përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky ECC”, të administruara nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtare. -

EMRAT/ SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, gjashtë të pandehur për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për gjykim ndaj shtetasve: Musa Gjikola, Klodjan Muça, Sokol Masha, Erjon Dani, Emiljano (alias Millan) Roçi dhe Vilson Roçi, të cilët akuzohen për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi ndaj disa të arrestuarve.
Gjithashtu, është provuar se i pandehuri Erjon Dani, në kohën e ngjarjeve me detyrë zëvendësshef komisariati dhe shef për krimet në Komisariatin Nr. 3 Tiranë, ka shpërdoruar detyrën duke shpërndarë tek persona të tretë të dhëna të siguruara nga sistemi TIMS.
Hetimet kanë dokumentuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky ECC”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike ndërkombëtare.
Ky procedim penal është ndarë nga procedimi penal nr. 177 i vitit 2023, për të cilin vijojnë hetimet ndaj disa personave të tjerë nën hetim, të dyshuar për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.Top Channel
-

Si të keni ndikim në bisedat e përditshme me një strategji 30-sekondëshe
Përgatitja për një prezantim të rëndësishëm apo hedhja e disa shënimeve para një takimi me shefin është gjë normale.Por sipas Alison Wood Brooks, pedagoge në Universitetin e Harvardit dhe eksperte e komunikimit, e njëjta logjikë duhet ndjekur edhe në bisedat e zakonshme: mjaftojnë 30 sekonda për të menduar paraprakisht temat, pyetjet apo qëllimet e bisedës.Brooks, që jep lëndën e MBA “How to talk gooder in business and life”, këshillon ta zbatoni këtë qasje edhe në takimet e thjeshta me kolegët apo në telefonatat me miqtë dhe familjen.“Edhe kur flisni me dikë shumë të afërt, vetëm 30 sekonda përgatitje e bëjnë bisedën më të mirë.”Brooks, autore e librit të ri Talk: The Science of Conversation and the Art of Being Ourselves (2025), shton se një moment përqendrimi para se të nisë biseda ju ndihmon të qëndroni prezent gjatë saj.Arsyeja është se, sapo nis komunikimi, truri merret njëkohësisht me dëgjimin, interpretimin e shprehjeve emocionale dhe përgatitjen e përgjigjeve – një proces që konsumon shumë energji.Për këtë arsye, është më lehtë të mendosh paraprakisht temat sesa gjatë rrjedhës së bisedës.Të qenit komunikues i mirë kërkon ushtrim të vazhdueshëm, por përfitimet janë të mëdha: ndërtim marrëdhëniesh dhe avancim në karrierë.Eksperti i të folurit John Bowe ka theksuar se një rregull i thjeshtë është të fokusoheni më shumë tek tjetri sesa tek vetja.“Ju i kërkoni vëmendje dikujt; atëherë jepjani tuajën. Përqendrohuni në atë që thotë dhe pse e thotë. Gjithçka tjetër vjen vetë.”Edhe një frazë e vogël mund të ketë efekt të madh.Sipas Matt Abrahams, pedagog në Universitetin Stanford, shprehja “Tregomë më shumë” është një nga më të fuqishmet. Ajo mbështet tjetrin, ndryshe nga reagimet që e kthejnë bisedën tek vetja.“Shumë njerëz gabojnë duke përdorur historitë e të tjerëve si pretekst për të folur për veten,” shkruan Abrahams. “Por nëse e bëni shpesh, humbni mundësinë të mësoni më shumë.”Në fund të ditës, një gjysmë minute mendim paraprak mund të bëjë dallimin mes një bisede rutinë dhe një komunikimi, që ju bën më me ndikim dhe më të lidhur me të tjerët. / CNBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.