Kryetari i PD Sarandë, Shpëtim Ahmeti dha sot se Zoti i ka ndihmuar që i ka dhënë një burrë shtetit si Berisha.
“Shqipërisë i duhet një doktor i mirë që të shërojë këto plagë që ka marrë në 12 vjet. Ne jemi sakatepsur, jemi plagosur kaq rëndë. Kemi fatin e madh që Zoti na ka ndihmuar dhe na ka dhënë një burrë shteti që quhet doktor Sali Berisha. I lutemi Zotit cdo ditë, sepse pa njerëz të tillë, me këta trafikantë nuk luftohet as me armë, as me para…”, tha kryetari i PD-së në Sarandë, Shpëtim Ahmeti gjatë mitingut të Sali Berishës në qytetin bregdetar. ©Argjiroja.net
Tag: ndihmuar
-

Kryetari i PD Sarandë: Zoti na ka ndihmuar që na ka dhënë Sali Berishën, i lutemi çdo ditë të na shërojë plagët
-

Berisha: Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rrotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën
Berisha: Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rrotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Edi RamënKryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi në Kombinat tha se, opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Ai tha se, partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën.
“Miq, ne jemi në një regjim të pashembullt.
Censurë e jashtëzakonshme.
Mediat, të ashtuquajtura kombëtare, janë nën kontroll të tmerrshëm nga qeveria.
Mbrëmë, Belind Këlliçi ishte në televizioni shtetëror.
Ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë as në kohë të Ramiz Alisë. E ftuan dhe filloi të fliste për programin. Natyrisht të nxjerrë një nga një vjedhjet e Ramës, Lubi Ballukut dhe këtyre qeveritarëve.
Absolutisht u ndërpre transmetimi në mes. U futën reklama dhe u ndërpre transmetimi.
Histori e turpshme, histori e cila edhe në pluralizëm u vendos pluralizmi, Partia e Punës nuk bëri një gjë të tillë.
Çfarë bëjnë tani? Nuk i dërgojnë në studio televizive për t’u ballafaquar me deputetët tanë, deputetët socialistë. Dhe nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës.
Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen.
Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar.
Jo se unë nuk kisha vërejtje, por prapë interesi juaj, prapë interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe.
I ftuam të vijnë në koalicion.
Jo. Çfarë thonë tani? Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë.
Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën.
Ky është akt i shëmtuar.
Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia tha ti këtë? Ti harron se kjo është tezë talebanësh.
Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb ëpr dhëmb dhe deri dje ishte në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit.
Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë.
Ndaj dhe për ta mbyllur këtë, thirrja ime për ju është kjo: në këto kushte, të gjithë ne jemi misionarë.
Dhe u siguroj ju se si misionarë ne do tejkalojmë ccdo censurë, ccdo bllokim, ccdo kërcënim dhe do realizojmë fitoren e shkëlqyer me datën 11 maj.
Ky projekt është projekt për ccdo shqiptar të ndershëm pavarësisht nga bindjet e tij politike.
Ky projekt është projekt që kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi.
Është projekt që kërkon t’i mundësojë suksesin ccdo shqiptari që kërkon të jetojë me djersën e tij.
Është projekt që kërkon të mbajë fëmijët shqiptarë këtu për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre.
Ndaj dhe ne të ndalemi në këtë kohë, ditë e natë me ccdo qytetar, t’i paraqesim projektin, të diskutojmë.
Ka një klimë të jashtëzakonshme.
Unë po vij sot nga Dibra, e kam parë atë klimë vetëm në vitin 1992.
Kudo që shkoj gjej një entuziazëm, një optimizëm të pakrahasueshëm me të tjerët.
A e dini që nëpër Tiranë sillen si hije të zeza përfaqësuesit e PS? Nuk i pret kush.
Tre vetë presion Erion Bracce, pesë vetë Fatzi Xhafën, Korbën kërkush.
Me një fjalë ecin të braktisur nga qytetarët.
Tani unë jam këtu për t’u dëgjuar ju dhe për tu garantuar se kjo infrastrukturë që unë e gjej sicc ka qenë shumë vite më parë, do transformohet në mënyrë rrënjësore.
Dhe që askush nuk do mund të vazhdojë të shfrytëzojë si Makbeth fatkeqësinë e tërmetit për t’u degdisur ju jashtë votrave tuaja, për t’u pasuruar në kurrizin tuaj.
Unë jam i vetëdijshëm për problemet që keni, por u garantoj se 11 Maji është përgjigja më e shkëlqyer që u japim atyre”, u shpreh Berisha.
-

Vrasja e Martin Canit/ Nëna e 14-vjeçarit: Do t’ia kisha dhënë zemrën time që ai të jetonte
E ftuar në një emision televiziv, Florina Cani, nëna e të ndjerit Martin Cani, foli për tragjedinë që i mori jetën djalit të saj disa muaj më parë pas një konflikti fizik në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
Ajo kërkoi drejtësi dhe u bëri thirrje autoriteteve të veprojnë me transparencë dhe përgjegjësi.
“Martini ma jep forcën që të jetoj dhe unë do të këmbëngul deri në fund që e drejta të dalë në dritë,” u shpreh ajo.
Florina Cani denoncoi mungesën e reagimit nga bashkëmoshatarët dhe të njohurit e Martinit pas ngjarjes, duke vënë në dukje se askush nuk u afrua për ta ndihmuar në momentin kritik.
“U bënë gati pesë muaj dhe çdo ditë e mendoj se ka një ftohje nga të gjithë, edhe nga bashkëmoshatarët e Martinit. Nuk u afrua askush për ta ndihmuar, kur ai ishte i shtrirë përtokë. Një fëmijë i shtrirë në tokë duhet të marrë ndihmë, dikush duhet të afrohet për ta ndihmuar. Kjo tregon se kemi humbur ndjesinë e njerëzillëkut,” tha ajo.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga nëna e të ndjerit ishte trajtimi mjekësor pas incidentit. Ajo kritikoi vendimin për ta dërguar Martinin te Spitali i Traumës, në vend që t’i ofrohej ndihmë e menjëhershme te Spitali “Nënë Tereza”, ku ndodhen specialistët e kardiologjisë.
“Në momentin e incidentit, ai u transportua fillimisht nga një zonjë e nderuar te Nënë Tereza, por më pas u dërgua te Trauma. Kjo ishte një gabim, sepse në Spitalin e Traumës nuk ka mjekë specialistë për zemrën, ndërsa tek ‘Nënë Tereza’ po. Për më tepër, trafiku në Tiranë është i rënduar dhe ambulanca nuk ka korsinë e saj për të lëvizur shpejt. Po të na kishin thirrur si prindër, ne do ta kishim çuar menjëherë në një spital privat, sepse i kishim mundësitë dhe do të bënim gjithçka për ta shpëtuar.”
E përlotur, ajo përfundoi: “Edhe veten do ta kisha ndërruar me Martinin, ia kisha dhënë zemrën vetëm që ai të jetonte.” -

Plagosi me thikë 36-vjeçarin, bie në prangat e policisë autori 54-vjeçari
Mbrëmjen e djeshme në Pogradec një 36-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti me L.O.
Policia ka arritur që të arrestojë 54-vjeçarin me iniciale L.O., dhe ka proceduar në gjendje të lirë A.B., 38 vjeç pasi ka ndihmuar autorin që të largohej nga vendngjarja. Sipas hetimeve pas plagosjes, L.O., është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”i ndihmuar nga A.B., 38 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina dhe thika. 36-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.