Tag: ndihmuar

  • Vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

    Vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

    Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.

    Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.

    Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e së martës, çka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve.

    Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për gjak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.

    Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër.

  • Baba i tre fëmijëve, vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

    Baba i tre fëmijëve, vdekja tragjike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

    Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.

    Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.
    Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e së martës, çka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve.
    Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për gjak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.
    Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër.

    Top Channel

  • Fedez dhe Chiara zyrtarisht të divorcuar

    Fedez dhe Chiara zyrtarisht të divorcuar

    Showbiz E Martë, 22 Korrik 2025 21:04
    Çifti italian më i ndjekur në mediat sociale, nuk ekziston më madje as ligjërisht. Zyrtarisht gjithçka ka mbaruar mes Fedez dhe Chiara Ferragni-t. Gjykata e Milanos ka lëshuar një vendim të përbashkët divorci.
    Fedez i ndihmuar nga avokatët Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci, dhe Ferragni, e ndihmuar nga avokatja Daniela Missaglia, kanë nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës të dy prindërit kanë kujdestarinë e fëmijëve, me pjesëmarrje pothuajse të barabartë.

    Nuk ka mbështetje për fëmijë ose mbështetje për personin me ndikim. Megjithatë, Fedez do të mbulojë shpenzimet e shkollimit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve.

  • Misteri i gjendjes shëndetësore të Schumacher, shoku i skuadrës: Ofrova ndihmë që ai të zgjohej, por gruaja e tij refuzoi

    Misteri i gjendjes shëndetësore të Schumacher, shoku i skuadrës: Ofrova ndihmë që ai të zgjohej, por gruaja e tij refuzoi

    Legjenda e Formula 1, Riccardo Patrese, ka zbuluar përpjekjet e tij për të “ndihmuar në zgjimin” e Michael Schumacher pas aksidentit tragjik të gjermanit në Alpe në vitin 2013.

    Megjithatë, ai pranon se oferta e tij nuk gjeti kurrë përgjigje, pasi gruaja e Schumacher, Corina, preferoi të mbronte privatësinë e tij.
    Shëndeti i shtatë herë Kampionit të Botës ka mbetur një sekret i ruajtur me kujdes që kur ai pësoi dëmtime serioze në tru në një aksident me ski.
    Patrese, tani 71 vjeç, ishte shok skuadre i Schumacherit, te ekipi i Benetton në vitin 1993 dhe miqësia e tyre vazhdoi, edhe pasi italiani u tërhoq nga F1 në vitin 1994.
    Veterani i F1 foli së fundmi për lidhjen e tyre të veçantë përmes futbollit, ndërsa luanin së bashku në ndeshje bamirësie para aksidentit fatal që ndryshoi jetën e Schumacherit përgjithmonë.
    Sipas raportimeve, Patrese zbuloi qëllimin e tij për ta vizituar atë për ta ndihmuar të shërohej, duke besuar se një zë i njohur mund ta ndihmonte.
    “Dhe pastaj ndodhi aksidenti. Është një moment shumë i trishtueshëm. E dini, ndonjëherë kur dëgjojnë një zë të njohur, disa zgjohen, e njohin atë zë…”, tha Patrese i përlotur.

    Top Channel

  • Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në Samitin e NATO-s: Kemi ndihmuar në uljen e tensioneve

    Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në Samitin e NATO-s: Kemi ndihmuar në uljen e tensioneve

    Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar gjatë konferencës për shtyp në Samitin e NATO-s se presidenti rus Vladimir Putin e ka telefonuar së fundmi, duke ofruar ndihmë për të ndërmjetësuar një zgjidhje në konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit. Por Trump tha se e refuzoi këtë ofertë dhe në vend të saj i kërkoi Putinit që të ndihmojë në përfundimin e luftës së Rusisë me Ukrainën.
    “Di një gjë, ai do të donte ta mbyllte këtë çështje. Për të është një rrëmujë e madhe,” u shpreh Trump për luftën në Ukrainë.
    “Ai më telefonoi para disa ditësh. Më tha: ‘A mund të të ndihmoj me Iranin?’ Unë i thashë: ‘Jo, mund të më ndihmosh me Rusinë.’”
    Trump shtoi se në javët e fundit administrata e tij ka ndihmuar në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e disa konflikteve të rëndësishme ndërkombëtare.
    “E zgjidhëm Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Të premten kemi Kongon dhe Ruandën, ajo ishte një luftë e egër”.
    Sipas Trump, askush më parë nuk ka ndërmarrë përpjekje kaq të gjera për paqe.

  • Britania kërcënon Abramoviç! 2.5 miliardë sterlinat e shitjes së Chelsea janë bllokuar për të ndihmuar Ukrainën

    Britania kërcënon Abramoviç! 2.5 miliardë sterlinat e shitjes së Chelsea janë bllokuar për të ndihmuar Ukrainën

    Pas sanksioneve ndërkombëtare që Londra vendosi ndaj njerëzve të afërt të Putinit në shkurt 2022, 2.5 miliardë stërlina të ardhura nga shitja e klubit londinez të Çelsit, ish-pronë e manjatit rus Roman Abramoviç janë ende të ngrira në bankat britanike.

    Qeveria e Sir Keir Starmer ka kërcenuar ish-pronarin rus që këto fonde të kalojnë për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.
    Por, Abramoviç kërkon që kjo ndihmë humanitare të shkojë për të gjithë viktimat e luftës në Ukrainë, ose më saktë edhe për viktimat ruse. Në një deklaratë të përbashkët, Ministria e Financave dhe Ministri i Jashtëm britanik theksojnë se “ndërsa dera e negociatave mbetet ende e hapur, ne jemi më se të përgatitur për të ndjekur rrugën ligjore, nëse kërkohet një gjë e tille”.
    Vonesa ne lirimin e fondeve lidhet me mosmarrëveshjet mes qeverisë britanike dhe avokatëve të manjatit rus, Abramoviç, i cili u pasurua nga gazi dhe nafta ruse. Atij iu dha një licencë e posaçme për ta shitur klubin e futbollit të Çelësit të Londrës, pas pushtimit rus të Ukrainës, me kushtin qe ai nuk do të përfitonte nga shitja e klubit.
    Abramoviç pretendohet se ka lidhje shumë të ngushta me presidentin Putin, ç’ka ai e mohon. Çështja mbetet nëse të ardhurat do të përdoren tashmë vetëm për viktimat brenda në Ukrainë apo edhe ne Rusi, dhe padyshim sa prej kësaj shumë në Ukrainë dhe sa ne Rusi, nëse vendoset të përfitojnë viktimat në të dyja palët e konfliktit.

  • TikTok prezanton “TikTok for Artists”, një platformë për të ndihmuar artistët

    TikTok prezanton “TikTok for Artists”, një platformë për të ndihmuar artistët

    TikTok njoftoi sot prezantimin zyrtar të TikTok for Artists (TikTok për Artistët), një platformë e orientuar drejt muzikës, e menduar për të ndihmuar artistët që të ndërtojnë karrierën e tyre.Prezantimi zyrtar vjen dy muaj pasi TikTok po testonte platformën në disa vende.Kjo platformë është krijuar për të ndihmuar artistët dhe ekipet e tyre për t’u lidhur më mirë me fansat, për të përmirësuar përpjekjet e tyre promovuese dhe për të njoftuar krijimin e përmbajtjeve në TikTok. Platforma u jep artistëve dhe ekipeve të tyre qasje në të dhëna rreth performancës së muzikës dhe të postimeve të artistit në TikTok.Këto metrika përfshijnë numrin e shikimeve, të postimeve dhe të përfshirjes së krijuesve për çdo këngë, përveç informacioneve të ngjashme rreth postimeve.Të dhëna të tjera përfshijnë informacione rreth ndjekësve të artistit, si mosha, gjuha dhe gjinia.TikTok for Artists ofron edhe udhëzues hap pas hapi për instrumentet dhe funksionet e TikTok, si dhe mbështetje dhe burime shtesë.Ndër të tjera, TikTok njoftoi edhe prezantimin e një funksioni të ri “Pre-Release”, që i lejon artistët të promovojnë publikimet e ardhshme të albumeve në TikTok. Ky funksion u mundëson fansave të ruajnë paraprakisht albumet në Spotify apo Apple Music, ku ato do të bëhen menjëherë të disponueshme për t’u dëgjuar pas publikimit.TikTok luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e tendencave muzikore dhe këngëve virale, ndaj është e logjikshme që kompania të krijojë një hapësirë të posaçme për të ndihmuar artistët të promovojnë më së miri përmbajtjet dhe të nxisë përfshirjen e fansave.TikTok for Artists mund t’i ndihmojë artistët të zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të rrisin audiencën.TikTok for Artists është tani i disponueshëm në Indonezi, Japoni, Kore, Australi, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë, Suedi, Norvegji,Danimarkë, Egjipt, Liban, Arabinë Saudite,Emiratet e Bashkuara Arabe, Marok, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Meksikë, Brazil, Kolumbi dhe Argjentinë. Sipas TikTok, platforma do të jetë së shpejti e disponueshme në vende të tjera./ TechCrunchKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Lufta” që Starmer pritet të shpallë në Tiranë

    “Lufta” që Starmer pritet të shpallë në Tiranë

    Britania do të shtojë përpjekjet e saj për të luftuar rrjetet kriminale në të gjithë Ballkanin Perëndimor që lehtësojnë migrimin e paligjshëm, tha të enjten kryeministri Keir Starmer, disa ditë pasi njoftoi një seri të madhe reformash për të ndihmuar në uljen e migrimit.
    Duke humbur në sondazhe ndaj Nigel Farage dhe Partisë së tij Reformuese anti-imigracion, Starmer është nën presion për të treguar se mund të kontrollojë si imigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm, dhe se plani i tij kundër bandave të kontrabandistëve të njerëzve po funksionon kur bëhet fjalë për hyrjet e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
    Në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer do të njoftojë masa për të parandaluar kthimin e shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar pasi të jenë deportuar dhe do të bëjë më shumë për të goditur pastrimin e parave midis dy vendeve. Gjithashtu do të dhurojë dy makina zbulimi për të ndihmuar në identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të falsifikuara.
     “Ishulli i të huajve”
    Ai gjithashtu, shkruan Reuters, do të njoftojë zgjerimin e grupit të përbashkët të punës për migracionin për të përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, pos Shqipërinë dhe Kosovën.
    Në vitin 2022, shqiptarët përbënin grupin më të madh që shkonte në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, por numri i tyre ka rënë ndjeshëm që atëherë, pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje deportimi të negociuar nga qeveria e mëparshme konservatore.
    Sa i përket migracionit të ligjshëm, i cili përbën shumicën dërrmuese të atyre që vijnë në Britani, Starmer më parë këtë javë premtoi një ulje të ndjeshme të mbërritjeve neto, duke theksuar se vendi rrezikon të bëhet një “ishull i të huajve” pa rregulla më të rrepta. /tesheshi.com/

  • Efi flet hapur për betejën me shëndetin mendor: Nuk shihja më dritë

    Efi flet hapur për betejën me shëndetin mendor: Nuk shihja më dritë

    Në rrjetet sociale jemi mësuar ta shohim gjithmonë të buzëqeshur, me stil dhe plot jetë. Por pas imazhit glam, Efi Dhedhes, ish-finalistja karizmatike e Big Brother VIP Albania 2, ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj dhe këtë herë ka vendosur ta ndajë me ndjekësit.
    E pyetur se kur e ka nisur rrugëtimin me psikologun, Efi tregoi hapur:
    “Te psikologu kam shkuar në momentin më të errët të jetës sime, ku nuk pashë më dritë”
    Ajo i këshillon të gjithë që të mos presin fundin për të kërkuar ndihmë, por ta bëjnë kujdesin për veten pjesë të përditshmërisë. Sipas saj, sado të flasim me njerëzit që kemi pranë, askush nuk na kupton sa vetja jonë. Psikologu, thotë ajo, të ndihmon të rikthehesh tek vetja.
    Pas kësaj faze sfiduese, Efi ka ndjekur edhe një terapi specifike që e ka ndihmuar jashtë mase – BWRT. Një ndjekës e pyeti se me çfarë e ka ndihmuar më shumë kjo terapi dhe përgjigja ishte e qartë:

    “Me çdo gjë. Terapia BWRT është një terapi e shpejtë dhe efektive që ndihmon në çlirimin nga ankthi, fobitë, traumat dhe mendimet e padëshiruara duke punuar direkt me mënyrën si truri i përpunon përjetimet pa pasur nevojë të rikujtosh ngjarjen nëse nuk ke dëshirë”
    BWRT – BrainWorking Recursive Therapy është një formë moderne e psikoterapisë që përdor teknika të neuroshkencës për të ndihmuar individin të ndërpresë reagimet emocionale të pavullnetshme që lidhen me ankthin, traumën apo mendimet e padëshiruara. Ajo punon në mënyrë të thellë me sistemin nervor, duke shmangur rikthimin emocional tek ngjarjet e kaluara, dhe është veçanërisht e dobishme për ata që nuk duan të rihapin plagët e së shkuarës për të ecur përpara.