Tag: ndihmuar

  • OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

    OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

    Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
    Në një intervistë televizive ai tha se, OSBE ka mandat për të ndihmuar institucionet shqiptare, për të përmirësuar sistemin zgjedhor.
    “OSBE është një organizatë e gjerë. ODIHR ka një mandat për vëzhgimin e zgjedhjeve, OSBE nuk e ka një mandat të tillë. Ne kemi mandat për të ndihmuar institucionet shqiptare, për të përmirësuar sistemin zgjedhor, por nuk merremi në prezencë me vëzhgimin e zgjedhjeve. Mendoj që nuk është problem i vetëm në Shqipëri. Ka akoma probleme që vërtetë duhet të merret Shqipëria, ODIHR dhe ne si OSBE jemi këtu për t’ju ndihmuar”, tha ai.
    Në lidhje me pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quan farsë elektorale, ambasadori i OSBE-së tha se fajin që rekomandimet e OSBE/ODIIHR nuk zbatohen, është i spektrit politik shqiptar.
    “Mendoj që përgjigjja e pyetjes ndodhet në raportin që është bërë publik dhe mund ta lexoni. Ky raport nuk është bërë për të hyrë në debatin politik të brendshëm. Si e përdorin aktorët politikë këtu është rregulli i lojës, është problem i tyre. Ne si organizatë, një raport të tillë e bëjmë për të ndihmuar, për të treguar çfarë problemesh kemi identifikuar, çfarë zgjedhjesh mund të përdoren për të rregulluar këto probleme. Ne punojmë duke mos hyrë në debatin politik të brendshëm”, tha ai.
    “Raporti fillon duke thënë: Zgjedhjet janë organizuar në mënyrë shumë profesionale, duke respektuar pluralitetin e skenës politike, por ka akoma problem siç është avantazhi i atyre kandidatëve që tashmë janë në pozicione të ndryshme”, tha ai.
    “Dua t’ju them që me të vërtetë ky problem ekziston kudo ku një kandidat është në post dhe ka një avantazh me kandidatët e tjerë që vijnë. Shpresoj që me rekomandimet e ODIHR, disa marra do të merren, për shembull legjislacioni, si duhet të kufizohet përdorimi i administratës publike nga ata kandidatë që janë në pozicione të ndryshme”, tha ai.
    Tarran theksoi se ka ende punë për të bërë.
    “Mua më duket që hapi i parë është bërë, krijimi i komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore dhe kanë kërkuar ndihmën tonë dhe sigurisht që do të ndihmojmë edhe për legjislacionin”, u shpreh ambasadori i OSBE.
    I pyetur se e kujt është përgjegjësia që rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për Reformën Zgjedhore nuk zbatohen ose zbatohen pjesërisht, Tarran tha se, është faji i spektrit politik shqiptar.
    “Edhe një herë, duke mos hyrë në debatin e brendshëm politik këtu. Tani le të mos shikojmë mbrapa, por të shikojmë përpara. Të shpresojmë që ky komision që është krijuar do të funksionojë normalisht dhe ne jemi këtu për të ndihmuar dhe treguar shembullin e një vendi tjetër të suksesshëm. Të gjitha problemet me të cilat ju përballeni këtu, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe në vende të tjera, por ka edhe zgjidhje të këtyre problemeve”, tha ai.

  • Flick: Rashford po lulëzon që kur ka ardhur te Barcelona, ndryshimi i ambientit i ka bërë mirë

    Flick: Rashford po lulëzon që kur ka ardhur te Barcelona, ndryshimi i ambientit i ka bërë mirë

    28 Nëntor 2025

    10:31

    Telesport

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, thotë se një ndryshim atmosfere e ka ndihmuar Marcus Rashford pas huazimit të tij nga Manchester United. Sulmuesi anglez është shëruar nga gripi që kaloi fundjavën e kaluar. Ai luajti në 45 minutat e dyta në ndeshjen e humbur ndaj Chelsea në Champions të martën.
    Katër nga gjashtë golat e tij të Barcës deri më tani kanë ardhur në këtë garë dhe transferimi në “Spotify Camp Nou” e ka ndihmuar të rigjejë formën e tij pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim, sezonin e kaluar.
    “Jam i lumtur që e kam në ekip, duke luajtur për Barcën,” tha Flick, që më pas shtoi: “E kam ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij dhe gjithmonë kam qenë i impresionuar nga cilësia e tij dhe ajo që mund të bëjë në zonë, dhe ai po e tregon këtë në Barcelonë”.
    “Ky ndryshim për të ardhja këtu. Futboll i ri në Barcelonë, me mot të mirë. Për mua është e pabesueshme të shoh se si ai është gjithmonë i buzëqeshur. Kjo është atmosfera që kemi dhe është shumë e mirë për të”, deklaroi Flick.

  • “E kam ndihmuar Sali Berishën në EPP”, Fredi Beleri: I kam mundësuar takime në nivele të larta

    “E kam ndihmuar Sali Berishën në EPP”, Fredi Beleri: I kam mundësuar takime në nivele të larta

    Eurodeputeti Fredi Beleri, në një lidhje me emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se e ka ndihmuar kreun e PD-së, Sali Berishën, “për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”.
    “Partia Demokratike bën pjesë te grupimi i madh i EPP-së. Në vitin e fundit, zoti Berisha ka ardhur në Bruksel 2-3 herë dhe unë jam munduar me fuqinë time modeste që t’i krijoj mundësitë për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”, tha Beleri.
    Eurodeputeti shtoi se ka bërë pyetje në Komisionin Europian edhe për prishjet e ndërtimeve në Theth.
    “Kam ndërhyrë edhe për qëndrimin e zonjës Kos, për kapjen e gjyqësorit nëpërmjet vetting-ut, por të gjitha këto gazetarët në Shqipëri i interpretojnë si lëvizje të miat kundër Shqipërisë. Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë”, shtoi Beleri.

  • SHBA hartoi planin për paqen Rusi-Ukrainë, reagon ashpër Trump: Ukrainasit janë mosmirënjohës

    SHBA hartoi planin për paqen Rusi-Ukrainë, reagon ashpër Trump: Ukrainasit janë mosmirënjohës

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar liderët e Ukrainës për mungesë mirënjohjeje ndaj përpjekjeve të SHBA-së për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Rusinë.

    Në një postim të fundit në platformën e tij Truth Social, Trump shprehu shqetësimin e tij për pasojat e luftës dhe kritikoi vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia.
    Në postimin e tij, Trump shprehu pakënaqësi për mënyrën se si “udhëheqja” e Ukrainës ka reaguar ndaj ndihmës amerikane, duke thënë se ata nuk kanë treguar asnjë mirënjohje për përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në përfundimin e luftës.
    Ai gjithashtu kritikoi Evropën për vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e cilësuar këtë veprim si kontradiktor ndaj përpjekjeve perëndimore për të izoluar Rusinë ekonomikisht.
    Trump theksoi se lufta në Ukrainë është një “humbje për të gjithë” dhe e përshkroi si një konflikt që nuk duhej të ishte nisur kurrë.
    “Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur mirënjohje zero për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. Unë trashëgova një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbëse për të gjithë, miliona njerëz që kanë vdekur kaq pa pajisje”, shkroi ai në Truth Social.

    Top Channel

  • Alba Pollozhani nga “Ferma VIP” drejt politikës: Më vlon zemra për të ndihmuar popullin

    Alba Pollozhani nga “Ferma VIP” drejt politikës: Më vlon zemra për të ndihmuar popullin

    E ftuar në studion e Living Day në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda Lahes, ish-fermerja Alba Pollozhani bëri një përditësim të jetës së saj pas daljes nga reality show ku u kthye në një personazh fenomen.
    “Po hap biznesin tim në fushën e bukurisë. Po bëj zgjedhjen time për një nga ofertat që më kanë ardhur për moderim në televizion dhe e treta edhe politika është pjesë e vazhdimësië”, tha Alba.
    Alba ka habitur ndjekësit e saj dhe publikun e gjerë me prirjen e saj për politikë.

    “Propozimet për politikë i kam patur që në moshën 18 vjeçare. Por kam qenë e fokusuar vetëm në fushën e biznesit. Nuk jam marrë me politik sepse jam shumë e zjarrtë për drejtësi dhe e di duhet të formohesha akoma më shumë për t’ju futur politikës. Më vlon zemra për popull dhe për të ndihmuar popullin“, u shpreh Alba.

    Përsa i përket bindjeve të saj, ajo nuk dha një përgjigje duke u shprehur se është universale.
    /vizionplus.tv

  • Nga lindja e gruas në ndeshje, përshkoi 1000 kilometra me makinë për ta ndihmuar ekipin e tij

    Nga lindja e gruas në ndeshje, përshkoi 1000 kilometra me makinë për ta ndihmuar ekipin e tij

    9 Shtator 2025

    11:05

    Alfred Lleshi

    Sergio Arribas ka jetuar ditë të jashtëzakonshme mes gëzimit të prindërimit dhe sakrificës për Almerían. Vetëm pak orë pasi u bë baba i djalit të tij Marco, ai udhëtoi mbi 1.000 kilometra, plot 10 orë me makinë, për ta ndihmuar ekipin në “San Sebastián”: “Unë isha në Almería, kur gruaja më tha se kishte hyrë në sallë me dhimbje. U nisa menjëherë me makinë për në Madrid, për fat gjithçka shkoi mirë dhe lindja ishte e shpejtë”.
    Vetëm një ditë më pas, Arribas vendosi të mos mungonte në ndeshje: “I thashë trajnerit se kisha fjetur pak, por nëse duhej, isha gati të shkoja në ‘San Sebastián’. U nisa me babain dhe vëllanë, mbërrita 15 minuta para ndeshjes dhe luajta 20 minuta”.
    Pavarësisht lodhjes, mesfushori 23-vjeçar e ndjeu si detyrë: “Doja t’ia dedikoja një gol djalit tim të porsalindur, por e ruajta për fundjavën”. Me këtë gjest, ai fitoi respektin e tifozëve: “Jemi shumë të përkushtuar për ngjitjen në La Liga. Këtë sezon ndihem më rehat se kurrë”.
     
     

  • Masakra në Shkodër, eksperti i sigurisë: Autori amator! Policia nuk bëri veprime profesionale

    Masakra në Shkodër, eksperti i sigurisë: Autori amator! Policia nuk bëri veprime profesionale

    Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm pas vërshimit të plumbave në një lokal, duke lënë pas dy viktima, Armando Palin e Liridon Kraja, si dhe dy të plagosur, E.V. (Brajoviç), ky i cili ishte dhe shënjestra atentatit, si dhe kamarierja 25 vjeçare.
    Në rubrikën e “Përballë Lajmit” në Klan News, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë ka analizuar dinamikën e krimit në Shkodër.
    Fillimisht, Softa sqaroi se dukshëm autori i krimit nuk ishte një profesionist, por amator. Eksperti shtoi më tej se ai nuk ka qenë i ndihmuar nga persona të tjerë, pasi nëse do të kishte marrë ndihmë, mundësia e arratisë do të ishte më e lehtë për autorin.
    “Nuk është profesionist. Nuk besoj se ka qenë i ndihmuar nga persona të tjerë. Nëse do ishte i ndihmuar nga persona të tjerë do e kishte pak më të lehtë arratinë, largimin nga vendngjarja dhe nuk do të linte gjurmë. Pavarësisht se autori u kap bashkë me armën e krimit, por të paktën gjurmët që mund të jenë lënë tek motori, e tek mjeti që braktisi, të gjitha mund të ishin element pozitivë për Policinë e Shtetit”, tha Softa.
    Më tej, duke analizuar kapjen e autorit të këtij krimi, shtetasi R.G., 29 vjeç, Softa u shpreh se arrestimi i të riut erdhi pas një kurajo të madhe nga uniformat blu, por sipas ekspertit pati mungesë të profesionalizmit prej tyre. Për Softën, mënyra e kapjes së autorit ngjan më shumë si vetëdorëzim, për shkak se nuk kishte më mundësi arratie.
    “Dhe mënyra e kapjes së tij, sigurisht forcat e policisë patën kurajon për kapjen e tij, por nuk ishin veprime profesionale, e gjithë mënyra se si ata arritën të bënë rrethimin dhe kapjen e tij. Duket si një vetëdorëzim. Ai nuk kishte mundësi të vazhdonte më. Nuk i kanë mbajtur gjunjët nga frika, presioni, nga e gjithë ajo situatë dhe fakti që ishte i vetëm. Pra nuk e kishte mundësinë të ishte ndihmuar se po të ishte ndihmuar do ishte larguar shumë mirë ose me të njëjtin motor, ose me motorë të tjerë.”, tha Softa.
    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në një lokal në lagjen “Qemal Stafa”, pranë bashkisë së qytetit.
    Autori hyri në lokal duke vërshuar breshëri plumbash, teksa si shënjestër kishte E.V. (Brajoviç), i cili mbeti i plagosur së bashku me kamarieren 25 vjeçare, por mbetën viktima Armando Pali dhe Liridon Kraja.
    Sakaq, i plagosuri, njëherazi dhe shënjestra e atentatit, ka marrë të paktën tre plumba në këmbë. Gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndaj dhe disa orë pas atentatit u kërkua transportimi i tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa kamarierja 25-vjeçare, fatmirësisht ka marrë dëmtime të lehta.
    I plagosuri, raportohet se është vëllai i një të shumëkërkuari, i arrestuar dhe ekstraduar nga Dubai. Të dy dyshohen të jenë pjesëtarë të grupit të Bajrave.
     
     
     

  • “Izolimi më ka ndihmuar shumë të…”/ Meta nga qelia: Ju rrëfej se cila është kënaqësia ime më e madhe në burg

    “Izolimi më ka ndihmuar shumë të…”/ Meta nga qelia: Ju rrëfej se cila është kënaqësia ime më e madhe në burg

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në qeli që pas arrestimit të tij më 21 tetor të vitit 2024. Në një intervistë, Meta ka ndarë edhe disa përjetime personale, veç ideve politike që lidhen me situatën e opozitës pas 11 majit.
    Ndër të tjera, Meta rrëfen se leximi dhe ushtrimet fizike janë pjesë e pandarë e përditshmërisë së tij. Meta shprehet se burgu e ka ndihmuar të çlirohet nga shumë gënjeshtra dhe të ndryshojë pikëpamje për jetën.
    Pjesë nga intervista:
    Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët. Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike.
    Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës “Long Walk to Freedom”.
    Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi platformën klandestine të ANC për t’i rezistuar regjimit të aparteidit. Kudo pakicat përmes dhunë e frikës shtypin shumicën, por përkohësisht.
    Edhe burgu më ka ndihmuar shumë të çlirohem nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme.

  • Përtej dritës së kamerave: Wendy Williams do të ekspozojë realitetin e hidhur të kujdestarisë pas përvojës personale

    Përtej dritës së kamerave: Wendy Williams do të ekspozojë realitetin e hidhur të kujdestarisë pas përvojës personale

    Ish-prezantuesja e njohur, Wendy Williams, ka shprehur planet e saj për të ndihmuar të tjerët duke zbuluar përvojën e saj me sistemin e kujdestarisë, pas kohës së kaluar në qendrat e rehabilitimit. Sipas avokatit të saj, Joe Tacopina, Wendy Williams ka theksuar se do të donte të përdorte historinë e saj për të informuar dhe ndihmuar ata që mund të kenë kaluar në të njëjtën situatë.
    “Është kaq e padrejtë, ajo dëshiron të zbulojë sistemin dhe të ndihmojë të tjerët që mund të gjenden në të njëjtën pozita,” tha avokati. Miqtë e Wendy Williams konfirmuan se ajo ka pasur gjithmonë dëshirë për të folur dhe ndarë përvojën e saj, duke u fokusuar tek mbrojtja e familjeve dhe mënyrat për të dalë nga kujdestaria.
    Pavarësisht se duhet ende të dalë nga qendra e rehabilitimit dhe të heqë dorë nga kujdestaria, Wendy Williams është e vendosur që të kontribuojë në ndryshimin e këtij sistemi. Ajo gjithashtu ka mohuar spekulimet se ka probleme me shëndetin mendor, duke i quajtur ato si të pasakta.
    Një burim i afërt tha se Wendy Williams mund të drejtojë panele për të shpërndarë informacion dhe për të luftuar për drejtësinë e individëve të pafavorizuar që lidhen me këtë sistem.

  • Shpiku filxhanin unik për gjyshin me Parkinson, 11-vjeçarja bëhet milionere

    Shpiku filxhanin unik për gjyshin me Parkinson, 11-vjeçarja bëhet milionere

    Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe ndjenja të mira. Një shembull i jashtëzakonshëm është Lily, një vajzë 11-vjeçare, e cila realizoi një shpikje për të ndihmuar gjyshin e saj që vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe shpesh derdhte pijet.

    Ideja e Lily ishte një gotë plastike që nuk përkulej dhe ishte shumë e rehatshme për t’u përdorur. Fillimisht, ajo e krijoi me plastikë të formueshme dhe më vonë realizoi një version prej qeramike në një punishte. Kjo shpikje rezultoi jashtëzakonisht e dobishme dhe filloi të përdorej nga familja e saj.

    Duke parë suksesin, babai i Lily e inkurajoi të kalonte në prodhim të gjerë. Kështu, ata udhëtuan deri në Jingdezhen, në Kinë, e njohur si Kryeqyteti i porcelanit, ku përmirësuan modelin dhe gjetën një prodhues për prodhimin në masë.

    Rezultati është “Kangaroo Cup”, një gotë me doreza të rehatshme që përmbush qëllimin e saj: të parandalojë derdhjen e pijes. Lily është një frymëzim për fëmijët dhe krijuesit e çdo moshe, duke treguar se një ide e thjeshtë për të ndihmuar një të dashur mund të shndërrohet në një shpikje të suksesshme dhe me vlerë praktike.