Tag: ndihmova

  • “Ndihmova djalin të pastronte gjakun”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit, bashkëpunoi me të birin në vrasjen e Ilaria Sulës

    “Ndihmova djalin të pastronte gjakun”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit, bashkëpunoi me të birin në vrasjen e Ilaria Sulës

    Mamaja e autorit të vrasjes së shqiptares, Ilaria Sula pranoi se e kishte ndihmuar të birin pas krimit të rëndë.
    “Ndihmova djalin të pastronte gjakun”, ka thënë ajo sipas medias së huaj.
    Gjatë marrjes në pyetje, e cila zgjati mbi tre orë në komisariat, gruaja pranoi se kishte luajtur një rol aktiv në fazat pas krimit.
    Ndaj Nors Man Lapaz u zyrtarizua akuza e rëndë për bashkëpunim në fshehjen e trupit.
    Siç ka pranuar edhe vetë 23-vjeçari, Mark Antony Samson, në orët pas arrestimit, nëna e tij ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit, kur djali qëlloi me thikë të paktën tri herë studenten me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.
    Që nga fillimi i hetimeve, hetuesit kanë pasur dyshime të mëdha në lidhje me rolin e nënës së Samsonit.
    Krahas të dhënave faktike, si telefonit të gruas, i cili sipas gjurmimit ndodhej në zonën e shtëpisë në Via Homs kur ndodhi krimi, logjika i shtyu hetuesit të besonin se Samsoni nuk kishte bërë gjithçka i vetëm siç pretendonte djali gjatë marrjes në pyetje.
    I riu sulmoi Ilarian rreth orës 11:00 të mëngjesit pasi kishte lexuar një mesazh të një djali tjetër në celularin e tij. Ai e goditi në qafë me thikë kuzhine duke i shkaktuar plagë të cilat i shkaktuan edhe vdekjen. Në atë moment nisi plani për zhdukjen e gjurmëve dhe në këtë moment ndërhyri nëna e studentit.
    Nuk dihet nëse gruaja e ka ndihmuar djalin e saj për të futur trupin e Ilarias në valixhe, pasi e ka mbështjellë dhe e ka vendosur në një valixhe .
    Mark më pas e tërhoqi zvarrë valixhen me trupin e 22-vjeçares në makinë rreth orës 14:00 dhe më pas ka arritur në zonën e Polit ku ka e hedhur.
    Ende nuk është i qartë pozicioni i babait në këtë ngjarje, i cili nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi në momentin e krimit, megjithatë ai mbetet nën vëzhgimin e hetuesve.

    Top Channel

  • Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gja@kun pasi e vrau

    Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gja@kun pasi e vrau

    Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, në Itali.
    Mësohet se nëna e autorit Mark Samson, ka pranuar se ka ndihmuar të birin për të fshehur krimin. Sipas mediave italiane, ajo ka deklaruar se e ka ndihmuar djalin e saj të pastronte njollat e gjakut në shtëpi.

    “E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, është shprehur Nors Marlapz, nëna e Samson.
    Tashmë gruaja akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg. Ndërkohë, babai i 23-vjeçarit nuk rezulton se ka qenë në shtëpi, në momenti ne krimit. Më herët nëna kishte deklaruar se po flinte kur djali i saj, vrau Ilarian duke e goditur me thikë 3 herë në qafë, në dhomën e tij.
    Marrja e saj në pyetje zgjati katër orë, për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj.

  • “E ndihmova të pastronte njollat e gjakut”, nëna e Mark Simpson tregon rolin e saj në vrasjen e shqiptares Ilaria Sula

    “E ndihmova të pastronte njollat e gjakut”, nëna e Mark Simpson tregon rolin e saj në vrasjen e shqiptares Ilaria Sula

    Nors Marlapz, nëna e 23-vjeçarit Mark Samson, ka pranuar para organeve hetimore se ajo ka ndihmuar djalin e saj në fshirjen e njollave t gjakut të Ilaria Sulës.
    Gruaja nga Filipine, fillimisht ka heshtur, por më aps ka zbuluar rolin e saj në ngjarje, duke pranuar se fillimisht ka dëgjuar të bërtitura, dhe më pas ka ndidhmuar djalin e saj në fshirjen e njollave të gjakut.
    “E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, pranon Nors Marlapz.

    Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të prokurores Maria Perna, asaj iu formalizua akuza për bashkëpunim në fshehjen e trupit.
    Në urdhrin e arrestit për 23-vjeçarin, gjyqtari nënvizon “ftohtësinë dhe mungesën e ndjeshmërisë” në goditjen e befasishme dhe “brutale të një personi që kishte besim tek ai”.
    Gruaja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin kur djali i saj kreu vrasjen, thuhet se e ka ndihmuar të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja.
    Në ditët në vijim, ekipi mbrojtës i 23-vjeçarit mund të kërkojë një ekspertizë psikiatrike për Samson.
    “Nëna ishte në shtëpi, ndryshe nga babai i tij, i cili në atë orë nuk ndodhej aty, dhe tani po sqaron pozicionin e saj. Ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë”, konfirmon avokati Fabrizio Gallo, mbrojtësi i Mark Samson.