Tag: ndihmojnë

  • Ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojë ndryshimin e stinëve, 7 ushqimet që duhet t’i keni patjetër në tryezë

    Ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojë ndryshimin e stinëve, 7 ushqimet që duhet t’i keni patjetër në tryezë

    Kur vjen vjeshta, ditët zbehen, temperaturat bien dhe trupi ndjen mungesë energjie. Në këtë periudhë, nuk na bëjnë mirë dieta ekstreme apo produkte të rralla, ama natyra vetë ka ç’ të na ofrojë: ushqime, ngjyra dhe shije, që hidratojnë trupin dhe mendjen.
    Këto 7 ushqime sezonale janë të pasura me vlera ushqyese që përforcojnë sistemin imunitar, përmirësojnë humorin dhe na ndihmojnë të përballojmë vjeshtën me energji:
    1. KungulliKungulli është mbret i sezonit vjeshtor. Ai përmban shumë beta-karoten, i cili në trup shndërrohet në vitaminë A. Ajo mbron lëkurën dhe ndihmon sistemin imunitar. Është ushqim i lehtë, të jep ndjesi ngopjeje dhe mund të përgatitet në shumë mënyra si supë, pure, në tigan apo edhe i pjekur.

    2. Shega Shega është një aleat i fuqishëm: antoksidant, antinflamator dhe me vitaminë C. Këto fara të kuqe ndihmojnë në mirëqenien e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, dhe ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira që mund të dëmtojnë qelizat.
    3. KërpudhatMe ardhjen e motit të ftohtë, kërpudhat bëhen më të pranishme në tryezë dhe me të drejtë. Ato janë një nga pak burimet bimore që përmbajnë vitaminë D, një vitaminë që bëhet më e nevojshme kur dielli është më pak. Gjithashtu përmbajnë minerale si selen dhe zink, që ndihmojnë në luftimin e lodhjes dhe forcimin e imunitetit.
    4. GështenjaGështenjat janë të ëmbla, ushqyese dhe pa gluten. Ato përmbajnë shumë fibra dhe karbohidrate komplekse, që ofrojnë energji të qëndrueshme dhe ndihmojnë që niveli i sheqerit në gjak të mos ndryshojë befas. Janë një nga ushqimet tradicionale të vjeshtës që sjellin ngrohtësi dhe nostalgji.
    5. Mollë dhe dardhëKëto fruta klasike janë të thjeshta, por të fuqishme. Janë të pasura me fibra dhe antioksidantë, që ndihmojnë në pastrimin e organizmit dhe në rregullimin e sheqerit në gjak. Janë ideale për një mëngjes të lehtë dhe për të filluar ditën me energji.
    6. BajametNga fruta të thata, bajamet janë një burim i mirë energjie dhe përqendrimi. Ato përmbajnë omega-3, magnez dhe vitaminë E të gjitha të rëndësishme për funksionin e trurit dhe për të luftuar ndjenjën e lodhjes mendore. Një pakicë e vogël çdo ditë mund të bëjë diferencë.
    7. KanellaKur mendon për stinën e vjeshtës, aroma e kanellës shpesh të kujton ëmbëlsira, por ajo është shumë më tepër. Kanella ka veti antoksidante dhe antibakteriale, ndihmon tretjen dhe ndihmon të kontrollosh nivelet e sheqerit në gjak, duke reduktuar urinë e papritur.

  • 7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojë ndryshimin e stinëve

    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojë ndryshimin e stinëve

    Kur vjen vjeshta, ditët zbehen, temperaturat bien dhe trupi ndjen mungesë energjie. Në këtë periudhë, nuk na bëjnë mirë dieta ekstreme apo produkte të rralla, ama natyra vetë ka ç’ të na ofrojë: ushqime, ngjyra dhe shije, që hidratojnë trupin dhe mendjen.

    Këto 7 ushqime sezonale janë të pasura me vlera ushqyese që përforcojnë sistemin imunitar, përmirësojnë humorin dhe na ndihmojnë të përballojmë vjeshtën me energji:

    1. Kungulli
    Kungulli është mbret i sezonit vjeshtor. Ai përmban shumë beta-karoten, i cili në trup shndërrohet në vitaminë A. Ajo mbron lëkurën dhe ndihmon sistemin imunitar. Është ushqim i lehtë, të jep ndjesi ngopjeje dhe mund të përgatitet në shumë mënyra si supë, pure, në tigan apo edhe i pjekur.

    2. Shega 
    Shega është një aleat i fuqishëm: antoksidant, antinflamator dhe me vitaminë C. Këto fara të kuqe ndihmojnë në mirëqenien e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, dhe ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira që mund të dëmtojnë qelizat.

    3. Kërpudhat
    Me ardhjen e motit të ftohtë, kërpudhat bëhen më të pranishme në tryezë dhe me të drejtë. Ato janë një nga pak burimet bimore që përmbajnë vitaminë D, një vitaminë që bëhet më e nevojshme kur dielli është më pak. Gjithashtu përmbajnë minerale si selen dhe zink, që ndihmojnë në luftimin e lodhjes dhe forcimin e imunitetit.

    4. Gështenja
    Gështenjat janë të ëmbla, ushqyese dhe pa gluten. Ato përmbajnë shumë fibra dhe karbohidrate komplekse, që ofrojnë energji të qëndrueshme dhe ndihmojnë që niveli i sheqerit në gjak të mos ndryshojë befas. Janë një nga ushqimet tradicionale të vjeshtës që sjellin ngrohtësi dhe nostalgji.

    5. Mollë dhe dardhë
    Këto fruta klasike janë të thjeshta, por të fuqishme. Janë të pasura me fibra dhe antioksidantë, që ndihmojnë në pastrimin e organizmit dhe në rregullimin e sheqerit në gjak. Janë ideale për një mëngjes të lehtë dhe për të filluar ditën me energji.

    6. Bajamet
    Nga fruta të thata, bajamet janë një burim i mirë energjie dhe përqendrimi. Ato përmbajnë omega-3, magnez dhe vitaminë E të gjitha të rëndësishme për funksionin e trurit dhe për të luftuar ndjenjën e lodhjes mendore. Një pakicë e vogël çdo ditë mund të bëjë diferencë.

    7. Kanella
    Kur mendon për stinën e vjeshtës, aroma e kanellës shpesh të kujton ëmbëlsira, por ajo është shumë më tepër. Kanella ka veti antoksidante dhe antibakteriale, ndihmon tretjen dhe ndihmon të kontrollosh nivelet e sheqerit në gjak, duke reduktuar urinë e papritur.

  • Gështenja – fruti që forcon zemrën dhe ndalon rritjen e qelizave tumorale

    Gështenja – fruti që forcon zemrën dhe ndalon rritjen e qelizave tumorale

    Një grusht gështenjash të pjekura nuk është vetëm shije e vjeshtës, por një mburojë e vërtetë për zemrën, tretjen dhe imunitetin

    Gështenja nuk është vetëm e shijshme në formën e puresë apo e pjekur, por është një frut i pasur me lëndë ushqyese që lidhen me shumë përfitime shëndetësore, përfshirë përmirësimin e funksionit të zemrës, tretjes dhe kontrollin e sheqerit në gjak.

    Ajo i përket gjinisë Castanea dhe ka një shije të lehtë, pak të ëmbël, që e bën të përshtatshme për shumë receta: nga sallatat e deri te supat e ngrohta të dimrit.

    Sipas Qendrës për Agroforestri të Universitetit të Missourit, gështenjat dallohen për përmbajtjen e lartë të karbohidrateve komplekse dhe fibrave, por me sasi shumë të ulët yndyre, ndryshe nga shumica e frutave të forta.

    Ekzistojnë disa lloje të njohura të gështenjës: amerikane, kineze, japoneze, koreane dhe evropiane. Ndërkohë, “gështenja ujore” (Eleocharis dulcis), e përdorur në kuzhinën aziatike, nuk ka lidhje botanike me to, transmeton Telegrafi.
    1. E pasur me lëndë ushqyese

    Siç raporton Healthline, një porcion me 10 kokrra gështenjash të pjekura (rreth 84 gramë) përmban:

    206 kalori
    44.5 g karbohidrate
    4.3 g fibra
    2.7 g proteina
    vitaminë C (24% e DV)
    vitaminë B6 (25%), bakër (47%), mangan (43%) dhe kalium (11%)

    Një analizë e publikuar në Journal of Food Biochemistry (2022) konstaton se gështenjat përmbajnë nivele të larta të vitaminave B-komplekse, magnezit, fosforit dhe antioksidantëve natyralë, duke i bërë të vlefshme si ushqim energjik dhe mbrojtës qelizor.

    Në krahasim me arrat apo bajamet, gështenjat kanë më pak kalori dhe yndyra, por më shumë karbohidrate komplekse që ndihmojnë në lirimin e qëndrueshëm të energjisë gjatë ditës.

    2. Burim i fuqishëm antioksidantësh

    Sipas National Library of Medicine (PMC), gështenjat përmbajnë një spektër të gjerë antioksidantësh: vitaminë C, acid galik, acid elagjik, tanine, luteinë dhe zeaksantinë, komponime që ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira dhe në uljen e stresit oksidativ në organizëm.

    Një studim laboratorik i publikuar në Journal of Medicinal Food (2018) tregon se ekstraktet e gështenjës mund të ndihmojnë në frenimin e rritjes së qelizave tumorale, veçanërisht në kancerin e zorrës së trashë dhe atë gastrik. Po ashtu, kërkime të tjera (PMC6273950) vërtetojnë se polifenolët e gështenjës mund të kenë efekt antiinflamator dhe antikancerogjen, duke ngadalësuar përhapjen e qelizave të dëmshme.
    Në këtë drejtim, Healthline thekson se konsumimi i moderuar i gështenjës mund të kontribuojë në mbrojtjen qelizore dhe në ruajtjen e imunitetit.

    3. Mbron dhe forcon zemrën
    Sipas PubMed Central, gështenjat janë një burim i mirë kaliumi, që ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe në rregullimin e ritmit kardiak.
    Studime të tjera të publikuara në Nutrition Research Reviews tregojnë se acidet galike dhe elagjike të gështenjës reduktojnë stresin oksidativ që dëmton enët e gjakut, një faktor i njohur për rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

    Portali Draxe.com raporton se dieta e pasur me kalium dhe fibra, si ajo që përfshin gështenjat, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).
    4. Përmirëson tretjen dhe florën bakteriale të zorrëve
    Sipas një artikulli të publikuar në Journal of Functional Foods, gështenja është një burim i shkëlqyer fibrash prebiotike, që shërbejnë si ushqim për bakteriet e dobishme të zorrëve. Këto fibra përmirësojnë lëvizshmërinë e zorrëve, nxisin prodhimin e acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër dhe ndihmojnë në uljen e inflamacionit të traktit tretës.

    Qendra Center for Agroforestry (University of Missouri) konstaton se përmbajtja e fibrës në gështenjë ndihmon në parandalimin e kapsllëkut, përmirëson absorbimin e lëndëve ushqyese dhe ndikon pozitivisht në kontrollin e peshës trupore, duke krijuar ndjenjë ngopjeje pa shtuar kalori të tepërta.
    5. Ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak
    Sipas Healthline dhe Harvard T.H. Chan School of Public Health, gështenjat përmbajnë fibra që ngadalësojnë absorbimin e glukozës dhe ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, veçanërisht te personat me predispozitë për diabet tip 2.

    Një studim i publikuar në Food & Function Journal (2020) konstaton se acidet galike dhe elagjike të pranishme në gështenja rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e rezistencës insulinike.
    Megjithatë, ekspertët theksojnë se, ndonëse të pasura me përbërës të dobishëm, gështenjat kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, ndaj duhet konsumuar me masë, sidomos nga personat me diabet.
    Përfundim

    Kërkimet e deritanishme tregojnë se gështenja është një frut i fuqishëm ushqyes me potencial mbrojtës ndaj sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe inflamacionit qelizor. Siç theksohet në National Library of Medicine, shumica e provave janë ende në fazë laboratorike, por rezultatet janë premtuese.
    Pra, një grusht gështenjash të pjekura nuk është vetëm një shije e ëmbël e vjeshtës, por edhe një investim i mençur për shëndetin afatgjatë. /Telegrafi/

  • Përfitimet e shumta shëndetësore nga mandarinat

    Përfitimet e shumta shëndetësore nga mandarinat

    Mandarinat janë janë fruta të njohura citrus, të ngjashme me portokallet, por më të vogla dhe më të lehta për t’u qëruar.

    Ato kanë shije më të ëmbël dhe janë shumë të pasura me lëndë ushqyese.

    Mendoi se ishte lodër, qeni kafshon baterinë e cila përfshihet nga zjarri brenda një shtëpie në Karolinën e Veriut – mrekullisht nuk lëndohet askush

    Microsoft lanson përmirësime të inteligjencës artificiale në Windows 11

    -Përfitimet kryesore të mandarinave për shëndetin janë:

    Të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese

    Mandarinat kanë shumë vitaminë C, e cila ndihmon për shëndetin e lëkurës dhe të zemrës. Ato përmbajnë edhe antioksidantë të tjerë që mbrojnë trupin.

    Antioksidantë të fuqishëm

    Mandarinat dhe lëkurat e tyre përmbajnë antioksidantë si flavonoidet, që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
    Kronikë e Zezë

    Aksident në rrugën Straqin-Kratovë, ndërpritet qarkullimi i automjeteve

    Forcojnë sistemin imunitar

    Vitamina C në mandarina ndihmon sistemin imunitar të luftojë infeksionet duke mbështetur funksionimin e qelizave të bardha të gjakut.

    Mbështesin shëndetin e trurit

    Disa përbërës në mandarina mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të tilla si Alzheimer dhe Parkinson, edhe pse kërkohet më shumë hulumtim tek njerëzit.

    Përmirësojnë shëndetin e lëkurës

    Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, proteinës që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe shenjave të plakjes.

    Ndihmojnë në humbjen e peshës

    Mandarinat kanë fibra që ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe rregullojnë oreksin, gjë që ndihmon në kontrollin e peshës.

    Mund të ndihmojnë në kontrollin e yndyrës

    Disa studime tregojnë se përbërësi nobiletin në mandarina mund të ndihmojë në parandalimin e grumbullimit të yndyrës në trup.

    Mandarinat mbështesin shëndetin e zemrës

    Antioksidantët në mandarina, si vitamina C, tangeretina dhe nobiletina, ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit të keq, duke përmirësuar funksionin e enëve të gjakut dhe duke zvogëluar rrezikun për sëmundje zemre dhe goditje në tru.

    Mandarinat mund të ndihmojnë kundër kancerit

    Antioksidantët në mandarina mund të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorëve dhe të përmirësojnë efektet e trajtimeve si kimioterapia. Gjithashtu, flavonoidet e tyre lidhen me një rrezik më të ulët për disa lloje kanceri. Megjithatë, kërkimet te njerëzit janë ende në zhvillim dhe duhet më shumë studime.

  • Ushqimet që ju ndihmojnë të zgjidhni problemet me tretjen

    Ushqimet që ju ndihmojnë të zgjidhni problemet me tretjen

    Është shumë e rëndësishme që problemet me tretjen të parandalohen që në fazat fillestare të saj. Tretja fillon që me përpunimin mekanik, prandaj duhet të përtypeni mirë, në këtë mënyrë i lejoni gjithashtu ushqimeve të përzihen me pështymën. Është gjithashtu e rëndësishme të integroni disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj.

    Një dietë shumë e pasur në sheqerna, yndyra të larta dhe miellra të përpunuar, rrit rrezikun e zhvillimit të shqetësimeve me tretjen. Për të evituar këto shqetësime duhet të provojmë të rregullojmë tretjen me disa ushqime të shëndetshme.

    Disa prej ushqimeve që rregullojnë tretjen

    Lakrat e fermentuara – Dy lugë gjelle lakra të fermentuara para vakteve stimulojnë prodhimin e acideve gastrike. Përmbajnë baktere miqësore me zorrët që ndihmojnë ri-ekuilibrimin e florës lokale dhe ndihmojnë daljen jashtë.

    Uthull molle – Ndihmon organizmin për të prodhuar acid klorhidrik, shumë i dobishëm për stomakun sepse ndikon në tretjen e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Favorizon humbjen në peshë, lehtëson refluksin dhe sindromën e zorrës së irrituar falë yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave.

    Mango – Është treguar se mango ndihmon për të mbajtur gjallë bakteret e mira të zorrëve. Sipas një studimi të universitetit të Oklahoma, integrimi i këtij fruti në dietën tonë, përmirëson shëndetin e zorrëve, redukton yndyrat e trupit dhe kontrollon sheqernat në gjak. Është i pasur në vlera ushqyese dhe përbërës bioaktivë që reagojnë në mënyrë pozitive për shëndetin tonë në disa nivele.

    Kefir – Është i ngjashëm me kosin e thartë, por më i lëngshëm. Ajo që e bën kefirin një ushqim të mrekullueshëm është prezenca e dhjetëra grupeve bakteresh të mira. Pjesa më e madhe e llojeve të jogurtit që gjejmë në treg, përmban tre.

    Vaj ulliri – Është i njohur që nga antikiteti për faktin se i bënë mirë aparatit tretës. Mbron nga acidi refluks gastrik dhe favorizon një kalim të lehtë dhe gradual të ushqimit nga stomaku drejt duodenit, duke rritur ndjesinë e të qenit të ngopur.

    Angjinare – Përmbajnë cinarinë, një substancë acide që stimulon prodhimin e biliareve. Lehtëson punën e mëlçisë dhe ndihmon në parandalimin e formacioneve të gurëve dhe kalkulave në tëmth. Angjinaret veprojnë si diuretik natyral, reduktojnë post-efektet e alkoolit dhe janë të pasura me fibra.

    Molla – Pektina (fibër e tretshme) e gjendur tek mollët favorizon tretjen dhe parandalon fermentimin në brendësi të zorrës. Mund të ndihmojë në luftimin e lodhjes dhe të mbajë nën kontroll nivelet e LDL ose të kolesterolit të keq. Hajini me gjithë lëkurë, pasi janë shumë të shëndetshme për aparatin tretës.

    Kosi – Përbërja e tij e probiotikëve e bën një nga ushqimet që favorizojnë sidomos tretjen. Probiotikët janë mikroorganizma të gjalla prezente tek ushqimet. Forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në shëndetin e florës së zorrëve. Janë të dobishme për një transit të mirë intestinal.

    Ananas – Ananasi përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjet proteinike më të vështira për t’u tretur. I dobishëm për të luftuar edhe sëmundjet intestinale, fryrjen e barkut dhe ulcerën.

    Xhenxhefil – Kjo rrënjë aromatike është një stimulant i shkëlqyer për tretjen. E ndihmon pankreasin të çlirojë enzima, duke e bërë shpërbërjen e sheqernave më të lehtë dhe më pak acide. Ka fuqi të mëdha antibakteriale, qetëson diarrenë dhe ndihmon daljen jashtë. Nëse pihet si çaj, parandalon dispepsinë (tretjen e ngadaltë dhe të vështirë).

  • Nuk do e besoni dot kur të zbuloni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse kosumoni dardha çdo ditë

    Nuk do e besoni dot kur të zbuloni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse kosumoni dardha çdo ditë

    Dardhat kanë një shije të butë dhe të ëmbël dhe mund të përdoren në shumë mënyra; të pjekura me pak mjaltë e kanellë, në sallata, në tërshërë, në ‘smoothie’ apo edhe mbi pica me djathë dhe proshutë.
    Dardhat kanë shumë fibra që ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Kjo do të thotë që mund të hani më pak gjatë ditës, pa u ndier të uritur. Plus, fibrat nuk kanë shumë kalori.
    Ndëshkohet balerini UKRAINAS që mban të GDHENDUR në lëkurën e tij Vladimir Putin-in!Dardhat ndihmojnë tretjen dhe e bëjnë më të lehtë jashtëqitjen. Kanë fibra të ndryshme që ndihmojnë zorrët të punojnë më mirë. Mos hiqni lëkurën kur i hani, edhe ajo ka shumë fibra!
    Fibrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Ndërsa kaliumi që përmbajnë dardhat ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbron zemrën.
    Dardhat përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë viruset dhe sëmundjet. Varietete të ndryshme me ngjyra të ndryshme kanë përfitime të ndryshme ndaj provoni lloje të ndryshme.
    Nuk është pak të jesh vajza e Michael Jackson/Shuma MARRAMENDËSE e parave që Paris ka marrë nga pasuria e mbretit të pop-it!Konsumimi i rregullt i dardhave mund të ulë rrezikun për sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës, madje edhe Alzheimeri. Kjo falë fibrave dhe antioksidantëve që përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe trurit.

  • Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

    Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

    Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, zgjedhja e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë luan një rol kyç.
    Edhe pse të gjitha llojet e frutave janë të shëndetshme, kardiologët paralajmërojnë se disa prej tyre dallohen për shkak të efekteve të tyre mbrojtëse në sistemin kardiovaskular.
    Manaferrat janë një mburojë natyrale për zemrën

    Kardiologët theksojnë se manaferrat, veçanërisht manaferrat dhe boronicat, kanë veti të fuqishme antioksiduese që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
    Ato janë të pasura me antioksidantë si antocianina, acidi ellagjik dhe resveratroli, komponime që ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe inflamacionit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
    Antioksidantët në këto fruta ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimet, duke mbrojtur kështu drejtpërdrejt zemrën dhe enët e gjakut.
    Sa shpesh duhet të hani manaferra?
    Kardiologët këshillojnë të hani manaferra të paktën tre herë në javë. Është e rëndësishme t’i konsumoni ato me masë dhe rregullisht. Zgjidhni manaferrat tuaja të preferuara dhe përfshijini ato në dietën tuaj të përditshme, edhe nëse në sasi të vogla.
    Edhe pse të gjitha manaferrat janë të dobishme, manaferrat dallohen si opsioni më i mirë. Maneratat kanë përmbajtjen më të lartë të fibrave dhe antioksidantëve nga çdo manaferrë tjetër.
    Në vendin e dytë janë boronicat, të cilat njihen prej kohësh për efektet e tyre të dobishme në shëndetin kardiovaskular.
    Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, duke i bërë ato një shtesë ideale për një dietë të shëndetshme.

  • Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani fistikë çdo ditë?

    Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani fistikë çdo ditë?

    Fistikët janë një ushqim i shijshëm dhe jashtëzakonisht ushqyes. Përveç shijes së tyre të pasur, ato janë burim i mirë proteinash, yndyrnash të shëndetshme, fibrave dhe antioksidantëve.

    Përfitimet kryesore shëndetësore:

    • Presioni i gjakut më i ulët: Kaliumi, magnezi dhe kalciumi ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut.

    • Shëndeti i syve: Luteina dhe zeaksantina mbrojnë retinën dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si degjenerimi makular dhe katarakti.

    • Rregullimi i peshës trupore: Fibrat dhe proteinat krijojnë ndjesi ngopjeje dhe ndihmojnë në kontrollin e oreksit.

    • Stabilizimi i sheqerit në gjak: Ngadalësojnë përthithjen e glukozës, duke ndihmuar njerëzit me diabet ose prediabet.

    • Shëndeti i zorrëve: Fibrat nxisin tretjen e rregullt dhe mbështesin mikrobiomën e shëndetshme të zorrëve.

    Vlera ushqyese për 28 gramë fistikë:

    • Kalori: 165

    • Proteina: 6 g

    • Fibër: 3 g

    • Yndyrë totale: 13 g (2 g e ngopur)

    • Kalium: 277 mg, Magnez: 30 mg

    Kujdes:

    • Jo të përshtatshëm për personat me alergji ndaj arrave.

    • Fëmijët nën 4 vjeç duhet t’i konsumojnë si pure ose salcë për të shmangur rrezikun e mbytjes.

    • Konsum moderuar për ata me probleme tretjeje ose gurë në veshka.
    Si t’i konsumojmë:
    Mund të hahen të thjeshtë, të shtohen në sallata, të kombinohen me fruta, djathë të butë, ose të përdoren për kore krokante mbi mish dhe peshk.
     

  • Studimi britanik: Lotët mund të ndihmojnë në zbulimin e tumoreve të trurit

    Studimi britanik: Lotët mund të ndihmojnë në zbulimin e tumoreve të trurit

    Lotët, tradicionalisht të shoqëruar me emocionet, së shpejti mund të bëhen një mjet i vlefshëm në duart e mjekëve.

    Shkencëtarët besojnë se ato përmbajnë të dhëna për atë që po ndodh thellë brenda trurit dhe një ditë mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të tumoreve.

    Në Universitetin e Mançesterit, Profesor Petra Hamerlik po drejton një studim të ri që shqyrton këtë hipotezë.

    Gjetjet fillestare sugjerojnë se ndryshimet në përbërjen e lotëve mund të ofrojnë një “dritare” në tru, duke i ndihmuar mjekët të identifikojnë një sëmundje që shpesh diagnostikohet vonë dhe me vështirësi.

    Siç shpjegon ajo, tumoret e trurit shpesh zbulohen vonë sepse simptomat e tyre janë të paqarta, një dhimbje koke ose një krizë mund të jetë shenja e parë. Vonesat në diagnozë mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së pacientëve.

    Pse lotët mund të jenë përgjigjja?

    Lotët nuk shprehin vetëm emocione: ato u sigurojnë syve oksigjen dhe lëndë ushqyese, largojnë produktet e mbeturinave dhe mbrojnë nga infeksionet. Ato prodhohen nga plazma që filtrohet përmes gjëndrave të kontrolluara nga truri, gjë që u jep atyre informacion të pasur biologjik.

  • Hurmat, frutin e artë të vjeshtës mund ta përdorni dhe në ëmbëlsira

    Hurmat, frutin e artë të vjeshtës mund ta përdorni dhe në ëmbëlsira

    Hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër.
    Ndihmojnë në tretje – Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.
    Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin – Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

    Luftojnë aneminë – Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.
    Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare – Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.
    Hurma është një frut i pasur në sheqerna, kripëra minerale, vitamina A, B dhe C si dhe aminoacide të rëndësishëm.
    Si t’i përdorim ne gatim?
    Që t’i shndërroni menjëherë në pure, hurmat duhet të jenë shumë të buta. Me ndihmën e një luge, merrni vetëm tulin e frutit, pa lëkurë, dhe bashkojini në një enë. Mund t’i shtypni me lugë apo t’i përzieni me mikser që të keni një krem homogjen. Me të mund të shoqëroni kek të llojeve të ndryshëm. Një tjetër përgatitje që mund të rezistojë më gjatë në kohë është pelteja klasike por kjo duhet ta kalojë një fazë gatimi. Veçse, duhet t’i kaurdisni për fare pak minuta, me pak sheqer kaf. Nuk është nevoja të qëndrojnë gjatë në zjarr, si frutat e tjera.