Tag: ndihmojë

  • “Do të nxisim rritjen e produktivitetit…”, BERZH: Shqipëria të ndryshojë politikat industriale

    “Do të nxisim rritjen e produktivitetit…”, BERZH: Shqipëria të ndryshojë politikat industriale

    Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë.

    Për të rritur konkurueshmërinë në tregun europian, BERZH pritet të ndihmojë Shqipërinë në disa sektorë të rëndësishëm.
    “Këto “shërbime të inovacionit global” si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale”-u shpreh Sejko.
    Për të rritur konkurueshmërinë në tregun europian, BERZH pritet të ndihmojë Shqipërinë me 900 milionë euro investime deri në vitin 2029.
    “Strategjia gjithashtu synon të ndihmojë sektorin privat shqiptar që të përgatitet për akses në tregun e përbashkët evropian. Kjo do të arrihet përmes rritjes së financimit direkt dhe indirekt, përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe integrimit të bizneseve shqiptare në zinxhirët globalë të vlerës. Financimi do të shoqërohet me asistencë teknike të shënjestruar për rritjen e produktivitetit dhe nxitjen e inovacionit”-u shpreh Ekaterina Solovova, drejtuese e zyrës së BERZH në Shqipëri.
    Në konferencë u prezantua edhe raporti i tranzicionit i BERZH për vitet 2024-2025, ku fokusi kryesor do të jenë investimet në energji të gjelbër por dhe fuqia punëtore.

    Top Channel

  • Këto janë frutat që pastrojnë enët e gjakut nga yndyra! Konsumojini, nëse doni një sistem kardiovaskular të shëndetshëm

    Këto janë frutat që pastrojnë enët e gjakut nga yndyra! Konsumojini, nëse doni një sistem kardiovaskular të shëndetshëm

    Një dietë e pasur me lëndë ushqyese, siç janë frutat, mund të ndihmojë në ruajtjen e një sistemi kardiovaskular të shëndetshëm.
    Lloje të caktuara frutash ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut nga depozitat yndyrore, siç janë kolesteroli dhe trigliceridet. Këto fruta rekomandohen për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
    Boronica

    Ato janë veçanërisht të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e arterieve nga stresi oksidativ dhe inflamacioni.
    Stresi oksidativ është një nga faktorët kryesorë në formimin e pllakës në arterie. Përfshirja e boronicave dhe manave të tjera në dietën tuaj mund të ndihmojë në uljen e stresit, duke përmirësuar kështu shëndetin e zemrës.
    Është e rëndësishme të mbani mend se ruajtja e shëndetit të zemrës, përveç një diete të ekuilibruar, kërkon edhe ndryshime në stilin e jetës, siç janë ushtrimet e rregullta, ulja e stresit dhe shmangia e zakoneve të dëmshme, siç është pirja e duhanit.
    Fruta agrume
    Frutat agrume, të tilla si portokalli dhe limoni, janë të pasura me vitaminë C, e cila mbron qelizat nga dëmtimi. Vitamina C luan një rol kyç në parandalimin e grumbullimit të pllakës në enët e gjakut. Konsumi i rregullt i portokallit, grejpfrutit dhe limonit mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të arterieve.

  • “Kjo shenjë do marrë vendimin e madh jetësor”,  Meri Gjini paralajmëron fuqishëm, ja cfarë pritet t’ju ndodh këtë javë

    “Kjo shenjë do marrë vendimin e madh jetësor”, Meri Gjini paralajmëron fuqishëm, ja cfarë pritet t’ju ndodh këtë javë

    Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në një emision televiziv, bëri parashikimin e Horoskopit për javën.

    Kemi diellin te Demat. Po i afrohemi stinës së verës, në konotacionin e zemrës dhe shpirtit. Me këtë Diell te Demat dhe Hënën në hyrje të fortë mbi plutonin sot, pavarësisht të përditshmes, duhet ta nisim me tolerancë. Sidmos në familje.

     
    Ata që do udhëtojnë dhe do lëvizin duhet ta marrin me kujdes.

    Dielli te Demat do nxjerri prioritet çështjet e ekonomisë.

    Kush ka plane zhvillimi t’i vendosi në agjendë nga nesër, që të ketë lëvizjet konkrete ekonomike. Pasi deri në mesin e shtatorit, është cikli diellor që mund të ndihmojë më mirë se në çdo fazë tjetër.

    Dashi
    Lëvizja e Marsit te Luanët është një hyrje pozitive. Ky Mars përshpejton çështjet e karrierës dhe punës duke i bërë të dalin në vijë të parë. Dielli do i ndihmojë shumë për tu lehtësuar në çështjet ekonomike që nga e mërkura. Duhet të keni kujdes ju që jeni në raport dashurie prej shumë vitesh. Është tendencë e momentit konfliktet dhe ndarjet. Marsi te Luanët nxjerr prioritet çështjet e adoleshentëve dhe rinisë së parë.

    Demi
    Shijojeni muajin tuaj. Kjo periudhëka një specifikë të veçantë. Aq sa i përshpejton gjërat për të përmirësuar kushtet e punës, aq përballen me pengesa. Ata që do këmbëngulin dhe do kenë durim do arrijnë aty ku duan. Është një përiudhë shumë e mirë për të zbukuruar veten dhe për të konsolofuar gjërat e rëndësishme si shtëpia apo pronësi. Vendimet që merren në këtë periudhë do i rezistojën kohës.

    Binjakët
    Sido që të jetë situata, Jupiteri në pozicionin që është ndihmon Binjakët. Marsi ka nsiur një lëvizje 3 këndore me këtë jupiter, do ndihmojë shumë në lëvizje që fshehin risk. Në kuptimin e investimit dhe karrierës. Flasim për risqe të bukura dhe ligjore. Shpërblehet maksimalisht. Ata që kanë bërë investimet e tyre, me këtë hyrje përmbyll siklete dhe borxhe.
    Gaforrja
    Më në fund lirohen nga Marsi që i bëri të provonin të gjitha llojet e emocioneve që shkakthohen nga puna. Patën mundësi të korigjojnë dhe të rregullojnë humorin. Ka ardhur momenti të merren më çështje që i përkasin shpirtit të tyre dhe investimit të tyre ekonomik. Ekonomia dhe të ardhurat janë prioritet. Bashkimi i Venusit me Saturnin te Peshqit dhe hyrja e Neptunit dhe Saturnit do ndihmojnë shumë në kreativitetin e të shprehurit. Do i ndihmojë shumë për të marrë atë që duan.
    Luani
    E nisin disi jo shumë të qetë. Ky Mars minimalisht do i detyrojë të nxjerrë karrierën prioritet deri në ditët e para të qershorit. Kanë ballë përballë Plutonin që do i shoqërojë ditët me ankth. Mund të jetë ankthi i lodhjes së tyre sesa i momentit që flasim. Merreni shtruar pasi ka mundësi që java të jap rezultat. Venusi te Saturni ju favorizon në stabilitet.
    Virgjëresha
    Zgjidhje të bukura në çësthje që i përkasin të shkuarës shumë të afërt. Problematikat me punën dhe profesionin duket sikur nisur që nga kjo javë nis zgjidhja përfundmitare. Dashuria do i jap stabilitet dhe gjithashtu ekonomia.
    Peshorja
    Marsi te Luanët është favorizues. Agjenda juaj do jetë shumë më e lehtësuar. Nga sot, Peshorja minimalisht do ketë mundësi që çështjet e rëndësishme që duan të zgjidhin, e arrijnë këtë javë. Cilësia e të përditshmes së tyre do rritet.
    Akrepi
    Me çështje që i përkasin familjes do duhet të jenë të kujdesshë. Ata që kanë adoleshent në familje duhet t’i japin shumë dashuri dhe pa analiza të ashpra. Merreni shtruar. Bashkëpunimi do jetë tema qëndrore nesër dhe pasnesër. Do ketë një shije të mirë. Prioritet vijon të ketë kroigjimi në rrugëtimin e punës dhe karrierës.
    Shigjetari
    Zgjidhje që i përket çështjeve familjare, fëmijëve dhe stausit do jetë prioriteti i javës. Trekëndëshi i Saturnit, Venusit dhe Uranit bën të mundur që të merren më çështjet perosnale edhe nëse nuk kanë në plan dhe të gjejnë zgjidhje. Gëzimi i javës është një lajm në lidhje me punën.
    Bricjapi
    Disi të tërhequr në botën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre do jenë njësoj të tërhequr në një grup të vogël njerëzish. Humori në ditën e nesërme vijon të jetë i njëjtë. Java do i detyrojë të shkojnë në rimin e të tjerëve të mërkurën dhe në vazhdim. Nga e mërkura dhe deri në fund të prilit do jetë një periudhë të ngarkuar, por lehtësuese. Nuk është një periudhë që do jenë të shpërndarë, por nxjerr diçka që ja vlen për tu marrë me të. I shtohet diçka agjendës, që ja vlen barra qiranë.
    Ujori
    Merreni shtruar dhe me qetësi ditën e sotme. Kjo javë është mbyllje situatash. Përshpejtojnë mbylljet, për të nisur vrapin. Ka iniciativa të reja dhe bashkëpunime. Do rezultojë një periudhë e mirë për ju. Materialisht do jenë më të privilegjuarit.
    Peshqit
    Saturn-Venus te vetja e vet, në hyrje shumë të fortë me Uranin. Faktori i të papriturës do japi ngjyrat e forta të bukura për Peshqit. Do rezultojë një javë shumë e bukur për ata që janë në pritje të diçkajë të rëndësishme nga partneri. Dashuria dhe ekonomia do kenë lajme të gëzuara. Janë dy drejtime që janë sikletet dhe gëzimet e periudhës.

  • Dielli në Dem nxjerr prioritet ekonominë! Horoskopi i javës nga Meri Gjini: Shenja që duhet të marrë vendime të mëdha

    Dielli në Dem nxjerr prioritet ekonominë! Horoskopi i javës nga Meri Gjini: Shenja që duhet të marrë vendime të mëdha

    Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për javën.
    Kemi diellin te Demat. Po i afrohemi stinës së verës, në konotacionin e zemrës dhe shpirtit. Me këtë Diell te Demat dhe Hënën në hyrje të fortë mbi plutonin sot, pavarësisht të përditshmes, duhet ta nisim me tolerancë. Sidmos në familje.
    Ata që do udhëtojnë dhe do lëvizin duhet ta marrin me kujdes.

    Dielli te Demat do nxjerri prioritet çështjet e ekonomisë.
    Kush ka plane zhvillimi t’i vendosi në agjendë nga nesër, që të ketë lëvizjet konkrete ekonomike. Pasi deri në mesin e shtatorit, është cikli diellor që mund të ndihmojë më mirë se në çdo fazë tjetër.
    DashiLëvizja e Marsit te Luanët është një hyrje pozitive. Ky Mars përshpejton çështjet e karrierës dhe punës duke i bërë të dalin në vijë të parë. Dielli do i ndihmojë shumë për tu lehtësuar në çështjet ekonomike që nga e mërkura. Duhet të keni kujdes ju që jeni në raport dashurie prej shumë vitesh. Është tendencë e momentit konfliktet dhe ndarjet. Marsi te Luanët nxjerr prioritet çështjet e adoleshentëve dhe rinisë së parë.
    DemiShijojeni muajin tuaj. Kjo periudhëka një specifikë të veçantë. Aq sa i përshpejton gjërat për të përmirësuar kushtet e punës, aq përballen me pengesa. Ata që do këmbëngulin dhe do kenë durim do arrijnë aty ku duan. Është një përiudhë shumë e mirë për të zbukuruar veten dhe për të konsolofuar gjërat e rëndësishme si shtëpia apo pronësi. Vendimet që merren në këtë periudhë do i rezistojën kohës.
    BinjakëtSido që të jetë situata, Jupiteri në pozicionin që është ndihmon Binjakët. Marsi ka nsiur një lëvizje 3 këndore me këtë jupiter, do ndihmojë shumë në lëvizje që fshehin risk. Në kuptimin e investimit dhe karrierës. Flasim për risqe të bukura dhe ligjore. Shpërblehet maksimalisht. Ata që kanë bërë investimet e tyre, me këtë hyrje përmbyll siklete dhe borxhe.
    GaforrjaMë në fund lirohen nga Marsi që i bëri të provonin të gjitha llojet e emocioneve që shkakthohen nga puna. Patën mundësi të korigjojnë dhe të rregullojnë humorin. Ka ardhur momenti të merren më çështje që i përkasin shpirtit të tyre dhe investimit të tyre ekonomik. Ekonomia dhe të ardhurat janë prioritet. Bashkimi i Venusit me Saturnin te Peshqit dhe hyrja e Neptunit dhe Saturnit do ndihmojnë shumë në kreativitetin e të shprehurit. Do i ndihmojë shumë për të marrë atë që duan.
    LuaniE nisin disi jo shumë të qetë. Ky Mars minimalisht do i detyrojë të nxjerrë karrierën prioritet deri në ditët e para të qershorit. Kanë ballë përballë Plutonin që do i shoqërojë ditët me ankth. Mund të jetë ankthi i lodhjes së tyre sesa i momentit që flasim. Merreni shtruar pasi ka mundësi që java të jap rezultat. Venusi te Saturni ju favorizon në stabilitet.
    VirgjëreshaZgjidhje të bukura në çësthje që i përkasin të shkuarës shumë të afërt. Problematikat me punën dhe profesionin duket sikur nisur që nga kjo javë nis zgjidhja përfundmitare. Dashuria do i jap stabilitet dhe gjithashtu ekonomia.
    PeshorjaMarsi te Luanët është favorizues. Agjenda juaj do jetë shumë më e lehtësuar. Nga sot, Peshorja minimalisht do ketë mundësi që çështjet e rëndësishme që duan të zgjidhin, e arrijnë këtë javë. Cilësia e të përditshmes së tyre do rritet.
    AkrepiMe çështje që i përkasin familjes do duhet të jenë të kujdesshë. Ata që kanë adoleshent në familje duhet t’i japin shumë dashuri dhe pa analiza të ashpra. Merreni shtruar. Bashkëpunimi do jetë tema qëndrore nesër dhe pasnesër. Do ketë një shije të mirë. Prioritet vijon të ketë kroigjimi në rrugëtimin e punës dhe karrierës.
    ShigjetariZgjidhje që i përket çështjeve familjare, fëmijëve dhe stausit do jetë prioriteti i javës. Trekëndëshi i Saturnit, Venusit dhe Uranit bën të mundur që të merren më çështjet perosnale edhe nëse nuk kanë në plan dhe të gjejnë zgjidhje. Gëzimi i javës është një lajm në lidhje me punën.
    BricjapiDisi të tërhequr në botën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre do jenë njësoj të tërhequr në një grup të vogël njerëzish. Humori në ditën e nesërme vijon të jetë i njëjtë. Java do i detyrojë të shkojnë në rimin e të tjerëve të mërkurën dhe në vazhdim. Nga e mërkura dhe deri në fund të prilit do jetë një periudhë të ngarkuar, por lehtësuese. Nuk është një periudhë që do jenë të shpërndarë, por nxjerr diçka që ja vlen për tu marrë me të. I shtohet diçka agjendës, që ja vlen barra qiranë.
    UjoriMerreni shtruar dhe me qetësi ditën e sotme. Kjo javë është mbyllje situatash. Përshpejtojnë mbylljet, për të nisur vrapin. Ka iniciativa të reja dhe bashkëpunime. Do rezultojë një periudhë e mirë për ju. Materialisht do jenë më të privilegjuarit.
    PeshqitSaturn-Venus te vetja e vet, në hyrje shumë të fortë me Uranin. Faktori i të papriturës do japi ngjyrat e forta të bukura për Peshqit. Do rezultojë një javë shumë e bukur për ata që janë në pritje të diçkajë të rëndësishme nga partneri. Dashuria dhe ekonomia do kenë lajme të gëzuara. Janë dy drejtime që janë sikletet dhe gëzimet e periudhës.
    /vizionplus.tv

  • A mund të ndihmojë tërshëra në humbjen e peshës?

    A mund të ndihmojë tërshëra në humbjen e peshës?

    Tërshëra është një nga ato ushqime që mund të përshtatet në çdo vakt dhe kohë të ditës. Por a është vërtet një aleat në humbjen e peshës apo thjesht një tjetër trend dietik?

    Shkakton ngopje dhe mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

    Një nga avantazhet e mëdha të tërshërës është se ju mban më të ngopur për më gjatë. Është plot me fibra të tretshme, të cilat kur arrijnë në zorrë, formojnë një lloj “xheli” që ngadalëson tretjen dhe përthithjen e sheqernave. Kjo do të thotë më pak rritje të sheqerit në gjak dhe më pak dëshira.

    Megjithatë, sasia ka rëndësi. Idealisht, një porcion prej 70 gramësh deri në tre herë në ditë është i mjaftueshëm. Nëse e teproni, mund të përfundoni duke marrë më shumë kalori sesa digjni.

    Kujdeset për shëndetin e zorrëve

    Zorrët janë “truri” i dytë i trupit dhe shëndeti i tij ndikon në gjithçka, nga tretja deri te sistemi imunitar dhe disponimi. Tërshëra është plot me fibra prebiotike, të cilat ndihmojnë në balancimin e florës mikrobike të zorrëve. Kjo jo vetëm që përmirëson tretjen dhe funksionin e zorrëve, por gjithashtu redukton inflamacionin në trup, i cili madje mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit.

    Mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore

    Dieta ndikon drejtpërdrejt në disponimin tonë dhe tërshëra ka diçka të veçantë që e lidh atë me psikologjinë e mirë: triptofanin. Triptofani është një aminoacid që trupi e përdor për të prodhuar serotonin, i njohur gjithashtu si “hormoni i lumturisë”.

    Përveç kësaj, tërshëra është e pasur me vitamina B, të cilat luajnë një rol në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe prodhimin e energjisë.

    Pra, tërshëra nuk është vetëm një tjetër ushqim “i shëndetshëm”. Është një shumë-mjet i vërtetë ushqyes që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur, të përmirësoni tretjen dhe të përmirësoni disponimin tuaj.

  • Ambasada e SHBA: Mos i beso askujt që premton të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave

    Ambasada e SHBA: Mos i beso askujt që premton të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që duan të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA, të shmangin mashtrimet për plotësimin e aplikimit.
    “Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, jo të të japin këshilla të mira”, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale të Ambasadës.
    Ambasada informoi se nëse ata e plotësojnë aplikimin e qytetarit gabim, ose me informacion të rremë, do të jetë qytetari ai që do të jetë përgjegjës.
    “Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet. Kurse paratë dhe shmang mashtrimet, Ne ofrojmë informacion falas se si të plotësosh vetë aplikimin tënd”, citohet njoftimi, teksa është ndarë edhe linku ku qytetari ndihmohet për të plotësuar aplikimin.

  • Inteligjenca Artificiale së shpejti mund të përkthejë atë që po ju thonë kafshët shtëpiake

    Inteligjenca Artificiale së shpejti mund të përkthejë atë që po ju thonë kafshët shtëpiake

    Shumë pronarë të kafshëve shtëpiake shpesh pyesin veten se çfarë mund të jenë duke thënë macet dhe qentë e tyre. Me kalimin e kohës, njerëzit fillojnë të kuptojnë kuptimin pas çdo tundjeje të bishtit, çdo miau dhe çdo lehjeje, por ideja për të ditur saktësisht se çfarë komunikojnë kafshët e tyre ka qenë gjithmonë një dëshirë e përbashkët.
    Së fundmi, shkencëtarët po përdorin inteligjencën artificiale (AI) për të deshifruar gjuhën e kafshëve, një fushë që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje.
    Sipas një raporti të ‘The Guardian’, Daniel Mills, profesor i mjekësisë së sjelljes veterinare në Universitetin e Lincolnit, ka theksuar se AI mund të ndihmojë në interpretimin të komunikimit të kafshëve, duke ofruar njohuri të reja mbi qëllimet dhe emocionet e tyre. Kjo teknologji mund të sjellë përfitime të rëndësishme në mirëqenien e kafshëve dhe në marrëdhëniet e tyre me njerëzit.
    Një studim i fundit i publikuar në revistën Science Direct ka analizuar kompleksitetin e shprehjeve të fytyrës te macet, duke zbuluar se ato shfaqin 276 shprehje të ndryshme gjatë ndërveprimeve me njëra-tjetrën. Studiuesja Brittany Florkiewicz, profesoreshë e psikologjisë në Kolegjin Lyon, vëren se macet ndryshojnë mënyrën e komunikimit kur ndërveprojnë me njerëzit krahasuar me ndërveprimet me macet e tjera. Ky kompleksitet paraqet sfida në të kuptuarit e emocioneve të tyre, por përdorimi i AI-së mund të ndihmojë në interpretimin më të saktë të këtyre sinjaleve.
    Studiuesit, duke përfshirë ekipin e Mills, po përdorin teknologjinë AI për të analizuar shprehjet e fytyrës te macet, qentë dhe kuajt përmes analizës së një sasie të madhe videosh të disponueshme në internet. Kjo metodë jo vetëm që synon të ndihmojë në kuptimin e komunikimit të kafshëve shtëpiake, por gjithashtu mund të përdoret për të përmirësuar mirëqenien e kafshëve në sektorë të ndryshëm, si p.sh. monitorimi i shëndetit të lopëve gjatë procesit të mjeljes për të identifikuar shenjat e dhimbjes.
    Aplikimet e AI-së në kuptimin e komunikimit të kafshëve shkojnë përtej sferës së kafshëve shtëpiake. Teknologjia mund të ndihmojë në përpjekjet për ruajtjen e specieve të rrezikuara dhe të ofrojë njohuri të reja mbi biologjinë dhe psikologjinë e tyre. Studiues të ndryshëm po përdorin AI për të analizuar vokalizimet e kafshëve të egra si zebrat, rinocerontët e bardhë dhe papagajtë për të studiuar modelet e tyre të komunikimit. Kjo analizë mund të ndihmojë gjithashtu në eksplorimin e origjinës së aftësive të komunikimit të njeriut dhe lidhjeve të tij me kafshët e tjera.
    Përdorimi i AI-së për të kuptuar gjuhën e kafshëve është një hap përpara në krijimin e një lidhjeje më të ngushtë mes njerëzve dhe kafshëve, duke ofruar njohuri të reja dhe mundësi për të përmirësuar jetën e tyre.

  • Çfarë Është Ashuaganda – Cilat Janë Përfitimet Shëndetësore

    Çfarë Është Ashuaganda – Cilat Janë Përfitimet Shëndetësore

    Emri botanik i Ashuagandës është Withania somnifera, por njihet edhe me disa emra të tjerë si “xhinseni indian” dhe “qershia e dimrit”. Kjo barishte është një formë tradicionale e mjekësisë alternative Indiane dhe Aziatike që bazohet në parimet e shërimit të trupit me anë të natyrës.

     
    Ekstraktet ose pluhuri nga rrënja ose gjethet e bimës janë përdorur për mijëra vjet për të trajtuar një sërë shqetësimesh shëndetsore dhe sot shumë prej përfitimeve janë stuiduar dhe mënshteten edhe nga shkenca.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me përfitimet e mundshme të bimës të bazuara në kërkimet shkencore.
    Mund të ndihmojë në reduktimin e stresit dhe ankthit

    Ashuaganda është e njohur për aftësinë e saj për të ndihmuar trupin të përballojë stresin. Disa studime kanë treguar se suplementet me ashuaganda mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Për më tepër, përmirësime mund të shfaqen edhe në cilësinë e gjumit. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të krijuar një konsensus mbi format dhe dozimin e duhur për të trajtuar stresin dhe çrregullimet e lidhura me stresin.
    Mund të përmirësojë performancën atletike

    Hulumtimet kanë treguar se ashuaganda mund të ketë efekte të dobishme në performancën atletike dhe mund të jetë një shtesë e vlefshme për atletët. Ajo mund të ndihmojë me përmirësimin e forcës, përdorimin e oksigjenit gjatë stërvitjes.
    Mund të zvogëlojë simptomat e disa prej sëmundjeve të shëndetit mendor

    Disa prova tregojnë se ashuaganda mund të ndihmojë në reduktimin e përfshirë depresionit, në popullata të caktuara. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime.
    Mund të ndihmojë në rritjen e testosteronit dhe rritjen e fertilitetit tek meshkujt

    Suplementet mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të testosteronit dhe mund të japin disa përfitime të mundshme për fertilitetin tek meshkujt. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime.
    Mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak

    Disa studime sugjerojnë se ashuaganda mund të ulë ndjeshëm sheqerin në gjak, hemoglobinën, insulinën, lipidet e gjakut dhe shënuesit e stresit oksidativ. Besohet se disa përbërës tek kjo bimë, kanë aktivitet të fuqishëm antidiabetik dhe mund të ndihmojnë në stimulimin e qelizave tuaja për të marrë glukozë nga qarkullimi i gjakut. Megjithatë, kërkimi është i kufizuar dhe nevojiten më shumë studime.
    Mund të zvogëlojë inflamacionin

    Ashuaganda përmban komponime, që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup Edhe pse këto gjetje janë premtuese, hulumtimi mbi efektet e mundshme kundër inflamacionit është i kufizuar.
    Mund të përmirësojë funksionet e trurit, duke përfshirë kujtesën

    Suplementet me këtë bimë, mund të përmirësojnë kujtesën dhe të ndihmojnë trurin të kryejë edhe shumë funksione të tjera. Megjithatë, nevojiten ende më shumë kërkime.
    Mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit
     

    Shumë njerëz marrin ashuaganda për të promovuar cilësinë e gjumit dhe disa studime sugjerojnë se ajo mund të ndihmojë vërtetë me problemet e gjumit.
    Është relativisht e sigurt
    Ashuaganda është e sigurt për shumicën e njerëzve, megjithëse efektet e saj për përdorime afatgjata janë ende të panjohura. Megjithatë, disa njerëz nuk duhet ta marrin atë. Për shembull, gratë shtatzëna duhet ta shmangin, ata me kancer të prostates, njerëzit me shqetësime gastrointestinale dhe ata me tiroide këshillohet ta shmangin. Është e rëndësishme të këshilloheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni ashuaganda. /AgroWeb.org