Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, përmes politikave të përforcuara, trajnimit të mësuesve dhe përdorimit të teknologjive ndihmëse.Ky ka qenë një ndër qëllimet e vendosura nga UNICEF për vendin tonë, për të cilin citohet se ka bërë përparime në këtë drejtim vitin e shkuar.Për Shqipërinë, kjo mbështetje ka ardhur në një moment kyç, pasi sistemi arsimor ende përballet me sfida të mëdha për sa i përket përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Sipas UNICEF, një nga drejtimet kryesore është forcimi i kapaciteteve të mësuesve për të krijuar klasa gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme për të gjithë fëmijët. Po ashtu, rëndësi ka edhe përdorimi i teknologjive ndihmëse, të cilat u mundësojnë fëmijëve me vështirësi motorike, shqisore apo të komunikimit të ndjekin procesin mësimor në mënyrë të barabartë.Raporti thekson se Shqipëria është një nga vendet e rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore që ka ndërmarrë hapa për të zhvilluar sisteme mbështetjeje sociale më gjithëpërfshirëse.Sipas të dhënave të ofruara, 418 mësues dhe mësues ndihmës janë trajnuar në arsimin gjithëpërfshirës gjatë vitit 2024; l 3,804 nxënës që ishin jashtë shkollës ose ishin në rrezik janë përfituar nga bursa qeveritare për të vazhduar arsimin; ofrimi i trajnimeve dhe përgatitje për 585 përfaqësues lokalë të shëndetit dhe mirëqenies sociale në 5 qarqe për modelin e ri të vlerësimit të aftësisë (disability assessment), me fokus fëmijët me aftësi të kufizuara. Po ashtu, 3,804 nxënës që ishin jashtë shkollës ose në rrezik për ta braktisur përfituan bursa qeveritare për të vijuar arsimin, një masë që synon të mbajë fëmijët më vulnerabël brenda sistemit shkollor.Format e tjera kanë qenë përmes skemave të sigurimit shëndetësor dhe social, fëmijëve u ofrohen pajisje ndihmëse, duke nisur nga pajisjet ortopedike e deri te mjetet për komunikim alternativ. Megjithatë, sfidë mbetet përshtatja e këtyre pajisjeve sipas nevojave individuale dhe sigurimi i qasjes në çdo shkollë.Në nivel rajonal, mbështetja ka qenë në hartimin e listave kombëtare për teknologjitë ndihmëse, ngritjen e stacioneve të posaçme për kategori të ndryshme aftësish dhe trajnimin e stafit mësimor. Shembuj të tillë, si në Armeni, ku janë ngritur “workstations” për fëmijët me aftësi të ndryshme, ofrojnë modele që mund të përshtaten edhe në Shqipëri.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
