Juristi i njohur, Romeo Kara ka rrëfyer misionin “sekret” të vizitës së fundit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), të Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit Mark Fleming. Ai tregon se mbështetja e SHBA është e qartë dhe e prerë, duke përfshirë aksesin e SPAK-ut në të dhënat nga “Sky ECC” dhe bashkëpunimin me DEA, FBI, Europol dhe Eurojust. Kara flet për kërcënimet ndaj organit të akuzës dhe gjykatës, rolin e SPAK si institucioni kryesor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe çështjet e rëndësishme si dosja e 21 Janarit dhe shqyrtimi i masës së sigurisë së Ilir Metës nga Gjykata Kushtetuese.
-Z. Kara, kemi parë dhe zyrtarë amerikanë që vazhdojnë të zhvillojnë takime me SPAK. Çfarë ka qenë arsyeja në gjykimin tënd dhe a ka rënë miti që u përfol pas fitores së Trumpit se mund të kushtëzohej mbështetja ose?
U tha që amerikanët kanë ikur, nuk janë më. Amerikanët nuk ikën. Nuk ka qenë një masë që opozita e interpretoi sikur amerikanët nuk ishin dakord me reformën në drejtësi, se ishte e Sorosit. Por dhe qeveria ja la opozitës ta luajë. Në fakt, ata e kanë ditur që amerikanët janë. Pra, ke OPDAT, ke një ICITAP. Ke DEA, ke dhe FBI, po dhe të tjerë. Së fundmi erdhi një personalitet shumë i rëndësishëm, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit. Erdhi vetëm për takimet dhe për mbështetjen e SPAK-ut. Përpara kësaj ka paraprirë një vizitë shumë të rëndësishme që ka bërë vetë Dumani në Shtetet e Bashkuara. Ata kanë shprehur në mënyrë të hapur, me mesazh të qartë e të prerë, që kjo strukturë nuk preket. Kanë përkrahjen më të fortë nga shteti amerikan e politika amerikane, prokurorët e SPAK-ut e gjykatës. Pa dyshim, dhe të gjithë ata që aspirojnë për një Shqipëri të vërtetë euroatlantike do të aderojnë në shtetin e së drejtës, në tregun e lirë edhe në shtetin ku respektohet barazia para ligjit edhe sundimi i ligjit. Nuk vihet në dyshim kjo. Po flasin me vepra, nuk po flasin me deklarata. Besoj që ka qenë dhe bekimi i kësaj administrate për të gjitha lëvizjet e fundit të SPAK-ut.
-Pse SPAK konsiderohet institucioni kryesor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri?
Administrata Biden nga qershori i vitit 2021 nxori një urdhër ekzekutiv ku e shpallte korrupsionin rrezik për sigurinë kombëtare amerikane. Atij urdhri i shtohet tani pjesa e krimit të organizuar, sidomos me narkotrafikët. Pra, kemi një zhvillim. Këto kanë ardhur sipas amendimeve të herëpashershme, patjetër. Është i vetmi institucion SPAK që zotëron dhënat nga Sky ECC. Është një kambanë e madhe. Kur unë them është i vetmi institucion, po tregon që nuk paska institucione të tjera të certifikuara nga partnerët tanë që shtojmë Eurojust dhe Europol, të cilat besojnë vetëm SPAK-un për t’i dërguar këto informacione, pra jo struktura të tjera ligjzbatuese. Pra kemi detyra të mëdha përpara për të pastruar edhe policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese.
-Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtoje në themel edhe kërkesën e Ilir Metës për masën e tij të sigurisë. Si e komentoni këtë çështje?
Besoj do të shihet ligjshmëria dhe proporcionaliteti. Ka vend për t’u verifikuar a qëndron kjo masë, apo kemi pasur gjithmonë të nevojshme prishjen e provave, apo kërcënimin e dëshmitarëve. Duke e parë në të gjitha shkallët nëse është e justifikuar kjo masë. Besoj që në përfundim gjykata do të shprehet dhe besoj mund të përdoret, pasi edhe pala vetë e ka shprehur mund të përdoret për Strasburg. Unë kam bindje se kërcënon edhe gjithë organin e akuzës. Ai dhe Berisha. Është alarmante që të kërcënohet organi i akuzës apo gjykata. Kjo është evidente dhe e njohur. Mund të ketë edhe argumente të tjera”, tha ai, duke shtuar: “Po të ishte vetëm një rrugëtim gjykata kushtetuese do ta refuzonte për momentin duke thënë që Gjykata e Lartë të shprehet dhe më pas të shprehemi ne.
– Dosja e 21 janarit në SPAK është drejt përfundimit. Keni një koment?
Mënyra se si grupi i zjarrit të Gardës nuk u lejua të arrestohej, tregon që ka marrë edhe garanci. Për mua ka qenë një gjykim i turpshëm. Kemi një ish-prokuror që thotë janë shkatërruar provat. Kjo ngjarje është një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet. Dhe duhet të zbardhet. Ajo vijë gjaku nuk duhet kaluar. Ne nuk duhet të harrojmë, ajo që ndodhi me ’97, çfarë ka ndodhur mijëra të vrarë me pasojë të ligjit 7051 e them me vetëdije që ky person është gjakatar dhe është e frikshme që një gjakatar i tillë vazhdon të jetë në politikën shqiptare.
Tag: ndihmës
-

SHBA blindon SPAK-un, mbështetje e hapur nga Washingtoni, Romeo Kara rrëfen misionin sekret të Zv/Ndihmës Sekretarit…
-

Amerikanët zbarkojnë në SPAK/ Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit, Fleming takon Dumanin dhe dy ministra
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të politikës shqiptare.
Gjatë qëndrimit të tij, Fleming ka vizituar Prokurorinë e Posaçme, ku është pritur nga kreu i saj, Altin Dumani. Në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja që Shtetet e Bashkuara i japin reformës në drejtësi dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit.
Në kuadër të kësaj vizite, zyrtari amerikan ka zhvilluar takime edhe me ministren e brendshme, Albana Koçiu, dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Bisedimet janë fokusuar në vijimin e bashkëpunimit për forcimin e institucioneve të rendit dhe zbatimit të ligjit.
Fleming është takuar gjithashtu me përfaqësues të opozitës, ndër të cilët Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku. Diskutimet kanë prekur zhvillimet më të fundit politike në vend dhe rëndësinë e ruajtjes së integritetit institucional në proceset hetimore.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan konfirmon se Uashingtoni mbetet i angazhuar në mbështetjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.Top Channel
-

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit takime me prokurorët e SPAK! Bisedime edhe me ministra e deputetë të opozitës
Zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, ka vizituar sot Prokurorinë e Posaçme, ku mësohet se ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.
Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.
Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës, ku mësohet se në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.
Takimet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. -

Qeveria sllovene konfirmon: Do të futet bonusi i detyrueshëm i Krishtlindjes
Qeveria sllovene ka miratuar një projektligj për pagesën e ndihmës dimërore, një e drejtë e re për punonjësit që parashikon një pagesë në shumën e gjysmës së pagës minimale.
Në rast të vështirësive të likuiditetit, kompanitë do të jenë në gjendje të paguajnë ndihmën jo më vonë se 31 marsi i vitit të ardhshëm.
Shuma e bonusit të Krishtlindjes do të jetë gjysma e pagës minimale bruto, që do të thotë se punëtorët do të marrin 639 euro këtë vit. Ligji rregullon gjithashtu pagesën e një ndihme dimërore për pensionistët, në shumën prej 150 eurosh.
“Ne duam t’u ofrojmë të gjithë punëtorëve të ardhura shtesë që do të kontribuojnë në kënaqësinë dhe motivimin e tyre. Kjo do t’i bëjë format standarde të punësimit më tërheqëse”, tha Ministria e Financave e Sllovenisë, raporton KosovaPress.
Punëdhënësit duhet të paguajnë bonusin e dimrit jo më vonë se 18 ditë pas pagesës së pagës së nëntorit. Në rast të falimentimit, afati mund të zgjatet deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, por kjo nuk vlen për sektorin publik.
Bonusi i dimrit do të jetë i përjashtuar nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe pa taksa brenda limitit ekzistues për shpërblimet bazuar në suksesin e biznesit. Gjithashtu nuk do të llogaritet si të ardhura kur ushtrohen të drejtat nga fondet publike.
Përjashtime janë planifikuar për 2025: kompanitë me probleme likuiditeti mund të paguajnë të paktën një të katërtën e ndihmës deri më 18 dhjetor 2025 dhe pjesën tjetër deri më 31 mars 2026.
Meqenëse ndryshimet në Ligjin e Sigurimit të Pensioneve dhe Invaliditetit ende nuk kanë hyrë në fuqi, ky ligj rregullon përkohësisht pagesën e ndihmës dimërore për pensionistët.
Ndihma do të merret nga të gjithë përfituesit e pensioneve dhe përfitimeve të sigurimit të invaliditetit që kanë të drejtë për një ndihmë të rregullt vjetore. Pagesa është planifikuar për 19 dhjetor 2025, dhe në rastin e të drejtave të njohura më pas, më së voni me pagesën e pensionit të majit 2026.
Shuma e shtesës do të jetë 150 euro. Pensionistët me pension të pjesshëm ose punë me kohë të pjesshme do të marrin një shumë proporcionale, si dhe përfituesit e ndihmës për invaliditet që punojnë me kohë të pjesshme.
-

Rama përshëndet fjalën e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Rubin: Dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK, një njollë e tmerrshme në sistemin juridik
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin, ka deklaruar se dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK-së do të ishte një njollë e tmerrshme për sistemin ligjor ndërkombëtar.
Rubin ka folur në lidhje me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë dhe ka deklaruar se nëse ata do të dënohen, do të ishte një tragjedi, sidomos nëse do të shpalleshin fajtorë pa asnjë provë.
“Lutem që kjo të mos ndodhë, do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë, të shpalleshin fajtorë pa asnjë provë. Do të ishte një njollë e tmerrshme në sistemin juridik ndërkombëtar”, është shprehur Rubin.
Këtë pjesë nga podcasti e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, me ane të një postimi në Facebook, duke e shoqëruar me shprehjen “Liria ka emër”.Top Channel
-

Bllokada humanitare në Gaza/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos sot nëse Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) do të vendosë të mërkurën, nëse Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar me një bllokadë mujore të ndihmës humanitare për Rripin e Gazës.
Gjyqtarët në gjykatën e lartë të OKB-së do të ofrojnë gjithashtu, një vlerësim të sulmeve izraelite ndaj stafit dhe objekteve të Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës.
Izraeli ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke e justifikuar bllokadën duke thënë se grupi islamist Hamas kishte kapur dërgesat e ndihmës dhe i kishte shitur mallrat me çmime të fryra. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për qëndrimin e Izraelit.
GJND-ja po lëshon një mendim këshillimor ligjor, i cili nuk është detyrues, por mund të rrisë presionin mbi Izraelin për të bashkëpunuar me OKB-në dhe për të lejuar më shumë ndihmë humanitare në Gaza.
Ky do të jetë vendimi i tretë i gjykatës mbi veprimet e Izraelit, që nga shpërthimi i luftës në Gaza pak më shumë se dy vjet më parë.
Në korrik të vitit të kaluar, gjykata në Hagë, Holandë, vendosi që pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli ishte i paligjshëm. Më parë, në një rast gjenocidi, GJND-ja i kishte urdhëruar Izraelit të merrte të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar gjenocidin në Gaza.
Mendimi këshillimor u kërkua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Gjyqtarët do të trajtojnë gjithashtu nëse Izraeli është i detyruar të bashkëpunojë me Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA)./ DPA News.
-

Gjashtëdhjetë mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
Pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në Romë i bëri thirrje të premten qeverisë izraelite që të lejojë sa më shpejt të jetë e mundur shpërndarjen e sasive më të mëdha të ndihmës humanitare për popullsinë e enklavës palestineze, e cila po përballet me një katastrofë humanitare pas dy vitesh lufte.
“Ky është një moment kritik për njerëzit në Gaza”, shpjegoi Martin Frick, përfaqësues i WFP-së në Gjermani, Austri dhe Lihtenshtajn, duke folur për RND.
“Armëpushimi duhet të sjellë kalime të sigurta kufitare dhe garanci të qarta sigurie për shpërndarjen e ndihmës tani”, vazhdoi z. Frick, duke theksuar se çdo orë ka rëndësi.@realMaalouf Whoa, Palestinians in Gaza celebrating the war’s end with enough food for THREE months? That’s a game-changer! If true, it’s a massive pivot from the ‘genocide and famine’ narrative. But let’s dig deeper—where’s this food coming from? Who’s verifying? Smells like a… https://t.co/B8aIWTeM6n
— Swagat Sibbal (@SibbalTechTalks) October 11, 2025Gjashtëdhjetë mijë pako ushqimore janë gati për shpërndarje në kalimet kufitare, ndërsa 100,000 ton të tjerë po transportohen në zonë. Kjo sasi është e mjaftueshme për të furnizuar enklavën palestineze për tre muaj, me kusht që qasja të jetë e sigurt, e besueshme dhe e papenguar, shtoi zyrtari.
Brenda një muaji, WFP synon të shpërndajë bukë, miell dhe pako ushqimore për 1.6 milionë palestinezë, tha gjithashtu z. Frick.
Qasja në Rripin e Gazës kontrollohet nga autoritetet izraelite, të cilat duhet të japin leje hyrjeje dhe të garantojnë sigurinë e konvojeve të ndihmës humanitare.
Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi dje, të premten, në mesditë (ora lokale dhe ajo greke).Top Channel
-

8 Tetor dhe shtresat në nevojë nuk kanë marrë ende paratë e ndihmës për muajin Gusht
Vonesa të përsëritura në pagesat e ndihmës ekonomike: 8 Tetor dhe shtresat në nevojë nuk kanë marrë ende paratë e ndihmës për muajin Gusht
Edhe këtë muaj, shtresat më të varfra të shoqërisë po përballen me të njëjtën situatë të përsëritur: vonesat e ndihmës ekonomike. Sot jemi më 8 tetor, dhe dhjetra familje në nevojë në Sarandë ende nuk kanë mundur të tërheqin pagesën për muajin Gusht.
Sipas burimeve nga terreni, arsyet burokratike janë në qendër të këtij problemi. Vonesa në procedurat e bashkisë, kalimi i dokumentacionit për prefekturën, dhe më pas përpunimi nga bankat, krijojnë një zinxhir pengesash që shtyjnë pagesat deri në javën e dytë të muajit pasardhës.
Një tjetër shkak i rëndësishëm është mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila zhvillohet në ditët e fundit të muajit. Kjo bën që çdo vonesë të përkthehet në ditë të tëra pritjeje për ata që varen nga ndihma ekonomike për mbijetesë.
Pasojat për familjet në nevojë
Në një kohë kur çmimet e ushqimeve dhe qiratë janë rritur ndjeshëm, përfituesit e ndihmës ekonomike po përballen me vështirësi të rënda. Për shumë prej tyre, kjo shumë modeste është e vetmja e ardhur për të përballuar jetesën e përditshme.
“Çdo muaj është e njëjta histori. Presim ndihmën për të blerë ushqime, për të paguar dritat apo ilaçet. Kur vonohet, nuk dimë ku të kthehemi”, – thotë një grua nga lagjja nr. 3 e Sarandës.Apel për institucionet
Saranda Web i bën apel Bashkisë Sarandë, Këshillit Bashkiak, Prefekturës së Vlorës dhe institucioneve bankare që të koordinojnë më mirë veprimet, në mënyrë që këto vonesa të mos përsëriten çdo muaj.
Ndihma ekonomike nuk është thjesht një pagesë – është garancia minimale për mbijetesë për qindra qytetarë në situatë të vështirë.Vonesat nuk janë numra në një tabelë, por ditë të gjata pa ushqim, pa ilaçe dhe pa dinjitet për njerëzit që kanë më pak mundësi.
Është koha që institucionet të veprojnë me ndjeshmëri, përgjegjësi dhe respekt ndaj qytetarëve që jetojnë në kufijtë e varfërisë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Kursi i Mjekësisë Sportive, Dr. Skënder Brataj: Bashkëpunimi me Federatën, thelbësor për ndihmën e parë në futboll
Federata e Futbollit po organizon edicionin e radhës të kursit të Mjekësisë Sportive dhe siç është bërë traditë, një seancë e veçantë i kushtohet ndihmës së parë.
Kursi dyditor për ndihmën e parë u zhvillua në ambientet e klinikës së Kombëtares dhe i ftuar ishte Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, i cili u shpjegoi kursantëve teknikat e ndihmës së shpejtë dhe mënyrën e trajtimit në kohë të shpejtë të problematikave shëndetësore që mund të ndodhin gjatë aktiviteteve sportive.
Në një prononcim për fshf.org, doktor Brataj foli për rëndësinë e dhënies së ndihmës së parë, në veçanti në sportin e futbollit.
“Çdo profesion mjekësor, fillon nga baza, nga dhënia e ndihmës së parë. Në programin e kursit dhe shkollës që Federata ka krijuar, është një bashkëpunim mes nesh dhe Federatës, ku zhvillohet një kurs dyditor për sa i përket ndihmës së parë, masazhit kardiak, ventilimit dhe defibrilimit. Është e rëndësisë së veçantë që personat, ekipi dhe kushdo që asiston ndeshjet, duhet të jetë në gjendje të mbajë në jetë një person, derisa të vijë shërbimi i urgjencës.
Për këtë qëllim, këto dy ditë po bëhet ky lloj trajnimi, ku po shpjegohen të gjitha llojet e ndihmës së parë, që nga traumat, helmimet, gjakderdhjet, deri te arresti kardiak.
Nëse ju kujtohet rasti i Eriksen në Europian, i cili nuk pati asnjë ndihmë më tepër se dy duar dhe një defibrilator, të cilët e kthyen në jetë dhe sot ai vazhdon jetën profesionale përsëri.Prandaj, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse në vendngjarje shpëtohet jeta. Siç na mëson mjekësia, qelizat cerebrale kanë një jetëgjatësi 4–6 minuta, nga 6–10 minuta fillon e dëmtohet, më shumë se 10 minuta ne mund ta kthejmë një person në jetë, por nuk do të zgjohet ndonjëherë.
Ky është qëllimi i këtij kursi sot, që të gjithë studentët të jenë në gjendje të bëjnë këto veprime dhe të mbajnë në jetë një person me dy duar dhe një defibrilator”, – tha doktor Brataj. -

Rama shpërndan dëshminë e Rubin në Hagë: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka njollosur drejtësinë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhënë në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rubin deklaroi se mbajtja për më shumë se pesë vjet në paraburgim e të akuzuarve është e padrejtë, pasi ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Ai e cilësoi këtë situatë si një çështje politike dhe jo si drejtësi e mirëfilltë.
“Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, ndonëse janë dorëzuar vullnetarisht, më shqetëson. Nuk e shoh si drejtësi, por si një fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës,” u shpreh Rubin në sallën gjyqësore.
Kryeministri Rama, duke shpërndarë pjesë nga dëshmia e Rubin, e cilësoi procesin si të dëmshëm për imazhin e drejtësisë ndërkombëtare.
“Liria ka emër! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë, ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare,” shkroi ai në rrjetet sociale, krahas videos së fjalës së diplomatit amerikan.
Rubin, i cili gjatë viteve 1997–2000 shërbeu si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Publike dhe zëdhënës kryesor i Departamentit të Shtetit, kujtoi nga përvoja e tij se kishte parë nga afër liderët e UÇK-së dhe sipas tij, nuk ekzistojnë prova që ata të kenë urdhëruar apo kryer krime të organizuara.