Tag: ndihmë

  • Humbi dy vajzat në aksident, familja Dhimaku thirrje për ndihmë për djalin me leucemi

    Humbi dy vajzat në aksident, familja Dhimaku thirrje për ndihmë për djalin me leucemi

    Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur dyert e zisë. Familjarë e të afërm presin ngushëllime për dy vajzat e tyre, Elvisa dhe Rezina, të cilat humbën jetën gjatë një aksidenti me makinë. Mes lotësh dhe dhimbjes, ata tregojnë se dy motrat, 22 dhe 20 vjeç, ishin nisur për në Sarandë për të shitur prodhimet e tokës, me qëllim që të mblidhnin para për kurimin e vëllait të vogël me leucemi.
    Të afërmit e familjes Dhimaku kërkojnë ndihmë për kurimin e djalit 7-vjeçar me leucemi. Mes lotësh, ata tregojnë se vogëlushi ende nuk e di për vdekjen e dy motrave të tij.

    Mbrëmjen e 24 gushtit, makina e dy motrave Elvisa dhe Rezina Dhimaku u përplas nga 24-vjeçari Kevi Norra, i cili në gjendje të dehur hyri në parakalim. Përplasja ishte fatale për dy të rejat, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

  • Skafi pësoi defekt në motor, Policia u vjen në ndihmë turistëve në Gjirin e Kakomesë

    Skafi pësoi defekt në motor, Policia u vjen në ndihmë turistëve në Gjirin e Kakomesë

    Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr.
    Përmes një njoftimi, Kapiteneria e Portit Sarandë bëri të ditur se grupi i turistëve përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe të huaj.
    Po ashtu, në njoftim, Kapiteneria e Portit Sarandë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.
    Njoftim nga Kapiteneria e Portit Sarandë:
    Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
    Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.
    U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.
    Kapiteneria mbetet në dispozicion për çdo kërkesë apo nevojë të qytetarëve dhe turistëve.

  • Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin

    Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin

    Në fshatin Kopaçez të Delvinës, dhimbja ka pllakosur. Familja Dhimaku po përjeton një tragjedi të dyfishtë, pasi dy vajzat e shtëpisë, Elvisa, 22 vjeçe, dhe Rezina, 20 vjeçe, studente të Mjekësisë, humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Delvinë–Sarandë.
    Në banesën e thjeshtë ku është ngritur morti, dhimbja është e papërshkrueshme. Familjarë, të afërm dhe bashkëfshatarë presin ngushëllime, ndërsa askush nuk mund ta besojë fatkeqësinë që u shkaktoi një drejtues i dehur automjeti.
     

    Sakrifica për shpresën e vëllait 8-vjeçar
     
    Dy motrat, përveç studimeve në Tiranë, punonin në Sarandë gjatë verës për të ndihmuar familjen dhe sidomos për të mbuluar shpenzimet e kurimit të vëllait të tyre vetëm 8 vjeç, i diagnostikuar prej tre vitesh me leucemi.
    Me të ardhurat e kufizuara të kryefamiljarit që merret me blegtori dhe përkushtimin e nënës që kujdesej ditë e natë për djalin e sëmurë, Elvisa dhe Rezina morën mbi supe barrën e sakrificës. Punonin në dy vende pune, ndërsa mbrëmjeve shisnin misra e produkte fshati në Sarandë, në një përpjekje të dëshpëruar për të grumbulluar para.
     

     
    Dy vajzat kishin mbaruar njërën prej punëve dhe ishin kthyer për pak kohë në shtëpi për t’u çlodhur. Vetëm 30 minuta më pas, ato u nisën sërish drejt Sarandës për të shitur misra në Sarandë.
    Por, gjarë rrugës, Kevi Norra, 24 vjeç, punonjës i Ministrisë së Brendshme, i dehur në timon dhe duke kryer një parakalim të gabuar, u përplas me automjetin ku ndodheshin vajzat, duke ua marrë jetën në vend.

    Lotë e dëshpërim në familjen Dhimaku
     
    Shahide, halla e vajzave, mes lotësh kujton sakrificat e tyre:
    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. Dy çupat ikën, nuk kthehen më. Punonin dy punë për vëllain, që të shërohej. Në mbrëmje pushuan pak dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi…”
    Familja ende nuk ka gjetur forcën për t’i treguar djalit të vogël për humbjen e dy motrave Elvisa dhe Rezina Dhimaku. Ai është larguar përkohësisht nga shtëpia, ndërsa të afërmit bëjnë thirrje për ndihmë që të mundësohet shtrimi i tij në një spital të specializuar.
    “Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to. Po ta marrë vesh, gjendja e tij do përkeqësohet. Sadopak kërkojmë ndihmë për ta shpëtuar”, shton halla.
    Edhe xhaxhai i vajzave, Vasil Dhimaku, që jeton në emigrim, rrëfen mes dhimbjes:
    “Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt. Djali është 8 vjeç, ka sëmundje gjaku dhe ka 3 vjet që lufton. Kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi, por tani kërkojmë ndihmë që të shpëtojë.”

     
    Në fshatin Kopaçez, askush nuk gjen dot fjalë. Babai i vajzave merret me blegtori, ndërsa nëna nuk ndahet nga shtrati i djalit të sëmurë.
    “Dy yje, dy vajza, 22 dhe 20 vjeçe, të dyja studente. Prindërit punëtorë, punonin ditë e natë që t’i shkollojnë. Zoti të na ndihmojë për djalin”, thotë daja i tyre, Servet Dervishi.
    Dy motrat u përcollën për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve, ndërsa në vendin e aksidentit, të afërmit vendosën lule të bardha dhe të kuqe – një kujtim i përjetshëm për jetët e shuara tragjikisht.

    Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
     
    Në mes të kësaj fatkeqësie, familja Dhimaku bën një apel të dëshpëruar për ndihmë. Tani shpresa e vetme ka mbetur jeta e djalit 8-vjeçar, i cili vuan nga leucemia dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit.
    Çdo ndihmë nga zemrat e shqiptarëve do të ishte një dritë shprese në errësirën që ka pllakosur këtë familje.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Familja Dhimaku humbi dy vajzat në aksident, thirrje për ndihmë për djalin me leucemi

    Familja Dhimaku humbi dy vajzat në aksident, thirrje për ndihmë për djalin me leucemi

    Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur dyert e zisë. Familjarë e të afërm presin ngushëllime për dy vajzat e tyre, Elvisa dhe Rezina, të cilat humbën jetën gjatë një aksidenti me makinë.

    Mes lotësh dhe dhimbjes, ata tregojnë se dy motrat, 22 dhe 20 vjeç, ishin nisur për në Sarandë për të shitur prodhimet e tokës, me qëllim që të mblidhnin para për kurimin e vëllait të vogël me leucemi.

    Të afërmit e familjes Dhimaku kërkojnë ndihmë për kurimin e djalit 7-vjeçar me leucemi.

    Mes lotësh, ata tregojnë se vogëlushi ende nuk e di për vdekjen e dy motrave të tij.

    Mbrëmjen e 24 gushtit, makina e dy motrave Elvisa dhe Rezina Dhimaku u përplas nga 24-vjeçari Kevin Norra, i cili në gjendje të dehur hyri në parakalim.

    Përplasja ishte fatale për dy të rejat, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

  • U jepet lamtumira 2 motrave Dhimaku, familjarët: Shisnin misra për kurimin e vëllait, na ndihmoni

    U jepet lamtumira 2 motrave Dhimaku, familjarët: Shisnin misra për kurimin e vëllait, na ndihmoni

    halla e vajzave Dhimaku

    SARANDË-Mes dhimbjes dhe lotëve familja Dhimaku ka hapur dyert e moritit në fshatin Kopacëz te Delvinës, për ndarjen nga jeta si pasojë e aksidentit tragjik të dy vajzave, Elvisa 22 vjeç dhe Rozina 20 vjeç. Familjarë e të afërm kanë bërë apel për ndihmë për djalin e vogël 10 vjeç, i cili vuan nga leuçemia.
    Familjarër mes lotësh tregojnë se dy vajzat shisnin misra në qytetin bregdetar të Sarandës, për të mbuluar shpenzimet e kurimit. Babai i dy vajzave merret me blegtori, ndërsa e ëma kujdeset për djalin e sëmurë. Halla e vajza, thotë për Report Tv se mbrëmjen kur ndodhi aksidenti, Elvisa dhe Rozina kishin mbaruar njërën prej punëve dhe ishin kthyer në banesë për të çlodhur.
    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi.Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh”, tregon Shahide, halla e dy vajzave.
    “Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.
    “2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.
    23-vjeçari, Kevin Nora që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar. Nora po udhëtonte me një mjet tip “Audi”, i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip “Lancia” ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar opinionin publik./ZËRI

  • Aksidenti tragjik, familjarët: 2 motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leucemi

    Aksidenti tragjik, familjarët: 2 motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leucemi

    Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dy vajzat, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç, humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Sarandë. Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajza rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia.
    Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë.
    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.

    Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.

    “2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.
    “Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.
    Te dyja vajzat studionin mjekësi.

  • “Vëllai me leuçemi nuk di gjë për motrat”, familjarët e vajzave që vdiqën në aksident: Studente, por shisnin misra sepse…

    “Vëllai me leuçemi nuk di gjë për motrat”, familjarët e vajzave që vdiqën në aksident: Studente, por shisnin misra sepse…

    Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Report Tv ishte në banesën e familjes që humbën dy vajzat, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç, si pasojë e aksidentit tragjik në Sarandë. Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajza rrëfen për Report Tv sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia.
    Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë.
    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.
    Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.
    “2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.
    “Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.

  • “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin”, vajza rrëfen momentet e tmerrshme të vrasjes së 36-vjeçares: Mami i kërkoi..

    “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin”, vajza rrëfen momentet e tmerrshme të vrasjes së 36-vjeçares: Mami i kërkoi..

    “Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz”, kështu është shprehur një prej vajzave të 36-vjeçares Marjola Nakoleci, nënë e katër fëmijëve, e cila u vra të premten e kaluar në Volos nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci.
    Vajza e cila ishte e pranishme në ngjarjen tragjike, ka deklaruar për mediat greke se nuk dëshiron ta shohë më të atin.

    Ajo thekson se mëngjesin e ngjarjes tragjike, Marjola i kishte thënë bashkëshortit të divorcohej, ndërsa ai e kishte kapur 36-vjeçaren nga flokët dhe e kishte hedhur përtokë.

    “Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz për këtë,” tha ajo, duke shtuar se ata ishin grindur më parë. “Ne ishim mirë. Kohët e fundit, ai filloi të punonte në ndërtim. Ai ishte normal. Ai nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe kjo është arsyeja pse e bëri”, është shprehur ajo për mediat greke.
    Më tej ajo ka treguar të tjera detaje mbi sherrin mes prindërve, ku rrëfen se e ëma ka bërtitur për ndihmë në momentin e konfliktit me të shoqin.
    “Nëna ime po bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Dhe ai e bëri shpejt dhe iku. E pashë të gjithën. Dhe kur ai e goditi me thikë dhe kur ajo po bërtiste dhe kur e tërhoqi nga flokët, e hodhi përtokë dhe gjithçka. Ajo ishte në dhomë, ata po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija.

    Pastaj mami filloi të thoshte: ‘do të më vrasësh’ dhe ai i tha ‘fute të voglin brenda’ dhe pastaj mami filloi të vraponte dhe u lodh nga kjo. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them, ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. Ata u grindën dhe mami tha ‘është më mirë të ndahemi’ dhe ai iku për dy ditë. Mami nuk e nxori jashtë, ai thjesht iku vetë. Dhe pastaj ai u kthye pas dy ditësh dhe na thoshte ‘Më vjen keq’ dhe të gjitha këto, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më para meje…”, ka treguar ajo.
     
     
     

  • “Mami i kërkoi divorcin”/ Flet vajza e 36-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në Greqi: E pashë gjithë ngjarjen, babai po i kontrollonte telefonin…

    “Mami i kërkoi divorcin”/ Flet vajza e 36-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në Greqi: E pashë gjithë ngjarjen, babai po i kontrollonte telefonin…

    Një krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë tronditi opinionin publik pak ditë më parë.

    Një 36-vjeçare shqiptare, nënë e katër fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre. 18-vjeçarja që ishte dëshmitare e vrasjes brutale të nënës së saj ka folur për mediat greke, duke deklaruar se babai i saj ishte xheloz.
    “Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz, prandaj e vrau. Ata ishin grindur më parë, por nuk ishte kështu. Ne ishim mirë. Ai punonte normalisht, nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ . Ai po shikonte telefonin e saj”, thotë ajo fillimisht.
    ‘Nëna ime po bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe ai e vrau shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, dhe kur ai e goditi me thikë dhe kur ajo po bërtiste dhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë dhe gjithçka”, zbulon ajo më tej.
    “Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, edhe unë po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘do të më vrasësh’. Mami filloi të vraponte, në vanesi ishim unë dhe vëllai im që është 13 vjeç. Mami i kishte kërkuar ndarjen”-ka deklaruar më tej vajza.

    Top Channel

  • Rrezikuan jetën gjatë lundrimit në det, policia u shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë

    Rrezikuan jetën gjatë lundrimit në det, policia u shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë

    Policia Kufitare e Vlorës iu shkoi sot në ndihmë disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.
    Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjetet e tyre lundruese dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut.
    ‘Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit.
    Pas marrjes së njoftimit se, në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës’, njoftoi sot policia.