Tag: ndihmë

  • Durrës/ Zhdukja pa gjurmë e turistit në Golem, familja dhe ambasada çeke apel për ndihmë

    Durrës/ Zhdukja pa gjurmë e turistit në Golem, familja dhe ambasada çeke apel për ndihmë

    Familja dhe ambasada çeke në Shqipëri kërkojnë ndihmën e  qytetarëve për gjetjen e 68 vjeçarit Pavel Pospisil i cili ka humbur kontaktet në vajzën dhe bashkëshorten e tij prej datës 12 shtator 2025, teksa kishte dalë për një shëtitje buzë detit në Golem.

    Pavel Pospil është parë për herë të fundit në një hotel në Durrës teksa është larguar në datën 12 shtator rreth orës 11. Një ditë më pas ai është shpallur i humbur dhe policia shqiptare ka nisur zyrtarisht kërkimet për të.

    Ambasada u bën thirrje qytetarëve që për çdo informacion që mund të kenë të kontaktojnë me policinë shqiptare për të ndihmuar në gjetjen e tij.

    Lexo dhe: Durrës, zhduket pa gjurmë turisti çek – Pavel Pospisil

    Një ditë më parë për Syri Televizion, vajza dhe bashkëshortja e turistit të humbur, akuzuan policinë e Durrësit se po neglizhon kërkimet për gjetjen e familjarit të tyre. Në mungesë të përgjigjes nga autoritetet shqiptare, familjaret e turisit të zhdukur kërkuan ndihmë me grupe kërkimi nga Çekia.

    Deri më tani nga policia e Durrësit nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me kërkimet për turistin e zhdukur, ndërsa familjaret e tij, kërkojnë ndihmë nga çdo kusht që mund të ketë dijeni për fatin e Pavel Pospisil.

  • Xhelal Mziu përplaset me zyrtarin e PS: Pse djersin o patronazhist?

    Xhelal Mziu përplaset me zyrtarin e PS: Pse djersin o patronazhist?

    Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 20:58
    Këshilltari socialist i Bashkisë së Tiranës, Alfred Muharremi dhe deputeti demokrat Xhelal Mziu janë përfshirë në një debat të ashpër sa i përket skemës së shpërndarjes së ndihmës ekonomike. Pas përplasjes në nivel shifrash, debati degradoi në nivel personal, me Mziun që e quajti Muharremin, një patronazhist.
    DEBATI:

    Muharremi: Kur ka pasur drejtimin e qeverisë PD abuzonte me më të vobektit dhe ju e dini fare mirë se me reformën e re në 2014 që ju bë sistemit të ndihmës ekonomike, 40 mijë njerëz të cilët ishin me vendimet e Këshillave Bashkiakë…
    Mziu: Dhe sa familje trajtohen me ndihmë ekonomike dhe sa është masa e ndihmës ekonomike sot? Unë të sugjeroj që ti të mos flasësh pa doganë sepse fondi i ndihmës ekonomike nga 2013 deri në 2025 ka një rënie drastike dhe numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike është përgjysmuar në 12 vitet e fundit me shifrat e INSTAT.
    Muharremi: Me ardhjen e qeverisë socialiste të gjitha këto familje kanë…
    Mziu: Sa është masa e ndihmës ekonomike.
    Muharremi: Mesatarisht 13 mijë lekë të reja. Më përpara vetëm 1500 individë, familje në nevojë merrnin shërbime sot e marrin 44 mijë familje.
    Mziu: Ça flet mo? Sa ka pas marrë Tirana dhe Kamza sot merr gjithë Shqipëria ndihmë ekonomike. E kupton se të tradhton ajo çfarë flet. Shihe dhe vetë ke djersitur totalisht se realiteti është ndryshe.
    Muharremi: Jo realiteti është ky që them unë se ne punojmë.
    Mziu: Ti flet si partonazhist ndoshta se unë flas me shifra.
    Muharremi: Partonazhist jam unë.

  • Akuzohet nga GJKKO për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

    Akuzohet nga GJKKO për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

    Është ekstraduar nga Italia shtetasi Amarildo Luca, 29 vjeç, i akuzuar për dhënie ndihmë në emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

    Ndaj shtetasit me iniciale A.L., GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
    Njoftimi:
    Ekstradohet nga Italia, një 29-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.
    -A. L., 29 vjeç, lindur në Dibër, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.
     

    Top Channel

  • Ekstradohen dy persona, njëri ishte me masë sigurie nga GJKKO

    Ekstradohen dy persona, njëri ishte me masë sigurie nga GJKKO

    Dy persona janë ekstraduar së fundmi nga Interpol Tirana. Një 29-vjeçar u ekstradua nga Italia. Ai akuzohet nga SPAK për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve kryer në bashkëpunim. Për këtë arsye GJKKO i ka caktuar arrest me burg.
    “Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë”, njoftoi policia.
    Ndërsa një 20-vjeçar u ekstradua nga Gjermania. I riu ishte dënuar dy herë për vjedhje.
    “Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja””, njoftoi policia.

  • Publikohet videoja e vrasësit të Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e qytetarëve, jep 100 mijë dollarë shpërblim

    Publikohet videoja e vrasësit të Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e qytetarëve, jep 100 mijë dollarë shpërblim

    Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar një apel urgjent për ndihmë nga publiku, ndërsa vazhdojnë kërkimet për autorin e sulmit ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, duke publikuar video dhe foto të reja nga vendi i sulmit në Utah.
    Më shumë se 24 orë pas ngjarjes, guvernatori i shtetit, duke u shfaqur së bashku me drejtorin e FBI-së dhe zyrtarë të tjerë në një konferencë për shtyp tha se duhet sa më shumë ndihmë të jetë e mundur.
    “Nuk mund ta bëjmë punën tonë pa ndihmën e publikut. Na duhet sa më shumë ndihmë. Çdo video apo fotografi që mund të keni, duhet të na e dërgoni”, tha guvernatori i Utah, Spencer Cox.

    100 mijë dollarë është shpërblimi që është vendosur për këdo që do të japë informacione të vlefshme për gjetjen e autorit.
    Policia amerikane beson se sulmuesi qëlloi vetëm një plumb nga një çati rreth 180 metra larg nga vendi ku ishte Kirk, duke e goditur atë në qafë.
    Një video e publikuar gjatë konferencës për media shfaqi një person duke vrapuar mbi çatinë e universitetit, më pas duke kërcyer në tokë dhe duke u larguar nga kampusi drejt disa pemëve, ku gjet edhe arma e dyshuar e krimit.

    Pas vrasjes së Kirkut, tensionet në SHBA janë rritur ndërsa presidenti Trump u ka bërë thirrje mbështetësve që të përgjigjen në mënyrë paqësore.
    Vrasja e Kirkut është ngjarja e fundit në një sërë rastesh të dhunës politike në SHBA, veçanërisht në vitet e fundit.
    Tre muaj më parë, një burrë në Minesota vrau një ligjvënëse demokrate dhe burrin e saj në shtëpinë e tyre ndërkohë brenda vitit edhe presidenti Donald Trump iu ka shpëtuar mrekullisht dy tentativave për ekzekutimin e tij./vizionplus.tv

  • Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e kamarieres së plagosur në atentatin e Shkodrës: S’i përballojmë dot faturat

    Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e kamarieres së plagosur në atentatin e Shkodrës: S’i përballojmë dot faturat

    Familjarët e Meri Kacerrit, 25-vjeçares që mbeti e plagosur në masakrën e Shkodrës, kanë bërë thirrje publike për ndihmë financiare, pasi shpenzimet për trajtimin e saj janë të papërballueshme.

    Ata kanë hapur një fushatë donacionesh në platformën GoFundMe, duke theksuar se vajza ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të kushtueshme.

    ‘Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme. Me dorën në zemër, i drejtohemi miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme. Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe duke ndarë këtë fushatë me të tjerët’, thuhet në thirrjen e familjarëve.

    Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në një lokal në qendër të Shkodrës, ku u qëllua me breshëri armësh drejt tavolinës ku ndodhej Erogen Vaso (i njohur edhe si Brajoviç). Nga atentati mbetën të vrarë dy miqtë e tij, Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.

    Ndërsa vetë ai dhe kamarierja 25-vjeçare u plagosën.

    Meri Kacerri, e cila punonte si kameriere në lokal, ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmojnë se ajo është jashtë rrezikut për jetën, por i duhet një ndërhyrje në krah, ku ka marrë plagë me fraktura.

  • Thellohet bilanci tragjik në Afganistan, shkon në 1400 numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti shkatërrues. Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë

    Thellohet bilanci tragjik në Afganistan, shkon në 1400 numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti shkatërrues. Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë

    Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Afganistan ka kaluar 1400, ndërsa mbi 3000 persona janë plagosur.

    Talebanët i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë emergjente, pasi vendi po përballet me pasojat e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda në vitet e fundit.
    Tërmeti me magnitudë 6 ballë goditi provincën lindore Kunar, në kufi me Pakistanin, mbrëmjen e së dielës, duke shkatërruar plotësisht fshatra të tërë të ndërtuar me baltë dhe gurë në lugina të pjerrëta.
    Zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Mujahid, konfirmoi shifrat të martën, duke theksuar se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej me kalimin e orëve, ndërsa ekipet e shpëtimit arrijnë në zonat më të izoluara dhe të paarritshme.
    “Shumë njerëz humbën jetën dhe shtëpitë e tyre. Kemi nevojë për ndihmë ndërkombëtare urgjente”, tha Sharafat Zaman, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Kabul.
    Terren i vështirë
    Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për të kërkuar të mbijetuar nën rrënojat e fshatrave të shkatërruar. Por operacionet janë penguar nga moti i keq, shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut, që kanë bllokuar shumë rrugë.
    Në distriktin Nurgal, fshati Ghazi Abad u rrafshua plotësisht. “Jeta këtu mori fund vetëm për disa sekonda. Në një familje nuk mbeti askush. Të gjithë vdiqën”, u shpreh një banor.
    Në mungesë të ndihmës së organizuar, banorët kanë filluar të kërkojnë vetë të mbijetuar, duke nxjerrë trupat me duar ose me mjete të improvizuara. Të plagosurit transportohen me barela të improvizuara, ndërsa në shumë zona mungojnë ambulancat dhe ndihma mjekësore.
    Varrosje masive, thirrje për ndërhyrje
    Sipas autoriteteve, të paktën 610 persona u vranë vetëm në provincën Kunar, ndërsa 12 të tjerë humbën jetën në Nangarhar. Dëshmitarët tregojnë për varrosje masive, ku trupat, përfshirë fëmijë, mbështillen me çarçafë të bardhë dhe përcillen me lutje nga familjarët dhe fqinjët.
    Helikopterë ushtarakë janë vendosur në terren për të transportuar të plagosurit në spitale. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se deri tani janë kryer 40 fluturime, duke evakuuar rreth 420 persona.
    Ndihma ndërkombëtare
    India, Kina dhe Britania e Madhe janë ndër vendet e para që kanë premtuar ndihmë. Britania njoftoi se ndihma e saj do të kalojë përmes organizatave ndërkombëtare, për të shmangur çdo bashkëpunim me administratën talebane.
    Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur ngushëllimet për viktimat, por nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për ndihmën e mundshme financiare apo humanitare.
    Ekspertë ndërkombëtarë kërkojnë që fondet e ngrira të qeverisë afgane në bankat perëndimore të kanalizohen përmes agjencive humanitare. “Afganistani është në kolaps. Në këtë moment, nuk ka asnjë mënyrë për të përballuar një tragjedi të tillë pa ndihmë të jashtme,” tha Osama Malik, ekspert i të drejtës ndërkombëtare.
    Një krizë mbi një tjetër
    Tërmeti godet një vend që tashmë ndodhet në një krizë të thellë ekonomike dhe humanitare. Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në vitin 2021, shumë vende ndërprenë ndihmën, ndërsa kufizimet ndaj grave në arsim dhe punësim përkeqësuan izolimin e Afganistanit në skenën ndërkombëtare.
    Situata rëndohet edhe nga kthimi masiv i afganëve të deportuar nga Irani dhe Pakistani në javët e fundit, duke shtuar presionin mbi burimet e pakta të vendit.
    “Na duhen ambulanca, na duhen mjekë, na duhet gjithçka”, thotë një tjetër i mbijetuar.
    Tërmeti i fundit rikujton edhe njëherë brishtësinë ekstreme të Afganistanit, një vend që nuk ka marrë ende frymë nga luftërat, uria dhe izolimi ndërkombëtar.

    Top Channel

  • U bllokuan në mal në Zagori/ Policia iu vjen në ndihmë tre personave, njëri kishte rënë në përrua

    U bllokuan në mal në Zagori/ Policia iu vjen në ndihmë tre personave, njëri kishte rënë në përrua

    Tre persona që kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran në Zagori janë shpëtuar nga policia e Gjirokastrës. Njëri prej tyre kishte rënë në përrua duke e kishte të pamundur lëvizjen.
    Policia thotë se pas marrjes së njoftimit të turistëve që po eksploronin me këmbë zonën, iu ka ardhur në ndihmë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Personi 70-vjeçar që u rrëzua, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në spital.
    Njoftimi i policisë:
    Gjirokastër/Punonjësit e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 3 shtetasve që kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran, Zagori. Gjatë eksplorimit të zonës, njëri prej tyre kishte rënë në përrua dhe e kishte të pamundur lëvizjen.
    Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në malin mbi fshatin Ndëran, njësia administrative Zagori, 3 shtetas, duke eksploruar me këmbë zonën, kishin mbetur të bllokuar pasi njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, në bashkëpunim me  shërbimet zjarrfikëse, emergjencat civile dhe me ekipin mjekësor, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar 3 shtetasit. Shtetasi 70 vjeç që kishte rënë në përrua u nxorr nga aty në gjendje të mirë shëndetësore, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
    3 shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
    Policia e qarkut Gjirokastër është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

  • Aksidenti tragjik në Delvinë, halla e viktimave: Djali 7-vjecar nuk e di që motrat kanë vdekur. Kërkojmë ndihmë për kurimin e tij (VIDEO)

    Aksidenti tragjik në Delvinë, halla e viktimave: Djali 7-vjecar nuk e di që motrat kanë vdekur. Kërkojmë ndihmë për kurimin e tij (VIDEO)

    Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe. Vdekja tragjike e Elvisës 22-vjeçare dhe Rezartës 20 vjeç ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe në të gjithë ato që i njihnin.
    Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajzave rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Halla tregon se ai ende nuk e di që dy motrat nuk jetojnë më.
    Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë, pikërisht për të siguruar disa të ardhura më shumë për t’i ardhur në ndihmë vëllait të sëmurë.
    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.
    Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.

  • “Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë”/ Dhimbje e madhe në familjen Dhimaku, flet halla e dy motrave:Kërkojmë ndihmë

    “Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë”/ Dhimbje e madhe në familjen Dhimaku, flet halla e dy motrave:Kërkojmë ndihmë

    Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe. Elvisa 22-vjeçare dhe Rezarta 20 vjeç ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe në të gjithë ato që i njhinin.
    Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajzave rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Halla tregon se ai ende nuk e di që dy motrat nuk jetojnë më.
    Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë, pikërisht për të siguruar disa të ardhura më shumë për t’i ardhur në ndihmë vëllait të sëmurë.
    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.
    Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.