Tag: ndihmë

  • “Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Ministrja Diella është pjesë e një lufte sistemore

    “Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Ministrja Diella është pjesë e një lufte sistemore

    Edi Rama: Ky është një proces në meritë, gjithsecili ka detyrat e saj. Ka karakteristika të ndryshme në rajon, ka histori të ndryshme, kur vjen fjala tek ne mund ta them që jemi kombi më euro optimist në Europë.
    Gazetarja: Ka një fokus specifik nga Brukseli tek çështja e korrupsionit, duhet ta themi që Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka emëruar një ministre të krijuar me AI. Si po ecën Diella dhe lufta e saj?
    Edi Rama: Veprimtaria e plotë e strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve, shkon shumë thellë.
    Nuk kishte ndodhur përpara krijimit të shteti, por ndodh që asnjë vend në Europë nuk mund të pretendojë se e ka bërë, kjo nuk është për të thënë se jemi më mirë se të tjerët por jemi të vendosur. 
    Ne pranojmë ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush, kur bëhet fjalë për korrupsionin. Diella është pjesë e një lufte sistemore, ka të bëjë me luftën e modernizimit.
     
    Top Channel

  • “Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Diella është pjesë e një lufte sistemore

    “Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Diella është pjesë e një lufte sistemore

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews u shpreh se në Shqipëri do të krijohet një prokurim publik i bazuar plotësisht në IA, i projektuar për të ndihmuar vendimmarrjen e qeverisë. 
    Edi Rama: Ky është një proces në meritë, gjithsecili ka detyrat e saj. Ka karakteristika të ndryshme në rajon, ka histori të ndryshme, kur vjen fjala tek ne mund ta them që jemi kombi më euro optimist në Europë. 
    Gazetarja: Ka një fokus specifik nga Brukseli tek çështja e korrupsionit, duhet ta themi që Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka emëruar një ministre të krijuar me AI. Si po ecën Diella dhe lufta e saj? 
    Edi Rama: Veprimtaria e plotë e strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve, shkon shumë thellë. 
    Nuk kishte ndodhur përpara krijimit të shteti, por ndodh që asnjë vend në Europë nuk mund të pretendojë se e ka bërë, kjo nuk është për të thënë se jemi më mirë se të tjerët por jemi të vendosur.  
    Ne pranojmë ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush, kur bëhet fjalë për korrupsionin. Diella është pjesë e një lufte sistemore, ka të bëjë me luftën e modernizimit. 
     
  • Bashkia Kavajë harron qytetarët e tij, i moshuari kërkon ndihmë

    Bashkia Kavajë harron qytetarët e tij, i moshuari kërkon ndihmë

    Në terminalin ndërqytetas Veri–Jug në Tiranë, çdo ditë shfaqet një burrë i moshuar me fytyrë të lodhur nga jeta, por me zemrën plot shpresë. Quhet Nikoll, vjen nga Kavaja dhe endet rrugëve për të kërkuar pak ndihmë nga njerëzit. Në një rrëfim për Tva News, ai tregon se jeton në një dhomë të vjetër në Kavajë, i grabitur disa herë nga komshinjtë dhe i harruar nga institucionet.
    Bashkë me bashkëshorten e tij invalide, ai përpiqet të mbajë frymën gjallë, ndërsa dy fëmijët e tyre janë të paaftë për punë, njëri prej tyre, ende i mitur, është lënë në kujdesin e kishës së Shën Kollit në Kavajë. Nikolli thotë se i është drejtuar bashkisë së Kavajës për një banesë sociale, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga drejtuesi i bashkisë kryedemokrati Fisnik Qosja.
    Sot, Nikolli është simbol i qindra të moshuarve të harruar në rrugët e Shqipërisë. Ai nuk ka telefon, as llogari bankare, vetëm shpresën se dikush do ta dëgjojë. Kushdo që ka mundësi, mund ta gjejë çdo ditë në terminalin Veri–Jug, tek kthesa e Kamzës, ku ndonjëherë fle në tokë. Ai nuk kërkon mëshirë, por njerëzi dhe çdo dorë e shtrirë mund të bëhet ngrohtësia e dimrit të tij.

  • “Nuk dimë çfarë na pret. Ndihmat ende s’kanë mbërritur”/ Xhamajka përballet me pasojat shkatërruese të uraganit “Melissa”

    “Nuk dimë çfarë na pret. Ndihmat ende s’kanë mbërritur”/ Xhamajka përballet me pasojat shkatërruese të uraganit “Melissa”

    Pesë ditë pas goditjes së furishme të uraganit “Melissa” në perëndim të Xhamajkës, komunitetet bregdetare vijojnë të jenë të izoluara, me mungesë të ushqimeve, pa energji elektrike e ujë të pijshëm, ndërsa ndihma po mbërrin me shumë vështirësi.

    Numri i viktimave ka arritur në 28, një rritje gati 50% brenda natës, me paralajmërimin se bilanci pritet të rritet teksa ekipet e emergjencës hapin rrugët drejt zonave ende të paarritshme.
    Stuhia e kategorisë së pestë, me erëra deri në 297 km/h, është cilësuar si më e fuqishmja që ka goditur ishullin në historinë moderne. Dëmet janë katastrofike veçanërisht në parish-et Westmoreland dhe St. Elizabeth, ku deri në 90% e banesave janë shkatërruar.
    Rrugë të bllokuara nga pemë të rrëzuara, godina të shembura, automjete të përmbysura dhe radhë të gjatë njerëzish që presin me shpresë ndihmë, kjo është panorama e Xhamajkës sot.
    Banorët në Whitehouse, një nga zonat më të goditura, tregojnë se po mbijetojnë pa ushqim e ujë dhe se premtimet për ndihmë ende s’janë konkretizuar.
    “Na thanë që do vijnë me ushqime, por nuk shohim askënd,” thotë një banor që humbi shtëpinë.
    Shumë të tjerë shprehen të dëshpëruar: “Është e tmerrshme. Ka njerëz pa shpresë, pa ndihmë, pa jetë…”
    Rreth 400 mijë persona rezultojnë pa energji elektrike. Autoritetet kanë nisur vendosjen e pajisjeve emergjente për komunikim satelitor, ndërsa qeveria thotë se po punon për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e ndihmave.
    Kryeministri Andrew Holness deklaroi se prioritet mbetet rikthimi i shërbimeve bazë, ushqimi dhe ndihma mjekësore, ndërsa pranoi se terreni i vështirë ka ngadalësuar operacionet.
    Por për shumë banorë, situata është çështje mbijetese ditë pas dite.
    “Uragani na mori gjithçka. Shtëpitë, mjetet e punës, jetën tonë,” thotë një peshkatar, ndërsa shtoi “Por jemi gjallë. Do provojmë të ngrihemi sërish.”
    Ndërkohë, ndihmat ndërkombëtare po nisin të mbërrijnë. SHBA, Britania dhe vende të tjera kanë angazhuar fonde dhe ekipe emergjence për të mbështetur Xhamajkën në këtë krizë humanitare.
    Shpresa, thonë banorët, është e vetmja gjë që uragani nuk mundi t’ua marrë.

    Top Channel

  • Ky është aktori shqiptar që ishte ndarë nga jeta duke shpëtuar fëmijën në liqenin artificial në Tiranë

    Ky është aktori shqiptar që ishte ndarë nga jeta duke shpëtuar fëmijën në liqenin artificial në Tiranë

    Në muajin gusht të 2014, aktori Pandi Toçe u bë heroi i Tiranës, ku arriti të shpëtojë një fëmijë nga mbytja në Liqenin Artificial. Fatkeqësisht aktori nuk ja arriti të shpëtojë vetë, duke humbur jetën.

    Ngjarja në 2014

    Ngjarja e rëndë dhe heroike ndodhi 14 gushtin e vitit 2014 në Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

    Pandi Toçe, ishte duke bërë vrap tek zona e liqenit, kur dëgjoi një të fëmijë, i cili po bërtiste me gjithë fuqinë e zërit “ndihmë, ndihmë!”.

    Pa u menduar dy herë aktori ishte hedhur në ujë, tek diga e liqenit ku ndodhej fëmija, i cili ishte në çastet e fundit të jetës. Duke qenë se praktikonte shpesh notin, dhe e kishe pasion atë edhe pse mbipesha ia kishte privuar vitet e fundit, Pandi ka shkuar menjëherë tek trupi i të miturit dhe e ka kapur prej rrobash, duke e ngritur lart.

    Sipas dëshmitareve, Toçe ka shtyrë të riun drejt bregut, duke ngelur vetë mbrapa. Duke e venë sipër barkut të tij, ai e ka nxjerrë deri afër digës, por si duket copat e betonit dhe një gropë kanë bërë që ai të zhytet më tutje e të humbë ekulibrin e vet, teksa fëmija kishte dalë në breg.

    Ai kishte marrë një asfiksi nga pirja e ujit, pra shkaku i humbjes ka qenë mbytja në gjendje asfiktike.

    “Edhe pse kanë ardhur në ndihmë xhaxhai dhe të afërmit e djalit, tashmë për të shpëtuar Pandin, ai kishte mbaruar”, ka qenë kjo dëshmia e vëllait dhe aktorit të njohur Vangjel Toçe në lidhje me ngjarjen.

    Ndërsa i ati i viktimës e quan hero dhe mik të parë, të ndjerin Pandi, duke thënë se i ka borxh jetën e djalit.

    “Djemtë kanë qenë duke luajtur dhe djali im nuk dinte not, ka shkuar thellë dhe për pak desh është mbytur, ka qenë i ndjeri, që i shpëtoi jetën Ervisit. Unë i kam një jetë borxh atij njeriu”, ishte shprehur i ati i djalit.Hetimet e mëvonshme rikonfirmuan se aktori humbi jetën nga asfiksimi i momentit dhe uji në mushkëri.

    E përgatiti: U.V- ObserverKult

    ——————-

    Lexo edhe:

    ARISTOTELI: ORIGJINA DHE ZHVILLIMI I POEZISË

  • Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur

    Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur

    Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur
     
    Digjitalizimi i shërbimeve publike përmes portalit “e-Albania” është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të administratës, por në të njëjtën kohë po sjell sfida serioze për mijëra qytetarë që nuk kanë njohuritë apo mundësitë për t’u përshtatur me këtë realitet të ri.
     
    Shumë prej tyre – veçanërisht të moshuarit, banorët e zonave rurale apo personat me vështirësi ekonomike – po hasin pengesa të mëdha për të kryer veprime bazike si aplikimi për dokumente, certifikata, pensione apo ndihmë ekonomike. 
     
    Mungesa e aftësive për të përdorur kompjuterin, telefonin inteligjent apo email-in, por edhe mosnjohja e procedurave ligjore, i detyron shumë qytetarë të kërkojnë ndihmë nga të tjerë për shërbimet online. Shpesh, ata paguajnë qendra interneti, noterë apo persona të tjerë për të kryer një shërbim që në thelb duhet të jetë falas dhe i aksesueshëm për të gjithë.
     
    Në mungesë të sporteleve fizike apo zyrave ndihmëse, qytetarët drejtohen tek struktura të tjera – si zyrat sociale, OJF-të apo qendrat ligjore – të cilat, edhe pse përpiqen të ndihmojnë, nuk kanë as burimet dhe as kompetencat për të zëvendësuar institucionet shtetërore.
    Në disa raste, vetë punonjësit publikë janë detyruar të hyjnë në llogaritë personale të qytetarëve për t’i ndihmuar gjatë aplikimeve, një praktikë që përbën rrezik për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale.
     
    Kjo situatë ka krijuar një shtresë të re kostosh të fshehura – qytetarët që nuk arrijnë të përdorin vetë sistemin, paguajnë për ndihmë. Për rrjedhojë, digjitalizimi që synonte lehtësim dhe efikasitet, po kthehet në pengesë dhe përjashtim për më të pambrojturit.
     
    Ekspertët e administratës publike theksojnë se zhvillimi teknologjik duhet të ecë paralelisht me ndihmën për qytetarët në sportele fizike dhe me fushata ndërgjegjësuese. Digjitalizimi pa asistencë, trajnim dhe qasje të barabartë nuk është progres – është përjashtim.
    Shqipëria po ecën drejt administratës dixhitale, por nëse kjo rrugë nuk shoqërohet me ndihmë konkrete për qytetarët që kanë më shumë nevojë, atëherë digjitalizimi mund të kthehet në një mur të padukshëm që ndan qytetarët me shtetin e tyre.
     
    Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet

    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Hailey Bieber pranon se nuk e rrit e vetme djalin

    Hailey Bieber pranon se nuk e rrit e vetme djalin

    Hailey Bieber ka folur hapur për jetën e saj si nënë dhe për ndihmën që merr në përkujdesjen ndaj djalit të saj, Jack Blues. Gjatë një interviste në podcastin In Your Dreams with Owen Thiele, themeluesja e “Rhode Beauty”, 28 vjeç, u shpreh se ka një ekip që e ndihmon me kohë të plotë dhe se nuk ndihet aspak në siklet ta pranojë këtë.
    “Kam ndihmë. Kam ndihmë me kohë të plotë dhe nuk jam aspak e turpëruar ta them këtë,” – tha Hailey. “Nuk do ta fshihja kurrë faktin që kam ndihmë, sepse pa të nuk do të mund të kisha karrierën që kam dhe të bëja gjërat që bëj. Jam shumë mirënjohëse për këtë.”
    Modelja shtoi se djali i saj është gjithmonë në kujdesin e saj ose të bashkëshortit, Justin Bieber.
    “Nëse nuk është me mua, është me babain e tij. Ai gjithmonë është me njërin prej nesh, me familjen ose me kumbaret e tij,” – shtoi ajo.
    Hailey gjithashtu zbuloi se dëshiron të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen:
    “E di që dua më shumë se një,” – pranoi ajo.
    Modelja 28-vjeçare foli me dashuri për rolin e saj si nënë:
    “E dija gjithmonë që doja të isha nënë. Që kur isha e vogël, e kam imagjinuar veten me fëmijë,” – tha ajo. “Tani që jam bërë nënë, e kuptoj se çdo vendim që dikush merr për të pasur ose jo fëmijë është krejtësisht i vlefshëm dhe për t’u respektuar.”
    Ajo pranoi se në fillim ndjeu frikë dhe pasiguri, pasi të bëheshe nënë në moshën 27-vjeçare i dukej “sfiduese”.
    “Kishte momente frike. Nuk dija çfarë të prisja, por çdo ditë mësoj diçka të re për mënyrën si të jem nënë dhe çfarë është më e mira për djalin tim,” – rrëfeu Hailey.
    Çifti ka në plan të ndajë dashurinë për udhëtimet edhe me vogëlushin e tyre.
    “Duam që Jack të rritet duke udhëtuar, në vende të ndryshme. Kështu jam rritur edhe unë dhe më ka mësuar shumë,” – përfundoi ajo.

  • Nga Big Brother VIP në bamirësi: G-Bani rinovon banesa për familjet shqiptare

    Nga Big Brother VIP në bamirësi: G-Bani rinovon banesa për familjet shqiptare

    Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G-Bani, ka treguar një anë të re të tij duke nisur një iniciativë humanitare për të ndihmuar familjet shqiptare që jetojnë në kushte të vështira. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka ndarë pamje nga gjendja e rënduar e një familjeje dhe ka bërë të ditur se do të angazhohet personalisht për të rinovuar plotësisht banesën e tyre. Iniciativa ka marrë menjëherë vëmendjen dhe përkrahjen e publikut.
    Pas publikimit të videos, G-Bani tregoi se ishte përmbytur nga mesazhe në “inbox” nga persona që kërkonin ndihmë për të afërmit e tyre. “Nuk e kam ndjerë kurrë më shumë se tani se sa shumë njerëz kanë nevojë për mbështetje,” shkroi ai.
    Artisti bëri apel për ndihmë ndaj ndërtuesve dhe bizneseve që mund të kontribuojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve në skamje. Ai theksoi se ndërtuesi që fillimisht e mbështeti nuk mund të përballojë të gjitha rastet dhe u lut për bashkëpunim të mëtejshëm: “Jam i gatshëm t’i lidh palët për të shmangur çdo hije dyshimi për keqpërdorim të bamirësisë.”
    G-Bani gjithashtu nënvizoi se dëshiron të përdorë popullaritetin e tij për qëllime të mira, pavarësisht mungesës së mbështetjes financiare të madhe: “Po të kisha koncerte të mjaftueshme, do ta bëja vetë,” tha ai. Megjithatë, pavarësisht periudhës jo të fortë profesionalisht, artisti synon të lërë pas një gjurmë të vlefshme për njerëzit në nevojë.

  • U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilla nderojnë uniformën

    U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilla nderojnë uniformën

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan-Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.
    Në fjalën e tij Proda ka vlerësuar aktin e punonjësit të policisë, duke theksuar se veprime të tilla nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit.
    Fjala e plotë e Ilir Prodës:

    Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj.
    Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë. Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.
    Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij.
    Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre.
    Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij.”
    Nënkomisari Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë udhëtimit drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, në dalje të tunelit të Krrabës, konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.
    Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.

  • U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilal nderojnë uniformën

    U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilal nderojnë uniformën