Një studim i ri i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit T.H. Chan ka zbuluar se përqendrimet e larta të grimcave të imta PM2.5 të emetuara nga zjarret mund të ndikojnë në shëndetin mendor. Studimi, i botuar në “JAMA Network Open”, tregon se ekspozimi afatshkurtër ndaj këtyre grimcave është lidhur me një rritje të kërkesave për ndihmë urgjente për ankth, depresion dhe çrregullime të tjera mendore, përcjell A2 CNN.
Gjatë një periudhe të analizuar në Kaliforni, nga korriku deri në dhjetor 2020, një nga sezonet më të këqija të zjarreve, studiuesit zbuluan se çdo rritje prej 10 miligramësh për metër kub të PM2.5 ishte e lidhur me një rritje të thirrjeve për ndihmë urgjente.
Kushtet për të cilat u kërkua ndihmë urgjente përfshinin ankthin, depresionin dhe çrregullime të tjera të humorit, çrregullime psikotike ose çrregullime të abuzimit me substancat. Në të gjithë Kaliforninë, ka pasur gjithsej 86,588 vizita në dhomën e urgjencës për çrregullime të shëndetit mendor gjatë periudhës së studiuar, shkruan A2 CNN.
Efektet ishin më të theksuara tek gratë, fëmijët, të rinjtë dhe individët me burime të kufizuara ekonomike.
Këto gjetje theksojnë rrezikun e padukshëm që zjarret paraqesin për shëndetin mendor, duke u shtuar pasojave fizike të njohura nga grimcat toksike të ajrit. Studiuesit theksojnë nevojën për një qasje më të thelluar ndaj ndikimeve të zjarreve dhe ndryshimeve klimatike në shëndetin publik, duke përfshirë gjithashtu mbështetje për ata që janë më të rrezikuar nga këto efekte.
Tag: ndihmë
-

Studimi: Grimcat nga zjarri përkeqësojnë shëndetin mendor
-

I shkuan për ndihmë, 39-vjeçari godet infermierët e urgjencës në Durrës
Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit.
Policia thotë se ai ka goditur me send të fortë shërbimet e urgjencës që i kishin shkuar për ndihmë mjekësore në banesë në fshatin Përlat.
Për këtë arsye, drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia, duke e vënë në pranga të riun.
“Si rezultat, është vënë në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. D., 39 vjeç, i cili gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kanosur dhe kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë”, njoftoi policia. -

I shkuan për ndihmë, 39-vjeçari godet shërbimet e urgjencës në Durrës
Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Policia thotë se ai ka goditur me send të fortë shërbimet e urgjencës që i kishin shkuar për ndihmë mjekësore në banesë në fshatin Përlat.
Për këtë arsye, drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia, duke e vënë në pranga të riun.
“Si rezultat, është vënë në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. D., 39 vjeç, i cili gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kanosur dhe kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë”, njoftoi policia.
-

Has/ Shkoi për dru, humb në mal 27-vjeçari! Po kërkohet edhe me helikopter
Foto ilustruese
HAS- Një 26-vjeçar nga Hasi është zhdukur në malin e Pashtrikut. Ajet Lleshi humbi kontaktet me familjen pasi kishte dalë për të mbledhur dru. I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë, por familjarët për shkak të terrenit dhe kohës së keqe nuk kanë arritur ta pikasin. Sot në kërkim të tij janë mergjencat Civile dhe banorë të fshatit, ndërsa ndihmë po ofrohet edhe nga ajri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Has
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll. Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./ZËRI -

Hetimi i politikanëve dhe krimit, SPAK kërkoi 163 herë ndihmë juridike nga 32 vende të botës
Për të hetuar politikanët dhe prokurët e korruptuar, abuzimet me tenderat, apo fshehjen e pasurisë nga zyrtarë të vendit, Struktura e Posaçme (SPAK) ka kërkuar ndihmë edhe nga drejtësitë e vendeve të huaja.
Sipas raportit vjetor të vitit 2024 të SPAK, vetëm gjatë vitit të shkuar kjo strukturë ka drejtuar 163 kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të 32 shteteve të huaja për një gamë të gjerë veprash penale.
Lista e atyre nga të cilët SPAK ka kërkuar informacion apo dikumente përmes letër-porosive përbëhet nga vendet fqinje dhe vende të Bashkimit Europian, por nuk mungojnë as ato në Amerikën Latine e deri në Lindjen e Largët.
Shteto që ka pritur më shumë kërkesa për ndihmë në hetimet penale nga SPAK gjatë vitit 2024 është Franca, me 40 të tilla, lidhur kjo me dosjet penale për të cilat Struktura e Posaccme ka kërkuar materiale nga bisedat e dekriptuara të platformës SKY ECC.
I dyti vend në radhë është Italia, autoriteteve të së cilës SPAK i ka kërkuar ndihmë në 21 raste, e më pas Holdanda me 14 kërkesa dhe Anglisë me 11 kërkesa, shkruan A2 CNN.
Numri më i ulët i letërporosive është regjistruar drejt vendeve më të largëta. Sipas të dhënave, me të paktën një shkresë, SPAK i është drejtuar për ndimhë juridike drejtësive të 15 vendeve mes të cilave, Kolumbisë, Paraguajit, Singaporit dhe Malajzisë.
Nga ana tjetër, SPAK jo vetëm ka kërkuar ndihmë juridike, poe edhe ka dhënë. Sipas raportit vjetor, në 70 raste, në SPAK kanë mbërritur kërkesa nga drejtësi të huaja, ku kryeson Italia me 13 kërkesa, e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania me nga 10 të tilla.
Referuar të dhënave, kërkesat e ardhura nga autoritetet gjyqësore të huaja kanë shërbyer për nisje hetimesh pasurore në Shqipëri, bazuar në ligjin Antimafia, sic ka ndodhur në 5 raste, pas letërporosive të ardhura nga Gjermania dhe Belgjika.
Po ashtu, viti 2024 ka shtuar me 10-të numrin e 27 skuadrave të përbashkëta hetimore të SPAK me prokurori të huaja të formuara në harkun 2020-2023. -

Tërmeti në Myanmar, shkon në 3300 numri i viktimave
Pamje nga tërmeti
MIANMAR- Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 prill, teksa shefi për ndihmë në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Mianmarin. Tërmeti i 28 marsit rrafshoi ndërtesa dhe shkatërroi infrastrukturë në mbarë shtetin dhe shkaktoi 3.354 viktima dhe 4.508 persona të lënduar. Po ashtu, sipas shifrave të publikuara nga media shtetërore, edhe 220 persona konsiderohen të zhdukur.
Më shumë se një javë nga fatkeqësia, shumë persona në Mianmar janë ende të pastrehë dhe shumë nga ta janë të detyruar që të flenë në rrugë për shkak se shtëpitë e tyre ose janë shkatërruar plotësisht ose ka rrezik që të shemben.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 3 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmeti 7.7 ballësh.
Zyrtari kryesor në OKB për ndihmë, Tom Fletcher, të shtunën u takua me të prekurit nga tërmeti në qytetin Mandalaj të Mianmarit dhe ai pa nga afër dëmet e shkaktuara në këtë qytet.
“Shkatërrimi është i madh”, shkroi ai në X.
“Bota duhet të ndihmojë popullin e Mianamarit”, shtoi ai.
Që nga puçi ushtarak i vitit 2021, Mianmari udhëhiqet nga junta, duke nxitur një konflikt civil. Junta raportohet se ka kryer dhjetëra sulme që nga tërmeti, përfshirë edhe 16 sulme që kur u shpall një armëpushim i përkohshëm të mërkurën, tha OKB-ja një ditë më parë.
Vite të luftës kanë bërë që ekonomia e Mianmarit dhe infrastruktura të shkatërrohet, duke paraqitur pengesë të madhe për përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar ndihmë për këtë shtet pas tërmetit të fuqishëm. Kina, Rusia dhe India ishin ndër shtetet e para që ofruar mbështetje, duke dërguar ekipe në Mianmar për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve. Shtetet e Bashkuara thanë të premten se po e rrisin ndihmën për Mianmarin, duke bërë që ndihma të arrijë në vlerë prej 9 milionë dollarësh./REL -

Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar arrin në mbi 3.300
Foto ilustruese
MIANMAR- Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 Prill, teksa shefi për ndihmë në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Mianmarin. Tërmeti i 28 Marsit rrafshoi ndërtesa dhe shkatërroi infrastrukturë në mbarë shtetin dhe shkaktoi 3.354 viktima dhe 4.508 persona të lënduar. Po ashtu, sipas shifrave të publikuara nga media shtetërore, edhe 220 persona konsiderohen të zhdukur.
Më shumë se një javë nga fatkeqësia, shumë persona në Mianmar janë ende të pastrehë dhe shumë nga ta janë të detyruar që të flenë në rrugë për shkak se shtëpitë e tyre ose janë shkatërruar plotësisht ose ka rrezik që të shemben.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 3 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmeti 7.7 ballësh.
Zyrtari kryesor në OKB për ndihmë, Tom Fletcher, të shtunën u takua me të prekurit nga tërmeti në qytetin Mandalaj të Mianmarit dhe ai pa nga afër dëmet e shkaktuara në këtë qytet.
“Shkatërrimi është i madh,”- shkroi ai në X.
“Bota duhet të ndihmojë popullin e Mianamarit”, shtoi ai.
Që nga puçi ushtarak i vitit 2021, Mianmari udhëhiqet nga junta, duke nxitur një konflikt civil. Junta raportohet se ka kryer dhjetëra sulme që nga tërmeti, përfshirë edhe 16 sulme që kur u shpall një armëpushim i përkohshëm të mërkurën, tha OKB-ja një ditë më parë. Vite të luftës kanë bërë që ekonomia e Mianmarit dhe infrastruktura të shkatërrohet, duke paraqitur pengesë të madhe për përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar ndihmë për këtë shtet pas tërmetit të fuqishëm.
Kina, Rusia dhe India ishin ndër shtetet e para që ofruar mbështetje, duke dërguar ekipe në Mianmar për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve. Shtetet e Bashkuara thanë të premten se po e rrisin ndihmën për Mianmarin, duke bërë që ndihma të arrijë në vlerë prej 9 milionë dollarësh./REL -

NATO ndihmë ushtarake me vlerë 20 miliardë dollarë për Ukrainën në 2025
Gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, shtetet anëtare të NATO-s i ofruan Ukrainës ndihmë ushtarake në një shumë totale që tejkalon 20 miliardë dollarë amerikanë.
Kjo ndihmë përfshin dërgimin e armatimeve të avancuara, municioneve, pajisjeve mbrojtëse dhe ndihmës logjistike, duke synuar forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.
Këtë informacion e bëri të ditur për mediat Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ai theksoi se aleanca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Ukrainën, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe për të mbështetur stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit në këto kohë të vështira.
“Pamë shifrat më të fundit që tregojnë se aleatët e NATO-s kanë ofruar mbi 20 miliardë dollarë mbështetje për Ukrainën në tre muajt e parë të vitit, për t’u siguruar që ata të mund të vazhdojnë luftën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Rutte.
-

MEPJ siguron riatdhesimin e të riut shqiptar, Balla: Me anëtarësimin në BE, çdo ambasadë do t’i vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë
Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.
Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se me anëtarësimin në BE dhe marrjen e passaportës së BE-së për shqiptarët, çdo ambasadë e BE-së do t’i vijë në ndihmë kudo ku ndodhen qytetarët shqiptarë nëse nuk kanë pranë një ambasadë shqiptare.
Kërkesa për ndihmë ndaj të riut shqiptar erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën.“Është detyrë e shtetit shqiptar të kujdeset për çdo bashkëatdhetar kudo ai ndodhet, Përgëzime Policisë së Shtetit, të cilët mundësuan atdhesimin në kohë rekord nga Sierra Leone (Afrikë) të një djali të ri 19 vjeçar, për të cilin familja vendosi në alarm MEPJ dhe Policinë e Shtetit, duke qenë se familjari i tyre ishte në kushte të vështira dhe ishte paraqitur në një stacion policie në këtë vend të largët.
Me anëtarësimin në BE dhe marrjen e passaportës së BE-së për shqiptarët, çdo ambasadë e BE-së do t’i vijë në ndihmë kudo ku ndodhen qytetarët shqiptarë nëse nuk kanë pranë një ambasadë shqiptare”, shkruan Taulant Balla./vizionplus.tv
-

OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për ndihmë prej 8 milionë dollarësh, për të adresuar pasojat e tërmetit në Mianmar.
Në këtë vend të Azisë Juglindore, rreth 1.700 njerëz humbën jetën nga tërmeti që goditi javën e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë rrezikohen nga lëndimet dhe sëmundjet.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se po vepron në “nivelin më të lartë të emergjencës”.
Ajo tha se i nevojiten donacione “për të ofruar kujdes urgjent për të plagosurit, për të parandaluar shpërthimin e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha, po ashtu, se “shkatërrimi ka qenë i madh” dhe se “nevojat humanitare po rriten çdo orë”.
Ekipet e shpëtimit në Mianmar janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar të mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Udhëheqja ushtarake e vendit shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë rajone dhe lejoi ekipe të huaja të shpëtimit të hyjnë në vend për të ndihmuar me pasojat shkatërruese të tërmetit.
India, Kina dhe Tajlanda janë ndër fqinjët e Mianmarit që dërguan materiale dhe ekipe ndihme. Personel dërgoi edhe Malajzia, Singapori dhe Rusia.
Qeveria ushtarake e Mianmarit është e përfshirë në një luftë me kryengritësit, por Qeveria e Unitetit Kombëtar e opozitës tha se luftëtarët nën komandën e saj, do t’i ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake sulmuese për dy javë, nisur nga 30 marsi.
Tërmeti me magnitudë 7.7 – një nga më të fortët që përjetoi Mianmari në një shekull – tronditi gjithashtu Tajlandën fqinje, duke shkaktuar dëme dhe viktima edhe atje.