Njoftimi i policisë:
Një 13-vjeçar është larguar pa adresë nga banesa e tij në Elbasan. Babai i tij ka kallëzuar rastin në Polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e të birit. Babai i tij, sipas policisë, ka deklaruar se i mituri është larguar nga banesa me 13 prill dhe nuk ka komunikuar me të.
“Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi 54 vjeçar, banues në lagjen “5 Maji”, se më datë 13.04.2025, është largua nga banesa, djali i tij 13 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”., thekson policia.
Tag: ndihmë
-

Babai kërkon ndihmë në polici/ 13-vjeçari largohet pa adresë, Elbasan
-

Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, flet nëna e 33-vjeçarit: Fatmiri i kërkoi ndihmë, djalin e kishte masakruar…
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u qëllua për vdekje nga kunati i tij, pasi dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Por hetimet e fundit kanë zbuluar se gjithçka bazë në këtë ngjarje ishte e sajuar nga vajza 19-vjeçare, e cila më në fund ka pranuar para autoriteteve se ka falsifikuar mesazhet që implikonin viktimën.
Në një lidhje telefonike në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, nëna e 33-vjeçarit ka treguar disa detaje ekskluzive në studio. Në një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës, nëna tha se familja po përjeton një dramë të dyfishtë humbjen e të birit dhe zbulimin e të vërtetës së vonuar, që sipas saj, e nxjerr djalin të pafajshëm.
“Ne në këtë situatë nuk po ndihemi mirë, sepse jemi prindër,” tha ajo për mediat por jemi të qetë sepse drejtësia, më në fund, po vihet në vend. Djali im nuk kishte asnjë lidhje me vajzën. Të gjitha mesazhet që ajo paraqiti dolën të ishin të sajuara. Nuk kishte asnjë provë që e implikonte Erjonin.” tha ajo
E ëma e viktimës theksoi se çdo gjë që 19-vjeçarja kishte deklaruar, ishte ndërtuar mbi gënjeshtra dhe se viktima u përdor për një histori të paqenë. Sipas saj, hetimet nuk kanë gjetur asnjë provë për abuzim, madje as për pretendimet se ngjarja kishte ndodhur kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.
“Të gjithë telefonat janë në polici. Nuk ka asnjë provë. Vajza komunikonte me persona të tjerë dhe për fajet e saj, ia hodhi djalit tim.” tha ajo
Nëna tregon me trishtim dhe zemërim se vrasësi, kunati i djalit të saj, e kishte thirrur në një vend të izoluar me pretendimin se i ishte prishur makina, dhe se Erjoni, ndonëse në marrëdhënie të ftohta me të, kishte pranuar të shkonte për ndihmë.
“I thanë që Fatmiri ishte tek fabrika e çimentos dhe kërkonte ndihmë. Ne e shtymë që të shkonte, edhe pse nuk flisnin më. Ai shkoi, por aty e priste vdekja. Fatmiri e masakroi djalin tim në fytyrë.”
E prekur thellë, ajo kujton me lot në sy se as nuk iu lejua të shihte trupin e të birit, dhe për herë të parë e pa vetëm një foto gjatë seancës gjyqësore:
“Në gjykatë pashë fotografinë e tij. E kishte bërë copë. Nuk do ta harroj kurrë.” përfundoi nëna e 33-vjeçarit.
-

Stuhia e rërës “pushton” Irakun! Mbi 1,000 njerëz me probleme në frymëmarrje
Më shumë se 1,000 qytetarë irakianë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen, pasi një stuhi masive rëre goditi pjesët qendrore dhe jugore të Irakut, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe paralizuar jetën publike në disa provinca.
Zyrtarët shëndetësorë në provincën Muthanna raportuan të paktën 700 raste mbytjeje, ndërsa 250 raste të tjera u shënuan në Najaf dhe 322 pacientë, përfshirë fëmijë, u trajtuan në provincën Diwaniyah. Ndërkohë, 530 persona të tjerë raportuan simptoma të ngjashme në provincat Dhi Qar dhe Basra.
Pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë qytete të tëra të mbuluara nga një mjegull e dendur portokalli, ndërsa këmbësorë dhe forca policie shihen me maska për të shmangur thithjen e pluhurit të dëmshëm. Paramedikët janë vendosur nëpër rrugë për të ndihmuar rastet urgjente.
Ndërprerje fluturimesh dhe mbyllje aeroportesh
Dukshmëria në zonat e prekura ra në më pak se një kilometër, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht aeroportet në Najaf dhe Basra. Mediat lokale raportuan gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone.
Sipas shërbimeve lokale të motit, kushtet pritet të përmirësohen deri të martën në mëngjes, por autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë brenda dhe të shmangin daljet e panevojshme.
Ministria e Mjedisit e Irakut ka paralajmëruar se vendi pritet të përballet me më shumë “ditë pluhuri” në të ardhmen, si pasojë e shpyllëzimeve dhe thatësirave të vazhdueshme.
Në vitin 2022, një stuhi e ngjashme shkaktoi një viktimë dhe më shumë se 5,000 persona kërkuan ndihmë mjekësore për probleme të frymëmarrjes.Top Channel
-

“LaCivita, i paguar për t’i ardhur në ndihmë Berishës”/ Pëllumbi: S’është hera e parë që PD paguan lobista në SHBA
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se Chris LaCivita është i paguar nga PD, për t’i ardhur në ndihmë Sali Berishës.
Në emisionin “360 gradë’, Pëllumbi u shpreh se nëse SHBA do dërgonte mesazh, do i hiqte non gratën Berishës, gjë që nuk ka ndodhur.
“Nuk është hera e parë që partitë politike shqiptare, në mënyrë të veçantë PD, thërret në ndihmë figura që vijnë nga SHBA, apo paguan lobista në SHBA. Kjo nuk është një gjë e re, i kemi pasur rezultatet. Fakti që erdhi, me siguri do jetë paguar. Po flas për fushata të tjera, kur kemi pasur çështje në lidhje me pagesat që ka bërë PD, në funksion të lobimeve në SHBA. Nëse realisht, qeveria e SHBA do t’i japë mesazh popullit shqiptar, e ka në dorë, mos ta lodhi të vinte këtu këtë zotërinë, mund të hiqte non grata dhe mjaftonte për t’u lexuar, ia kursenin edhe lekët shqiptarëve. E dyta, nëse themi sesa i rëndësishëm është zoti Berisha për familjet shqiptare, më mirë të na e lejë ne shqiptarëve ta gjykojmë”, theksoi ai. -

Humbën rrugën në afërsi të “Shpellës së Pëllumbasit”, policia ju vjen në ndihmë turistëve gjermanë
Efektivët e policisë së komisariateve 1 dhe 2 në Tiranë u kanë ardhur në ndihmë disa turistëve gjermanë, të cilët gjatë eksplorimit kanë humbur rrugën në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turist gjerman(nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjeherë kanë organizuar punën për ti ardhur në ndihmë.
Njoftimi:Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turist gjerman(nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjeherë kanë organizuar punën për ti ardhur në ndihmë.
Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetsore.
Turistët gjerman kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të turistëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. -

Mianmarin u godit nga tërmeti, OKB-ja apelon për ndihmë humanitare me vlerë 275 milionë dollarë
Pas tërmetit që goditi Mianmarin, Kombet e Bashkuara apeluan dje, për fonde shtesë prej 275 milionë dollarësh për të plotësuar nevojat e rreth një milion njerëzve në Mianmarin e prekur nga tërmeti.Sipas mediave të huaja, programi i ndihmës humanitare u vlerësua më parë në më shumë se 1.1 miliardë dollarë, duke synuar të mbulojë nevojat prej 5.5 milionë euro për banorët si prioritet nga 19.9 milionë që kanë nevojë për ndihmë në të gjithë vendin.
“Nevojiten urgjentisht burime shtesë”, theksojnë Kombet e Bashkuara, për të plotësuar nevojat në rritje të popullsisë. Sipas OKB-së, më shumë se 6.3 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë në zonat e Mianmarit që u goditën më rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.7 që tronditi vendin më 28 mars. Kjo është dy milionë më shumë se ata që kishin nevojë për ndihmë para tërmetit, i cili vrau më shumë se 3,600 njerëz.
Në këtë kontekst, OKB-ja kërkon fonde shtesë prej 275 milionë dollarë për lehtësimin e 1.1 milionë banorëve të cenueshëm. Ndërkohë, Kina premtoi 137 milionë dollarë shtesë për të siguruar ushqime, ilaçe, shtëpi, si dhe për të paguar grupet e ekspertëve mjekësorë.
Tërmeti me magnitudë 7,7 ballë Rihter goditi Mianmarin qendror më 28 mars, në një thellësi prej 10 kilometrash. Ai u pasua pak minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6,7 ballë. Instituti gjeozizmik italian, tha se goditja kryesore ishte 300 herë më e fuqishme se ajo e Amatrice në vitin 2016. -

Tërmeti me mijëra viktima në Mianmar, OKB apel për ndihmë humanitare: Duhen 275 milionë dollarë
Kombet e Bashkuara apeluan dje, të premten, për fonde shtesë prej 275 milionë dollarësh për të plotësuar nevojat e rreth një milion njerëzve në Myanmar të prekur nga tërmeti i fuqishëm i fundit.
“Nevojiten urgjentisht burime shtesë”, theksojnë Kombet e Bashkuara, për të plotësuar nevojat në rritje të popullsisë.Lexo edhe :Related Posts
Sipas OKB-së, më shumë se 6.3 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë në zonat e Mianmarit që u goditën rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.7 që tronditi vendin më 28 mars.OKB-ja kërkon fonde shtesë prej 275 milionë euro. dollarë për lehtësimin e 1.1 milionë banorëve të cenueshëm.
Programi i vë theks të veçantë popullatës femërore “të cilat përballen me një rrezik më të lartë të dhunës me bazë gjinore, pasigurisë ushqimore dhe mungesës së aksesit në shërbimet e shëndetit riprodhues” dhe përfshin masa për “parandalimin dhe trajtimin e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual pas tërmetit”./vizionplus.tv -

Banorët kërkojnë ndihmë: Rreziku na rri mbi kokë, askush s’na dëgjon – VIDEO
Banorët kërkojnë ndihmë: Rreziku na rri mbi kokë, askush s’na dëgjon
Përshëndetje Saranda Web Po ju dërgojmë këtë video me shpresën se, ndoshta, fjala jonë do të dëgjohet përmes jush. Kemi trokitur me dhjetëra herë në dyert e Bashkisë, por asnjë përgjigje, asnjë veprim. Heshtje. Ndodhemi në Lagjen nr. 4, tek Pallatet e Oficerëve – një vend që dikur kishte jetë, ndërsa sot është shndërruar në një kërcënim për jetën.
Çatia e pallatit është rrëzuar prej kohësh. Prej atëherë, kemi vendosur një llamarinë për të mbuluar dëmet, por ajo është vetëm një copë metali mbi një plagë të hapur. Rreziku është aty – i përhershëm, i padukshëm, por i afërt.
Njerëzit kalojnë çdo ditë poshtë saj, fëmijët luajnë aty pranë, dhe ne jetojmë çdo moment me frikën se mund të ndodhë më e keqja.
Nga të gjitha familjet që jetonin këtu, kanë mbetur vetëm 3. Të tjerët janë larguar, sepse nuk mund të jetonin më mes rrënojave, në një godinë që për çdo ditë e më shumë ngjan me një ndërtesë të braktisur nga kujdesi i shtetit. Jetojnë këtu – bashkë me rrezikun, me frikën, dhe me heshtjen që na vret më shumë se gjithçka tjetër.
Kërkojmë ndihmë. Jo më premtime, jo më shpërfillje. Vetëm një zgjidhje, para se të jetë vonë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Nëse e shihni këtë person lajmëroni policinë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Rinisin kërkimet për të riun nga Hasi
Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit.
Kërkimet për Ajet Leshin edhe në ditën e katërt do të bëhen nga banorët e zonës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit. Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë.
Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit u largua nga banesa mëngjesin e së dielës me 6 prill për gjah në bjeshkët afër Malit të Pashtrikut.
Në mesditën e 6 prillit, 27-vjeçari telefonoi për ndihmë familjarët dhe pas kësaj telefonate që prej katër ditësh ende nuk ka gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve me helikopter nga ushtria e dron nga skuadra e Shërbimit Kombëtar i Kërkimit Shpëtimit Malor i Kosovës, që dy ditë më parë njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.