Tag: ndihmë

  • Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë

    Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë

    Një banesë është shembur në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasojë e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë që prej ditës së hënë.
    Pronari i banesës së shembur, bën apel për ndihmë. Mes lotësh ai thotë se është i sëmurë dh se bën kimioterapi në Tiranë.
    Ai shprehet i dëshpëruar për të ardhmen dhe fëmijët e tij.
    “Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha banori.
    Situtata e përditësuar nga reshjet e shiut në Bashkinë Pogradec:
    Pati prurje nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit.Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas raportohet për prezencë uji në banesa.
    Në fshatrat Dardhas, Proptisht e Çërravë ka pasur rrëshqitje të dherave.
    Po punohet në hidrovori i Tushemishtit për stabilizimin e situatës.Strukturat e Bashkisë, si grupet e ujësjellës–kanalizimeve dhe shërbimi zjarrfikës, vazhdojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës.

  • Përmbytjet shkatërrojnë sipërmarrjet në Maliq, kërkohet ndihmë nga shteti

    Përmbytjet shkatërrojnë sipërmarrjet në Maliq, kërkohet ndihmë nga shteti

    Përveç dëmeve në banesa dhe toka bujqësore, reshjet e shumta kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bizneset e Bashkisë së Maliqit.
    Një pulari dhe një punishte e përpunimit të kërmillit janë përmbytur plotësisht. Administratori i pularisë thotë se dëmi ka zeruar të gjithë punën dhe investimin e krijuar ndër vite.
    Edhe administratori i punishtes se përpunimit të kërmillit shprehet se gjithçka kishte ngritur e mori uji. Bizneset apelojnë strukturat shtetërore që t’u vijnë në ndihmë, pasi e kanë të pamundur të rimëkëmben sërish pas këtyre dëmtimeve.

  • Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

    Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

    Reperi Getinjo ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë, i cili e ka lënë të paralizuar nga njëra anë. Në një mesazh prekës, ai shprehu se i moshuari, me shumë mundim, ka arritur të shkruajë vetëm fjalën “Ndihmë” në një letër.
    “Babgjyshi jem pas një sulmi në kokë mbeti gjysmë i paralizuar dhe me shumë mundim krejt çka mujt me shkrue në fletë ishte fjala ‘Ndihmë’. Zoti i ndihmoftë,” shkroi ai ndër të tjera.
    Në një tjetër reagim emocional, artisti tregoi se gjyshi i tij, i cili është 85 vjeç dhe ka kaluar dramat e humbjes së dy djemve, ende shfaq dëshirë të jetojë dhe kërkon ndihmë për t’u mbajtur në jetë.
    “Kur një plak 85 vjeç që i ka shti në dhe 2 djem të vet edhe e don jetën hala edhe lyp ndihmë… të kallxon sa e ëmbël është jeta,” shkroi Getinjo, duke reflektuar mbi forcën dhe vullnetin e të moshuarit.
    Ai shtoi një mesazh për brezin e sotëm, duke i kujtuar se jeta duhet shijuar sa është koha:“Knaquni se shpejt vjen një moment ku s’kthehesh mo.”
    Fansat dhe ndjekësit i janë bashkuar urimeve për shërim të shpejtë të gjyshit të tij dhe mbështetjes për familjen në këtë periudhë të vështirë.
    Screenshot
    Screenshot

  • VIDEO / Bledi Çuçi i vjen në ndihmë tifozes që humbi ndjenjat para stadiumit ‘Air Albania’

    VIDEO / Bledi Çuçi i vjen në ndihmë tifozes që humbi ndjenjat para stadiumit ‘Air Albania’

    Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ka dhënë ndihmën e shpejtë një tifozeje pranë stadiumit Air Albania, ku Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen me Anglinë.
    Burime bëjnë me dije se tifozja kishte rënë në gjendje pa ndjenja, ndërkohë që i ka shkuar në ndihmë Çuçi.
    Kujtojmë se ndeshja e sotme e Kombëtares shqiptare me Anglinë zhvillohet për eleminatoret e Botërorit 2026.
    Anglia e ka siguruar me kohë kualifikimin në Botëror, ndërkohë që Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej në Play-Off, pas fitores së arritur në ndeshjen me Andorrën.

  • Sigurim me detyrim për banesat, Rama: Më shumë ndihmë për qytetarët në rastet e tafkeqësive natyrore

    Sigurim me detyrim për banesat, Rama: Më shumë ndihmë për qytetarët në rastet e tafkeqësive natyrore

    Qeveria shqiptare do të nisë punën për një skemë të re sigurimi për qytetarët nga fatkeqësitë natyrore.
    Ky hap u bë me dije nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në Konferencën Vjetore  të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimeve sqaroi se është i nevojshëm sigurimi i detyrueshëm i banesave edhe si një direktivë e Bashkimit Europian.
    “Përfshirja e sigurimit në politikat tona publike, duke e lidhur me rezistencën klimaterike, bujqësinë, infrastrukturën dhe rrjetat e sigurisë sociale, do të përmirësojnë jashtëzakonisht qasjen tonë ndaj financimit të rrezikut nga katastrofat. Një strategji gjithëpërfshirëse që bën bashkë sigurimet, fondet rezervë dhe buxhetimin, mund të zbusë në mënyrë të jashtëzakonshme, rreziqet fiskale nga katastrofat natyrale”, tha Rama.

    Mungesa e sigurisë në raste fatkeqësie për Ramën, dëmton qytetarët por edhe bizneset e vogla.
    “Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet, mund të fshijnë vite pune të mundimshme duke i lënë ata të pambrojtur, të vuajnë me gjatë e të investojnë shumë më pak për të ardhmet e tyre. Rruga përpara është e qartë; na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë për të përfshirë më shumë individë, sektorë e lloje rreziqesh e të sigurohemi që këto zgjidhje të jenë të mundshme për t’u marrë nga gjithkush po natyrisht, aq sa është e qartë, po aq është më e lehtë kjo rrugë për t’u thënë e për t’u parë se sa për t’u ndërtuar”, tha kreu i qeverisë.
    Gjatë konferencës, kreu i qeverisë tha se edhe nisma të tjera si mikro sigurimet mund të jenë një ndihmë shtesë.
    “Nisma si mikro-sigurimet mund të ndihmojnë me zgjerimin e mbulimit për të përfshirë bizneset e vogla dhe individët me të ardhura të ulëta duke lidhur ngushtë sigurinë shoqërore me zgjidhjet e orientuara nga tregu”, tha Rama.
    Për Ramën pasojat e mosveprimit tashmë po ndihen qartë dhe se industria e sigurimeve po përballet me një situatë gjithnjë e më komplekse.

  • SHBA i ofron Belgjikës mbështetje për të luftuar kërcënimin nga dronët

    SHBA i ofron Belgjikës mbështetje për të luftuar kërcënimin nga dronët

    SHBA-ja i ka ofruar ndihmë Belgjikës në luftimin e rritjes së fundit të aktivitetit të dronëve në vend.

    Sipas gazetës “Le Soir”, pas Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe SHBA-ja i ka bërë një ofertë mbështetjeje Belgjikës. Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken tha në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve se po zhvillohet një “masë e koordinuar sigurie me vendet aleate” kundër fluturimeve të paautorizuara të dronëve të vërejtura në zonat kritike të vendit.

    Ai thekson se Belgjika ka kërkuar ekipe speciale antidron nga vendet fqinje, duke shtuar: “Gjermania, Britania dhe Franca kanë dhënë përgjigje pozitive dhe janë aktualisht të dislokuara në territorin belg me pajisjet e tyre speciale”.

    Ministri i Mbrojtjes thotë se këto njësi po ofrojnë mbështetje aktive në pajisje teknike, sisteme zbulimi dhe në sigurinë e hapësirës ajrore. Francken shtoi se edhe SHBA-ja i ka ofruar ndihmë Belgjikës. “Jemi duke vlerësuar me zyrtarët amerikanë mënyrën, vendin dhe përmasën në të cilën kjo ndihmë mund të dislokohet në mënyrën më efektive”, tha ai.

     Aktiviteti i dronëve në Belgjikë

    Pas Polonisë, Rumanisë, Estonisë dhe Danimarkës, edhe Belgjika – e cila është vend pritës i institucioneve të BE-së dhe NATO-s po përballet me çështjen e dronëve.

    Më 3 tetor ishte zbuluar aktivitet droni mbi kampin ushtarak të trajnimit “Elsenborn” dhe Ministria e Mbrojtjes kishte nisur hetimet. Më 25 tetor u raportua se të paktën katër dronë u identifikuan mbi bazën ushtarake mbretërore “Albert” në Marche-en-Famenne në rajonin e Valonisë.

    Gjatë natës së 1 nëntorit u identifikua aktivitet i tre dronëve në bazën ajrore “Kleine Brogel”, e cila përdoret për operacione kombëtare dhe të NATO-s. Më 2 nëntor, në të njëjtën bazë u vërejtën katër dronë të tjerë. Këtë javë, në aeroportin e Liezhës janë parë dy herë dronë, duke shkaktuar pezullim të fluturimeve për arsye sigurie.

    Në aeroportin e Brukselit dronë u panë në mbrëmjet e 4 dhe 6 nëntorit, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror. Më 10 nëntor u raportua aktivitet dronësh edhe mbi termocentralin bërthamor “Doel” dhe në Aeroportin e Liezhit.

    Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Belgjikës, i cili u mblodh më 6 nëntor për këtë çështje, vendosi që dronët e dyshimtë mund të neutralizohen nëse është e nevojshme me ndërhyrje policore ose ushtarake. Këshilli njoftoi se Qendra Kombëtare e Sigurisë së Hapësirës Ajrore (NASC) do të vihet plotësisht në funksion deri më 1 janar 2026 për të luftuar këtë kërcënim.

     

  • “Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut

    “Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut

    Elton Ilirjani në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjoni, ka treguar se situata me këngëtaren Parashqevi Simaku është në një moment delikat. Ai shprehet se ajo pasi ka dalë nga spitali, nuk ka pranuar që të mjekohet dhe as që të nxjerrë një kartë të identiteti që është e nevojshme për jetën e saj. Sipas tij ajo ka nevojë për ndihmë pas i duhet ndihmë mjekësore, ndërsa shtoi se i biri nuk ka më komunikim me të.
    “Nëse do të marrë mjekim ajo do të rikthehet. Nëse dikush nuk pranon të bëjë një kartë ID, kupton që kjo nuk do të çojë asgjëkundi sepse nuk do të përfitosh asgjë pa një kartë. Duhet të jetë në gjendje që të përfitojë ato që shteti amerikan i detyrohet një personi si ajo.
    Situata me të nuk është ok, sepse kemi 11 muaj që përpiqemi t’iu fitojmë besimin, por ajo nuk pranon të bëjë asgjë nga ato që ne i kërkojmë. Doli nga spitali pa mjekim. Nuk është çështje parash ose se ne nuk e mbajmë dot, por problemi është deri sa do ta mbajmë ne? Sepse ajo refuzon të shkojë në spital…
    Nuk mund të bëjë deklarata për shëndetin e dikujt, por di të them dhe të nënkuptoj që një person që nuk pranon të ketë një kartë ID dhe të qëndrojë në rrugë, ka nevojë për ndihmë, ndoshta dhe mjekësore. Mendoj se ajo duhet të marrë mjekim.
    Me arsyetimin e saj ajo mendon se nuk është e divorcuar, dhe se çdo gjë është një lojë, dhe të tjerët janë munduar ta dëmtojnë. I biri i saj nuk dëshiron më të flasë më të dhe thotë që e dua nënën time në rikthyer në jetën normale”, tha Ilirjani.

  • Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

    Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

    Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira.
    E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por sipas saj, situata përfundoi në mashtrime, presione psikologjike e kërcënime.
    Ajo tha se për shkak të mungesës së mbështetjes, rrezikoi të përfundojë drejt prostitucionit, para se të regjistrohej në një shoqatë tjetër që i ofroi ndihmë.
    Ajo pretendon se ishte futur në disa situata të rrezikshme dhe se është detyruar të bëjë deklarata të ndryshme për shkak të presionit.
    Sipas saj, videot e publikuara në rrjete sociale dhe disa ngjarje të tjera kanë nxitur edhe kërcënime ndaj familjes së saj.
    Luana pretendon se disa anëtarë të komunitetit kanë vepruar me qëllime përfitimi financiar, duke përmendur se premtime për blerje telefonash apo ndihma të tjera nuk janë përmbushur.
    “Nga diçka që mund të kishte qenë ndihmë, u bë mashtrim. Më lanë drejt prostitucionit”, tha ajo, teksa shtoi se disa persona “duhet të jenë pas hekurave”.
    Deklarata e plotë:
    Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë. Unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan që do vazhdoja shkollën dhe më morën në ccuan te kjo streha e LGB nën moshë. Familja ime nuk e mundësonte dot shkollimin tim sepse ishin të varfër.
    LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së.. Isha 14 vjecc, më nxorrën te e diela shqiptare me Dalina Buzin, e cila nuk iu përmabjt kontratës, që nuk firmosi asnjë prind. Unë kam kërkuar që video në youtubë të hiqet, por nuk ështe hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja, se ti na flliqe ne do të vrasim, sepse më detyruan të gënjeja, të mashtroja sikur babi më rrihte.
    Dhe unë si fëmijë i papjekur me dëshirën për të qenë,, se na premtonin do blejmë telefon, gjëra kshu, asigjë, as rroba të përdorura nuk na jepshin, sa që mora vetë vullnetin dhe u transferova në një shoqatë tjetër aman të vazhdoja shkollën, se më lanë drejt prostotucionti, sicc kanë bërë me shumicën.
    Këto njerëz duhet të jenë pas hekurave, sepse na reklamojnë të drejtat e njeriut, ndërkohë kanë vjedhur.

  • APEL për ndihmë për shërimin e Egzon Thaçit

    APEL për ndihmë për shërimin e Egzon Thaçit

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011