I ndjerë keq nga kritikat e ditëve të fundit për shkak të zjarreve të shumta, me pasojë dëme të mëdha në prona banorësh, kryeministri Rama i është drejtuar për ndihmë Chat GPT-së, duke prodhuar prej Inteligjencës Artificale replikën e tij me të mllefosurit me qeverisjen e tij. Ndoshta dhe nuk ka dhe aq përgjegjësi për zjarret, por nuk do ta kuptojë se te zjarret opinioni po gjen shkakun për t’u shkarkuar për të gjithë mbrapshtitë e qeverisjes së tij, ku një ndër to është rrënimi i strukturave shtetërore nga heqja e specialistëve që nuk u binden urdhëresave të tij kontraverse të hasura pothuajse në çdo sektor.
Postimi:
“Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret. Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një histori të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë.
Ndërkohë, sipas ChatGBT:
Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.
E pyetur për piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:
Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si ‘stimulus ndezës’, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si ‘material djegës’ diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.
Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur”, shkruan Rama.
Kështu, pa asnjë lloj përulësie, ai vijon qasjen arrogante ndaj kritikëve të tij, edhe pse qeverisja e tij është një mal me skandale e dështime. /tesheshi.com/
Tag: ndihmë
-

Zjarret, Rama kërkon “ndihmë” te Chat GPT
-

Kishin humbur rrugën në malin e Gomenit, policia i vjen në ndihmë çiftit nga Australia
Një çift turistësh nga Australia është ndihmuar nga shërbimet e Policisë së Kamzës, pasi humbën orientimin gjatë një ecjeje në malin e Gomenit.
Sipas njoftimit zyrtar, pasditen e djeshme u raportua se dy turistët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur dhe me bimësi të dendur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, strukturat e Komisariatit të Policisë Kamëz organizuan kërkimet për lokalizimin e tyre.
Pas disa orësh ndërhyrjeje në terren të vështirë, efektivët arritën të lokalizonin dhe të ndihmonin çiftin për të zbritur në mënyrë të sigurt nga zona malore.
Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Ata falënderuan autoritetet për reagimin në kohë dhe asistencën e ofruar.Top Channel
-

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve masive! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete
Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt turistikë dhe jo vetëm. Sipërfaqe të mëdha toke janë shkrumbuar nga flakët në Patra.
Zjarret në pyje u favorizuan nga erërat e forta, duke detyruar evakuimin e disa fshatrave.
Nga pamjet shihen pyje të djegura, lokale të shkrumbuara dhe njerëz të trishtuar nga kjo fatkeqësi.38-vjeçarja Anastasia Spiliopoulou shprehet e tronditur para rrënojave të barit ku punonte, një nga shumë ndërtesat e shkatërruara nga një zjarr i madh.
“Ky vend ka shumë kujtime. Më pëlqente të punoja në këtë kuzhinë dhe ndihesha si në shtëpinë time.”
Ajo u shpreh se nuk e kishte besuar që flakët do të merrnin përmasa të tilla.
“Një pjesë e zjarrit kishte kaluar nga sipër autostradës, por nuk e dija që do të arrinte deri këtu. Dukej sikur ishte shumë larg dhe nuk mund të imagjinoja që zjarri do të arrinte deri këtu. Më dukej e pamundur.”
Zjarri, i cili shpërtheu të martën, detyroi evakuimin e të paktën 25 vendbanimeve. Ai shkatërroi pyje, ullishte dhe zona industriale, duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor. Pamjet e filmuara me dron tregojnë kodra të djegura që shtriheshin deri në det.
Pronari i një restoranti, Dimitris Daskas, 57 vjeç, tha se i kishte paralajmëruar autoritetet se zjarri do të kalonte malin, por nuk mori ndihmë.
Ai pësoi lëndime teksa ishte përpjekur të shuante zjarrin me mjete rrethanore, në mënyrë që flakët të mos dëmtonin pronën e tij.
“Parcela e askujt nuk ishte e parrezikuar, pasi kishte bar të thatë. Kam kërkuar ndihmë në orët e vona të natës, por nuk mora asnjë ndihmë. Nuk kishte asnjë gjurmë të zjarrfikësve këtu lart. Ok, e kuptoj, ata u përqendruan në fshatra, ka kuptim, por edhe ne jemi pjesë e fshatit, ne jemi shtëpia e fundit e Patras.”
Nuk është raportuar për viktima, por dëmet janë të shumta në të gjithë Patran.
“Shtëpia ime ishte djegur e gjitha, nuk është më e banueshme. Krahun e kam thyer teksa përpiqesha të fikja flakët me sa mundësi që kisha. Nuk kishim as energji elektrike dhe as ujë.”
Ngrohja globale po i shkakton rajonit të Mesdheut vera më të nxehta dhe më të thata, me zjarre që shtohen çdo vit.
Ekspertët paralajmërojnë që vendet duhet të jenë të përgatitura për të luftuar raste të tilla, pasi lënë pasoja shumë afatgjata. -

Oficeri futet mes zjarrit dhe shpëton të moshuarën në Gramsh
Gramshi është duke u përballur me orë të vështira, ndërsa zjarri po djeg pyje, shtëpi dhe bagëti. Në këtë skenë apokaliptike në ndihmë të forcave të zjarrfikëses kanë ardhur qytetarë dhe efektivë policie.
Në prej tyre ka qenë oficeri i krimeve, Alfred Zhupani, i cili u hodh në mes të rrezikut për të shpëtuar jetë.
Nga fotot e bëra virale në rrjet, por dhe nga dëshmitë e gramshiotëve, Zhupani, djali i Gramshit, mbajti në krahë një grua të moshuar dhe vrapoi mes flakëve të cilat përhapeshin me shpejtësi, pa menduar as për rrezikut, as për lodhjen.
Efektivi duke shpetuar te moshuaren Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë zjarret në fshatin Skëndërbegas aty ku dhe situata paraqitej alarmante përgjatë orëve të fundit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se në ndihmë të zjarrfikësve të zonës kanë shkuar dhe zjarrfikës nga Korça si dhe Pusteci.
Sakaq, banorët në disa fshatra të Gramshit janë duke u kthyer nëpër banesat e tyre. Sakaq situata alarmante thuhet se është në pyjet e Sojnikut dhe Snomsit. Gjithashtu, flakët kanë dalë jashtë kontrollit edhe në malin e Komjanit ku si pasojë e erës dhe bimësisë të thatë zjarri po përhapet me shpejtësi.
Përgjatë ditëve të fundit Gramshi ishte dhe zona e cila u “mbërthye” nga zjarret ku dhe u dogjën 7 fshatra. Zjarri në Gramsh shënoi dhe viktimën e parë në vend, një 80-vjeçar i cili dyshohet të jetë dhe autori i këtij zjarri.
gijotina.com/ -

Kërkesë e lartë në BE për të luftuar zjarret, mes tyre dhe Shqipëria
Spanja bëri të mërkurën kërkesën e saj të parë për ndihmë evropiane për të luftuar zjarret.
Komisioni Evropian njoftoi të enjten se numri i kërkesave për solidaritet evropian për të ndihmuar në përballimin e zjarreve këtë javë arriti të njëjtin numër si për të gjithë sezonin e zjarreve 2024.
“Në përgjithësi, mekanizmi është aktivizuar 16 herë gjatë sezonit aktual dhe jemi në mesin e gushtit”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrncirova. “Kjo është tashmë e barabartë me sasinë totale të aktivizimeve gjatë gjithë sezonit të verës së vitit të kaluar.”
Spanja u bë vendi i fundit të mërkurën që iu drejtua mekanizmit, duke bërë kërkesën e saj të parë për solidaritet evropian kundër zjarreve.
Të paktën tre persona kanë vdekur në Spanjë, përfshirë një zjarrfikës vullnetar, ndërsa zjarret përshkojnë provincën veriperëndimore të Léon.
Dy aeroplanë nga rezerva strategjike rescEU, aktualisht të stacionuar në Francë, pritej të vendoseshin në Spanjë të enjten.
Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia kërkuan gjithashtu ndihmë këtë javë.
Spanja dhe Greqia, të cilat tradicionalisht preken rëndë nga zjarret, janë ndër shtetet anëtare të BE-së që kanë pasur zjarrfikës të huaj të parapozicionuar në tokën e tyre që nga korriku.
Një total prej 650 zjarrfikësish nga 14 vende evropiane u vendosën paraprakisht në zona me rrezik të lartë – numri më i lartë që nga nisja e skemës në vitin 2022 – me Francën dhe Portugalinë që gjithashtu mirëpresin ekipe të huaja.
Ndër vendet e tjera evropiane që e kanë aktivizuar mekanizmin posaçërisht për zjarret në pyje këtë vit janë Qiproja, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Izraeli dhe Siria gjithashtu kanë kërkuar ndihmë.
Mënyra se si funksionon është se një vend që ka nevojë për ndihmë, i tregon Qendrës së BE-së për Koordinimin e Reagimit ndaj Emergjencave (ERCC) se çfarë i nevojitet dhe shtetet e tjera që janë pjesë e mekanizmit mund të kontribuojnë individualisht, duke ofruar vullnetarisht pajisje dhe fuqi punëtore. Mekanizmi i BE-së për Mbrojtjen Civile më pas koordinon shpërndarjen e kontributeve të ndryshme dhe mbulon faturën.
Franca, e cila u luftua me kërcënimet e saj më të mëdha në dekadë në fillim të këtij muaji në departamentin bregdetar jugor të Aude, nuk kërkoi ndihmë të mëtejshme evropiane.
“Është një vendim i shtetit anëtar nëse do të kërkojë ndihmë apo jo. Vendet e mëdha zakonisht kanë kapacitete të mëdha dhe i kanë rritur kapacitetet e tyre në të kaluarën për shkak të efektit të ngrohjes globale dhe më shpesh zjarreve në pyje”, shpjegoi të enjten zëdhënësja e Komisionit Evropian, Hrncirova.
“Mund ta shihni se shumë shpesh është e dobishme për vendet më të vogla. Shpesh kemi kërkesa nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia. Pra, për këto vende, ndihma mund të jetë vërtet thelbësore”, shtoi ajo.
Më shumë se 511,000 hektarë ishin shndërruar në hi në të gjithë BE-në deri më 12 gusht, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), më shumë se dyfishi i mesatares së llogaritur në të njëjtën kohë gjatë periudhës 2006-2024.
Numri i zjarreve të vëzhguara që nga fillimi i vitit ka arritur në mbi 1,600, një rritje nga mesatarja prej 717 të vërejtura deri në të njëjtën datë gjatë 20 viteve të fundit./ Euronews.
-

SYRI TV/ Shtohen raste e urgjencave mjekësore në spitalin e Lezhës, mbi 200 raste gjatë 24 orëve
Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore dhe në spitalet rajonale. Shkak për shtimin e urgjencave janë intoksikimi nga ushqimi, por edhe sëmundjet kronike. Në urgjencën e spitalit të Lezhës, kërkesat për ndihmë mjekësore janë 10-fishuar, ku gjatë një harku kohor prej 24 orësh trajtohen mbi 200 pacientë. Në Lezhë vijon të jetë problematik trafiku i rënduar, duke krijuar vonesa në dhënien e ndihmës së parë.
Rritja e lartë e temperaturave dhe rikthimi i emigrantëve gjatë sezonit turistik kanë bërë që të rritet edhe numri i pacientëve në urgjencat spitalore të vendit. Një numër i madh rastesh për ndihmë mjekësore është regjistruar edhe në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas mjekëve të urgjencës së këtij spitali, që nga 1 qershori janë regjistruar rreth 1 mijë kërkesa për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, rastet më të shpeshta janë aksidentet rrugore, mbytjet në det, helmimet nga ushqimi, si dhe sëmundjet kronike.
Ndër të tjera, mjekët thonë se numri i rasteve në spitalin rajonal të Lezhës arrin mbi 200 pacientë gjatë një harku kohor prej 24 orësh, duke u shtuar edhe 150 raste urgjente në qendrën mjekësore të Shëngjinit.
Ndërkohë, mjekja Evisa Biba shprehet se ka pasur edhe situata të komplikuara, ku pacientët kanë pasur nevojë për mjekime më të specializuara.
Urgjencat mjekësore në zonën e Lezhës shpeshherë janë përballur edhe me vonesa, për shkak të keqmenaxhimit të trafikut rrugor, ku një ambulancë për të shkuar në vendin e ngjarjes duhet të presë edhe me orë për të trajtuar një emergjencë.
-

1000 thirrje për ndihmë mjekësore/ Turizmi rrit urgjencat, për herë të parë aplikohet edhe…
Koordinatori i Urgjencës, Ledion Prendi, u shpreh se një ndihmesë të madhe këtë vit ka dhënë motoambulanca, e cila është vënë për herë të parë në shërbim për të përballuar trafikun kaotik dhe për të ofruar ndihmën e parë në kohë për qytetarët.
Sezoni turistik ka sjellë rritje të ndjeshme të kërkesave për ndihmë mjekësore në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 qershori e deri më sot, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës janë regjistruar mbi 1000 thirrje për ndihmë mjekësore, ku rastet më të shpeshta lidhen me aksidentet rrugore, rrezikun nga mbytjet në det dhe probleme të tjera shëndetësore.
Edhe mjekja e qendrës verore të Shëngjinit, Evisa Biba, theksoi se motoambulanca ka mundësuar një shërbim më të shpejtë dhe efikas për pushuesit. Numri i urgjencave pritet të jete i lartë deri në fillim të muajit shtator, kur parashikohet të bjerë edhe fluksi i pushuesve në plazhet e Lezhës. -

Temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin Evropës Jugore, Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avionë. Në Turqi shënohen 18 viktima
Zjarret e forta të nxitura nga vala e të nxehtit, të cilat kanë vrarë tre persona në Spanjë gjatë ditëve të fundit, duke shkatërruar mijëra hektarë tokë dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, janë një “paralajmërim i qartë” për ndikimin e emergjencës klimatike, ka thënë ministrja e Mjedisit të vendit.
Duke folur të mërkurën në mëngjes, ndërsa zjarrfikësit në Spanjë, Greqi dhe vende të tjera mesdhetare vazhdonin të luftonin me dhjetëra vatra zjarri, Sara Aagesen tha se 14 zjarre janë ende aktive në shtatë rajone spanjolle.
Aagesen tha se, ndonëse disa nga zjarret duket se janë shkaktuar qëllimisht, këto zjarre vdekjeprurëse janë një tregues i qartë i emergjencës klimatike dhe i nevojës për përgatitje e parandalim më të mirë.“Zjarret janë një nga pasojat e atij ndryshimi klimatik, ndaj duhet të bëjmë gjithçka që mundemi në drejtim të parandalimit,” tha ajo për radion Cadena Ser.
“Vendi ynë është veçanërisht i prekshëm nga ndryshimi klimatik. Ne kemi burime tani, por duke qenë se provat shkencore dhe pritshmëritë e përgjithshme tregojnë se ndikimi do të jetë gjithnjë e më i madh, duhet të punojmë për forcimin dhe profesionalizimin e atyre burimeve.”
Qeveria spanjolle të mërkurën tha se i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian, veçanërisht për dy avionë për hedhjen e ujit. “Ne kemi kërkuar zyrtarisht mbrëmë” këtë ndihmë, tha ministri i brendshëm Fernando Grande-Marlaska për Cadena Ser.
Portugalia fqinje ka angazhuar më shumë se 2,100 zjarrfikës dhe 20 avionë kundër pesë zjarreve të mëdha, me përqendrimin e përpjekjeve te një zjarr në komunën qendrore të Trancoso-s, i cili ka vazhduar që nga e shtuna.
Erërat e forta gjatë natës kanë rindezur flakët dhe kanë kërcënuar fshatra pranë, ku pamjet televizive tregonin banorë vendas që vullnetarisht ndihmonin zjarrfikësit nën një re të dendur tymi.Në Greqi, e cila kërkoi ndihmë ajrore nga BE-ja të martën, afro 5,000 zjarrfikës po luftonin me zjarret e përhapura nga erërat e forta anembanë vendit.
Autoritetet thanë se punonjësit e emergjencës po zhvillonin “një betejë titanike” për të shuar flakët që vazhdonin të digjnin Peloponezin perëndimor, në Epir më në veri, dhe në ishujt Zakynthos, Kefalonia dhe Chios, ku mijëra banorë e turistë janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet e tyre.
Mediet lokale raportuan se zjarret kanë shkatërruar shtëpi, ferma dhe fabrika, duke detyruar njerëzit të largohen. Pesëmbëdhjetë zjarrfikës dhe dy vullnetarë kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera, përfshirë “simptoma të goditjes nga i nxehti”, tha shërbimi zjarrfikës.
Turqia po lufton me zjarre të rënda që nga fundi i qershorit. Në total, 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë 10 vullnetarë shpëtimi dhe punonjës pyjorë që vdiqën në korrik.Top Channel
-

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Skënderbegas, banorët kërkojnë ndihmë
Sipas të dhënave të para, rreth 40 banesa në fshatrat e Gramshit janë shkatërruar plotësisht nga flakët dhe janë bërë të pabanueshme. Evidentimi i plotë ende nuk ka përfunduar, pasi zjarri vijon me intensitet të ndryshueshëm.
Sa i përket dëmeve në blegtori, më të goditur kanë qenë fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër, të cilat nuk patën kohë të përgatiteshin për evakuim. Sipas verifikimeve në terren, janë gjetur të djegura 50 deri në 60 krerë bagëti, si dhe dhjetëra kafshë pune që nuk arritën të nxirreshin nga strehët. Sot janë marrë masa për groposjen e tyre.
Ndërkohë, bagëtitë e mbetura gjallë në zonat më të thella, aty ku nisi vatra e zjarrit, përballen me rrezik të lartë për mbijetesë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së ujit, pasi banorët vijojnë të jenë të evakuuar. Kjo situatë e vështirëson edhe rikthimin e tyre në banesa.
Banorët në Ermenjë kanë kërkuar ndihmë urgjente, ndërsa aktualisht në fshat ndodhen vetëm dy zjarrfikëse, të cilat po përballen me vështirësi në menaxhimin e situatës.Aktualisht, flakët kanë intensitet të ulët, por vijojnë të monitorohen nga strukturat vendore, pasi era herë pas here forcohet, duke shtuar rrezikun e ringjalljes së vatrave ekzistuese ose krijimit të të rejave.
-

Dy “Black Hawk” nga Emiratet betejë kundër flakëve në Shqipëri
Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën alarmuese me zjarret. Ndihma është me dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.
Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikës, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit, ku theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret.Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën konkrete që po jep rezultat në terren.