Avokati Edmond Petraj u shpreh se Sali Berisha tashmë ndjehet i braktisur. Në një intervistë televizive, Petraj tha se tani që është i humbur kërkon të marrë mbështetje.
“Janë disa elementë që duhen parë më gjerësisht. Unë e shoh që Berisha ndihet i braktisur. Dhe dje shpalli “armik” Salianjin dhe Alimehmetin dhe është fiks reagimi që ka bërë me të ndjerin Hajdari. Unë e shikoj totalisht të braktisur, Berisha e ndjen veten të braktisur”, tha ai.
Ndërsa theksoi se veprimet e Salianjit janë një lëvizje për t’i dhënë oksigjen Partisë Demokratike.
Sipas avokatit, PD ishte kthyer në një kënetë ndërsa bën përgjegjësin kryesor për situatën e vështirë që ndodhet PD, Sali Berishën.
Tag: ndihet
-

“Berisha ndihet i braktisur”/ ‘Foltoret’ dhe lëvizjet e reja brenda partisë, Petraj: Kërkon të marrë mbështetje
-

Ndihet i tradhtuar nga Guardiola, blerja e verës dëshiron të largohet që në janar nga Man. City
2 Dhjetor 2025
17:24
Telesport
Manchester City vendosi të rikthejë për herë të dytë në ekip portierin e ri, James Trafford, dhe pagoi klauzolën e tij rreth 32 milionë euro te Burnley, gjatë merkatos së fundit.
23-vjeçari ishte entuziast për këtë transferim, i joshur nga ideja e një vendi titullar, pothuajse të garantuar pas largimit të mundshëm të Ederson. Pasi dihej nga të gjithë që Ederson e kishte mbyllur me “Qytetarët” në fund të sezonit të kaluar, edhe pse zyrtarizimi i tij te Galatasaray erdhi ditën dhe orët e fundit të afatit të merkatos.
Po ditën e fundit të merkatos, Manchester City afroi edhe Gigio Donnarumma-n, duke bërë që Trafford të kthehet një rezervist të mirëfilltë. “Daily Mail” zbulon se Trafford ndihet i “tradhtuar” nga Guardiola, pasi priste të ishte ai portieri titullar dhe të mos transferonin Donnarumma-n, për këtë arsye anglezi ka kërkuar të largohet që në merkaton e janarit.
Një tjetër arsye madhore pse Trafford dëshiron të largohet kaq shpejt nga Man. City është edhe fakti që jemi para Kupës së Botës dhe 23-vjeçari është i vetëdijshëm që në këtë situatë, ku është vetëm portieri i dytë, nuk ka shanse që të grumbullohet nga trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel. -

A do të rinovojë Kane me bavarezët? Eberl: Ndihet shumë mirë këtu, do të flasim muajt e ardhshëm
3 Nëntor 2025
12:56
Alfred Lleshi
Harry Kane pushoi para sfidës së madhe të Champions League kundër PSG. Sulmuesi anglez e nisi nga stoli fitoren 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, duke hyrë vetëm në gjysmëorën e fundit të lojës bashkë me Luis Díaz dhe Michael Olise; një treshe me vlerë mbi 300 milionë euro, simbol i fuqisë së klubit bavarez.
Trajneri Vincent Kompany, me ndeshjen nën kontroll, vendosi ta kursejë yllin e tij. Kane mbeti për të dytën herë radhazi pa shënuar në Bundesliga, një rast i rrallë për dikë që ka realizuar 100 gola në 104 ndeshje me Bayernin. “Ndonjëherë mund të pushojë pak, për ta pasur të freskët në momentet vendimtare, si kundër Dortmundit ose në Champions”, – shpjegoi drejtori sportiv Max Eberl.
Pushimi kishte edhe arsye parandaluese, pasi sezonin e kaluar Kane pati disa shqetësime muskulare. Tani, me epërsinë në kampionat, Kompany mund t’i menaxhojë më mirë yjet e tij. Ndërkohë, Bayerni mendon për të ardhmen. Kontrata e Kane skadon më 2027, por Eberl konfirmoi: “Harry e di sa shumë e vlerësojmë, ndjejmë të njëjtën nga ai. Kane ndihet shumë mirë këtu, do të flasim për rinovimin në muajt e ardhshëm”. -

Mbappe “driblon” dëmtimin: Dua të luaj, kombëtarja është mbi gjithçka për mua
9 Tetor 2025
13:20
Alfred Lleshi
Kylian Mbappé ka larguar çdo dyshim: “Dua të luaj”. Sulmuesi i Real Madridit konfirmoi se ndihet mirë dhe është i gatshëm për ndeshjen Francë-Azerbajxhan, këtë të premte (20:45), kualifikuese e Botërorit 2026. Ai dërgoi një mesazh qetësie për tifozët dhe tregoi përkushtimin ndaj kombëtares.
Mbappé pësoi një lëndim të lehtë në kyç gjatë ndeshjes së fundit me Villarreal (3-1) dhe u stërvit të mërkurën jashtë grupit, duke krijuar dyshime mbi gjendjen fizike. “Dua të luaj. Trajneri dëshiron që të luaj, kështu që nuk mendoj se ka ndonjë problem. Ndihem mirë dhe po stërvitem”.
Mbappé nënvizoi se për të, kombëtarja është prioriteti kryesor: “Në Madrid gjithçka ka shkuar mirë, klubi ishte mirëkuptues. Kisha një problem me gjurin, por doja të vija në kombëtare”. Ai shtoi se është adaptuar mirë në kryeqytetin spanjoll, ndihet më i qetë atje, duke rikuperuar energjitë fizike dhe mendore. -

Spahiu: Gjyqsori reagon mirë nga presioni Ramës, po pse hesht kur i bën Berisha?
Sistemi gjyqësore ndihet më i frikësuar ndaj Sali Berishës se sa ndaj kryeministrit Edi Rama. Kështu e shpjegon juristi Kreshnik Spahiu heshtjen e organeve të drejtësisë ndaj sulmeve të kryedemokratit, dhe reagimet e shpejta kur ka kritika nga kreu i qeverisë.
“Sigurisht që ka 2 standarde dhe kjo tregon që gjykata e ka më të lehtë për t’iu kundërvene dhe për të kritikuar kryeministrin, se sa Sali Berishën. Sepse e ka frikë. Mendoj që gjyqësori ndihet i frikësuar nga ish kryeministri dhe e ka më të thjeshtë të reagojë ndaj Edi Ramës. Çdo ditë të henë para SPAK-ut, ish kryeministri bën deklarata kundër drejtuesit të prokurorisë, kundër gjyqtarëve, i quan krerë të bandave, i quan të inkriminuar, por nuk kemi një reagim as nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë as nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Arsyet pse ata nuk reagojnë dhe nuk marrin në mbrojtje Altin Dumanin, prokurorët e SPAK-ut apo gjytarët që gjykojnë këto çështje, duhet të japin ata shpjegime pse mbajnë 2 standarde dhe unë nuk dua t’i paragjykoj”,- tha Spahiu në një intervistë. -

Pandi Laço: Tirana ndihet e tradhtuar!
Poezi nga Pandi Laço
Tirana që ndahej më dyshTë Vjetrën dhe të RenëTirana që mundohet të fshehë rudhat e thinjatPo fajde s’bën, as mrekullia me Dervish HatixhenëTirana e xhirosQë bënte dashuri në bulevardin e sajE që sot “luxuria” e ka zhytur në mëkate e faj
TiranaKu rrugë e Durrësit, Kavajës, Dibrës dhe ElbasanitIshin Arteriet e një zemre të eturTirana,Me dhjetëra “stent”-e e “bypass “- ePor që ende s’ka vdekurTirana me mushkëri atleti,ndonëse konsumonte “Partizani”, e “DS”Tirana me ballkonin e DajtitKu mes smogut nuk arrin të shquash asgjëTirana e Shallvareve, Zogut të Zi, e qerpiçitTirana e kullave e oligarkëveMbirë në mes të hiçit
Tirana që bënte sikur flinte pas lajmeve të 10-sE mbante frymën me sy në perëndimTirana që nën efektin e kokainësTashmë nuk ka as ëndrra e as zgjim!
Tirana e Përnaskës, “doktorit”, Gim FagutE derbit dhe skuadrës së “Tironës”Tirana e “Lupenëve” dhe “turistëve të momës”Tirana e Broadway-t, dhe e Cenit që të bënte “dermon”Tirana që sot është obeze e “krahthyme”me eshtra “soleta beton “
Tirana e këngëve të liqenit, dhe Fitnetit,Tirana e klubeve të tallavasëDhe e merimangave të internetit,
Qyteti i të gjithëve“Tironsve”, e “mysafirëve”Tirona e dëshiruarTirana e sfiliturQë sot ndihet e tradhtuar!
ObserverKult
Lexo edhe:
PANDI LAÇO: TË TË THEM “SHPIRT”?
-

6 mënyra të vogla si fëmija yt po të tregon që je prind fantastik
Prindërimi është ndoshta një nga gjërat më të bukura dhe më rraskapitëse njëkohësisht. Ndonjëherë, përkundër gjithë dashurisë dhe përkushtimit që i jep fëmijës tënd, mund të ndihesh sikur nuk po bën aq sa duhet.
Por e vërteta është që fëmijët flasin, ndonjëherë jo me fjalë, por me mënyrën si sillen. Dhe kur i lexon këto sinjale të vogla, kupton që po, ndoshta je duke bërë një punë të shkëlqyer.
1. Të kërkon kur ndihet keq
Nëse fëmija yt vjen drejt e te ti kur është i mërzitur, do të thotë që ti je vendi i tij/saj i sigurt. Qoftë duke të thirrur, qoftë duke u strukur në prehrin tënd në heshtje, ai/ajo e di që ti je personi që mund ta qetësojë. Dhe kjo është një dhuratë që jo çdo fëmijë e ka.
Studimet tregojnë se fëmijët e vegjël kërkojnë më shumë kontakt me kujdestarët që i perceptojnë si më “të afërt” emocionalisht.
2. Të rrëfen gjëra nga jeta e vet
Kur një fëmijë vjen vetë për të të treguar për një mik të ri, një dramë në shkollë apo thjesht për të bërë muhabet kot, është shenjë se ndihen emocionalisht të sigurt me ty. Fëmijët që nuk ndihen rehat zakonisht heshtin ose flasin vetëm kur detyrohen.
Nëse ai/ajo të rrëfehet pa frikë, pa filtra dhe pa skrupuj, ke krijuar një ambient ku fëmija yt mund të jetë vetvetja.
3. Të kërkon ndihmë
Qoftë për një projekt në shkollë apo për të zgjidhur një hall emocional, kur fëmija vjen tek ti për mendim ose ndihmë, e di që je personi i duhur për të.
Ai/Ajo beson se do e ndihmosh pa e gjykuar. Sepse ka prindër që nuk krijojnë atë ndjesi sigurie dhe fëmijët e tyre mësohen të jenë tërësisht të pavarur, edhe kur s’janë gati për këtë.
4. Të përfshin në botën e vet
Kur të fton të shihni një film bashkë, të thotë “hajde shikoje këtë video me mua” apo të kërkon të luani, nuk është rastësi. Do të ndajë me ty atë që i pëlqen, sepse e sheh marrëdhënien tuaj si një hapësirë të shëndetshme dhe të ngrohtë.
Mos e nënvlerëso një ftesë për të parë të njëjtin film me Barbie për herë të katërt, është ftesë për intimitet.
5. Të kundërshton pa frikë
Po, edhe ky është kompliment! Nëse të thotë “nuk më pëlqen kjo që the” ose “nuk jam dakord”, dhe e bën me qetësi e respekt, kjo do të thotë që ndihet mjaftueshëm i/e sigurt për të qenë i/e sinqertë. Nuk ka frikë se do të hakmerresh apo se do e injorosh.
Në një familje ku ka komunikim real, ndodhin edhe diskutime. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë.
6. Është “fëmijë i dhomës së ndenjjes”, jo vetëm i dhomës së vet
Nëse fëmija yt rri rrotull, luan në korridor, vjen e ulet pranë teje pa ndonjë arsye të veçantë, është sepse do të jetë pranë. Nëse do të qëndronte vetëm në dhomën e vet, do të thoshte që nuk ndihet rehat ose i/e mirëpritur në ambientet “e përbashkëta”.
Por kur ai/ajo ndihet si në shtëpi në çdo cep të saj dhe pranë teje, kjo është një tjetër dëshmi që ti je zonë e sigurt e tij/saj, tani dhe për gjithë jetën.
-

Te Reali nuk ndihet “rehat”, Man. City, Arsenal dhe Liverpool në garë për yllin madrilen
8 Korrik 2025
20:46
Telesport
Aventurës së Rodrygo te Real Madrid i ka ardhur fundi, braziliani ka humbur rëndësinë e dikurshme që ka pasur në ekip dhe roli i tij është zvogëluar gjithnjë e më shumë, sidomos pas ardhjes së Xabi Alonso-s.
Ndaj, braziliani po mendon për një largim të mundshëm nga Madridi. Drejtuesit e “Los Blancos” nuk janë kundër largimit të yllit brazilian, por mjafton të paguhet shifra që ata kanë vendosur për kartonin e tij, që është 90 milionë euro.
Duke parë situatën aktuale të lojtarit, interesi për të nga klubet e mëdha po vjen duke u shtuar, sidomos nga gjigantët e Premier League. Arsenali duket se është në një pozicion të favorshëm, pasi po kërkon të forcojë krahun e majtë me një lojtar që mund të bëjë diferencën që nga minuta e parë. Mikel Arteta beson se braziliani mund të jetë çelësi i sistemit të tyre ofensiv, dhe londinezët tashmë kanë treguar gatishmëri për të përmbushur kushtet ekonomike të kërkuara nga Real Madridi. -

“Efekti i krimeve zgjedhore do ndihet pas zgjedhjeve”,Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik, ka video
Gazetari Artan Hoxha është shprehur ditën e sotme se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vijuar edhe gjatë këtij procesi që po zhvillohet, por ndodh në mënyrë të kamufluar dhe efekti ndihet pas zgjedhjeve.
Hoxha u shpreh në se SPAK nuk e arriti të përmbushte misionin që pretendoi lidhur me parandalimin e krimeve zgjedhore. Gjithashtu i cilësoi takimet e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Shkodër dhe Lezhë si të zhvilluara vetëm për shfaqje mediatike. Hoxha tregoi rastin e marrjes peng të një përfaqësuesi të një force politike nga anëtarë të një tjetër force në mes të ditës, gjë që shtoi se nuk është bërë mediatike.
“Një mbështetës i opozitës është marrë peng nga njerëzit e një kandidati të mazhorancës, është marrë peng në qytetin X, është e filmuar, dhe e kanë lëshuar në Rrugën e Kombit. E kanë futur në bagazh dhe e kanë çuar atje se sipas llogarive te tyre ky njeri me fushatën që po bënte po iu prishte punë. Dhe lirimi i pengut mesa di unë është bërë edhe me ndërhyrjen e policisë, madje oficerë të lartë të policisë dhe personat përgjegjës nuk janë arrestuar. Kjo ngjarje është ngjarje e freskët”, tha Hoxha.
