Tag: ndihen

  • Presidenti serb: BE do na pranojë të gjithëve si shtete të Ballkanit në një ditë!

    Presidenti serb: BE do na pranojë të gjithëve si shtete të Ballkanit në një ditë!

    Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE bashkërisht.
    Këtë deklaratë e kanë dhënë nga zyra e Vuçiq, para udhëtimit të presidentit serb pë rnë Bruksel ku të mërkurën do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Presidentja e KE, Ursula von Der Leyen bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

    “Nëse pranoni një, dy, ose tre prej nesh, çfarë do të bëjmë me pjesën tjetër? Si do ta trajtojmë këtë? Si do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura?”, ka thënë Vuçiq në një panel të titulluar “Konkurrueshmëria Evropiane në një Mjedis të Fragmentuar Gjeopolitik”, të mbajtur në Forumin Beltalks të organizuar nga Globsec.

    Ai shtoi se bëhet fjalë për të ardhmen e rajonit, por edhe për të ardhmen e Evropës.

    “Nëse dikush dëshiron të kuptojë gjeopolitikën, kjo është e vetmja gjë që BE-ja mund të bëjë: të na mirëpresë të gjithëve së bashku, pa kufij midis nesh. Serbët do të ndihen më mirë, boshnjakët do të ndihen më mirë, shqiptarët do të ndihen më mirë, kroatët do të jenë mirë, shpresoj. Dhe unë shoh vetëm gjëra të mira si emërues të përbashkët të kësaj ideje. Kjo ishte ideja ime dhe do t’ia them hapur këtë nesër si Antoni Costa-s ashtu edhe Ursula von der Leyen-it”, tha Vuçiç.

  • ‘Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo’, protestë pas vrasjes së 15-vjeçarit Erjon Boba

    ‘Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo’, protestë pas vrasjes së 15-vjeçarit Erjon Boba

    Një grup të rinjsh u mblodhën sot në qendër të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, në nder të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba, i cili humbi jetën tragjikisht në 5 dhjetori, pasi u qëllua me thikë. Me pankarta në duar dhe një heshtje simbolike, ata kërkuan më shumë siguri dhe kujdes për problemet që prekin rininë.
    “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” u shpreh një prej pjesëmarrësve, duke theksuar se protesta nuk është vetëm një homazh për viktimën, por edhe një thirrje për të gjithë komunitetin që të reflektojë.
    Protestuesit apeluan që institucionet të marrin masa konkrete për parandalimin e konflikteve, ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe krijimin e hapësirave të sigurta ku të rinjtë mund të shprehen lirisht dhe të kërkojnë ndihmë.
    Tubimi u zhvillua në qetësi, duke u shndërruar në një mesazh të fortë të solidaritetit dhe kërkesës për ndryshim. Të rinjtë shprehën ngushëllime për familjen e Erjon Bobës dhe theksuan se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten.
    Edhe Barie Boba, e afërme e familjes së viktimës, bëri thirrje për më shumë edukim, kujdes dhe vëmendje ndaj parandalimit të situatave të rrezikshme, si nga ana e prindërve ashtu edhe nga institucionet arsimore.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Premte 28 Nëntor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Premte 28 Nëntor 2025

    Dashi
    Sot do jene beqaret ata me te privilegjuarit ne dashuri. Qe ne orët e para te mëngjesit do realizojnë takime te mrekullueshme. Ata qe e kane tashme një lidhje do kenë luhatje te shpeshta te humorit dhe mund te konfliktohen me partnerin. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire megjithatë me më tepër përkujdesje dhe miremenaxhim mund t’ia dilni.
    Demi
    Çiftet duhet te mundohen sa me shume ta largojnë rutinën dhe te mendojnë te provojnë emocione te reja. Mundësitë do i keni. Ata qe janë ende vetëm do kenë njohje te reja dhe mund te fillojnë menjëherë aventura te këndshme. Kjo do jete me e rëndësishme për ta sesa fillimi i një historie serioze. Gjendja financiare do filloje te ketë disa përmirësime.
    Binjaket
    Nëse kërkoni me tepër liri dhe pavarësi ne jetën tuaj ne çift duhet te gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar. Po gabuat mund te keni edhe ndonjë mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do kalojnë një dite pozitive edhe pse nuk do e takojnë dot princin e kaltër. Ne planin financiar mire do ishte te mos ndërmerrnit shume rreziqe sepse mund te keni vështirësi me pas.
    Gaforrja
    Prioritet për ju sot do ketë jeta sentimentale. Do ndiheni mjaft mire pranë personit qe dashuroni dhe do argëtoheni pa fund. Nuk do mungoje as ndonjë çmenduri e vogël. Beqaret do kërkojnë te pamundurën dhe sigurisht qe nuk kane për ta gjetur dot atë. Me financat do keni një marrëdhënie me te mire dhe nuk do bëni asnjë lloj çmendurie.
    Luani
    Ashtu si kohet e fundit edhe sot një pjese e atyre qe janë ne një lidhje do kenë përballje shume te forta me partneret dhe atmosfera do jete elektrizuese. Beqaret do ndihen mire ne praninë e miqve dhe familjareve dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Mundësitë sot nuk janë aq te favorshme. Për financat nuk do keni për çfarë te qaheni sepse gjendja do jete e mire.
    Virgjeresha
    Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah lidhur me disa çështje te cilat prej kohesh ju kishin mbetur pezull. Do harxhoni goxha kohe ne fakt, por ne fund do e gjeni një zgjidhje. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë edhe mendimin lidhur me lidhjen. Financat do jene te mira dhe do arrini te kryeni investimet e nevojshme.
    Peshorja
    Yjet do ndikojnë shume pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjendja sa vjen e do përmirësohet. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Beqaret nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme për te kërkuar dashurinë. Do mbeten serish te vetmuar. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja do jete e mire. Mund te hiqni edhe disa para mënjanë për te nesërmen.
    Akrepi
    Ka rrezik te kaloni një eksperience te papëlqyeshme sot ne jetën tuaj ne çift dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do i krijojnë vete kushtet e favorshme për te realizuar takimet e ëndërruara. Shume gjera do jene me ndryshe për ata sot. Gjendja financiare do jete mjaft delikate. Kujdes me çdo hap qe do hidhni ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.
    Shigjetari
    Do i tregoni partnerit tuaj disa sekrete te dhimbshme te se shkuarës suaj dhe kjo do e beje atë t’iu dashuroje edhe me tepër. Beqaret do ndihen gati për t’u hedhur ne krahët e dikujt qe ka kohe qe mundohet t’i beje për vete. Financat do jene shume delikate dhe here pas here do gjendeni përballë zgjedhjeve te vështira. As vete nuk e kishit menduar se mund te ishit ne këtë gjendje.
    Bricjapi
    Te dashuruarit nuk do kalojnë një dite pozitive sot. Do kenë dyshime mbi partnerin e tyre dhe here pas here do ndihen te vetmuar. Beqaret do ndihen mire nga takimet qe do realizojnë dhe do mund te pranojnë edhe ndonjë propozim. Gjendja financiare do jete shume me e mire se kohet e fundit dhe kjo fale perkujdesit qe keni treguar.
    Ujori
    Ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do vuani tej mase. Sado qe te debatoni me partnerin nuk do arrini te gjeni një zgjidhje. Beqaret do kenë njeh dite normale. Do ndihen mire edhe ashtu si janë. Financat do jene te çekuilibruara. Mos bëni asnjë lëvizje te gabuar sepse ka rrezik te mbeteni shpejt pa para.
    Peshqit
    Si ju ashtu edhe partneri juaj do jeni te disponueshem ne çdo moment ndaj njeri-tjetrit dhe o kaloni çaste te mrekullueshme. Nuk do mungojnë për asnjë çast edhe surprizat. Beqaret do e kërkojnë ne çdo cep princin e tyre te kaltër, por nuk do mund ta gjejnë dot. Gjendja financiare do jete përgjithësisht e qëndrueshme. Do shpenzoni aq sa dëshironi.

  • ‘Shteti po kapitullon përballë mafies’, Gjekmarkaj: Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit

    ‘Shteti po kapitullon përballë mafies’, Gjekmarkaj: Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit

    Nënkryetari i PD dhe numri 2 i Kuvendit, deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme, atentati në dalje të aeroportit të Rinasit ku mbeti i vekur një eksponent i krimit Gilmando Dani dhe i plagosur personi që e shoqëronte.
    Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit, lëvizin me sigurinë e atyre që ndihen mbi ligjin, sepse ndihen të mbrojtur prej tij.
    Më poshtë mesazhi i plotë:
    Mbi atentatin në Rinas !
     
     
    Ajo që ndodhi sot në Rinas është fotografia më e qartë e një shteti që ka humbur kontrollin dhe e një qeverie që ka dorëzuar autoritetin e vet përballë bandave.  Në vendin ku duhet të ishte siguria maksimale, ndodhi një vrasje që trondit çdo qytetar dhe e bën secilin të ndjejë se askush nuk është më i mbrojtur.
    Krimi në Shqipërinë “socialiste”  nuk fshihet më në errësirë – ai ecën dritave të aeroportit, në mes të ditës, me bindjen se askush nuk do ta ndalë. Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit, lëvizin me sigurinë e atyre që ndihen mbi ligjin, sepse ndihen të mbrojtur prej tij. Shteti është bërë spektator, policia një dekor propagande, dhe qytetari një shënjestër e pafajshme që jeton mes frikës dhe pasigurisë.
    Në vend të rendit, kemi një qetësi të rreme; në vend të ligjit, kemi heshtjen e frikshme të pushtetit. Shqipëria është sot një vend ku njeriu ndjehet më i pambrojtur se kurrë. Në një shtet normal, një ngjarje e tillë do të ishte alarm kombëtar, do të trondiste qeverinë dhe do të sillte përgjegjësi. Këtu, ajo trajtohet si statistikë e radhës në kronikën e zezë që ka pushtuar jetën publike.
    Kjo ngjarje nuk është thjesht një krim, por një akt që simbolizon kapitullimin e shtetit përballë mafies. Dhe kur mafia ka shtetin, qytetari mbetet vetëm, i pambrojtur dhe pa shpresë.

  • Dëgjojeni fëmijën kur ju thotë: “Nuk është e drejtë!”

    Dëgjojeni fëmijën kur ju thotë: “Nuk është e drejtë!”

    Fëmijët kanë nevojë për t’u rritur të duruar dhe shumë praktikë për të kuptuar drejtësinë dhe barazinë

    “Nuk është e drejtë!” është një frazë që prindërit e dëgjojnë shpesh nga fëmijët e tyre. Kjo mund të ndodhë për arsye të vogla, si orari i gjumit apo një ëmbëlsirë e munguar. Për disa prindër, këto ankesa mund të duken irrituese dhe shpesh personale, sikur fëmijët po sfidojnë autoritetin e tyre. Por këto momente nuk janë thjesht përplasjet e përditshme të familjes; ato janë mundësi për t’i mësuar disa gjëra rreth drejtësisë.

    Pse drejtësia është e rëndësishme për fëmijët

    Studimet tregojnë se mënyra se si prindërit u përgjigjen këtyre momenteve formëson ndjeshmërinë e fëmijëve ndaj padrejtësive. Nëse dëshirojmë që fëmijët tanë të luftojnë për drejtësi, duhet t’i ndihmojmë të përballen me ndjenjat e pakëndshme të padrejtësisë. Drejtësia është thelbësore për zhvillimin moral, dhe injorimi i shqetësimeve të hershme për drejtësinë mund të çojë në cinizëm dhe pasivitet.

    Që në fillim të jetës, fëmijët tregojnë ndjeshmëri ndaj të drejtës. Bebet preferojnë personazhe “të sjellshëm” në vend të atyre “të këqij.” Fëmijët e vegjël shpërndajnë ushqime të shijshme te ata që konsiderohen “të mirë” dhe ushqime jo dhe aq të tilla, te ata që janë “të këqij.” Me kalimin e kohës, fëmijët fillojnë të kuptojnë konceptet më komplekse të barazisë dhe meritës.

    Ndikimi i prindërve dhe shkollës

    Prindërit dhe mësuesit luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e kuptimit të drejtësisë te fëmijët. Studimet e fundit tregojnë se fëmijët nga familje më të varfra ndihen më pak të trajtuar me drejtësi, se ata nga familjet e pasura. Nga ana tjetër, fëmijët që raportuan se prindërit dhe mësuesit i dëgjojnë dhe i trajtojnë me respekt ishin më pak të prirur për t’u bërë cinikë.

    Fëmijët shpesh përjetojnë padrejtësi në formën e diskriminimit të mësuesve, politikave të ashpra shkollore apo favorizmit mes vëllezërve. Politikat e “tolerancës zero,” që ndëshkojnë në mënyrë të barabartë ata që e nisin dhe ata që e ndalin një zënkë, shpesh i bëjnë fëmijët të ndihen të pafuqishëm. Përkundrazi, politikat e bazuara në drejtësi u japin atyre mundësinë për të mësuar dhe për të korrigjuar gabimet.

    Si t’ua mësojmë drejtësinë

    Duhet dëgjuar ana e tyre e historisë: Kur fëmijët thonë “Nuk është e drejtë,” duhen dëgjuar me vëmendje dhe duhen ndihmuar të kuptojnë dallimin mes asaj që është vërtet e padrejtë dhe asaj që është thjesht e pakëndshme.

    Duhen ofruar shpjegime: Fëmijëve u duhen dhënë shpjegime për vendimet që merren dhe duhen ndihmuar të kuptojnë se drejtësia shpesh përfshin kontekste të ndryshme.

    Duhen ndihmuar të ndihen të fuqishëm: Në vend që të ndihen të pafuqishëm përballë padrejtësisë, fëmijët duhen ndihmuar të gjejnë mënyra për të vepruar dhe për të bërë ndryshime pozitive.

    Krijoni modelin e drejtësinë: Sjelljet e prindërve dhe mësuesve ndikojnë ndjeshëm tek fëmijët. Sjelljet e respektueshme dhe ndëshkimet e drejta modelojnë praktikat e drejtësisë.

    Fëmijët që rriten duke përjetuar drejtësi kanë më shumë gjasa të tregojnë guxim dhe empati. Ata janë të prirur të mbrojnë shokët dhe të përballen me padrejtësitë shoqërore. Nga ana tjetër, fëmijët që ndihen të përjashtuar nga drejtësia kanë më shumë gjasa të bëhen të cinikë dhe të shkëputur nga grupet shoqërore.

    Kur fëmijët shohin drejtësi në veprim – në shtëpi, në shkollë apo në shoqëri – ata zhvillojnë një ndjeshmëri të thellë dhe një vullnet për të kontribuar… / bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    CELULARI DHE FËMIJËT/ A ËSHTË VËRTET “NËNA” E TË GJITHA TË KËQIJAVE?

  • 72% e meshkujve ndihen më të sigurt me të dashurën se me shokët ose familjen

    72% e meshkujve ndihen më të sigurt me të dashurën se me shokët ose familjen

    Një studim i ri i vitit 2025, i realizuar nga kompania analitike OnePoll në bashkëpunim me platformën Evite, ka zbuluar se 72% e meshkujve ndihen më të sigurt me partneren e tyre sesa me shokët ose anëtarët e familjes. Ky rezultat ka tërhequr vëmendjen, pasi meshkujt zakonisht janë menduar të kërkojnë mbështetje tek rrethi i tyre social ose familjar për të gjetur siguri emocionale.
    Megjithatë, sipas studimit, marrëdhëniet romantike shpesh janë burimi kryesor i stabilitetit emocional për shumë meshkuj. Psikologët shpjegojnë se në një lidhje të shëndetshme, një burrë merr jo vetëm dashuri, por edhe një ndjenjë të thellë kuptimi dhe pranimi, që nuk mund të gjendet gjithmonë tek shokët ose familja. Kur partnerja është në gjendje ta pranojë dhe mbështesë pa gjykim, kjo krijon një hapësirë ku ai mund të jetë vetvetja pa ndjenja presioni ose shqetësimi.
    Ekspertët theksojnë se ky nuk është një tregues i dobësisë, por i kuptimit të ndërsjellë që ekziston në marrëdhëniet romantike të shëndetshme. Për shumë meshkuj, partnerja bëhet personi me të cilin ata mund të jenë më të hapur dhe të ndihen të sigurt për të shprehur emocionet dhe mendimet e tyre.
    Ky studim tregon se lidhjet romantike mund të ofrojnë një nivel të veçantë mbështetjeje dhe stabiliteti, që nuk mund të ofrohet gjithmonë nga rrethi social.

  • Këto janë shenjat e para që jep trupi para atakut kardiak

    Këto janë shenjat e para që jep trupi para atakut kardiak

    Ndjesia e shtrëngimit në gjoks është një shenjë klasike, por një sulm në zemër mund të vijë pa dhembje kraharori, sidomos te gratë.
    Kërkoni kujdes mjekësor nëse përjetoni një nga simptomat e mëposhtme:
    1 – Marramendje
    Shumica e sulmeve në zemër nuk shkaktojnë humbjen e papritur të vetëdijes, por ato mund të pakësojnë ose të ndërpresin rrjedhjen e gjakut që çon oksigjen në zemër dhe në tru, gjë që mund t’ju bëjë të përjetoni paqartësi.Ndjesia e shtrëngimit në gjoks është një shenjë klasike, por një sulm në zemër mund të vijë pa dhembje kraharori, sidomos te gratë.2 – Dhembje në pjesën e sipërme të trupit
    Zemra jonë nuk ka shumë mbaresa nervore, kështu që ndonjëherë ndan një rrugë me nervat e pjesëve të tjera të trupit, duke shkaktuar dhembje që ndihen në shpinë, shpatulla, krahë, qafë ose nofull.
    3 – Lodhje e pajustifikuar
    Ndjenja e lodhjes pas një nate pa gjumë ose një dite stresuese është normale, por më shumë se gjysma e grave ndihen të lodhura ose kanë dobësi trupore për më shumë se një muaj përpara se të pësojnë një atak në zemër.
    4 – Djersitje
    Me përjashtim të rasteve kur jeni duke kaluar menopauzën ose keni kryer aktivitet fizik, djersët e ftohta mund të sinjalizojnë një sulm në zemër.
    5 – Të përziera
    Një sulm në zemër mund të shkaktojë të përziera, një situatë e cila ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt (shumë prej tyre gjithashtu ndihen sikur po preken nga gripi para një sulmi në zemër). Nëse keni të përziera të papritura dhe konstante që nuk vijnë nga ushqimi i konsumuar, duhet të shkoni te mjeku.
    6 – Frymëmarrje e shpeshtë
    Nëse ushtrimet fizike të një ngarkese normale ju duken të papërballueshme, duhet të bëni një vizitë me mjekun. Nëse papritur frymëmarrja ju vështirësohet sikur të ishit duke ngjitur shkallët dhe nuk mund të qetësoheni duhet t’i telefononi urgjencës.

  • INSTAT/ Si mbyllet muaji për shumicën e shqiptarëve?

    INSTAT/ Si mbyllet muaji për shumicën e shqiptarëve?

    Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare, plot 55%, po përballen me vështirësi serioze për të mbyllur muajin. Sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët ndihen shumë më të varfër krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, ku vetëm 17% e qytetarëve e ndjejnë barrën ekonomike në këtë shkallë.
    Në rajon, tabloja mbetet më e butë: 34% e serbëve, rreth gjysma e malazezëve dhe po aq maqedonas deklarojnë se ndihen të varfër. Megjithatë, Shqipëria renditet ndër më të goditurat, e dyta pas Greqisë, ku 67% e popullsisë percepton se jeton në kushte varfërie.
    Eurostat mat jo vetëm varfërinë “zyrtare”, që lidhet me të ardhurat dhe mundësitë materiale, por edhe atë “subjektive”, pra mënyrën se si qytetarët e ndjejnë realisht jetesën e tyre. Dhe pikërisht këtu, perceptimi në Shqipëri është shumë më i errët se shifrat në letër.
    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ishte 19%, me një prag të ardhurash prej vetëm 330 lekësh në ditë, ose 9,700 lekë në muaj për person. Por në anën tjetër, mbi gjysma e shqiptarëve ndihen të varfër, një diferencë e thellë prej më shumë se 30 pikë përqindje që tregon se realiteti i përditshëm peshon shumë më rëndë se statistikat.

  • OCD: Si po banalizohet një çrregullim serioz mendor

    OCD: Si po banalizohet një çrregullim serioz mendor

    Në vitet e fundit, termi “OCD” (dhe jo vetëm, edhe terma të tjerë klinikë si “bipolar” apo “narcist”) është bërë pjesë e fjalorit të përditshëm, veçanërisht në rrjetet sociale. Njerëzit e përdorin me lehtësi, shpesh për të përshkruar një prirje për rregull, pastërti apo kur duan të tregojnë që janë të vëmendshëm ndaj detajeve. “Jam pak OCD me shtëpinë time”, “duhet të jetë perfekt se kam OCD”, janë shprehje që thuhen lehtësisht nga ata që janë të pavetëdijshwm për peshën që mbart kjo fjalë kur shqiptohet nga goja e një personi që jeton realisht me çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Ajo që për disa është një “quirk” apo estetikë e TikTok-ut për dikë tjetër është një burg mendor i përditshëm.

    OCD nuk është rregull apo pastërti, është frikë.

    Në thelb të tij, çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) nuk ka të bëjë me dëshirën për pastërti apo përsosmëri. Është një çrregullim ankthi që karakterizohet nga obsesione/fiksime, mendime, impulsive apo imazhe të padëshiruara që pushtojnë ndërgjegjen dhe shkaktojnë ankth të niveleve shumë të larta dhe kompulsione, veprime ose rituale që kryhen për të neutralizuar këtë ankth. Këto veprime mund të jenë të dukshme (si larja e duarve në mënyrë të përsëritur) apo mendore (si lutjet apo numërimi në vete).

    OCD nuk është “tendenca për pastërti”. Është frika e vazhdueshme se diçka e tmerrshme do të ndodhë nëse nuk kryen një ritual të caktuar. Një mendje që nuk mund të ndalet, që kërkon siguri absolute atje ku siguria nuk ekziston. Pacientët shpesh e përshkruajnë si një “terr emocional të pafund”, një qark i mbyllur midis ankthit dhe përpjekjes për ta shuar atë.

    Por si lind ky çrregullim?

    OCD është një çrregullim i ndërlikuar që buron nga ndërveprimi i faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe mjedisorë. Studimet tregojnë për një disbalancë neurobiologjike në qarkun fronto-striatal i cili lidhet me kontrollin e impulseve dhe vendimmarrjen. Gjithashtu, serotonins luan një rol kyç në modulimin e ankthit dhe sjelljeve kompulsive.

    Por përtej trurit, ekziston edhe historia personale, ajo që shpesh nuk mund të matet me rezonancë magnetike. Shpesh, OCD zhvillohet pas periudhave të stresit kronik, ngjarjeve traumatike, humbjeve apo përgjegjësive të mëdha. Në shumë raste, individi ka një tipar personaliteti perfeksionist, me ndjeshmëri të lartë morale, një ndjenjë të thellë përgjegjësie që e bën të përjetojë faj edhe për gjërat që nuk varen prej tij. OCD mund të shihet si një përpjekje e dëshpëruar e mendjes për të rikthyer kontrollin në një botë që perceptohet si e rrezikshme ose e pasigurt.

    Në platforma si TikTok apo Instagram, hashtag-u #OCD ka miliona klikime. Video me titra si “OCD aesthetic” tregojnë tavolina perfekte, shtrat të rregulluar me precizion apo ngjyra të sinkronizuara. Por ky është një shtrembërim i rrezikshëm. Kur një çrregullim klinik paraqitet si një formë “e bukur neurotizmi”, ndodh një shtrembërim i dyfishtë: ata që vuajnë realisht ndihen më të padukshëm ndërsa publiku i gjerë mëson një version të rremë të çrregullimit.

    Ky fenomen i “romantizimit” të OCD-së ka pasoja të drejtpërdrejta. E para, stigmatizon vuajten e personave që jetojnë me këtë çrregullim duke i bërë të ndihen të keqkuptuar apo madje të turpëruar. E dyta, dëmton ndërgjegjësimin sepse krijon perceptimin se OCD është thjesht një mënyrë të qenuri i organizuar. Dhe e treta, kontribuon në vonesën e kërkimit të ndihmës profesionale pasi individët që kanë simptoma të vërteta mund të mendojnë se nuk janë “mjaftueshëm keq” për të pasur OCD thjesht sepse nuk përshtaten me versionin që shohin në rrjet.

    Në praktikën klinike, OCD shpesh shfaqet në mënyra që shkojnë përtej pastrimit ose rregullit. Ka individë që kontrollojnë dhjetëra herë nëse dera është mbyllur nga frika se mund të ndodhë diçka e tmerrshme. Të tjerë që jetojnë me mendime të padëshiruara agresive, seksuale apo blasfemuese që i tmerron vetë fakti i ekzistencës së tyre. Ka pacientë që ndihen të “papastër” jo fizikisht por moralisht, e për këtë bëjnë rituale për t’u “spastruar” mendërisht. Nuk ka asgjë estetike tek kjo, është një luftë e përditshme midis arsyes dhe ankthit.

    Por pse është kaq e lehtë ta keqkuptojmë OCD-në?

    Sepse në sipërfaqe, OCD shpesh maskohet si rregull, përpikmëri apo “kujdes i tepërt”. Shoqëria shpesh i lavdëron këto cilësi. Por ajo që shohim është vetëm shtresa e jashtme, një përpjekje për të mbajtur nën kontroll diçka që brenda është krejtësisht e paqëndrueshme. Në fakt, shumë persona me OCD janë jashtëzakonisht të vetëdijshëm për absurditetin e ritualeve të tyre por nuk mund të ndalen. Kjo është ajo që e bën çrregullimin kaq të dhimbshëm dhe të lodhshëm: konflikti midis ndërgjegjësimit dhe frikës.

    Trajtimi i OCD-së kërkon kujdes, durim dhe një qasje profesionale shumëdimensionale. Terapia konjitiv-bihejviorale (CBT) është ndër qasjet terapeutike më të efektshme sepse ndihmon individin të përballet me frikën pa ndjekur ritualin që e shuan përkohësisht. Por mbi të gjitha, trajtimi fillon me ndërgjegjësimin, ndërgjegjësimin se ajo që po përjeton nuk është thjesht “stres”, “perfeksionizëm” apo “ves”. Është një çrregullim i diagnostikueshëm dhe i trajtueshëm që meriton seriozitetin dhe vëmendjen e duhur, jo banalitetin e një hashtag-u.

    Në fund, duhet t’a themi me zë të lartë: OCD nuk është një mënyrë për ta bërë jetën “më të rregullt” por një luftë e vazhdueshme me mendjen. Dhe nëse secili prej nesh ka ndonjë detyrë etike është të mos e romantizojmë dhimbjen por të ndihmojnë në trajtimin e saj.

    Në praktikën time klinike, kam parë njerëz që kanë kaluar vite të tëra duke fshehur ritualet e tyre, duke mos guxuar t’u tregojnë të tjerëve frikën që i përpin. Dhe kur më në fund e kuptojnë se ajo që kanë nuk është “çmenduri”por një çrregullim që mund të trajtohet, shpesh është hera e parë që ndihen të lirë.

    Dhe ndoshta ky është mesazhi që duhet të përhapim në vend që t’a kthejmë në trend: që pas çdo mendimi të padëshiruar ka një njeri që përpiqet me gjithë fuqinë e tij të mos humbasë kontrollin mbi vetveten dhe ky nuk është trend, është guxim.

  • Raporti i GALLUP: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë botërore ndihen të sigurtë

    Raporti i GALLUP: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë botërore ndihen të sigurtë

    Loreta Koleci

    TIRANË-Viti 2024 është i shënuar për konfliktet globale dhe për dy luftërat më të madha, Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë. Por edhe pse bota po përjeton një destabilitet të lartë politik, më shumë njerëz shprehen se ndihen të sigurtë në vendet e tyre si kurrë më parë. Së fundmi, raporti i organizatës amerikane Gallup me temë “Siguria Globale 2025″, e cila që prej vitit 2006 kryen studime në mbarë botën për sigurinë, zbuloi se 73% e të rriturve në mbarë botën shprehen se ndihen të sigurt në vendin ku jetojnë.
    CEO i kësaj organizate, Jon Clifton shprehet se mes këtyre trazirave botërore njerëzit po ndërtojnë komunitete më të forta.”Edhe mes konfliktit dhe pasigurisë, njerëzit po ndërtojnë komunitete të forta nga themelet. Këto gjetje tregojnë se siguria nuk është vetëm mungesa e dhunës, por është prania e besimit, institucioneve dhe rezistencës kolektive.”, -u shpreh ai.Por si renditen shtetet në këtë raport? Kush qëndron në krye dhe kush qëndron në fund? Po Shqipëria me Kosovën?
    Singapori kryeson botën në siguri
    Singapori u rendit përsëri në vendin e parë globalisht për sigurinë, me 98% të banorëve që thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën. Kjo është hera e 12-të që Singapori kryeson listën globale të Gallup. Ndërsa, Afrika e Jugut raportoi perceptimin më të ulët të sigurisë në botë, me vetëm 33% të banorëve që shprehen se ndihen të sigurt.
    Si kurrë më parë, Kosova renditet e treta në botë për sigurinë, në indeksin e Ligjit dhe Rendit, ku u vlerësua me 94 pikë. Ndërsa Shqipëria renditet e 41-ta në listë, ku u vlerësua me 85 pikë. Në këtë rënditje Shqipëria ka lënë pas shtete si: Kroacinë, Francën, Sllovakinë, Serbinë, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar e shumë të tjera. Rezultatet e këtij raporti bazohen në intervista me 145,170 të rritur të moshës 15 vjeç e sipër në 144 vende të ndryshme të botës, duke ofruar një pamje gjithëpërfshirëse aktuale se si njerëzit në mbarë botën e perceptojnë sigurinë e tyre personale./ZËRI