Tag: ndihem

  • Davies “përqafon” sërish Bayernin pas 261 ditësh: Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer

    Davies “përqafon” sërish Bayernin pas 261 ditësh: Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer

    10 Dhjetor 2025

    11:02

    Alfred Lleshi

    Pas 261 ditësh pushim të detyruar nga dëmtimi i ligamentit në fund të marsit, Alphonso Davies u rikthye në fushë të martën mbrëma, në ndeshjen e Champions-it kundër Sporting Lisbona. 25-vjeçari kanadez u prit me duartrokitje nga tifozët, duke regjistruar paraqitjen e tij të parë zyrtare pas më shumë se 8 muajsh mungesë.
    Davies kishte rifilluar stërvitjet në nëntor, trajneri Vincent Kompany e integroi menjëherë në seancat e grupit, duke i dhënë minuta loje gradualisht për t’i rikthyer besimin dhe rutinën te Bayerni. “Ndihem i lumtur që jam kthyer, – tha Davies pas ndeshjes. – E nisa nga stoli, pastaj luajta disa minuta. Kështu vendosi trajneri”.
    Momentin e pritur e përjetoi në minutën e 87-të, duke luajtur në krahun e tij të majtë, me Bayernin në avantazh 3-1. Tribuna “Sud” e përshëndeti me këngë dhe “standing ovation”, veçanërisht pas një dueli fitues në mesfushë, që tregoi energjinë dhe vendosmërinë e tij. Rikthimi i Davies është shtytje e madhe për Bayernin dhe një përforcim kyç në krahun e majtë për pjesën tjetër të sezonit.

  • VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

    VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

    Daria Daineka, nga Bjellorusia, e cila para pesë vitesh zgjodhi Shqipërinë si shtëpinë e saj të reSot, ajo thotë se ndihet shqiptare me zemër dhe që në momentin e parë u dashurua me vendin tonë.

    “Në fillim kam ardhur vetëm për pushime në verën e vitit 2020, gjatë kohës së koronavirusit, me dy shoqe. Por tani ndihem si në shtëpi në Shqipëri, sikur është vendi im. Nuk mund të them që jam bjelloruse, sepse të gjitha traditat që kisha i kam lënë. Do të jetoj këtu përgjithmonë”, thotë ajo.

    Intervista e plotë

    Ka qenë e vështirë ta mësosh gjuhën shqipe?

    “Kam mësuar gjuhën shumë shpejt. Kam pasur disa muaj mësuese dhe kam mësuar edhe nga njerëzit kur dal. Shqipja është gjuha më e bukur për mua. Di edhe anglisht dhe rusisht, por shqipja është gjuha e parë”.

    Çfarë të pëlqen nga Shqipëria?

    “Më pëlqen natyra, por mendoj se nuk është vetëm natyra, më pëlqejnë edhe njerëzit”.

    Ke shumë shoqëri nga Shqipëria?

    “Kam shoqëri nga Tirana, Berati dhe Kosova”.

    Ti ke mbaruar studimet për mjekësi?

    “Kam mbaruar studimet për mjekësi, por e lashë universitetin për të ardhur në Shqipëri. Tani punoj në fushën e mjekësisë, punoj në kirurgji plastike dhe si menaxhere e rrjeteve sociale”.

    Cili është qyteti që të pëlqen më shumë në Shqipëri?

    “Qyteti që më pëlqen më shumë është Vlora. Ore vëlla, ça bone? (qesh) Hiç”.

    Ke sjellë edhe shoqen e ngushtë në Shqipëri?

    “Kam sjellë shoqen time të ngushtë në Shqipëri dhe ajo që në ditën e parë tha: ‘E dua shumë Shqipërinë’. Ne kemi udhëtuar në gjithë Shqipërinë: Tiranë, Sarandë, Ksamil”.

    Çfarë komplimente të bëjnë njerëzit?

    “Njerëzit më thonë: ‘O sa e bukur je’, ‘Barbi’, ‘Dukesh shumë e bukur’. Gatimet e mia të preferuara janë byreku me mish dhe peshku”.

    “Pasaportën shqiptare do ta doja shumë. Kur luan kombëtarja, ndihem shumë krenare që jam pjesë e Shqipërisë. Kur luan sportet dhe sidomos më 28 Nëntor, ndjej një krenari të thellë, ashtu siç ndjejnë shqiptarët”.

     

     

  • “As në ëndërr nuk e mendoja”, Asllani i Kosovës: Ndihem shumë krenar

    “As në ëndërr nuk e mendoja”, Asllani i Kosovës: Ndihem shumë krenar

    Rastësi apo jo, por fakt është që Asllani është pa diskutim mbiemri më i lakuar në trojet shqiptare brenda pak ditësh. Pas Asllanit të Shqipërisë, edhe Asllani i Kosovës realizoi një gol historik që i dhuroi dardanëve një biletë për në fazën “play-off” të Botërorit. Ylli i përfaqësueses së Kosovës ishte një “qiellin e shtatë” pas kësaj arritje të pabesueshme:
    “Edhe po të ëndërroja nuk do ta mendoja kështu. Jam shumë, shumë i lumtur. Besoj që më mirë nuk mund të shkonte për ne. Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Besoj që ky gol na ka ndihmuar të hyjmë sa më mirë në lojë. Kështu që ndihem shumë, shumë krenar për golin sot”, u shpreh Asllani.

    ()

  • Medon Berisha lojtari më i mirë i momentit në Serie A: Ndihem lider i Leçes

    Medon Berisha lojtari më i mirë i momentit në Serie A: Ndihem lider i Leçes

    Adriatik BALLA
    Medon Berisha është një nga lojtarët më të mirë të momentit në Serie A. Mesfushori kuqezi që luan për Leçen në Itali po bën performancë të nivelit të lartë. Një gol i tij ndaj Fiorentinës i dha fitoren skuadrës dhe padyshim për sulmuesin ishte emocionues. “Urime djemve, bënë një punë të shkëlqyer. Ndeshja nuk ishte e lehtë sepse ata ishin nën presion nga tifozët, klubi dhe dhomat e zhveshjes. Atmosfera ishte e tensionuar. Tifozët filluan të këndonin kundër tyre para fillimit të ndeshjes. Shkuam atje me qetësi, për të luajtur, për të fituar dhe në fund ia dolëm. Ishim shumë të përqendruar dhe kishim sjelljen e duhur. Në 10 minutat e para na vunë pak në vështirësi. Por isha i qetë gjatë gjithë ndeshjes sepse ata nuk ishin të rrezikshëm. Kur u dha penalltia, mendova, ‘Nuk mund ta besoj, nuk mund ta hedhim poshtë një ndeshje të shkëlqyer si kjo’. Në fund, VAR na ndihmoi pak”, theksoi ai.
    Roli në fushë aspak problem, maksimumi në çdo pozicion
    Më tej Berisha foli për rolin që ka marrë në fushë gjatë ditëve të fundit. Ai thotë se luan aty ku e cakton trajneri dhe se ka problem të bëjë edhe role të ndryshme brenda formacionit. “Ndeshjen e fundit në Firence e luajta si mesfushor sulmues dhe nuk e prisja, ndërsa pesë të tjerat i luajta si mesfushor mbrojtës, por për mua, nuk ndryshon shumë. Ishim të mirë dhe kompakt. Dua të përgëzoj të gjithë linjën mbrojtëse, por të gjithë e ndihmuan ekipin, madje edhe Bandën dhe Stuliçin”, shtoi mesfushori kuqezi. Më tej Berisha foli për golin e shënuar në ndeshjen e fundit. “Më kujtohet vetëm që bëra rrëshqitjen dhe i thashë vetes ‘tani do të ndodhë diçka’. E ndjeva, sepse e fituam topin në një zonë shumë lart në fushë. Kur Stuliç e hapi në krah për Morenten, duke e njohur atë si lojtar, kur e pashë të krosonte, mendova se do të shkonte në shtyllën e largët”, nënvizoi ai.
    Raporti me Ramadanin, Xhampaolon dhe trajnerin Di Françesko
    Berisha kujtoi se, si kuqezinj që janë, me Ramadanin ka raporte vëllazërore, kurse përmirësohet me trajnerin Di Françesko. “Unë dhe Ramadani jemi si vëllezër, ai ishte shumë i lumtur me golin tim. Telefonata ime e parë pas ndeshjes? Nga babai im; ai më nguliti këtë pasion për futbollin. Ai ishte shumë i lumtur, por edhe mamaja ime, e cila tha ‘bravo!’ Jam te Leçe prej katër vitesh dhe e njoh mirë ambientin. Ndihem si një lider këtu. Por ka edhe liderë të tjerë në ekip, si kapiteni ynë Falkone, Ramadani dhe Gaspar. Por e përsëris, edhe unë ndihem si një lider. Me Xhampaolon isha mesfushor qendre, për të loja fillonte nga mbrapa. Tani po shkoj më mirë me trajnerin Di Françesko, sepse luaj midis vijave dhe kam më shumë liri lëvizjeje. Fanella me numrin 10 është një ëndërr. Gjithmonë e kam pasur që nga Primavera, madje edhe në të kaluarën dhe mendova se do të doja ta vishja edhe në ekipin e parë. Idhulli im ka qenë gjithmonë Modriç, ai është ende”, theksoi më pas ai. Në fund Berisha foli për tifozët. “Gjithmonë them: tanët janë të mrekullueshëm, ata gjithmonë na ndjekin dhe na inkurajojnë. Do të më mungojnë shumë kur të largohem, ose më saktë, kur të ndaloj së luajturi”, tha ndër të tjera Berisha në intervistën e tij të gjatë”, përfundoi mesfushori kuqezi.

  • Eksperienca si moderatore, Egli Tako: E kam nuhatur, ndihem mirë

    Eksperienca si moderatore, Egli Tako: E kam nuhatur, ndihem mirë

    E ftuar në emisionin “Pardon My French”, ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka dhënë një intervistë nga jeta profesionale dhe personale. Artistja, e cila aktualisht është pjesë e stafit të “E Diell” në rolin e moderatores së emisionit “Yes Day”, ka folur për kalimin nga muzika dhe reality show në drejtimin e një programi televiziv dedikuar fëmijëve.
    Kur u pyet se si po ndihet me eksperiencën e re si moderatore në “Yes Day” në “E Diell”, ajo u shpreh se:
    Po ndihem mirë, shumë natyrshëm. Nuk më vjen si diçka që po e bëj si profesion apo si diçka që po e bëj për herë të parë. Më duket sikur e kam bërë ndërvite këtë gjë dhe e ndjej veten shumë të lirshme.
    Të menaxhosh një emision ku në fokus janë fëmijët sigurisht që ka vështirësi, si ka arritur t’ia dalë deri më tani Egli?
    Është e vërtetë kjo. Ndoshta më ka rastisur deri më tani që të jem shumë me fat dhe t’i kem patur më të pjekur se çfarë i prisja fëmijët në studio pavarësisht se janë moshë e vogël.
    Në “Yes Day” Egli shpeshherë është përlotur nga emocionet që janë përcjellë nga historitë.
    Jam natyrë emocionale të them të drejtën. Kanë qëlluar edhe tematikat që kanë pasur të bëjnë edhe me moshën e tretë, prindërit. Janë gjëra për të cilat unë jam vulnerabël në disa tema të caktuara që më bëjnë instiktivisht që të prekem.
    E ka pasur gjithmonë si qëllim moderimin Egli?
    Si qëllim nuk mund të them, por që e kam ditur se kam premisa për ta mbajtur peshën e moderimit po, e kam nuhatur edhe unë tek vetja ime si aspekt.

  • Leclerc: 7 sezone te Ferrari pa asnjë titull janë shumë, viti i ardhshëm i rëndësishëm për mua

    Leclerc: 7 sezone te Ferrari pa asnjë titull janë shumë, viti i ardhshëm i rëndësishëm për mua

    Viti 2025 nuk ka qenë i mbarë as për Charles Leclerc dhe as për makinën Ferrari. Në fakt, monegasku ende nuk ka arritur shkallën më të lartë të podiumit dhe është dashur të shtyjë shpresat e tij për titullin kampion sezonin e ardhshëm, kur revolucioni mund të riorganizojë ekuilibrin e fuqive në pistë.
    Leclerc do të mbushë 28 vjeç më 16 tetor dhe pas shtatë sezonesh në Maranello, është e natyrshme që piloti monegask të mund të bëjë një bilanc të karrierës së tij në Formula 1. Në një intervistë me Neë York Times, ai shpjegoi gjithçka.
    “Këto janë padyshim vitet kur ndihem më mirë. Nuk e shoh ende fundin e karrierës sime dhe nuk pres që të vijë së shpejti. Ndihem ende shumë i ri, por këto janë sigurisht vite shumë të rëndësishme. Ashtu siç do të jetë shumë e rëndësishme të kemi një fillim të mirë vitin e ardhshëm”, tha Leclerc.
    Piloti, gjithashtu tha disa fjalë të ngrohta për Ferrari: “Ndihem mirënjohës që jam këtu dhe që po ngas për ekipin që e kam dashur gjithmonë. Do të doja të fitonim më shumë, por përveç kësaj, jam shumë i lumtur”.
    “Kjo më motivon jashtëzakonisht shumë që të përpiqem ta ndryshoj situatën dhe ta kthej Ferrari në rrugën e fitoreve. Fatkeqësisht, këtë vit, McLaren ka bërë një hap shumë më të madh përpara se ekipet e tjera”, tha Leclerc.

  • “Na mungojnë vetëm trofetë, tek Arsenal ndihem si në shtëpinë time”

    “Na mungojnë vetëm trofetë, tek Arsenal ndihem si në shtëpinë time”

    9 Tetor 2025

    9:17

    Telesport

    Pak kohë më parë mbrojtësi francez William Saliba rinovoi kontratën me skuadrën e Arsenal, çka tregon besnikërinë e tij ndaj “topçinjve”. Ai pati një interes të vazhdueshëm nga Real Madrid, por më kontratën e re gjithçka është e mbyllur.
    Duke folur për aventurën e tij në Londrës, mbrojtësi francez tha: “Doja të qëndroja me Arsenal sepse ndihem si në shtëpi. Ajo që mungon janë trofetë, por ato do të vijnë shumë shpejt. Doja të vendosesha atje për një kohë të gjatë”.
    “Këtë sezon, deri më tani gjërat po shkojnë në përgjithësi mirë. Jemi të parët në Premier dhe duam ta ruajmë këtë pozicion deri në fund. E dimë që do të jetë e vështirë, por besojmë te trofetë”, tha William Saliba.

  • Russell mesazh Mercedes pas fitores: Tani jam një pilot ndryshe, gati të dueloj për titullin

    Russell mesazh Mercedes pas fitores: Tani jam një pilot ndryshe, gati të dueloj për titullin

    7 Tetor 2025

    10:56

    Telesport

    Fitorja e George Russell garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Singapor shijon si një rikthim i ëmbël për pilotin e Mercedes. Anglezi përjetoi një nga momentet më të këqija të karrierës së tij në të njëjtën pistë në vitin 2023, duke u përplasur në xhiron e fundit ndërsa duelonte për fitoren.
    Këtë herë, Russell ishte perfekt: Ai mori “pole” të shtunën, nuk bëri gabime në fillim dhe e ruajti kryesimin gjatë gjithë garës. Ky është një tjetër demonstrim pjekurie në një sezon që padyshim po dëshmohet të jetë më i miri i karrierës së pilotit të Mercedes.
    Vetë Russell theksoi se tashmë ai është një pilot i ndryshëm nga ai që ishte dy vjet më parë dhe i dërgoi atë që dukej si një mesazh i qartë Toto Wolff, duke pasur parasysh se kontrata e tij nuk është rinovuar ende.
    “Kjo pistë nuk ka qenë “miku im më i mirë” për mua gjatë viteve dhe kjo shpesh ishte për fajin tim. Por sot jam një pilot shumë i ndryshëm nga ç’isha disa vite më parë. Ndihem më i plotë, më i sigurtë”, deklaroi Russell.
    “E di saktësisht se çfarë duhet të bëj në rrethana të caktuara. Sigurisht, isha nervoz para garës, por nuk ndjeva ndonjë tension të veçantë apo presion të shtuar. E dija që kisha një shans për të fituar dhe u ndjeva rehat. Tani ndihem gati të luftoj për kampionatin. Ndihem gati të bëj hapin tjetër”, tha Russell.

  • Rodri i dërgon sinjale trajnerit Guardiola pas dëmtimit, pozitiv për rikthimin në fushë ndeshjen e radhës

    Rodri i dërgon sinjale trajnerit Guardiola pas dëmtimit, pozitiv për rikthimin në fushë ndeshjen e radhës

    6 Tetor 2025

    12:22

    Telesport

    Mesfushori i Manchester City, Rodri, synon të rikthehet për ndeshjen e radhës të ekipit të tij, atë kundër Everton, të shtunën, më 18 tetor. Kishte frikë për mesfushorin spanjoll kur u detyrua të dilte nga loja në ndeshjen ndaj Brentford pas vetëm 20 minutash lojë.
    Ai pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë që trembi të gjithë, duke pasur parasysh se Rodri humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të një problemi me ligamentin anterior. Megjithatë, duke folur për mediat, ai e minimizoi seriozitetin e problemit.
    “Ndihem pak i lënduar në kofshë, por nuk e di. Duket sikur nuk është aq shumë i rëndë si dëmtim. Gjëja e rëndësishme është fitorja. E shtriva pak këmbën, si në finalen e Kampionatit Evropian. Por është pjesë e procesit”, tha Rodri, që e sheh me pozitivitet këtë situatë.
    Më tej, ai shtoi: “Nuk mendoj se ka lidhje me dëmtimin e gjurit vitin e kaluar. Nuk ndihem i tendosur nga ana e muskujve, ndihem i freskët. Gjëja më e rëndësishme është se nuk është aq e madhe. Mendoj se pushimi prej kombëtareve do të më ndihmojë të rikuperohem. Shpresoj të mund të jem në ndeshjen tjetër”.

  • “Te Bayern ndihem si në shtëpinë time, të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja”

    “Te Bayern ndihem si në shtëpinë time, të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja”

    2 Tetor 2025

    8:55

    Telesport

    Nicolas Jackson shënoi golat e tij të parë me fanellën e Bayern Munich. Sulmuesi senegalez gjeti rrjetën për klubin bavarez në fitoren 5-1 në Ligën e Kampionëve kundër Pafos, të luajtur në stadiumin Alphamega të martën në mbrëmje.
    Jackson, i cili iu bashkua Bayern këtë verë në huazim nga Chelsea, me detyrim blerjeje nëse përmbushen klauzola të caktuara. Ai ka luajtur pesë ndeshje deri më tani, por goli erdhi në ndeshjen e tij të parë si titullar.
    Sulmuesi shprehu kënaqësinë e tij me përvojën e tij në Gjermani: “Jam shumë i lumtur këtu, të gjithë më kanë pritur shumë mirë“, tha Jackson. “Ndihem si në shtëpi. Do të shohim se çfarë na pret e ardhmja.”