Tag: ndezur

  • Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, e moshuara harron sobën ndezur

    Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, e moshuara harron sobën ndezur

    Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen 1 Maji të qytetit të Vlorë.

    Shkak i zjarrit ka qenë soba , ku sipas zjarrfikësve e moshuara e kishte harruar ndezur.
    Zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale ku pothuajse e gjithë shtëpia është dëmtuar nga zjarri dhe tymi. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
    Zjarrfikësit e Vlorës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por pasojat janë të shumta.

    Top Channel

  • Eksperti zbulon arsyen pse nuk duhet ta lini flladitësen ndezur gjatë natës

    Eksperti zbulon arsyen pse nuk duhet ta lini flladitësen ndezur gjatë natës

    Lënia e flladitëses ndezur gjatë gjithë natës mund të shkaktojë probleme për shëndetin dhe rehatinë tuaj, thonë ekspertët.

    Duke qenë se nga sot do të ketë rritje të larta të temperaturave në vend, ju duhet të bëni kujdes në përdorimin e saj.

    Martin Seeley, CEO dhe ekspert gjumi në MattressNextDay, paralajmëron se lënia e flladitëses ndezur gjatë gjithë natës mund të ketë pasoja të papritura.

    Martin ka ndarë arsyet kryesore pse duhet shmangur gjumi me flladitësen në funksion.

    Ai tha se një nga arsyet është se pajisjet qarkullojnë alergjenë dhe pluhur. Martin tha: “Flladitëset nuk lëvizin vetëm ajrin; ata gjithashtu përhapin pluhur, polen dhe alergjenë të tjerë që janë vendosur mbi mobiliet dhe teheve të ventilatorit.

    Nëse vuani nga alergjitë apo astma, kjo mund të përkeqësojë ndjeshëm simptomat gjatë natës, duke shkaktuar teshtima, kollitje dhe bllokim të hundëve deri në mëngjes.”

    Një tjetër arsye është se mund të shkaktojë tharje të syve dhe të lëkurës.

    Ai shtoi: “Rryma e vazhdueshme e ajrit nga ventilatori mund të thajë lëkurën, sytë dhe rrugët e hundës.

    Kjo tharje mund të shkaktojë irritim, dhimbje të fytit dhe madje të nxisë trupin të prodhojë mukozë të tepërt, duke ju bërë të ndiheni më të bllokuar dhe të parehatshëm.”

    Lënia e ventilatorit ndezur gjithë natën mund gjithashtu të shkaktojë dhimbje koke, pasi ajri i ftohtë dhe i thatë mund të irritojë zonat e ndjeshme dhe të shkaktojë dhimbje koke.

  • Po luante në ballkon me një tampon shkume të ndezur, 10-vjeçari në Korçë i vë flakën makinës poshtë shtëpisë

    Po luante në ballkon me një tampon shkume të ndezur, 10-vjeçari në Korçë i vë flakën makinës poshtë shtëpisë

    Një i mitur ka djegur aksidentalisht një automjet në Korçë.
    Sipas policisë, një 10-vjeçar, duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet.
    Ky i fundit si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.
    “U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal:Për një 10-vjeçar, për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” nga pakujdesia, pasi duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet, i cili si pasojë e flakëve është djegur plotësisht”, informoi sot policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Po luante në ballkon me një tampon shkume të ndezur, 10-vjeçari në Korçë i vë flakën padashje makinës poshtë shtëpisë

    Po luante në ballkon me një tampon shkume të ndezur, 10-vjeçari në Korçë i vë flakën padashje makinës poshtë shtëpisë

    Një i mitur ka djegur aksidentalisht një automjet në Korçë.

    Sipas policisë, një 10-vjeçar, duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet.
    Ky i fundit si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.

    Top Channel

  • Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier/ Raportohet shkaku, lënia ndezur e sobës

    Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier/ Raportohet shkaku, lënia ndezur e sobës

    Një apartament në katin e gjatë të një pallati në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”.
    Dyshohet se shkak i zjarrit, është bërë lënia ndezur e sobës. Në vendin e ngjarjes ndodhen mjetet zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, si dhe policia.

  • VIDEO/ Para shumë tifozëve lëshon britmën e çlirimit! Xhulio Skuka ka ndezur “turbon” si dikur, shënon tjetër gol në Rumani dhe fiton penallti

    VIDEO/ Para shumë tifozëve lëshon britmën e çlirimit! Xhulio Skuka ka ndezur “turbon” si dikur, shënon tjetër gol në Rumani dhe fiton penallti

    Ky është “treni i fundit” për Xhulio Skukën dhe shqiptari po bën gjithçka për të mos e lënë që të kalojë. Sulmuesi që u thirr nga Kombëtarja dhe arriti madje edhe të shënonte, duke tentuar edhe një rroveshatë spektakolare kundër Italisë, shkroi historinë si transferimi më i shtrenjtë i dalë nga futbolli shqiptar duke kaluar te Metz.
    Këto aventura jashtë Shqipërisë nuk folën aspak mirë për Skukën, që tani është pjesë e Poli Iasi në elitën e Rumanisë. 26-vjeçari është ndezur dhe në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë 3 gola. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën edhe sot në minutën e 20 në përballjen kundër Botoshanit që vazhdon në shifrat 2-0. Përpara shumë tifozëve dhe në një duel mbijetese, Skuka ka vrapuar pafundësisht për të shtyrë topin drejt rrjetës dhe ka lëshuar një britmë çlirimi për gjithë situatën e vështirë të kaluar. Ka ende shumë minuta nga mbyllja e ndeshjes, por me këtë fitore, Poli Iasi siguron veten në elitën e Rumanisë. Pa harruar edhe faktin se në golin e parë të Poli Iasi ishte Skuka që fitoi një penallti nga cilësia individuale e kthyer në gol nga shoku i ekipit, pra një protagonist absolut në 2 gola. /Sport Ekspres/?

  • Një përplasje e fortë ka ndezur rrjetin! Kush do të jetë finalisti i dytë mes Eglit dhe Laertit?/ Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e sotëm

    Një përplasje e fortë ka ndezur rrjetin! Kush do të jetë finalisti i dytë mes Eglit dhe Laertit?/ Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e sotëm

    Një përplasje e fortë mes Gjestit dhe Laertit, e cila ka sjellë debate në shtëpi, ka ndezur rrjetin.

    Egli apo Laerti, kush do të jetë finalisti i dytë?

    Çfarë do të ndodhë pak ditë përpara finales së madhe?

    Për të zbuluar këto, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

  • Një përplasje e fortë ka ndezur rrjetin! Kush do të jetë finalisti i dytë mes Eglit dhe Gjestit?/ Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e sotëm

    Një përplasje e fortë ka ndezur rrjetin! Kush do të jetë finalisti i dytë mes Eglit dhe Gjestit?/ Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e sotëm

    Një përplasje e fortë mes Gjestit dhe Laertit, e cila ka sjellë debate në shtëpi, ka ndezur rrjetin.

    Egli apo Laerti, kush do të jetë finalisti i dytë?

    Çfarë do të ndodhë pak ditë përpara finales së madhe?

    Për të zbuluar këto, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.