Që nga fundi i vitit 2022, porti i qytetit turk Muğla ka qenë shtëpia e superjachtit luksoz “Eclipse”, një nga më të mëdhenjtë dhe më të shtrenjtët në botë.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se për gati 1.000 ditë, gjeneratorët e anijes kanë qëndruar të ndezur pa pushim. Arsyeja? Të ruhet funksionimi i kondicionimit të ajrit, i cili mbron ambientet e brendshme luksoze dhe sistemet elektronike nga lagështira e lartë e Turqisë, shkruan A2 CNN.
Ky proces i pazakontë mirëmbajtjeje ka një kosto marramendëse: rreth 600 milionë dollarë, vetëm për të mbajtur jahtin në kushte optimale.
“Eclipse” nuk është një mjet lundrues i zakonshëm. Ai është i pajisur me sistem antiraketë, dy vende për uljen e helikopterit, një nëndetëse që zhytet deri në 50 metra, xhama antiplumb dhe një pjesë të trupit të blinduar. Brenda ofron luks ekstrem: disa pishina, kinema, diskotekë dhe një sërë suita ekskluzive, të shërbyera nga një ekuipazh prej 60 personash.
Pas kësaj periudhe të gjatë qëndrimi, “Eclipse” është rikthyer në det dhe po udhëton drejt Stambollit, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë teknik.
Tag: ndezur
-

Superjahti qëndroi gati 3 vite “ndezur”… i ankoruar
-

E harroi ndezur pas krimit, pamjet e motorit që përdori autori i masakrës së Shkodrës
Ky është motomjeti që përdori autori i masakrës së Shkodrës pasi vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në një lokal në qendër të Shkodrës.
Ai e harroi ndezur motorin dhe më pas mori automjetin tip “BMW” për tu arratisur.
Ai u arrestua me skafandër në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.
Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për tu larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit ai u dorëzua.Top Channel
-

Babë e bir kapen “mat” duke ndezur zjarr, 26-vjeçari arrestohet, i ati nën hetim
Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimet për babanë e tij pasi akuzohen për zjarrvënie.
Siç bën me dije policia, u vu në pranga shtetasi F. S., 26 vjeç dhe nisi hetimi në gjendje të lirë per babanë e tij, shtetasin R.S 70 vjeç.
Babë e bir janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.
Ndaj tyre rëndon vepra penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. -

Pse burrat malësorë e mbanin natën cigaren ndezur?
Në shoqërinë shqiptare të së kaluarës dhe të ditëve tona drita e cigare s së ndezur ka rrezatuar simbolikisht mesazhe të shumëllojshme.
Kur burrat rrugëtonin natën mbanin ndezur duhanin dhe kjo tregonte se nuk ishin të përfshirë në veprimtari kriminale ose siç thuhej “nuk i binin askujt në qafë”, “nuk shkonin në shtigje të liga”.
Madje në mendësinë e shqiptarëve “shkalla” e fortësisë së duhanit shprehte “shkallën” e burrërisë së burrave. Ata që pinin duhan të fortë konsideroheshin më të qëndrueshëm në mbajtjen e fjalës si dhe burra më për të qënë në krahasim me ata që pinin duhan më të butë.
Por, sipas mendësive mbisunduese në shoqërinë tradicionale shqiptare ndezja e duhanit në rrethana të caktuara mund edhe ta ekspozonte burrin përballë keqbërësve, të cilët mund ta sulmonin për ta grabitur ose për ta vrarë, të nxitur nga motive të dobëta.
Për të ilustruar këtë ide mjafton t’i referohemi një kënge popullore, e cila me pak vargje i udhëzonte me zgjuarsi burrat, sidomos djemtë e rinj, të bënin kujdes me ndezjen e duhanit, sepse drita e tij mund t’i viktimizonte.
Mos ban dritë djal me cigare,Kam ba be me t’ba batare!Mos kërko djalë nëpër banë,Kan ba be t’duen me t’xanë!
Në shoqërinë tradicionale shqiptare gjendja emocionale shprehej edhe në mënyrat “e komunikimit” me cigaren. Cigarja krijonte korrelacione të caktuara me modele sjelljesh, me gjeste dhe sidomos me ndryshime të mimikës së fytyrës.
Një cigare e fikur në buzët e një fytyre të ngrysur shprehte një gjendje hidhërimi të skajshëm. Për njerëz të tillë thuhej se “duan të kalojnë helmin e hidhërimit me helmin e duhanit, por nuk munden”. Gjithashtu cigarja në buzë shprehte simbolikisht shuarjen e shpresave për realizimin e një qëllimi të rëndësishëm.
Në shoqërinë tradicionale shqiptare kur martohej një vajzë, përgjithësisht të afërmit e saj, veçanërisht vëllai, paraqiteshin të brengosur në mjedise publike. Ndërkohë, të afërmit e dhëndrit, veçanërisht vëllai, e shprehnin hapur gëzimin në mjedise publike të gjera.
Ndërkohë drita e cigares bashkë me dritën e buzëqeshjes, me dritën e një fytyre të çelur shprehte gëzim dhe lumturi.
Mesazhe të tilla simbolike përcillen qartë edhe në vargjet e kësaj kënge popullore përmetare:
U nisçë e vajta për ujë,Gjeçë të vëllain e nuses,Me cigare të shuarë,Me buzë lëshuarë,Rrinte zemëruarë.U nisç e vajta për ujë,Gjeta të vëllain e dhëndërrit,Me cigare të ndezur,Me buzë të qeshur.
ObserverKult
Lexo edhe:
VENDIMI HISTORIK I MBRETIT ZOG: NDALOHET FEREXHEJA NË SHQIPËRI
-

Ndezën qëllimisht zjarre, arrestohen 3 persona në Fier e Lushnje
Policia e Fierit dhe e Lushnjes ka arrestuar 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se është kapur në flagrancë, duke ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica, një 68-vjeçari me precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.
Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
Në Lushnjë ranë në pranga autorët e zjarrvënieve te ish fusha e mbetjeve urbane dhe në fshatin Delisufaj.
Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa në këto zona.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;
-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al -

Ndezën zjarre duke rrezikuar banesa, arrestohen 3 persona në Fier dhe Lushnje
Tri persona janë vënë në pranga nga blutë e Fierit dhe Lushnjes, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.
Një 68-vjeçar u kap në Fier në flagrancë teksa po ndizte zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica. 68-vjeçari kishte precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.
Dy persona të tjerë, një 61-vjeçar dhe një 62-vjeçar janë arrestuar në Lushnje pasi kanë ndezur zjarre për djegien e mbeturinave dhe kanë rrezikuar banesa.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;
-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa”, thuhet në njoftim. -

Arrestohen 3 piromanë në Fier dhe Lushnje, mes tyre edhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve
Tre persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnje të akuzuar për ndezje zjarresh. ë Fier është arrestuar Faik Buzi 68 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
Në Lushnje u arrestuan Gëzim Hysi 61 vjeç dhe Novruz Deneku 62 vjeç.
Gëzim Hysi akuzohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në lagjen “18 tetori” për djegien e mbeturinave. Flakët, u përhapën deri te ish-fusha e mbetjeve urbane në Lushnje, duke rrezikuar disa banesa në atë zonë.
Edhe Novruz Deneku ndezi zjarr në afërsi të banesës së tij për djegien e mbeturinave. Flakët u përhapën në një territor të konsiderueshëm të fshatit duke rrezikuar banesa.
Njoftimi i policisë:
Fier-Lushnjë/Identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme.
-Fier/Kapet në flagrancë, duke ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica, arrestohet 68-vjeçari me precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.
Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-Lushnjë/Në pranga autorët e zjarrvënieve te ish fusha e mbetjeve urbane dhe në fshatin Delisufaj.
Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa në këto zona.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;
-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
gijotina.com/ -

‘Konsumimi vampir’/ Si pajisjet elektro-shtëpiake ju risin faturën pa dijeninë tuaj
Ekspertët alarmohen për fenomenin e njohur si ‘konsum vampir’, energjia që harxhohet nga pajisjet elektrike të lidhura në prizë, edhe kur nuk janë ndezur.
Ky është një përdorim i panevojshëm energjie, që sjell kosto shtesë për familjet dhe ngarkon mjedisin.
Pajisjet në funksion ‘stand-by’, që janë në pritje për t’u aktivizuar, vazhdojnë të konsumojnë energji në sasi të vogla, por të vazhdueshme, që në fund të muajit mund të japin një faturë të konsiderueshme.
Një nga pajisjet më të mëdha ‘fajtore’ për këtë konsum është mikrovala, e cila, duke qëndruar e lidhur vetëm në prizë pa u ndezur shpenzon energji.
Sipas ekspertëve, mikrovala përdor rreth 3-4 vat energji për të mbajtur në punë orën, ekranin dhe butonat. Nëse qëndron në ‘stand-by’ 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit, konsumi i saj arrin mbi 26 kilovat-orë në vit, që me një çmim mesatar prej 0.15 euro për kWh.
Kjo kosto rritet ndjeshëm nëse dera e mikrovalës mbetet hapur dhe drita e brendshme qëndron ndezur.
Edhe pse konsumimi vampir i një pajisjeje mund të duket i vogël, në total pajisjet që mbahen të lidhura, televizorë, kompjutera, konzola lojërash dhe karikues celularësh, mund të rrisin faturën e energjisë me 5% deri në 16%.
Kujdesi për të shkëputur pajisjet nga priza mund të jetë një hap i thjeshtë, por efektiv, për të ulur shpenzimet dhe për të mbrojtur ambientin.
-

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq
Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen e kullotave.
Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre në zonë.
“Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin: G. A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre”, njofton policia. -

Ndezi zjarr për të hapur kullota të reja, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari në Maliq
I arrestuari
MALIQ- Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Maliq, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre si pasojë e përhapjes së flakëve nga era.
Njoftimi:
Maliq/ Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre, arrestohet 26-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin:
G. A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.