Përveç zjarrvënies së qëllimtë, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth, u rrezikua edhe zona e mbrojtur e pyllit të Sodës.
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, dhe arrestohet një 38-vjeçar.
Policia e Vlorës identifikoi dhe kapi në flagrancë autorin e zjarrvënies, shtetasin Eduart Islamaj.
Tag: ndezi
-

Bie në prangat e policisë 38-vjeçari/ Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur (EMRI)
-

Rama poston videon: Shpirti i Ballkanit” ndezi Korçën
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video magjike nga Korça, ku shkruan që Shpirti i Ballkanit e ndezi vendin. ”Artistët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Franca ju bashkuan yjeve shqiptarë në një festë ngjyrash, ritmesh dhe kulturash”,-shkruan më tej kreu i qeverisë në Facebook.
-

Kujtohet At Pjetër Mëshkalla/ “Ai që ndezi dritën në bodrumin e ferrit”, ekspozita përkujtimore në Shkodër
Në të njëjtën sallë ku dikur u dha vendimi për ta dënuar me 10 vite burg, sot u mbajt një ekspozitë përkujtimore në nderim të At Pjetër Meshkallës – një prej figurave më të ndritura të qëndresës shpirtërore dhe intelektuale gjatë regjimit komunist.
Salla, e rikthyer tashmë në funksion të studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, u mbush me emocione dhe kujtime përmes dëshmive të bashkëvuajtësve dhe studiuesve.
Për studiuesit figura e At Meshkallës është “simboli i një mendjeje të lirë që nuk u përkul kurrë”
Aktiviteti me titull “Ai që ndezi dritën në bodrumin e ferrit” solli në vëmendje dhimbjen, por edhe forcën e qëndresës së klerit jezuit.Top Channel